한국   대만   중국   일본 
Kukesi - Wikipedia Jump to content

Kukesi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Kukesi
Popullsia
16,765 [1]
{{{postal_code_type}}}
8501-8503
Faqja zyrtare Bashkia e Kukesit
Ura e vjeter ne fund te Rezervuarit bosh te Fierzes ne shkurt 2002

Kukesi eshte qytet ne Shqiperin e verilindore, i shtrire ne koordinatat 42,09° V, 20,43° L. Eshte qendra e Qarkut Kukes . Shtrihet ne rreze te Malit te Gjallices dhe ne breg te Liqenit te Fierzes , ne Rrafshen e Lumes . Motoja e qytetit eshte “ Qyteti i mikpritjes dhe bujarise ”.

Ne vitin 2000 Kukesi u kandidua per Cmimin Nobel per Paqe me motivacionin e pritjes se mbi 450.000 shqiptareve nga Kosova te debuar nga ushtria, paraushtaraket serbe dhe serbet e armatosur ne Kosove. Ne vitin 2010, banoret e Kukesit u shpallen nga USAID, si me te lumturit e Shqiperise.

Megjithese zona e Kukesi eshte nje vendbanim i hershem historik, sic deshmohet prej varreve ilire te zbuluara ne fshatin Kenete, Kukesi ose Kukesi i Ri eshte nje nder qytetet me te reja ne Shqiperi.

Etimologjia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Emri i Kukesit lidhet me familjen feudale te Kukajve, ku nj?ri nga bijt? e tij ka qen? komandant ne ushtrine e heroit kombetar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Kjo familje per here te pare permendet ne regjistrin Osman te vitit 1571.

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kukesi i Vjeter [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shtrihej ne territoret e permbytura nga ujerat e Liqenit te Fierzes. Shtrihej ne nje brezare te krijuar nga Drini i Zi dhe Drini i Bardhe . Nje varg zbulimesh arkeologjike deshmojne banimin e panderprere te kesaj hapesire qe nga neoliti e ketej. Mendohet se ne territorin e Kukesit ka jetuar fisi ilir i Sikulioteve. Bep Jubani banoret e Kukesit i quante "iliret alpine".

Permendet se pari si fshat i Nahijes se Lumes, ne vitin 1571 (me 9 shtepi te krishtera dhe 3 te myslimanizuara ). Ne vitin 1591 Kukesi kishte 11 shtepi te krishtera e 6 te myslimanizuara. Ne vitin 1610, arqipeshkvi i Tivarit, M. Bici, e shenon Coccus, Vila di Cocus , me rreth 50 shtepi, prej tyre 5 myslimane e te tjerat te krishtera (katolike) dhe si qender peshkatare dhe e nje garnizoni te avancuar turk . 30 vjet me vone deshmohet me 50 shtepi, nje kishe te rrenuar dhe shumicen e banoreve te myslimanizuar . Me 1633, P. Mazreku, edhe ky arqipeshkv i Tivarit , permend Vaun e Kukut. Mortaja e vitit 1689, shoi shume vendbanime dhe kjo beri qe kjo zone te braktisej per nje kohe te gjate deri s ne gjysmen e pare te shek. XVIII u ripopullua me banore nga me mbiemer Haziri, Elezi Zeneli Cena. Ne kete kohe u shfaq me emrin Drinabardh . Ne vitin 1869 rishfaqet me emrin Kukusa .

Ne vitet 1912-1921 u pushtua nga serbet , bullgaret dhe austriaket. Mori pjese ne lufterat kunder forcave serbe ne vitet 1912-1913. Shume banore te tij u masakruan nga forcat serbe . Ne vitin 1921 deputeti i pare i Kukesit zgjidhet Mustafe Lita . Deri ne vitin 1922, kur perfshihet ne Prefekturen e Kosoves , ishte nje qender e vogel ku hani ishte institucioni me i madh publik. Ne vitin 1923 u be qender krahinore me 28 shtepi e 186 banore. Ne zgjedhjet e vitit 1923, fiton grupi i majte me perfaqesues Avni Rustemin . Sulmohet me 16 qershor 1924 nga forcat kryengritese te Bajram Currit . Rimerret nga forcat qeveritare te Muharrem Bajraktarit ne dhjetor 1924. Ne gusht 1925, shpallet qender e Prefektures duke zevendesuar Krumen e Hasit . Ne kete periudhe, popullsia e Kukesit shtohet ne menyre te konsiderueshme me ardhjen e qindra familjeve nga Gjakova dhe Prizreni . Ata sjellin me vete tregtine dhe tradita te reja gatimi e sherbimi, e shume zeje. [2] Largimi i qindra familjeve gjakovare nga Gjakova erdhi si pasoje e likuidimit te Zones Neutrale te Junikut dhe pushtimit te Gjakoves nga forcat serbe, si pasoje e marreveshjes mes qeverise se Ahmet Zogut dhe qeverise se Nikola Pashiqit . Gjate kesaj kohe vijne dhe shume familje nga Gora . Ne fillimin e viteve 30 shpallet bashki.

Ne vitin 1935 shperthen ne Kukes, kryengritja anti-zogiste e drejtuar nga Muharrem Bajraktari. Shtypet me dhune nga forcat qeveritare. Qyteti gjallerohet nga institucionet shteterore, shkolla, shoqeria sportive Kosova , banda muzikore, enti kulturor Djelmnia Shqiptare , nje rrjet sherbimesh publike dhe pazari i se dieles. Ne mes te qytetit ngrihen ndertesa e Prefektures, busti i Mbretit Zog (zevendesohet me bustin e Skenderbeut ne vitin 1939), nje lulishte dhe nje pus. Fillon e merr pamje urbane. Ne vitin 1938 kishte 1800 banore.

Pushtohet i fundit nga Italia Fashiste, me 14 prill 1939. Ne vitin 1940 lidhet me Shkodren me rruge automobilistike. Po ne kete vit rikthehet ne Shqiperi Muharrem Bajraktari i cili drejton rezistencen e armatosur antifashiste ne Kukes. Ne shtator 1943 Muharrem Bajraktari ne krye te 2500 forcave e cliron nga pushtimi italian. Disa dite me vone mberrijne pushtuesit gjermane. Fillon aktivitetin e vet celula e pare komuniste. Ne gusht 1944, me provokimin e forcave partizane shperthen ne Kukes, lufta civile.

Me 18 nentor 1944, forcat gjermane largohen nga qyteti dhe ne mesdite hyjne forcat partizane te Brigades XVIII sulmuese. Menjehere fillojne sekuestrimet e arrestimet, dhe rekrutohen te rinj te qytetit per te luftuar kundra Muharrem Bajraktarit, duke pasuar ne perplasje te armatosura mes partizaneve dhe forcave te Muharrem Bajraktarit. Ne dhjetor 1944 vendoset administrata e re e Prefektures. Rindertohet ura mbi Drinin e Zi. Rihapet tregu. Hapet Shtepia e Rinise . Fillon punen spitali civil. Ne vitin 1946, qyteti furnizohet me drite elektrike me anen e nje motori tanku te adaptuar. Lidhet me rruge automobilistike me Peshkopine. Hapen shkolla unike dhe konvikti. Krijohen ndermarrja tregtare dhe kooperativat artizanat, konsum dhe shitblerje. Ne vitin 1949, krijohet dega e Bankes Shteterore. 1950-1962 rritet ndjeshem popullsia me banore te ardhur nga fshatrat. Hapet Shtepia e Kultures. Ne vitin 1954 fillon punen kinemaja. Ne vitin 1956, hapet gjimnazi. Ne vitin 1958 ndertohet ujesjellesi. Ne vitin 1959, krijohet estrada profesioniste, kurse ne vitin 1960 ngrihet Radio Kukesi dhe hapet shkolla pedagogjike 2-vjecare. Fillon punen biblioteka e qytetit. Ngrihen Muzeu lokal dhe teatri i kukullave ne vitin 1960. Niveli ekonomik i qytetareve mbetej i ulet. Me 31 mars 1962 u vendos permbytja e Kukesit te Vjeter dhe ndertimi i Kukesit te Ri. Me 22 korrik 1962 filluan punimet per ndertimin e Kukesit te ri. Fillon jeta paralele e dy qyteteve. Ne 1970 Kukesi kishte 6073 banore. Ne 1978 Kukesi i Vjeter ua la vendin ujerave te liqenit te Fierzes.

Kukesi i Ri [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me 31 mars 1962 u vendos permbytja e Kukesit te Vjeter dhe ndertimi i Kukesit te Ri. Me 22 korrik 1962 filluan punimet per ndertimin e Kukesit te ri. Ne prill te 1965 filloi popullimi i tij. Ne vitin 1978 e tere popullsia vendoset ne qytetin e ri. Ne gusht 1988 varet ne qender te qytetit poeti disident Havzi Nela . Diktatura komuniste ishte teper e ashper ne Kukes, duke shtypur cdo mendim te lire me burgosje e perndjekje per cdo atdhetar, e duke diskriminuar me direktiva te posacme popullaten qe kishte prejardhje nga Gjakova. Me 5 janar 1991 krijohet dega e Partise Demokratike per Kukesin. Ne 11-12 Mars 1997 bandite te armatosur sulmojne depot e armatimit te ushtrise ne rrethinat e Kukesit dhe repartet ushtarake neper fshatra. Qyteti mbushet me njerez te armatosur duke shtyre qytetaret e Kukesit te armatosen per vetembrojtje. Me 12 Mars 1997 perhapet lajmi se ushtria serbe po perparonte drejt Kukesit, qe coi ne largimin e shumices se popullsise se qytetit, pervec nje pjese te vogel qe qendruan per mbrojtjen e qytetit. Disa dite me vone grupe te armatosura te ardhura nga fshatrat perreth, sulmojne bizneset ne qytet; vritet nje nga sulmuesit, duke sjelle dhe fundin e plackitjeve ne qytet. Ne vitin 1999, Kukesi pret afro 450.000 shqiptare nga Kosova te debuar nga ushtria dhe paraushtaraket serbe. Perjeton periudhen me te veshtire ne historine e tij duke u perballur dhe me bombardimet serbe ne kodrat perreth qytetit. Ne vitin 2000 kandidohet per Cmimin Nobel per paqe duke u bere i pari qytet ne bote i kandiduar per nje cmim te tille. Ne vitin 2004 perfundon ndertimi i Aeroportit te Kukesit. Ne vitin 2010 perfundon ndertimi i rruges Durres-Kukes qe lidh me shpejt Kukesin me Tiranen .

Kriza e marsit 2018 [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Djegia e kioskave te pageses dhe thyerja e trarit ne Rrugen e Kombit, Kalimash, Kukes, nga qytetare te Kukesit dhe qytetare te tjere nga Republika e Shqiperise dhe Republika e Kosoves.

Qeveria Rama dha ne vitin 2017 Rrugen e Kombit me koncesion me nje kontrate te mbushur me parregullsi e akte te kundraligjshme, si p.sh. shenimi qe pagesa eshte takse dhe mblidhet e i shkon ne llogari firmes private qe merr rrugen me koncesion. Tarifat variojne nga 5€-22,5€ per nje kalim. Trari dhe mbledhja e pageses fillon me date 25 mars 2018, duke sjelle paralajmerim nga qytetaret shqiptare te Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves qe kjo do te sjelle deme te medha per ekonomine e Republikes se Shqiperise, si dhe izolimin e qytetit te Kukesit.

Me 27 mars, kuksianet paralajmeruan nje proteste masive per daten 31 mars 2018. Nderkohe, me 28 mars, 150 kamione nga Republika e Kosoves protestuan duke bere rrugen bosh deri ne Kukes e u kthyen perseri ne Doganen e Morinit. Me 31 mars, gati gjysma e popullsise se qytetit te Kukesit, plus qindra te tjere te ardhur nga Peja, Gjakova, Prizreni, Hasi e Tirana, u tubuan per protesten e paralajmeruar. Kur u afruan te trari i pageses ne Kalimash, policia i qelloi me gaz lotsjelles dhe i rrahu me shkopa gome 5 te moshuar qe ishin ne krye te protestuesve.

Thyerja e trarit te Kalimashit, Kukes, 31 mars 2018

Kjo solli reagimin e turmes, e cila qelloi me gure forcat e policise, theu barrikaden e tyre dhe sulmoi e dogji kioskat e pageses, si dhe hoqi traret. Protestuesit u larguan per ne Kukes pasi iu dha fjala nga policia qe nuk do te arrestohen. Me urdher te kryeministrit Rama, ne Kukes u derguan rreth 60 autoblinda e makina policie me qindra police te armatosur, duke vendosur qytetin ne nje shtetrrethim te paligjshem, e duke rrembyer ne oren 3 te mengjesit 23 kuksiane nga shtepite e tyre. Diten pas djegies se trarit, kryeministri Rama dhe ministra te qeverise dolen publikisht neper televizionet kombetare shqiptare, duke fyer qytetaret e kukesit e duke i quajtur ata "barbare" e "vandale", e duke kercenuar se do te hakmerren ndaj Kukesit [3] . Gjyqi i kuksianeve te rrembyer u be ne Tirane me 4 prill 2018, duke fallsifikuar edhe raportet e arrestimit dhe nen bllokimit e gjysmes se Tiranes nga mijera forca policore qe shume tiranasve u kujtoi gjyqet e regjimit komunist para viteve '90 [4] . 12 kuksiane u lane te lire me detyrim paraqitje ndersa 11 prej tyre u denuan me burg [5] .

Gjeografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Mali i Gjalices dominon qytetin e Kukesit

Qyteti i Kukesit shtrihet ne pjesen verilindore te Republikes se Shqiperise. Eshte qytet qe kufizohet ne Veri-Lindje dhe Lindje me qytetin e Prizrenit (Kosove) ku si pike kontakti eshte dogana e Morines, dhe ne brendesi te territorit Shqiptar kufizohet me Hasin ne veri, Puken ne perendim dhe Peshkopine ne Jug. Kukesi ose Kukesi i Ri eshte vendosur ne kembe te malit te Gjallices (2487 m) dhe eshte nje nder qytetet me te reja ne Shqiperi. Perfundoi se ndertuari ne vitin 1976, dhe vendin e Kukesit te Vjeter e zuri hapesira ujore prkm² e liqenit artificial te Fierzes, i cili u ndertua si rezultat i ndertimit te Hidrocentralit me po te njejtin emer. Baseni i ketij liqeni furnizohet nga dy lumenj te rendesishem, Drini i Zi (buron ne liqenin e Ohrit) dhe Drini i Bardhe (buron ne Malet e Rugoves, Kosove), te dy keto dege formojne Lumin Drin, me te gjatin ne Shqiperi me 280 km i cili derdhet ne Detin Adriatik nepermjet Gjirit te Lezhes. Bashkimi i dy Drinave i kane dhene Kukesit formen e nje gadishulli, gje qe i jep nje pamje shume piktoreske.

Ka nje shtrirje veri-jug prej 1,4 km dhe lindje-perendim prej 0,9 km. Ka nje siperfaqe te pergjithshme prej 150 ha dhe lartesi mesatare 950m mbi nivelin e detit.

Klima [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kukesi

Klima karakterizohet nga nje dimer i ashper dhe nje vere e nxehte. Temperatura mesatare vjetore ne rrethin e Kukesit sillet rreth 11,9 °C. Temperaturat mesatare ekstreme sillen nga 3,9 deri 25,4 °C. Reshjet vjetore mesatare sillen nga 800 deri ne 1100 mm. Shpejtesia mesatare e eres eshte 3,5 m/s ne dimer, 3,1 m/s ne pranvere dhe 2,3 m/s ne vjeshte. Trashesia e shtreses se bores eshte ne varesi te drejtperdrejte me lartesine mbi nivelin e detit dhe nga ekspozimi i shpateve. Zakonisht ajo leviz nga 40 cm deri ne 200 cm. Shtresa e debores mesatarisht zgjat 35-40 dite.

Politika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Qyteti i Kukesit u shpall bashki ne fillimin e viteve 30. Tradicionalisht njihet si qytet me bindje te djathta. Kryetar i Bashkise se Kukesit eshte z. Safet Gjici i PD-se. Me perpara tij Kryetare bashkie kane qene: Shefqet Cela (periudha e Mbretit Zog), Abedin Budinaku (periudha e Mbretit Zog), Tahir Kolgjini (periudha e pushtimit italian), Xhaferr Bislimi (periudha e pushtimit gjerman, i vrare me atentat nga celula komuniste e Kukesit). Ne vitin 1944 bashkite u zevendesuan me Keshillat Popullore te qyteteve dhe u rikthyen ne zgjedhet lokale te korrikut 1992. Nga viti 1992 e ketej kryetaret e bashkise kane qene: Qemal Parllaku (1992-1996, Partia Socialiste), Safet Sula (1996-2000, Partia Demokratike), Ylber Zeneli (2000-2003, Partia Demokratike) dhe Osman Elezi (2003-2007, Partia Socialiste). Hasan Halilaj eshte i vetmi qe ka fituar 2 here zgjedhjet lokale ne vitet 2007 (PD) dhe 2011 (PD me pas LSI). Me pas u zgjodh Bashkim Shehu (PD), ne vitin 2015 dhe Safet Gjici (PS) ne 2019-en.

Ekonomia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Para vitit 1925, fshati Kukes banohej kryesisht nga banore vendas, aktiviteti kryesor i te cileve ishte bujqesia dhe blegtoria e cila zhvillohej ne te dy anet e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhe. Pas vitit 1925, Mbreteria Shqiptare i kushtoi nje rendesi te vecante ketij fshati duke i dhene statusin e nje qyteti gje qe u be shkak qe ai te popullohet me banore te ardhur nga Shkodra , Prizreni, Gjakova dhe Gora . Ardhja e tyre shenon dhe futjen ne jeten e ketij qyteti te aktiviteteve tregtare dhe prodhuese. Jane keta banore te rinj qe i japin Kukesit nje pamje te re permes ndertimit te shtepive te reja dhe moderne dhe krijimit te nje fryme te re qytetare permes aktiviteteve sportive dhe kulturore.

Fale tyre, Kukesi nis te behet i njohur si nje nyje lidhese dhe me rendesi per te dy anet e kufirit. Ne ato vite nisen aktivitetin zeje te tilla si: kafet dhe restorantet, tregtia me shumice dhe pakice, prodhimet e embelsirave, fotografia, mjetet moderne te transportit (bicikletat, veturat, kamionat dhe autobuset) ngjyrosja dhe perpunimi i leshit, perpunimi i lekures dhe i mishit, prodhimi i rrobave dhe kepuceve, sherbimi postar dhe telegrafik, prodhimi i energjise elektrike, perpunimi i metalit, prodhimet prej ari dhe argjendi, arkitekture dhe plan urbanistik, nje tradite e re gatimi dhe sherbimi, etj.

Ardhja e sistemit komunist shkaktoi dhe shkaterrimin total te kesaj pervoje, grabitjen dhe sekuestrimin e pronave dhe te pronareve, shpronesimin e banesave dhe objekteve tregtare, neperkembjen e te drejtave dhe te lirive elementare te njeriut, degradimin e plote te elementeve kapitaliste etj.

Kukesi gjate regjimit komunist ishte nje qender industriale ne Shqiperi . Deri ne vitet '90 , Kukesi kishte nje industri te nxjerrjes dhe shkrirjes se bakrit (teknologji sovjetike e viteve '60), nxjerrjes dhe koncentrimit te mineralit te kromit, nxjerrjes se mineralit te kuarcit, prodhimit te materialeve te ndertimit (materiale inerte, parafabrikate etj), perpunimit te lendes drusore dhe prodhimit te mobilieve, prodhimit te qilimave dhe sixhadeve , prodhimeve ushqimore (pije alkoolike, prodhime te qumeshtit, prodhime perpunuese te frutave dhe perimeve, prodhimit te bukes etj.), mbledhjes dhe perpunimit te bimeve mjekesore, prodhime te industrise mekanike, sherbim hotelier permes dy hoteleve turistike te cilat pritnin dhe percillnin dhe disa qindra turiste te huaj, etj.

Kukesi ishte nje vend i njohur dhe me tradite ne rritjen dhe mbareshtrimin e deleve. Cilesia e mishit dhe e leshit te deleve lumjane ishin te njohura ne te gjithe Ballkanin . Regjimi komunist dhe vecanerisht fushata antiekonomike e tufezimit te bagetive, beri qe numri i krereve te vije vazhdimisht ne rrenje dhe kjo vec kesaj coi ne ftohjen e deshires se blegtorit per te rritur e mbareshtruar bageti.

Kukesi ishte gjithashtu nje qender e njohur e transportit. Krahas llojeve te tjera te transportit, aty ishte i zhvilluar dhe transporti ujor, permes liqenit artificial te Fierzes, i cili bente te mundur transportin e mallrave dhe te udhetareve.

Nje pjese e konsiderueshme e banoreve te qytetit dhe te fshatrave punonin ne zonen nxjerrese dhe perpunuese te kromit ne Kalimash, ne minieren e nxjerrjes se bakrit ne Gjegjan etj.

Transformimet e domosdoshme ekonomike drejt tregut te lire pas viteve '90 ben qe pjesa me e madhe e industrise se lartpermendur te falimentoje teresisht, sepse ajo industri ishte ngritur per te funksionuar ne kushtet e nje ekonomie te centralizuar dhe te planifikuar. Mirepo kjo shkaktoi shume plage sociale, duke cuar ne krijimin e nje mase te madhe te papunesh.

Moszgjidhja ne kohe e problemeve te pronesise mbi token (vecmas problemet e shumta te krijuara nga shperngulja e detyrueshme e banoreve te Kukesit te Vjeter pas ndertimit te HEC-it te Fierzes) shkaktuan shume konflikte pronesore dhe bllokuan teresisht nismat e biznesit vendas dhe atij te huaj, duke krijuar nje ngerc absurd qe ende dhe sot e kesaj dite vazhdon t'a mbaje te mberthyer dhe nen tension te gjithe Kukesin.

Nje rol shkaterrimtar per ekonomine e Kukesit dhe ne acarimin e metejshem te problemeve sociale, ka luajtur ekzistenca e kufirit me Kosoven, qe nga viti 1948 e me tej pas viteve 90' dhe vecanerisht embargoja e komunitetit nderkombetar ndaj ish-Jugosllavise, gjate konflikteve etnike pas shperberjes se saj.

Shkak i tyre, sot nje pjese e industrise qe mund te ringjallej, mbeti e bllokuar, duke cuar ne rrenimin total te objekteve industriale, falimentimin e bizneseve te vogla dhe ne nje shkalle shume te larte te papunesise. Sot ekonomia e qytetit te Kukesit eshte e mbizoteruar nga biznesi individual apo ai familjar dhe kryesisht eshte e bazuar tek tregtia e vogel. Deget zoteruese te ekonomise nder te tjera jane: transporti dhe sherbimet. Kukesi zoteron dhe nje aeroport te permasave nderkombetare (perfunduar se ndertuari ne fund te vitit 2004), mirepo per dhenie me koncesion te aeroportit "Nene Tereza" te Rinasit, ai sot nuk funksionon. Kukesit i mungon infrastruktura moderne dhe vecanerisht lidhjet me fshatrat dhe qytetet me te aferta si: Peshkopi, Shkoder, Krume, Prizren etj. jane shume te dobeta.

Lidhjet telefonike ndonese jane permiresuar, ato jane ende ne nje gjendje te mjeruar, per te mos folur per internetin, i cili ende nuk ka gjetur kushtet per t'u shtrire neper familje. Te gjithe keto faktore, por dhe shume faktore te tjere e kane detyruar qytetarin e Kukesit te braktise vendin e te drejtohet per ne Tirane e zona te tjera apo edhe per te emigruar jashte vendit.

Ky proces ka shkaktuar dhe nje largim ne permasa dramatike te njerezve me arsim te larte dhe me pervoje pune, duke shkaktuar keshtu nje boshllek shume te madh ne administraten publike, ne arsim dhe kulture, shendetesi etj.

Transporti [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Prill 2015

Qyteti i Kukesit, qe nga viti 2009, eshte kthyer ne nje nyje te transportit mbarekombetar dhe nderkombetar, pas venies ne perdorim te autostrades qe ze fill ne piken e kalimit kufitar ne Morin. Kjo autostrade e ka vendosur Shqiperine ne rrjetin evropian te autostradave. Edhe nga ana tjeter e kufirit po punohet me ritme te shpejta per te lidhur Vermicen me Prishtinen.

Njekohesisht po punohet per ndertimin e rruges qe lidh qytetin e Kukesit me Krumen e me tej me qytetet e Bajram Currit dhe Gjakoves. Ne krahun tjeter po punohet ne zgjerimin dhe rikonstruksionin e rruges Kukes-Peshkopi. Edhe nje segment i rruges lidhese me zonen e Gores eshte ne zbatim, mirepo ky segment shtrihet ne nje terren shume te veshtire dhe do te kerkoje me shume kohe dhe fonde per t'u perfunduar.

Duke pare investimet e kryera viteve te fundit, lirisht mund te thuhet se kjo pjese e vendit nuk eshte me e izoluar si me pare dhe se jane krijuar kushtet per te nxitur investimet private vendase dhe te huaja, ne fusha te tjera me leverdi ekonomike, qe do te ulnin treguesit e papunesise dhe do te rrisin mireqenjen e banoreve.

Qeveria shqiptar qe nje kohe ka nxitur projektimin e rrjetit hekurudhor qe do te lidhe Shqiperine me Kosoven dhe me rrjetet e tjera te rajonit dhe qe do te kaloje neper Kukes, per t'u lidhur me piken me te afert qe eshte qyteti i Prizrenit, i cili ka lidhje hekurudhore me pjeset e tjera te Kosoves dhe te rajonit.

Kultura [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Masmediat [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Radio Kukesi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Objekti i Radio Kukesit

"Ju flet Kukesi...” Kjo sigel zanore qe u perhap me 16 tetor 1959 , nga kater altoparlante, qe vareshin ne pemet e qytetit te vjeter te Kukesit, hapi rrugen e nje radioje, qe ne jeten e saj te gjate do te behej nje legjende e informimit ne gjuhen shqipe. Sigla qe ende shoqeron mengjeset e mijera degjuesve, nuk eshte ndalur ne keta 45 vjet.

Kjo radio i afirmoi vlerat ne ruajtjen e ndjenjes kombetare te gjuhes, kultures dhe historise, sidomos te shqiptaret jashte kufijve ne Kosove e Maqedoni , per te cilet u ngrit dhe ky radiostacion qe me pas do te identifikohej me vete qytetin e Kukesit.

Ne qytetin e vogel, njerezit qe nuk kishin degjuar me pare radio, habiteshin kur nga altoparlantet ne vatrat e tyre, hyri vala e Radio Kukesit, qe u be pjese e pandare e jetes se tyre.

Fillimi ishte krejt i natyrshem. Nje program i improvizuar, nje tribune ku ngjitet ish-presidenti Haxhi LLeshi, per te prere shiritin ishte dita e fillimit te kesaj radioje qe ishte e dyta ne vend, per nga rendesia dhe numri i degjuesve, pas Radio Tiranes. Qyteti dhe rrethi i Kukesit kane jeten e tyre ne kete radio, qe nga viti 1959 e deri me sot. Koha vlereson si te pazevendesueshme punen e radios qe identifikohet me emrin e qytetit.

Galeria [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shiko dhe kete [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ http://census.al/Resources/Data/Census2011/Instat_print%20.pdf
  2. ^ Pergjithmone me endrren e Kukesit te vjeter
  3. ^ "Proteste ne Rrugen e Kombit. Rama: Barbaret do arrestohen" . Arkivuar nga origjinali me 29 tetor 2019 . Marre me 25 qershor 2019 . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  4. ^ "Prokuroria e Kukesit i dorezoi gjykates kerkesat per vleresimin e mases se sigurise ndaj 23 protestuesve te arrestuar, duke kerkuar "arrest me burg" per 11 prej tyre dhe masa me te lehta sigurie per 12 te tjeret" . {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  5. ^ "Policia arreston naten qytetaret neper banesa per protesten te "Rruga e Kombit" . 1.04.2018. {{ cite news }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! ) ; Shiko vlerat e datave ne: |date= ( Ndihme! )