한국   대만   중국   일본 
Informacioni - Wikipedia Jump to content

Informacioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Shenja nderkombetare e informacionit

Informacioni ( lat. informare = formim; bej nje lajmerim; njoftim; shpjegim ) eshte aspekti strukturor i nderveprimeve fizike, i cili ndikon ne menyre te ndersjellte tek sisteme komplekse si p.sh. njerezit. Informacioni ndermjeteson nje ndryshim. Informacion quhet thjesht lajmi , i cili percillet diku nepermjet nje sistemi shenjash komunikuese te cfaredo lloji.

Codi ASCII per fjalen "Wikipedia"

Informacioni dhe lajmi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne pergjithesi informacion eshte cdo lloj lajmi, i cili ben te mundur komunikimin e ndersjellte permes te shkruarit, te folurit etj. Informacioni eshte dicka qe mund te mesojme, njohim apo kuptojme. Ne gjuhen e perditshme do te thote njouri apo dituri rreth nje ceshtjeje apo ecurie. Informacioni, ne nje perkufizim me te gjere, eshte mbledhja, perpunimi dhe renditja e nje te dhene qe shton diturine dhe njohurine e marresit. Me fjale te tjera informacioni eshte rrethana ne te cilen te dhenat dergohen dhe merren, sipas parimit "jap dhe marr". Informacioni eshte koncept i perdorur gjeresisht ne shume fusha te jetes se perditshme.

Informacioni dhe paraqitja [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kur permendim fjalen informacion mendja na shkon instinktivisht tek gazetat , radioja , televizioni , d.m.th te masmediat si p.sh. kronikat , reportazhet dhe emisionet e lajmeve. Informacione te tjera na vijne dhe nga reklamat e publiciteti , lajmerimet e njoftimet per spektakle e veprimtari te ndryshme, materialet e konferencave e te konsultave etj., edhe nga tekste te tjera, si p.sh. enciklopedi te ndryshme, tekste shkollore, tekste divulgative (tekste me karakter shkencor qe i drejtohen publikut te gjere), artikuj te gazetave e revistave shkencore etj. Tekste informative jane edhe letrat , kerkesat zyrtare, procesverbalet qe na sherbejne ne jeten e perditshme, relacioni me te cilin zyrtari informon titullarin per veprimtarine e tij etj.

Informacioni ka ne thelbin e tij te dhena, por edhe nje vecanti tjeter qe lidhet me paraqitjen e tyre. Paraqitja eshte aftesi qe kerkohet kudo, vecanerisht ne shkolla dhe universitete . Paraqitja e te dhenave ka rendesi kur u japim pergjigje pyetjeve, kur i renditim ato ne nje relacion, ne nje artikull, ne nje recension te nje vepre, etj. Ky informacion i paraqitur mund te jete i shkruar ose i shkruar. Per komunikim ekziston nje skeme e vecante.

Media dhe teknologjia e kohes [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kriteret baze te klasifikimit te mediave percaktohen kryesisht nga forma se si i ofrohen ato konsumatorit mediatik per tu shfrytezuar.

Mediat klasifikohen kryesisht ne kater grupe kryesore te cilat jane :

  1. Mediat televizive
  2. Mediat radiofonike
  3. Mediat e shkruara
  4. Mediat e internetit

Mediat televizive [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne rangun e klasifikimit te mediave televizioni ze rolin kryesor dhe qendron mbi te tjerat, bazuar kjo nga numri shume i larte i teleshikuesve. E vecanta e televizionit eshte se ate e ndjekin te gjitha grupmoshat dhe sekset, ku renditja sipas numrit te shikuesve varet kryesisht nga cilesia dhe shumllojshmeria e emisioneve te transmetimit, te cilat vihen ne dispozicion per ta.

Mediat radiofonike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Radio eshte media e viteve ‘60, por qe ne ditet e sotme quhet dhe media e subkoshiences, sepse njerezit e degjojne ate dhe gjate kohes se punes. Keshtu qe marrja e informacionit behet edhe pa e pasur mendjen te perqendruar ne radio.

Mediat e shkruara [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne mediat e shkruara bejne pjese librat , revistat , gazetat , doreshkrimet etj. Grupi kryesor i leximit te tyre eshte mosha 12 vjec e lart. Per sa i takon shpejtesise se dhenies se informacionit ato zene ne ditet tona vendin e fundit. Ndarja dhe kategorizimi i revistave behet sipas interesit, cilesise dhe permbajtjes qe ato ofrojne. Shumellojshmeria e tyre varion ne revista qe rekomandohen vetem per gra ose vetem per burra, revista per adoleshente, revista qe temat e tyre specifike ja perkushtojne shkences , ekonomise , etj. Gazetat jane te sportit, financiare, ankande etj. ku numri i lexuesve te tyre percaktohet nga permbajtja qe ofron, nga vertetesia, cilesia , dhe shpejtesia e dhenies se lajmit.

Mediat e internetit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Mediat e internetit (pshm.: " RTSH ", " RTK ", " Zeri i Popullit ", " Rilindja Demokratike ", Bota Sot , Koha Ditore etj.) jane web-media qe percillen ne mbare boten me nje shpejtesi te rrufeshme, prandaj ne ditet e sotme perdorimi i tyre ka marre nje zhvillim te jashtezakonshem. Perdoruesit e tyre jane te gjithe ata qe kane ne dispozicion kompjuter dhe lidhje ne internet . Perdoruesit e internetit kane sot mundesine te lidhen me te gjitha llojet e mediave. Interneti konsiderohet si nje gjigant mediatik, sepse mendohet qe ne vitet e ardhshme njerezit jo vetem revistat apo gazetat, por edhe radion dhe televizionin do ta shfrytezojne kryesisht permes tij.' Blert'

Llojet e komunikimit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ekzistojne menyra te ndryshme komunikimi, identifikimi i disa prej te cilave behet duke u bazuar kryesisht tek qellimet e subjektit, ose me fjale te tjera tek vullneti apo deshira e tij per te komunikuar.

Komunikimet me qellim [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Subjekti transmetues leshon nje mesazh te caktuar. Nje qellim i tille, pak a shume i qarte, mund te perdore mjete te ndryshme si fjalen , gjestet, simbolet, etj.

  • Komunikimet verbale jane komunikimet qe realizohen permes "vegles me antike dhe te vlefshme te njeriut", fjales. Ky lloj komunikimi eshte edhe komunikimi me i rendesishem dhe me i perhapur.
  • Komunikimet shqisore-gjestuale kane te bejne me te gjitha ato forma ose menyra te ndodhjes perballe te tjereve, nepermjet te cilave behemi te perceptueshem tek te tjeret me nje prani domethenese, te shprehur nga shqisat . Nje nenvizim qe duhet bere persa i perket komunikimeve shqisore-gjestule eshte ai i domosdoshmerise per te pasur nje konvergjence ndermjet fjales, kuptimit te saj dhe gjestit qe e shpreh. Nuk mund t’i themi miredita nje personi, apo te shkembejme nje shenje paqeje, duke pare tjeterkund ose duke qendruar indiferent. Fjala dhe qellimi, shikimi dhe gjesti duhet te shkojne ne nje drejtim te njejte nese ne duam te percjellim nje mesazh efikas dhe te dobishem, per te mos rene ne komunikim me permbajtje kundershtuese apo madje deri ne moskomunikim.
  • Komunikimet simbolike zhvillohen nepermjet dy apo me shume personave dhe ne prani te nje simboli , i afte ky per te marre shprehesi te nenkuptuar nga subjekti transmetues, dhe i afte per t’u nenkuptuar si i tille nga degjuesi ose marresi i mesazhit .

Komunikimet e pavetedijshme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Komunikimet e pavetedijshme ndodhin kur pas dhenies se mesazhit subjekti transmetues nuk eshte i vetedijshem.

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]