한국   대만   중국   일본 
Kole Idromeno - Wikipedia Jump to content

Kole Idromeno

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Kole Idromeno, Veteportret , 1937

Nikolle Idromeno i njohur gjeresisht si Kole apo Kol Idromeno ( Shkoder , 15 gusht 1860 - 12 dhjetor 1939 ) ka qene artist shumeplanesh si piktor, skulptor, fotograf, butaforist, skenograf, muzikant si dhe arkitekt.

Mbahet si i pari perfaqesues i historise se piktures moderne shqiptare. [1] Prej burimeve, Idromeno dha po ashtu te parat shfaqjet kinematografike ne Shqiperi qe me 1913. [2] Si arkitekt projektoi dhe zbatoi planet e mbi 60 ndertimeve kryesore, private dhe publike ne qytetin e Shkodres. [3]

Prejardhja [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Idromenot kishin prejardhjen nga Parga , asokohe ne Vilajetin e Janines , prej ku u larguan ne kohen e Ali pashe Tepelenes per t'u vendosur ne Korfuz . Popi Andrea Idromeno ishte mesues ne Korfuz, ku perpiloi dhe botoi historine e Parges dhe te Sulit , e gjithashtu ndihmoi Grigor Gjirokastritin ne perkthimin e Ungjillit sipas Matheut dhe Dhjates se Re ne gjuhen shqipe me alfabet grek. Pop Andrea kishte dy djem, Mihalin qe ishte jurist dhe Arsenin, qe kishte lindur ne Korfuz. [4]

Me 1856 u shperngul ne Shkoder, ku ushtroi zanatin e tij te marangozit e drugdhendesit si dhe projektuesit autodidakt e zbatuesit te ndertimeve private ne qytet, si shtepite e familjes Lukaj te Arra Madhe , Rokacolleve ne Serreq , ndertesa e Kryqit te Kuq, liceu Illyricum dhe shtepia e vet ne Gjuhadol . Dy vite me pas Arseni u martua me nje vajze shkodrane, Dranden ose Rozen e Filip Saracit, me 5 dhjetor 1858.

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

U lind ne Shkoder me 15 gusht 1860, nje vit pas se motres, Tones. I vendosin dy emra te dyte: Rrok (si dite emri) dhe Spiridon . Nisi shkollen fillore me 1867 ne njeren prej shkollave qytetese, ku mesim mund t'i kene dhene dy italianet Andrea Skanjeti dhe Marco Rebeschini. [4] Nder bashkenxenesit e tij ne kete shkolle ishte edhe poeti i ardhshem Filip Shiroka , me te cilin do te kishte miqesi te gjate e leterkembim te vazhdueshem. Perpos klerit, vizatim i dha Pietro Marubbi ; Kohes kur ende nuk kishte mbaruar klasen e katert i perkasin vizatimet e hershme Krye femije , Malesorja dhe Gomari n'udhe . Ne vitet 1871-1875 iu perkushtua akuarelave te pare E vorfna , Baresha , Fshatarja , kompozimi i tij i pare mendohet te jete Pusija , me pas Nete kazanash dhe Dymdhete luftare te Parges ne lunder . Marubbi ndikoi te Arseni qe ta niste ne Akademine e Arteve ne Venedik me 1875, ndersa Mati Kodheli studjonte per fotografi ne Trieste . [5] Duke mos duruar mesimdhenien formale te akademise, hoqi dore pas gjashte muajsh dhe nisi pune ne studion e nje piktori venecian. [6]

Pasi u kthyen ne vendlindje me 1878, me Matine iu bashkuan Daulles se Paloke Kurtit , [7] ku Idromeno ishte trombist, [8] dhe hyne cirake tek Driteshkronja e Marubit. Miku dhe kolegu i tij nderroi jete me 1881, vendin e tij si cirak e zuri i vellai, Keli . Me 1883 hapi studion e vet te fotografise me kamera te importuara nga kompania Pathe ne France, emertuar Driteshkronja Idromeno . [6]

Me 1884 Idromeno u martua me Gjyzepinen e Gasper Muzhanit, ne llase e quajtur Cina. Me 20 korrik 1886 u lindi nje djale, Zefi, i cili vetem pas dy vjeteve me 15 korrik 1888, nderroi jete. Pas dy vjeteve do t'i nderronte jete edhe e motra, Tonja, dhe Idromenoja mori ne perkujdesi vajzen e saj te mitur, Orsolinen. [4]

Gjate viteve 1902-1906 si mesues ne shkollen italiane te artizanatit, pikasi e afroi ne rrethin e vet te piktures dhe perkrahu piktorin e ardhshem Simon Rrota . [9] Me 1904 ndihmoi ne pajimin e shkolles se Mati Logorecit . [10] Me 1911 hartoi programin e karnevaleve te organizuar nga klubi ≪Gjuha shqipe≫. [11] Ne gusht te 1912 nenshkroi nje kontrate me kompanine austro-hungareze Joseph Stauber per te importuar pajisje kinematografike dhe u be njeriu i pare qe hapi kinemane e pare rudimentare ku u shfaqen pamjet e para filmike. [6] Gjate viteve 1912-1920, pasi pershtati nje mjedis poshte shtepise se tij ne Gjuhadol nje salle per shfaqje filmash, hapi ate qe atekohe si ne vendet e tjera quhej kinemaja, nje theater elektrik . [2]

Vepra [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Fotografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me hapjen e Driteshkronjes se tij me 1885, [4] Idromeno ne Salnamene (vjetarin) e vilajetit ishte regjistruar si fotograf. Duke zene nje vend mes Marubit, Kodhelit, Kristo Shulit , Petro Korcarit , etj. Ne botimet nderkombetare emri dhe puna e tij u shquan e bene te ishte fotografin e pare, duke u permendur para mjeshtrit te vet Marubit. [2]

Piktura [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pas vizatimeve dhe akuareleve te para, Idromeno kur ishte vetem 23 vjec punoi portretin e te motres qe eshte edhe vepra me perfaqesuese e tij, Motren Tone . [4] Kjo eshte edhe e para pikture realiste e tij dhe kryevepra e artit figurativ shqiptar. [2] Portret te cilin do ta riprodhonte me te njejten poze, drejtim te syve, te njejtat dritehije me 1922-23, te veshur allafranga. [12] Me 1898 u ftua ne nje ekspozite nderkombetare ne Budapest. [13] Me 1904 punoi portretin e Ndoc Xhuxhes, njeri prej anetareve themelues te Shoqerise se te Shtypurit Shkronja Shqip . [10]

Skenografia e butaforia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Si skenograf punoi siparin e pare me dekor, nje grup femijesh duke u argetuar me lojen popullore te bocave. Me 1902 skenen e nje pylli nga natyra e alpeve. Te mevonshme jane skenat ≪Limani i Durresit≫, ≪Dhoma me qoshk≫, ≪Dhome shkodrane≫ etj. Pergatiti po ashtu mjaft objekte butaforie per teatrin amator te kohes, si arme zjarri, shpata, heshta, perkrenare, mburoja, punoi edhe shtatore me aftesite e tij si skulptor. [13] Njevjetorin e shpalljes se pavaresise ne Vlore punoi dekorin skenik ≪Festa e veteqeverimit te Shqipnise≫ per nje shfaqje qe u dha ne qytet. [14]

Arkitektura [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Bazat e inxhinierise dhe arkitektures i mori nga i ati dhe Marubi, te dy autodidakte; me 1907 Idromeno ben projektin per nje fabrike, ndersa me 1912 e nenshkruan nje dokument me titullin e inxhinierit. Mendohet se planet e para te zbatuara prej tij nisen qe pas termetit te 1905 qe e demtoi shume qytetin. [3] Me 1908 ndertoi shtepine e familjes Mazi, ku ne mjedisin e poshtem projektoi nje sallon mbledhjesh e shfaqesh te klubit ≪Gjuha shqipe≫ dhe ne katin e eperm per banim. [15] Me 1925-1926 iu ngarkua zbatimi i planit per ndertimin e viles se Presidentit te Republikes Ahmet Zogu ne Shiroke . Me pas projektoi nje fabrike lekuresh, te cilen e zbatoi me 1927. Me 1928 bashkeprojektoi dhe zbatoi centralin elektrik qe po ndertoi nga shoqeria italiane SESA. Ne vitet '30 projektoi dhe zbatoi planin e nderteses se Bankes se Shtetit me disa modifikime te mevonshme, kafen "Adriatik" me 1932, kafe "Park" me 1935 dhe po kete vit zbatoi edhe planin e kinemase "Rozafat". [16]

Galeria [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Prenushi 1984 , p. 116.
  2. ^ a b c d Kraja, Bendis (2013). Levizja arsimore-kulturore ne Shkoder ne vitet 1912-1920 (teze doktorature) . Tirane. {{ cite book }} : Mirembajtja CS1: Mungon shtepia botuese te vendodhja ( lidhja )
  3. ^ a b Prenushi 1984 , pp. 68-69.
  4. ^ a b c d e Mandija, Rubin (2018). "Fotografia e Kole Idromenos" . asa.edu.al . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  5. ^ Caraffa, Costanza; Tiziana Serena (1 janar 2015). Photo Archives and the Idea of Nation (ne anglisht). Walter de Gruyter GmbH & Co KG. fq. 149?. ISBN   978-3-11-039003-2 .
  6. ^ a b c Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (ne anglisht). Londer: London. fq. 212. ISBN   9781780764313 .
  7. ^ Shllaku, Lec (2005). Paloke Kurti (1860 - 1920) . Shkoder: At Gjergj Fishta. fq. 20?21. ISBN   9994381016 .
  8. ^ Prenushi 1984 , p. 25.
  9. ^ Trofenik, Rudolf (1993). Munchner Zeitschrift fur Balkankunde (ne gjermanisht). Vell. 9. fq. 167.
  10. ^ a b Prenushi 1984 , p. 56.
  11. ^ Prenushi 1984 , p. 79.
  12. ^ Sheldija, Pjerin (20 maj 2018). "Kryevepra i takon Idromenos" . shqiptarja.com . Shqiptarja.com . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Gjendja e adreses ( lidhja )
  13. ^ a b Prenushi 1984 , p. 55.
  14. ^ Prenushi 1984 , p. 65.
  15. ^ Prenushi 1984 , p. 70.
  16. ^ Prenushi 1984 , pp. 70-71.

Literatura [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]