한국   대만   중국   일본 
Kantieri detar - Wikipedia Jump to content

Kantieri detar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Kantieri detar Uljanik ne Pula , Kroaci
Kantieri detar Stralsund Volkswerft ne Stralsund, Gjermani

Kantieri detar  ose kantieri i anijeve  eshte nje vend ku  ndertohen e ndreqen anijet. Keto anije mund te jene jahte, luftanije , kryqezore apo anije te tjera mallrash ose udhetaresh.

Vendet me industri te gjere te anijendertimtarise jane:  Kina , Korea e Jugut , Japonia , Filipinet , Vietnami , Singapori , Franca , Rusia , Gjermania , Holanda , Suedia , Ukraina , Finlanda , Danimarka , Australi , India , Brazili , Tajvani , Rumania  e  Polonia . Industria e anijendertimtarise ka tendence te jete me e fragmentuar ne Evrope se sa ne Azi . Ne vendet evropiane gjendet nje numrer i madh i kompanive te vogla, ne krahasim me kompanite e medha e te pakta ne vendet anijendertuese te Azise.

Kantieret detare te medha permbajne shume vinca te specializuar, doqe te thata, depo pa pluhur, pajisje per lyerje dhe hapesira shume te medha per fabrikimin e anijeve.

Pasi jeta operative e nje anijeje perfundon, ajo e ben lundrimin e saj perfundimtar per ne kantierin e copetimit te anijeve, zakonisht ne ndonje  plazh  te  Azise jugore . Historikisht copetimi i anijeve ishte kryer ne doqet e thata te vendeve te zhvilluara, por pagat e larta dhe rregulloret mjedisore kane rezultuar ne levizjen e industrise se copetimit te anijeve ne shtetet ne zhvillim.

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kantieret me te hershem te njohur ne bote jane ndertuar ne qytetin portual   harappanas   Lothal rreth vitit 2600 p.e.s. ne Guxharat , Indi . Kantieret e Lothalit ishin te lidhur me nje rrjedhe te lashte te lumit Sabarmati ku kalonte rruga tregtare mes qyteteve  harappanase  ne Sind  dhe gadishullit te Saurashtres, kur shkretetira Kutch ishte pjese e Detit Arab.

Inxhinieret e Lothalit i dhane prioritet te lart krijimit te nje kantieri dhe nje depoje  per t'i sherbyer qellimeve te tregtise detare. Doku eshte ndertuar ne bregun lindor te qytetit, dhe eshte konsideruar nga arkeologet si nje perle inxhinierike. Ishte e vendosur larg nga rrjedha kryesore e lumit, per te shmangur mbushjen me balte, por edhe siguronte qasjen e anijeve gjate batices.

Shih edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]