한국   대만   중국   일본 
Hermann Goering - Wikipedia Jump to content

Hermann Goering

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Goering

Hermann Wilhelm Goring ose Hermann Goering ( 12 janar 1893 ? 15 tetor 1946 ), ka qene politikan dhe ushtarak, nje prej figurave me te spikatura te Gjermanise naziste.

Vitet e para [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne vitin 1913 pranohet ne shkollen ushtarake. Ne 1914 gradohet si toger e me 1915 pas fillimit te Luftes se Pare Boterore kaloi ne floten e sapo krijuar ajrore te Preandorise Gjermane. Ne nje kohe mjaft te shkurter u be asi i aviacionit gjerman, pjese e skuadres sulmuese te Baronit te Kuq . Pas vdekjes se komandatit te flotes ajrore, Goering behet komandat i pergjithshem i saj. Kishte nje talent dhe zotesi te jashtezakonshme ne betejat ajrore aq sa ne pak kohe ishte dekoruar me Kryqin e hekurt te Klasit te I-re dhe te II-te . Pas perfundimit te luftes se pare boterore, punoi ne aviacionin civil ne Danimarke e ne Suedi . Gjate nje udhetimi qe po kryente per kontin e Suedise, njohu kunaten e tij, nje nga femrat me te bukra ne Suedi e cila ishte e martuar por anulloi martesen pasi u dashurua me pilotin e ri Goering. Goering u transferua me te shoqen ne Mynih ku studioji ekonomi. Ne 1921 ai u njoh me Hitlerin ku lindi nje miqsi e ngushte, idealet e tyre ishin per te ndertuar boten e re . Ishte pikerisht Goering i cili u anetaresua ne rradhet e partise nacional-socialiste te gjermanise, dhe fale miqsive te tij anetaresoi edhe Hitlerin nje rreshter ish-vagabond i rrugeve te Vienes . Menjehere ai u vu ne pune per te organizuar skuadren para-ushtarake te Partise Naziste.

Hitler dhe Goering

Nazistet ne pushtet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne 1928 zgjidhet deputet ne Reichstag , ishin kohet e arta te Partise Naziste e cila ishte me e madhja ne Gjermani . Ne 1932 behet president i Reichstag-ut gjerman, e fillon ti hape rrugen Hitlerit per te bere Kancelar i gjermanise. Me ardhjen e Adolf Hitler ne psuhtet, Goering shkriu policin e vjeter sekrete dhe krijoi Gestapon , e ne krye te saj Heinrich Himmler . Ka qene pikerisht Goering ai i cili hodhi idene per te krijuar Kampe perqendrimi per armiqte e nacional-socializmit gjerman duke hapur kampin e pare ne Orianenburg te Gjermanise. Ne 11mars 1935 krijoi Luftwaffe aviacionin luftarak gjerman. Pas vdekjes se bashkeshprtes prej tuberkulozi ne 1938 martohet me aktoren Emmy Sonnemann e cila i solli ne jete nje vajze te cilen e quajten Edda ne nder te vajzes se Benito Mussolinit .

Lufta e II-te boterore [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne 1938 pas aneksimit te Austise atij ju dha grada ushtarake e Feldmarishall grada me e larte deri ne ate kohe. Ne 1939 krijon zyren qendrore te emigrimit te hebrenjve nga Gjermania. Ne 1941 me urdher te Hitlerit ai arkitektoi zgjidhjen finale te problemit hebre . Pas suksesit ndaj sulmit mbi Francen ai u emerua me graden me te larte ne historin e Reich gjerman e krijuar pikerisht per te, ai u gradua ReichMarishall . Nje vit me vone me 29 qershor 1941 ai u emerua ne nje testament nga Hitler si pasardhesi i tij ne Reich, ne cdo rast si ne vdekje te Hitlerit apo ne pamundesi te tij per te ushtruar udheheqjen e Reich, do te ishte vetem Goering pasardhes i tij. Sukseset e tij do te ndaleshin pas deshtimit ne betejen e Britanise se Madhe ku u dallua superioriteti i aciacionit Alleat mbi ate nazist. Kur lufta kishte marr nje kthese ne disfavor te gjermanise, Goering e kishte humbur besimin e Hitlerit dhe u izolua ne jete private dhe luksi duke mos u interesuar se cfare ndodhte rreth tij.

Vdekja [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Goering ne gjyqnin e Nurenbergut

Lufta ishte drejt fundit dhe humbja ishte prane. Hitler ishte izoluar ne Berlin , ndersa Goering me skuadren e tij ishte ne Alpet e Berlinit. Pas refuzimit te Hitlerit qe te braktiste bunkerin ne Berlin, ai ne baze te dekret ligjit te 1941 i cili emeronte Goering si pasardhes te tij, ky i fundit deshironte qe ta degjonte vete nga Hitleri trashgimine e udheheqjes. E per kete motiv i telefonon Hitlerit, por nen efektin e disa krizave nervore Hitler i keshilluar dhe me Martin Bormann armik i betuar i Goering, e interpreton telefonaten e Goering si tradheti ndaj Reich dhe ndaj tij personalisht me qellim per ti marre pushtetin. Per kete motiv Hitler urdheroi SS qe te arrestonin ReichMarishall Hermann Goering por jo ta ekzekutonin. Kete urdher arresit me mjaft kenaqsi e mori per zbatim pikerisht Bormann, por ky urdher nuk u zbatua nga SS sepse tek ata mberriti lajmi per vetevrasjen e Hitlerit. Pas armepushimit pa kushte te gjermanise me 8 maj 1945 Goering u dorezua tek Aleatet . Mberritja e tij ne kampin amerikan u prit me festime nga amerikanet te cilet per nder te Goering shtruan darke, menjehere kur presidenti amerikan Ajzenhauer u njoftua per kete ndodhi denoi komandantin amerikan te asaj baze. Ne kete moment Goering kuptoi qe nuk do te trajtohej si nje perfaqsues i pales se mundur me trajtimin e nderit per te mundurit, por si nje kriminel lufte.

Vetevrasja e Goering

Ne Gjyqin e Nurenbergut ai u akuzua per krime lufte, krime kunder njerzimit, dhe agresion luftarak. Goering kur degjoi vendimin e trupit gjykues per denim me varje, kerkoi te pushkatohej me nder si ushtarak qe ishte, por trupi gjykues e refuzoi kerkesen. Agimin e dites 15 tetor 1946 kur do te zbatoheshin ekzekutimet me varje, ai vrau veten duke u helmuar me nje kapsul cianuri e cila i ishte dhene fshehurazi nga nje toger i ushtrise amerikane Jack "Tex" Wheelis me te cilin Goering kishte krijuar raport miqsie. Togeri amerikan i dha sendet personale te sekuestruara ne te cilat ndodheshin 3 kapsula cianuri. Goering ne shenje falenderimi i dhuroi oren e tij personale me mbishkrimin e incialve HG , dorezat e tij te bardha dhe nje fotografi me dedikim. Kapsulat e cianurit ishin te zakonshme te mbaheshin nga ushtaraket e larte per te evituar renien ne duart e armiqve.