Hinduizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Simboli i Hinduizmit
Hyrja e nje tempulli Hindu ne Singapur
Tempull Hindu

Fete qe kane lindur dhe jane zhvilluar ne gadishullin indian quhen fe indiane. Krahas ngjashmerise se karaktereve gjenerale te tyre, keto, me ndikimin e themeluesve dhe me zhvillimin historik te tyre, kane specifika dhe zhvillim te posacem. Ne krye te tyre qendron feja tradicionale e gadishullit indian, hinduizmi . Kete e ndjekin budizmi , jogizmi, xhajnizmi , si dhe rrymat dhe fraksionet e tjera te tyre.

Hinduizmi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Eshte perfaqesuesi me shumengjyresh i besimeve politeiste [1] (ne shume zotra) ne kohen e sotme. Terheq vemendje me idhujt, te cilet ne disa raste jane me qindra, te vendosur ne tempujt e fshatrave. Ata jetojne bashke me muslimanet dhe numri i tyre eshte deri 200 milione. Hindu eshte emer persisht me te cilin muslimanet i emertojne popujt qe jetojne rreth e perqark lumit Indus. Ky emertim eshte nje shprehje gjeografike. Termi “hinduizem” perdoret per te shprehur sistemin e mendimit dhe besimin e ketij populli. Ndersa termi brahmanizem, nuk rrjedh nga Zoti Brahman, por nga klasa brahmane e prifterinjve indiane. Ne nga shprehjet hinduizem dhe brahmanizem kuptojme menyren e pershtypjeve (ndijimit), mendimit, besimit dhe jeteses se indianeve, duke filluar nga periudha me e lashte e Vedave e deri me sot. Ndersa indianet per te shpjeguar fene e tyre perdorin shprehjen “ Sanatana Dharma ” (rregull i perhershem). Rol te rendesishem ne formimin e gjendjes se sotme te hinduizmit, ne kete apo ne ate forme, kane luajtur sherbimet e popujve te ndryshem te races se bardhe, te verdhe dhe te zeze. Banoret me te vjeter te Indise, duke u perzier me popujt e ardhur nga veriu jane zhdukur, ka mundesi qe ata te jene te zinjte (negrit) me gjeneze afrikane dhe maleneze. Racen e verdhe e perfaqesojne popujt Mon-Khmer te Indise Veriore. Ndersa raca e bardhe mendohen te jene dravidet e sotem, te cilet mijera vjet perpara jane shperngulur nga veriu. Ndoshta kane dhe nje afersi me popujt e vjeter te Pellgut te Mesdheut. Arianet me perkatesi te grupit gjuhesor Indo-Evropian, te afert me persianet, jane shperngulur per ne Indi ne vitin 1500 para eres sone. Edhe pse ne fillim te shekullit te XX u hodhen disa hipoteza se arianet jane themeluesit e kultures indiane, gjurmimet ne rajonin Harapa (ne jug te Panxhabit) dhe Mahenjo-daro (ne Sind ) ne vitin 1921-1922 tregojne se, para shpernguljes se arianeve, ne vitin 2500 para eres sone, ne Indi ka ekzistuar nje kulture shume e zhvilluar qytetare ne rajonin indus dhe se dikur kur kane ardhur aty jane ballafaquar me nje kulture shume te zhvilluar. Vetem se per fat te keq, per shkak te moszgjidhjes se mjaftueshme te burimeve arkeologjike, nuk mund te dime se cili popull e ka themeluar kulturen induse dhe cfare gjuhe ka folur ai popull. Por, s’ka dyshim se ajo ka pasur lidhje me kulturen e Anadollit. Kjo cilesohet si nje kulture boterore internacionale e zhvilluar ne ate kohe. Veprat artistike qe gjenden atje, vulat dhe nuskat tregojne se populli indus ka poseduar edhe kulturen e vizatimit (nje pershkrim i zotit perkujton Shivane te ulur si Joga), e cila u ngjan indianeve te sotem; gjithashtu tregojne se u kane besuar kafsheve te shenjta si krokodilit, gjarprit dhe kaut dhe materieve si drurit te fikut dhe gurit allus (linga) ; po ashtu tregojne se, si simbol kane perdorur edhe svastiken. Me sa duket arianet, te cilet ne vitin 1500 dhe 1250 para eres sone jane shperngulur prej ngushticave te verilindjes per ne Panxhab, e kane shkaterruar kete kulture te vjeter dhe kane levizur drejt lindjes; dhe ne mase te madhe jane ndikuar nga kultura vendase. Keshtu qe hinduizmi, duhet te jete nje sinteze e perzierjes se besimit te arianeve dhe popujve vendas.

Shkrimet e shenjta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne krye te shkrimeve fetare indiane jane Vedat te shkruara ne sanskritisht. Veda si fjale ka kuptimin “dituri, urtesi e perhershme”. Eshte nje permbledhje e madhe e teksteve fetare e shfaqur ne vitet 1250 dhe 800 para eres sone. Ne shek. 5 para eres sone eshte filluar studimi per gramatiken e gjuhes. Kjo gjuhe edhe sot per studiuesit indiane eshte gjuhe fetare. Literatura e vedave perbehet nga kater grupe tekstesh:

  1. Rigveda : ka kuptimin te njohesh kenget fetare per sakrificen dhe perbehet prej dhjete librave qe permbajne 1028 kenge fetare shumica e te cilave jane nga kater rreshta. Ajo me nje sasi te madhe fjalesh, zoterat, sidomos mbretin e zoterve indiane e fton ne dreken e sakrifices. Rigveda, paraqet edhe raste te ndryshme sociale te arianeve qe jane shperngulur ne Indi ne vitin 1500 para eres sone.
  2. Samaveda : Ka kuptimin “vedat e melodive”. Prifterinjte ne nje forme muzikale, duke lexuar me melodi, e shoqerojne sakrificen.
  3. Jaxhurveda : Eshte veda e fjaleve te sakrifices se caktuar. Perbehet prej lutjeve dhe fjaleve te 115 sakrifices, nga te cilat disa jane shkruar ne proze e disa ne poezi. Prifti keto lutje i lexon gjate sakrifikimit duke murmuritur.
  4. Atharvaveda : Eshte veda e fjaleve magjike. Brahmanet jane te detyruar qe ta lexojne ne raste te ndryshme te jetes. Eshte nje permbledhje e madhe e perbere prej 731 himneve fetare me 6000 strofa.

Ne krahasim me librat e meparshem eshte shkruar me vone. Ndersa Brahmana, eshte futur ne mesin e librave te shenjte te shkruara me vone nga ana prifterinjve. Ne menyre te pergjithshme tregon per sakrificen dhe per problemet ne lidhje me urtesine dhe teologjine te shkruara per nxenesit. Upanishadat , jane pjesa e fundit e literatures se Vedave. Esencen e tyre e perbejne teknika dhe udhezimet per sakrifikim. Por, gjithashtu ka edhe te atille qe Upanishadat nuk i llogarisin si Veda , por i pranojne si libra te dores se dyte te fese indiane dhe brahmane. Ketu autoriteti i sakrifices eshte kthyer ne misticizem shpetues. Sipas Upanishadave krijesat jane krijuar me bashkimin e shpirtit te njeriut ( Atman ) dhe shpirtit te universit ( Brahman ). Dhe kenaqesia e perhershme arrihet me njohjen e ketij krijimi. Njeriu dhe universi, sipas misticizmit, duke u bashkuar, ne forme te nje shendritjeje te mrekullueshme, do te arrijne ne nje kenaqesi. E tere literatura e Vedave pranohet si shpallje dhe inspirim (Shuriti) i marrur nga Rishis-et (fallxhinjte e shenjte te periudhes se pare). Gjithashtu pranohen si fryme e ekzistences se pafillimte, d.m.th. fryme e zotit Brahman. Ndersa disa besojne se Vedat jane te ligjeruara nga nje zot ose se ato ekzistojne qe ne eternitet.

Dy legjenda me emrin Mahabharata dhe Ramajana jane te perfshira ne Vedat: E para, eshe tregim i nje lufte ne mes familjeve Pendus dhe Kurus, me 100.000 strofa ne sanskritisht. Perfshin edhe shume poezi edukative dhe didaktike. Me e njohura nga keto eshte Bhagavadgita, qe ka kuptimin ”kenga e te medhenjve”. Sipas shumices “Gita” perben Librin 6 te Mahabharata-se. Zoti Vishnu, paraqitet ne pamje boterore si Krishna i Madh dhe pas luftes se madhe trimit Arjuna, sic thuhet ne nje legjende, i jep njohuri per ekzistimin e Zotit, botes dhe shpirtit. Arjuna, kur i sheh te afermit e tij ne fushen e luftes ne grupin e kundershtareve, nuk deshiron qe te luftoje; vetem se Zoti Vishnu, i cili kujdeset per qerren e Tij (Arjunase), e bind Ate se duhet te luftoje. Fjalet e tij i mbeshtet ne kete baze: “Kalimtare jane vetem trupat e njerezve, ndersa shpirti i tyre eshte i pavdekshem”. Sipas Bhagavadgita-se, Zoti veten e tij e ka perhapur ne bote. Ai eshte cdo gje dhe ne cdo gje. Ne te njejten kohe eshte edhe sundues i universit. Ata qe me deshiren e tyre veteveten ia nenshtrojne Zotit Krishna - Vishnu edhe Zoti do t’iu perkulet dhe do t’iu pergjigjet. Mbeshtetja e fese subjektive (individuale) nga Libri, ka shume rendesi per shume njerez ne Evrope dhe Indi. Per shembull, Mahatma Gandi thote: “Kur demoralizohem e hap Bhagavadgitan ; lexoj nje strofe ketu nje strofe atje dhe edhe nese jam ne brenge te medha, menjehere filloj te qesh”. Ramajana , me 24.000 strofa shpjegon tregimin e jetes se nje princi legjende Ramase. Sipas kesaj, Ravana, mbreti i viganeve, e grabit gruan e Ramase dhe e con ne ishullin Cejlon (Lanka). Edhe Rama, me ndihmen e majmuneve, te cilet kane ndertuar ura mbi oqean, korr sukses ne shpetimin e gruas se tij Sitase. Ne vepren e tij 18 Purana (tregime te vjetra) me permbajtje legjendare, tregon per krijimin e botes, adhurimet dhe urtesite. Purana me e njohur “Bhagavata”, ka nje ndikim te madh fale epopese se Krishnas.

Pervec librave te lartpermendur ka edhe shkrime te shenjta te tjera te fraksioneve te ndryshme. Vetem se keto nuk pranohen nga te gjithe hinduset. Shkrimet, e permbledhura nen titullin “Tantra” (tekst) dhe “Agama” (transmetim), kane dale ne shesh ne fund te mijevjeteshit te pare. Libri i Ligjit te Manuse dhe veprat tjera legjendare numerohen si Smriti (shpallje). Kjo literature madheshtore eshte shkruar ne sanskritisht, gjuhe te cilen e kane perdorur intelektualet e lashte. Por ka 1400 vjet qe literatura e hinduizmit dalengadale eshte larguar nga sanskritishtja. Poetet preferojne gjuhe te ndryshme te reja indiane. Me te rendesishme nga keto gjuhe jane ajo indiane, bengale, maratanaje, gujxhouje. Historia e zoteve qe eshte shkruar ne kete gjuhe i eshte prezentuar per dobi rrethit me te gjere. Keto vepra jane vazhdim i literatures ne sanskritisht. Perkunder kesaj, nje pjese e literatures se shkruar ne gjuhet dravid (kanara, telegu, tamil dhe malajane), te cilat nuk jane ariane, jane shkruar ne mijevjetshin e pare para eres sone. Sado qe te jene te ndikuara nga literatura sanskritishte, ato ne aspektin e gjuhes dhe permbajtjes paraqesin nje specifike tjeter.

Mendimi per universin [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Sipas konceptit indian universi eshte i perhershem; vetem se boterat (ne Zotin Brahman, d.m.th. ne Vezen-Brahman) te cilat e perbejne ate gjithmone pesojne ndryshime. Periodikisht dalin ne shesh, jetojne dhe zhduken. Cdo shkolle dhe fraksion ka mendim te ndryshem ne lidhje me ate se ne cfare forme dhe si eshte krijuar bota dhe se pas nje kohe te gjate si do te zhduket ajo. Keto, per elementet perberese te botes, sipas formes se daljes nga Zoti, kane zhvilluar mendime te ndryshme. Bota udhehiqet nga Zoti. Ajo eshte krijuar nga substancat ose nga lemshi i atomeve te perhershme, te cilat ekzistojne bashke me Zotin. Ne cdo vend te botes, ne kontinentet e rrethuara me detera jetojne njerez dhe kafshe. Ne katet e eperme te botes nentokesore qendrojne demonet. Ndersa mbi siperfaqe te tokes ka nje mbi nje vendbanime qiellore. Te gjitha gjallesat prej Brahmaneve, qe kane kater fytyra, e deri ne nje livadh, kane shpirtera te pavdekshem te mbeshtjellur me trup material qe jane qe ne eternitet (ameshim). Sipas parimit, i cili vepron mbi pergjigjen e puneve te mira dhe te keqija, (shpirti) eshte i detyruar te shetise prej nje krijese ne nje krijese tjeter. Sipas asaj qe e pranojne te gjithe fraksionet te gjitha krijesat, duke marre parasysh edhe zoterat pervec Zotit te madh dhe te perhershem Ishvarase, i jane nenshtruar ketij ligji te pergjithshem te universit.

Sipas ketyre koncepteve, pranohet se ne cdo sistem te universit ekziston nje Zot i Zjarrit dhe nje Indra. Nese veprat e shpirtrave qe gjenden ne qeniet hyjnore nuk jane ne perputhshmeri me nivelin ku gjenden, si pergjigje per te do te lindin perseri ne toke. Ndersa vendet e tyre i zoterojne shpirterat e tjere me karma te pershtatshme, qe kane te njejtin obligim dhe te njejtat aftesi. Ndryshimet periodike ne lindjen dhe perendimin e botes, ndodhin ne nje udhetim historik te caktuar te cilat vazhdojne me miliona vite.

Brahma eshte zoti qe jeton me shume nga zoterat e vdekur. Jeta e tij eshte sa nje qind vjet te Brahmas. Kjo ne vite njerezore eshte 311.041.000.000.000 vjet. Kur te afrohet fundi i jetes do te shkaterrohet edhe sistemi boteror. Do te behet nje substance e pakuptueshme dhe e pandjeshme sikur hici. Perseri pas qendrimit kaq te gjate ne qetesi absolute do te linde nje bote e re, nje Brahman i ri. Ne jeten e Brahmanit do te kete ndryshime kohore si ditet dhe netet njerezore te cilat ndjekin njera-tjetren. Me mbarimin e nje dite te Brahmanit nje pjese e botes do te zhduket dhe drejt kesaj humbjeje shkojne vetem pjeset e poshtme te sistemit boteror. Me lindjen e nje dite te re te Brahmase, ne pjeset e eperme te sistemit boteror, do te filloje nje krijim i pjeserishem. Nje dite e Brahmase ben nje “kalpa”, i cili perfshin edhe jeten boterore te madhe 1000 vjecare. Ndersa nje jete boterore (Mahajuga) eshte sa 320.000 x 4 jete njeriu. Nje jete me e gjate boterore eshte e perbere nga mbledhja e periudhave te quajtura Krita, Treta, Dvapara dhe Kali dhe cdo njera nga ato (sipas renditjes) reflekton 4, 3, 2, 1 mije (Vjet Zoti). Jugate (periudhat boterore) dallojne nga njera tjetra sipas vazhdueshmerise dhe cilesise. Nje Juga xhevahiri eshte periudha me e gjate. Ne kete periudhe ka nje lumturi te pergjithshme. Njerezit jane dashamire te se vertetes dhe te drejte. Ne cdo Juga qe e pason ate do te kete nje keqesim te vazhdueshem, keshtu qe me ne fund, ne Kali-Juga ne etike dhe ne cdo send do te kete nje renie; kjo renie ne jeten e njeriut dhe ne bote arrin kulminacionin. Se fundi perseri fillon nje jete boterore e lumtur qe do te jete e detyruar qe ne te ardhmen vendin e vet t’ua lere periudhave qe pasojne. Ne cdonjeren nga keto Juga ka nga nje te kuqe mengjezi dhe nje te kuqe mbremjeje qe zgjate sa nje e katerta e vete asaj.

Sot ne gjendemi ne Mengjesin e Kuq te Jugase Kali, qe fillon me 17 Shkurt 3102 me vdekjen e Krishnas. Lufterat e pershkruara ne Mahabharata kane ndodhur ne Jugane Dvapara, kurse aventurat e Ramase dhe Ravanase ne Jugane Treta.

Hinduistet jane mesuar me kete llogari madheshtore te kohes. Besojne se njohurite metafizike, sikur qe e pranojne se para mijera vitesh kane jetuar trima historike, dhe shkrimet e shenjta jane shpallur ne periudha aq te vjetra, sa qe s’mund te paramendohet; ndodhite te cilat shkrimtaret ua shpjegojne Mahabharatase dhe Ramase besojne se ata vete i kane perjetuar. Mendimin boteror indian qe e shpjeguam deri me tash, e pranojne shumica e induseve. Ka mundesi qe, ne kundershtim per ate qe i kemi shpjeguar, te rastisen edhe mendime te shkollave dhe fraksioneve te ndryshme.

Sistemi i besimit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]