한국   대만   중국   일본 
Kristo Frasheri - Wikipedia Jump to content

Kristo Frasheri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Pulle poste kushtuar Kristo Frasherit

Kristo Frasheri ( Stamboll , 4 dhjetor 1920 - Tirane , 31 janar 2016 ) ka qene veprimtar i Luftes Nacional Clirimtare dhe historian shqiptar.

Jeta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

U lind ne Stamboll, ishte djali i pare i patriotit dhe rilindasit Anastas Frasheri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh keshtu prej njeres nga dinastite e familjeve te Frasherit . I pagezuar ne kishen e Shen Triadhes se Fanarit ne Stamboll , pati si kumbar Dhimiter Nolin, vellain e peshkopit Fan Noli .

Me 1940 ka qene pjese ne Grupin Komunist te te Rinjve, gje per te cilen figuronte edhe ne nje "studim te grupeve antiparti" te Drejtorise se Sigurimit te Shtetit me 1964. [1] Me 19 prill 1943 figuron si ilegal ne listen e te akuzuarve te gjyqtarit hetues major Sartorio Gresertenti. [2]

Frasheri ka nje prodhimtari shkencore qe mbulon nje periudhe 70-vjecare. Qe nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Raden , ka botuar me dhjetera artikuj studimore, referate historike, vellime dokumentare dhe monografi shkencore, qe trajtojne pa perjashtim ngjarje, personalitete dhe procese te historise se Shqiperise. Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqerore, mendimi filozofik dhe levizja kulturore shqiptare. Nder to jane sprovat per te ndricuar mjegullnajen shqiptare gjate Mesjetes se hershme, rendin feudal mesjetar ne viset shqiptare, formacionet shteterore mesjetare, shqiptaret ne Betejen e Kosoves (1389) , figuren e erret te Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk ne Shqiperi, jeten kulturore shqiptare gjate shekujve te sundimit osman, Rilindjen Kombetare Shqiptare , luften clirimtare te Vlores, zhvillimin e ekonomise se tregut gjate shekujve XIX-XX, jeten dhe veprimtarine e Pjeter Bogdani t, Sami Frasherit . Spikatin punimet shkencore te botuara pas vitit 1990, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tirane, 1997); “Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Jeta dhe vepra” (Tirane, 2002); “Historia e Tiranes” (Tirane, 2004); “Historia e levizjes se majte ne Shqiperi” (Tirane, 2006); “Skenderbeu ne burimet dokumentare shqiptare ne shek. XV” (Tirane, 2005); “Identiteti kombetar i shqiptareve” (Tirane, 2006); “Historiografia shqiptare ne tranzicion” (Tirane, 2006); “Shpallja e pavaresise se Shqiperise, 28 nentor 1912” (Tirane, 2008); “Historia e qyteterimit shqiptar” (Tirane, 2008).

Botimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Levizja komuniste ne vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-se . Tirane: 55. fq. 172, 174. ISBN   9789928106384 .
  2. ^ Dervishi 2016 , p. 251.