한국   대만   중국   일본 
Kimi Ga Yo - Wikipedia Jump to content

Kimi Ga Yo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Kimi ga Yo ose "Mbreteria Perandorake" eshte himni zyrtar i Japonis e. Ky himn eshte nje nga himnet nacionale me te shkurter qe perdoret sot ne bote. Lirika (fjalet) jane bazuar mbi nje poeme Uaka (Waka) e shkruar ne Periudhen Heian, ndersa muzika eshte kompozuar me vone ne Kohen Meiji.

Edhe pse ky himn ka qene prej shume kohesh i pranishem ne jeten e japonezeve, ai do te zyrtarizohej vetem ne vitin 1999 me hartimin e ligjit te ri rreth flamurit dhe himnit te shtetit te Japonise.

Origjina [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Aq larg sa dihet kjo eshte nje poeme anonime, e pranishme ne nje antologji poemash te titulluara Kokin-Wakashu . Ne kohen e atehershme, poemat anonime ishin te shumta. Mendohet se anonimati vjen si rrjedhoje e rangut te ulet qe mund te kete pasur krijuesi. Kenga eshte futur ne antologji te tjera dhe me vone kjo kenge eshte perdorur ne menyre te zakonshme nga njerezit ne jeten e perditshme si nje kenge feste.

Ne 1869 , nje vizitor ushtarak nga Irlanda i quajtur John William Fenton, duke pare se Japonia nuk kishte nje himn nacional, keshilloi Iwao Oyaman (nje oficer i Klanit Satsuma), qe te behej nje himn. Me aprovimin e Iwao, qe gjithashtu ishte ai qe zgjodhi fjalet, nje gje e tille do te behej e mundur shume shpejt. Duke marrur parasysh influencen e madhe te Fuqive te Medha te Evropes mbi Japonine gjate periudhes se modernizimit te kesaj te fundit ne ate kohe, mendohet se pikerisht keto fjale u zgjodhen pasi ngjanin shume me himnin nacional te Anglise. Me pas Fenton kompozoi muziken. Ky ishte versioni i pare i himnit te Japonise edhe pse ne 1876 do te hiqej nga qarkullimi per shkak se nuk ishte shume i njohur nder shoqerine japoneze.

Ne 1880, pjesetare te familjes mbreterore pershtaten nje melodi te re te kompozuar nga Yoshiisa Oku dhe Akimori Hayashi. Megjithate Hiromori Hayashi, si supervizori i tyre dhe babai i Akimorit, merr shpesh kredi si kompozitor i vertete. Me vone melodia do te pershtatej ne stilin Evropian nga nje gjerman me emrin Franz Von Eckert. Me sa dihet deri sot, ky eshte versioni i dyte i Kimi ga Yo.

Lirika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kimi Ga Yo

Versioni origjinal ashtu si lexohet :

Kimi ga yo wa
Chiyo ni
Yachiyo ni
Sazare ishi no
Iwao to narite
Koke no musu made

I shkruar sipas menyres Hiragana :

きみがよは
ちよに
やちよに
さざれいしの
いわおとなりて
こけのむすまで

I shkruar sipas menyres Kanxhi :

君が代は
千代に
八千代に
細石の
?となりて
苔の生すまで

Nje perkthim i thjeshte do te ishte:

Le te zgjase sundimi yt per njemije vjet,
Dhe le te zgjase per tetemije breza,
Deri sa edhe guret kristalor te kthehen ne therrmija
Te mbuluara nga myshku.

(Kujdes: Ju lutem duhet te keni parasysh qe perkthimi nuk eshte bere direkt nga japonishtja dhe duke qene se gjuha shqipe ka shume ndryshim me ate japoneze, pershtatja eshte shume e veshtire. Megjithate mund te them me siguri qe konteksti eshte i sakte. Faleminderit per mirekuptimin!)

Kritika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Fill mbas Luftes se Dyte Boterore ka pasur shume kritikime rreth himnit japonez per shkak se mendohet se ky himn nxjerr ne pah ide militariste qe bien ndesh me idete demokratike dhe perkrah idete imperialiste famekeqe qe shkaktuan shume deme gjate luftes se Dyte Boterore. Kritika te tilla jane bere edhe mbi flamurin japonez dhe jo radhe here ka pasur demonstrata nga te dyja palet. Ne 1999 me aprovimin e ligjit per himnin dhe flamurin zyrtare te vendit, u vendos qe te zgjidhej himni Kimi ga Yo dhe flamuri Hinomaru .

Debate te shumta ka pasur edhe ne shkolla te ndryshme. Sipas ligjit Japonez mbi flamurin dhe himnin, ne te gjitha festat zyrtare eshte i detyrueshme kendimi i himint. Per me teper nderkoh qe "Kimi ga Yo" luhet, te pranishmit duhet te qendrojne ne kembe ne shenje nderimi. Por kjo ka pasur shume kundershtime nga mesues te shumte te cilet shtuan me teper polemikat dhe debatet.

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]