한국   대만   중국   일본 
Grigor Teologu - Wikipedia Jump to content

Grigor Teologu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Gregori i Naciancusit. Andrei Rublev , 1408 .

Grigori i Nazianzit ose ndryshe edhe i Kostadinopojes (gr. Γρηγ?ριο? - i shpejte, vigjilent, lat. Gregori . Lindi ne vitin 329 - vdiq 25 janar 390) eshte njeri nga Tre Hierarket e Medhenj e Ekumenike, se bashku me Vasilin e Madh dhe Joan Gojartin, dhe qe nga Kisha e Perendimit njihen si 3 Doktoret e Kishes se Lindjes . Eshte shenjtor i te dy Kishave. Ne kishen e Perendimit njihet si Gregori i Naciancusit Ne Kishen Ortodokse shen Grigori kremtohet 25 Janar dhe se bashku me dy hierarket e lartpermendur ne 30 Janar.

Shen Grigori, ky njeri me shpirt qiellor dhe me goje te shenjteruar nga zjarri i Shpirtit te Shenjte , depertoi kaq thellesisht ne misteret e Perendise , sa nder Eterit e shenjte vetem ai u gjykua i denje per titullin Theolog, ashtu si Joani, Nxenesi i Dashur i Krishtit. Konsiderohet gjeresisht si nje prej oratoreve me te talentuar te Mesuesve dhe te Eterve te Kishe s [1] . Eshte nga teologet kryesore qe ndikuan ne percaktimin e teologjise se Trinise se Shenjte.

Jeta e tij e tejkaloi gjeresisht kufijte e nje biografie te thjeshte dhe paraqitet me teper si prototipi i shenjterise se krishtere dhe veprat e tij te pavdekshme, te pakapercyeshme ne bukuri dhe thellesi, perbejne stoline me te vyer te Nuses se Fjales se Perendise ( Kishes ). [2]

Ikone e shen Grigor Theologut. Afresk i shek. XVIII, veper e ikonografit David Selenicasi , kisha e shen Nikolles, Voskopoje, Korce

Vitet e femijerise dhe arsimimit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lindi prej prinderish besimtare te krishtere Grigorit dhe Nones, qe te dy shenjtore te Kishes. Ne Kishen Ortodokse Grigori (i Vjetri) kujtohet me 2 janar dhe Nona ne 5 gusht. I ati, shen Grigori i Vjeter, njeri i urte dhe i virtytshem, ishte episkopi i Nazianzit, qytetit te vogel te Kapadokise (ne Turqi ). Mbeten per nje kohe te gjate pa pasardhes, por Perendia u dha menjehere tre femije: Gorgonian (shenjtore, 23 shkurt), Grigorin dhe Qesarin (shenjtor, 9 mars). Pas lindjes se Gorgonias, shen Nona i ishte lutur vazhdimisht Zotit t’i dhuronte nje djale, duke i premtuar se do t’ia perkushtonte Atij. Perendia iu pergjigj kesaj lutjeje, duke i treguar ne enderr fytyren e femijes qe do te lindte dhe i dha edhe emrin.

Qe kur lindi Grigori, me 329, e ema u kujdes qe te kultivonte tek ai farat e virtyteve te shenjta, dhe femija tregoi menjehere urtesine e te vjeterve, terheqje te madhe e te paperballueshme per studimin, soditjen dhe lutjen . Ai mori vendimin t’ia kushtonte jeten Perendise ne virgjeri dhe t’u shmangej kenaqesive dhe argetimeve te kesaj bote. I shtyre nga dashuria per shkencen, u nis bashke me te vellane, Qesarin , per te studiuar retorike ne Qesari te Anadollit , ku njohu shen Vasilin (1 janar), pastaj u kthye ne Qesari te Palestines dhe ne Aleksandri te Egjiptit , ku la te vellane, per te lundruar drejt Athines se ndritshme, e cila ruante ende famen si kryeqytet i oratorise dhe i filozofise. [3]

Me shen Vasilin e Madh [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Atje Grigori lidhi miqesi me Vasilin. Gjithcka mes tyre ishte e perbashket: dashuria per dije, talenti i oratorise, thellesia e reflektimit dhe, mbi te gjitha, pastertia e zakoneve, kerkimi i persosmerise dhe vigjilenca e gjithe qenies se tyre para Perendise. [4] Keto i benin qe t’ua kalonin bashkestudenteve dhe mesuesve te tyre, u bene te dashur per te gjithe dhe terhoqen te gjithe njerezit qe kerkonin sinqerisht te verteten. Dhe kur Vasili vendosi te kthehej ne atdhe, duke menduar se tashme kishte fituar njohuri mjaftueshem, shoket e tij u perpoqen ta mbanin Grigorin per ca kohe dhe ta benin mesuesin e tyre. Shen Grigori arriti me ne fund te lirohej nga kjo lidhje e papershtatshme dhe u kthye ne Kapadoki me 359, kur ishte 30 vjec, dhe u pagezua.

Tashme nuk behej fjale qe ai te shikonte drejt shkencave dhe bukurise se gjuhes. Me gjithe vrullin e shpirtit, donte te jetonte vetem per Perendine, per soditjen e Mbreterise dhe lavdise se Tij, duke e cliruar mendjen nga lidhjet me boten. Deri ne fund te diteve te tij ia nenshtroi trupin asketizmit, me gjithe semundjet e herepashershme, qe turbullonin veprimtarite e tij, por qe i duronte me gezim. Derdhte shume lot kur lutej ose kur zhytej ne leximin e Shkrimit te Shenjte, qe te mbushej me fjalen e Perendise; dhe oratorine qe kishte fituar, e vuri ne sherbim te Fjales (Logos) se Perendise. Por me shume se gjithcka, deshironte te jepej pa u turbulluar ne soditje, ne heshtje larg botes. Prandaj u bashkua me nxitim me shen Vasilin, ne vendin e tij te terhequr ne luginen e Irisit, qe te jetonin se bashku si engjej, sipas planeve qe kishin bere kur ishin ne Athine. Depertuan se bashku, si nje shpirt i vetem, ne misteret e Perendise; te dy u transportuan ne soditje qiellore, parafigurim i gezimit dhe i harmonise se te zgjedhurve ne Mbreterine e Perendise, dhe moren keshtu nga Zoti nje njohje te pakrahasueshme per misterin e njeriut dhe te natyres, si dhe per artin e pastrimit te shpirtit nga pasionet. Prandaj, me gjithe moshen e tyre te re dhe vitet e pakta ne jeten murgerore, arriten te hartonin Rregullat murgerore, te cilat mbeten statuti i themelimit te murgerise ortodokse .

Dorezimi ne prift [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kjo jete e perbashket qiellore zgjati per pak, sepse Grigori u thirr nga i ati i moshuar, qe te kujdesej per te dhe te merrte, ne vend te tij, drejtimin e Kishes se Nazianzit, [5] fatkeqesisht te percare pas sinodit heretik te Riminit (359). Grigori u perpoq te bashkonte soditjen dhe jeten aktive. Me gjithe friken e perzier me respekt per prifterine dhe parapelqimin per soditjen, u hirotonis prift pa pelqimin e tij dhe iku per ne Pont, qe te paqesonte dhimbjen bashke me mikun e tij te shtrenjte, Vasilin. Shume e qortuan shenjtin, duke e akuzuar per frike dhe dobesi karakteri. Por nuk ishte e vertete, sepse ai kishte arritur qe ne rini papasionshmerine e lumur dhe zoterimin e te gjitha fuqive te shpirtit te tij, ishte nje shembull i mrekullueshem i delikateses se tejskajshme dhe te ndjeshmerise qe fitojne shenjtoret, duke iu afruar Perendise.

Ashtu sikurse edhe e shpjegon ne ligjeraten e tij apologjitike (mbrojtese te besimit), ai nuk iu largua prifterise nga frika, por nga ndergjegjja e thelle e pergjegjesise se frikshme qe ka bariu i shpirtrave dhe, mbi te gjitha, sepse preferonte te bashkohej ne soditje me Perendine dhe, nepermjet Tij, me te gjithe njerezit: “Asgje nuk me dukej aq e deshirueshme, thote ai, sesa te mbyllja deren e shqisave, te dilja nga mishi dhe bota, te perqendrohesha ne vetvete, duke mos mbajtur asnje kontakt me gjerat njerezore, pervec rastit te ndonje nevoje absolute, te bisedoja me veten dhe me Perendine, qe te jetoja mbi realitetet e dukshme, qe te mbaja mbi vete shembellimin hyjnor, pa ndryshim dhe pa perzierje me format kalimtare te kesaj bote; te behesha me te vertete pasqyre dhe, duke u bere vazhdimisht pasqyre e vertete e panjolle e Perendise dhe e gjerave hyjnore, duke i shtuar drite drites dhe duke e zevendesuar turbullimin me rregullin, duke u bashkuar qe tani nepermjet shpreses me te mirat e jetes se ardhshme, per te shoqeruar engjejt ne rrethin e tyre, duke qendruar mbi dhe, pasi te lija token dhe te lartesohesha nga Shpirti. Ne qofte se ndonje nga ju eshte pushtuar nga kjo deshire, e kupton ate qe dua te them dhe do te me fale ate qe kam perjetuar dikur” . [6]

Pas tre muajsh, me porosi te shen Vasilit dhe nga frika se mos nuk i bindej vullnetit te Perendise, u kthye ne Nazianz, dhe punoi me zell, qe te sillte harmoni mes orthodhokseve dhe t’u qendronte prane prinderve te moshuar. Per 10 vjet, ai ishte per Nazianzin modeli i bariut: dishepull i perulur i Zotit, sherbyes i fjales dhe i Hirit te Tij, kanon i beses dhe ikone e gjalle e persosmerise ungjillore.

Ne vitin 361, kur perandori Julian, per te cilin Grigori kishte parathene apostazine e tij kur ishin bashkenxenes ne Athine, filloi perpjekjen per te rivendosur paganizmin, duke u ndaluar femijeve te krishtere te drejten per mesimin e letersise, atehere shen Grigori iu pergjigj me nje fjalim te shkelqyer qe kishte shkruar dhe me poema sublime, ne te cilat shpaloste misteret e besimit me persosmeri letrare dhe pasuri figurash, me fjalor qe ua kalonte veprave te autoreve me te medhenj te Antikitetit. Me shen Grigorin dhe Eterit e tjere te Kishes se kesaj epoke, kultura helene jo vetem qe u kthye ne Krishterim, por e tejkaloi perfundimisht dhe ia la vendin nje kulture qartesisht te krishtere orthodhokse, e cila perdor me te miren e krijimtarise se Antikitetit, duke e shnderruar ate.

Ne vitin 370, bashkepunoi per zgjedhjen e shen Vasilit ne fronin e Qesarise dhe ne njohjen e tij si udheheqes i orthodhokseve. Ne vazhdim Grigori shpalli hapur hyjnine e Shpirtit te Shenjte kunder heretikeve makedoniane dhe kundershtoi me guxim persekutimin e perandorit Valens . Te dy miqte kishin fituar autoritet ne popull, ndaj perandori nuk guxoi t’i perndiqte dhe ishin te vetmit ortodokse qe i shpetuan atehere syrgjynosjes. [7]

Episkop i Sasimes dhe i Nazianzit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne vitin 372, shen Vasili e hirotonisi episkop te qytezes se rrenuar te Sasimes, e cila ndodhej ne zonen e Kapadokise se Dyte, province qe u krijua nga perandori Valens, per te kundershtuar veprimtarite e episkopit te Qesarise. Me ndjeshmerine e madhe qe e karakterizonte per pergjegjesine baritore te episkopit, Grigori dy here u largua dhe u rikthye ne periudha te ndryshme ne Nazianz.

Ne fillim te vitit 379 , Kisha u vesh me rroba zie per vdekjen e kandilit te Ortodoksise, shen Vasilit, por e nderroi menjehere ne tunike ngazellimi, kur u zhduk perandori heretik Valens dhe u emerua perandori i ri Theodhosi i Madh, mbrojtesi besnik i besimit te Sinodit te Nikeas. Te gjithe ortodokset i kthyen syte nga Grigori, si perfaqesuesi me i denje i beses dhe predikuesi me i shkelqyer.

Episkop ne Kostandinopoje (379-381) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Besimtaret e Konstandinopojes , kryeqytetit perandorak, qe gjendej per me shume se 40 vjet ne duart e heretikeve, i kerkuan episkopit te Nazianzit t’i ndihmonte. E nxoren perseri nga kenaqesite e soditjes hyjnore, me qellim qe te mbronte Kishen. Ai shkoi ne Konstandinopoje, duke pasur me vete fuqine e pakundershtueshme te fjales dhe te mrekullive te tij. U prit ne nje shtepi te prinderve, ku populli orthodhoks nisi me te shpejte te mblidhej qe te degjonte me entuziazem predikimet e tij, dhe banesa e shenjtit u shnderrua ne kishe, me emrin Anastasia (Ngjallja e shenjte), si ngjallje te besimit ortodoks ne Konstandinopoje , qe kishte vdekur nga heretiket e qe u ngjall me fjalen e tij.

I vetem kunder shumices se heretikeve dhe sekteve te ndryshme, shenjti e bente per vete auditorin me oratorine e tij dhe i priste sofizmat dhe argumentet e urtesise mishore me “shpaten” e fjales se Perendise.

Elokuenca, thellesia dhe fuqia e fjales se tij [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne nje seri prej 5 fjalimesh per Trinine e Shenjte, te cilat i dhane titullin Theolog, ai tregoi, para se gjithash, se nuk ishte e pershtatshme te flisje per misteret e Perendise si per dicka te zakonshme, por vetem ne kohen e vet dhe pasi te jesh pastruar sic duhet. Ai paraqiti nje shpjegim perfundimtar per pakuptueshmerine e Esences hyjnore, hyjnine e Birit te Perendise dhe ate te Shpirtit te Shenjte.

Me shume se te gjithe Eterit e tjere, shen Grigori shkelqeu ne paraqitjen me shprehje te shkurtra dhe te mahnitshme te mistereve te medha te beses. Keto perkufizime jane kaq te persosura, sa, me rrjedhen e shekujve, theologet e shenjte e me te ndritur u kane kushtuar fjalime te tera per t’i komentuar, dhe jane kaq te bukura, sa nje numer i madh prej tyre u perdor nga kompozitoret tane per hartimin e himneve liturgjike te te kremteve te medha te vitit. Te lexuara dhe te mesuara permendesh, si Shkrimi i Shenjte, veprat e shen Grigorit jane nje ikone, ato te transportojne ne qiell dhe te futin ne misteret e parrefyeshme. Gjuha e tij eshte kaq e persosur, sa e ben te panevojshme cdo fjale dhe e con natyrshem te dashuruarin e Fjales (Logos) te Perendise ne lutjen e heshtur.

Me rigorozitet te palekundur, per sa i perket besimit, shen Grigori kishte sjellje te bute ndaj cdo njeriu, mekatar ose te humbur. Korrigjonte zakonet, duke treguar shembullin e sjelljes se krishtere me jeten e tij te menjanuar nga jeta e botes, me rreptesine e tij dhe me durimin ne sprova e semundje, sa nje numer i madh nga njerezit qe degjonin fjalimet e tij, u kthyen plotesisht ne besim.

Sprovat e shumta ne Konstandinopoje [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Suksesi i tij nxiti kundershtime te ashpra nga ana e sekteve, dhe ziliqaret perhapen kunder tij shpifje te turpshme, sidoqofte, pa arritur ta mundnin durimin dhe butesine qe kishte ndaj armiqve. Naten e Pashkes se vitit 379, disa heretike, nxenes te Apolinarit, qe ai e kishte mundur ne menyre te shkelqyer, shperthyen ne kishen e Shen Anastasise, mbollen panik dhe u perpoqen ta qellonin me gure shenjtin, por nuk arriten dot ta vrisnin, gje qe ai e deshironte per ta mbyllur vrapimin, duke marre palmen e martirizimit. Pas kesaj sprove, e nxoren para gjykates si kriminel, por doli fitimtar dhe i nxiti miqte e tij per falje. Qendrimi i permbajtur, dashuria, drejtesia e ketij dishepulli te persosur te Jisu Krishtit, perfundimisht, ngjallen kunder tij armiqesine e te dyja paleve: te heretikeve plot urrejtje dhe te orthodhokseve teper te zellshem.

Ndersa, fale betejave te tij, dukej se herezia po terhiqej, djalli i solli sprova te reja me anen e nje filozofi cinik nga Aleksandria, i quajtur Maksim. Ky, duke e fshehur ne fillim planin e pabese qe kishte, pati vleresimin e Grigorit; por shpejt u zbulua, kur u vetezgjodh ne menyre te parregullt episkop i Konstandinopojes, duke mbjelle keshtu turbullim dhe skandal ne Kishe. Shen Grigori i urte ishte gati ta braktiste fronin, qe te mos e kundershtonte mashtruesin me lufte dhe urrejtje, por populli u ngrit kunder Maksimit dhe e luti bariun e tij te mos i linte ne duart e ujqve qe po kercenonin grigjen e Krishtit, duke thene: “Nese na le, o ate, ta dish se do ta marresh me vete edhe Trinine e Shenjte”. Shenjti u bind dhe i beri thirrje perandorit Theodhos, i cili atehere banonte ne Selanik. Ky e hodhi poshte uzurpatorin dhe pak kohe me vone hyri ne menyre triumfale ne Konstandinopoje, pas fitores mbi barbaret (24 nentor 380). Qe te nesermen, i spastroi arianet nga kishat qe kishin zaptuar dhe e caktoi shen Grigorin episkop te qytetit perandorak. Ky i fundit, i djegur gjithnje nga dashuria per t’u terhequr, ne fillim refuzoi, por pranoi me kerkese te popullit entuziast. Megjithate, perderisa ai ishte normalisht episkop i nje froni tjeter, transferimi per ne Konstandinopoje duhej te ratifikohej me anen e nje sinodi.

Ne Sinodin e Dyte Ekumenik [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Perandori Theodhos mblodhi nje vit me vone (381) Sinodin e Dyte Ekumenik, i cili, pasi njohu unanimisht zgjedhjen e Grigorit, denoi herezine e pnevmatomakeve (makedonianeve) dhe shenoi fundin e arianizmit, si dhe fitoren perfundimtare te Orthodhoksise. Fale elokuences se tij te mrekullueshme, Grigori pati nje influence te madhe ne Sinod.

Por gezimi per kete triumf u nderpre heret pas vdekjes se kryetarit te Sinodit, shen Meletit, episkop i famshem i Antiokise (shenjtor, 2 shkurt). Atehere Grigori u caktua te drejtonte sesionet gjate te cilave duhet te vendosej per pasuesin e ketij froni te ndare prej shume vitesh nga skizma mes orthodhokseve: nga njeri krah pasuesit e Meletit dhe nga krahu tjeter te Paulinit. I merzitur nga gjithe ato grindje te kota dhe me zemer te thyer kur shikonte Kishen e Krishtit te percare, ai qe kurre nuk kishte kerkuar ndere e as pushtet, deklaroi ne asamble se deshira e tij me e madhe ishte te kontribuonte per paqen dhe, nese rasti i zenies se fronit te Konstandinopojes do te ishte shkak ndarjeje, ishte gati te hidhej ne det, si Jonai, qe te paqesohej kjo furtune, me kusht qe besa orthodhokse te mbetej e paster. Dhe me keto fjale, e la asamblene; u kthye ne pallat, ku iu pergjerua perandorit ta aprovonte doreheqjen dhe i kerkoi qe vete ai, nepermjet autoritetit te tij, te ngarkohej per vendosjen e unitetit dhe mirekuptimit ne Kishe.

Largimi nga Konstandinopoja [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne nje fjalim te fundit dhe teper prekes, u dha lamtumiren kishes se dashur te Anastasise, lavdise dhe kurores se tij, Shen Sofise dhe kishave te tjera te qytetit, ku kishte rivendosur besimin e vertete dhe pastertine e zakoneve, duke e pergatitur per nje mijevjecar te lavdishem. Pershendeti klerin, murgjit, virgjereshat, te varfrit, madje edhe heretiket, te cileve u beri thirrje te ktheheshin, i tha lamtumire Lindjes dhe Perendimit, engjejve mbrojtes te Kishes se tij dhe Trinise se Shenjte, ne duart e se ciles dorezoi grigjen.

Pastaj la Konstandinopojen, pasi caktoi Nektarin si pasues (shenjtor, 11 tetor) dhe u kthye per disa kohe ne Nazianz, ku u perpoq te emeronte ne vend te tij nje episkop titullar. Pas zgjedhjes se kusheririt te tij, Evlalit, u terhoq perfundimisht ne pronen e tij ne Arianz, ku, i derrmuar nga semundja dhe nga gjithe ato veprimtari, te cilat asnjehere nuk i kishte pelqyer, i kaloi vitet e fundit te jetes ne heshtje dhe vetmi.

Ashtu si nje mbikeqyres besnik ne postin e tij, nuk reshti se vigjiluari nga larg per pastertine e besimit. Dergonte letra dogmatike, per te evituar herezite qe lindnin, ose nxiste Nektarin dhe episkope te tjere orthodhokse per me shume drejtesi, u dergonte bijve te tij shpirterore keshilla te mencura, per te arritur ne persosmeri, dhe hartonte poema te mrekullueshme ne greqishten e vjeter, gjithsej 408 poema, 18 000 vargje [8] . Me zemer te thyer dhe te perulur, por me mendje te perqendruar ne soditjen e mistereve te padepertueshme te Trinise se Shenjte, ky sherbetor besnik edhe luftetar fjeti ne paqe me Zotin ne vitin 390 .

Shkrimet e tij [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Veprat e Shen Grigorit jane shkruar ne greqisht. Keto jane pershire ne botimet klasike patristike te Kishes origjinal ose te perkthyera: greqisht PG (Patrologiae Graeca [9] , tom. 35-38), frengjisht SC (Sources Chretiennes 119, 208, 247, 250, 270, 284, 309, 318, 358, 384, 405) [10] , italisht Santi padri della Chiesa [11] dhe ne shume seri botimesh. Ato perbehen nga ligjerata, poema dhe letra [12] .

Ligjerata [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Deri me sot ruhen 45 ligjerata. 

a)      Teologjike. 5 prej tyre jane te njohura si teologjike, te cilat edhe i kane dhene mbiemrin Teologu. U mbajten ne Konstandinopoje ne vitin 380, qe te mbronin mesimin ortodoks (te drejte, pa deformime) kunder akuzave deformuese te Eunomianeve dhe Maqedonianeve.  

b)     Ndryshme. Qe u mbajten ne te kremte te medha te ndryshme, lavderime dhe permbivarrshme (epitafe) per babin, vellain dhe Vasilin e Madh, etike dhe te rastit si p.sh. Ligjerata apologjitike (mbrojtese) per largimin ne Pont dhe Fjala pershendetese e largimit nga Konstandinopoja .

Poema [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ruhen 408 poema. Jane me permbajtje permbivarrshme, historike, etike, dogmatike etj.. I shkroi ne fund te jetes se tij.

Letra [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ruhen 245 letra. Me te shumtat u shkruajten kur ishte ne Arianzo, me permbajtje personale dhe historike.

Nderimi i shenjtorit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shen Grigori nderohet nga te krishteret si ne Lindje, ashtu edhe ne Perendim. Ne Kishen Ortodokse kremtohet ne 25 janar (vetem), ne 30 janar bashke me Shen Vasilin e Madh dhe Joan Gojartin [13] ; ne Kishen Romano Katolike ne dt 25 janar (vetem), ne 2 janar bashke me Shen Vasilin e Madh [14] ; ne Kishen Luteranene 14 qershor [15] .

Shen Grigori, bashke me Shen Vasilin e Madh dhe Shen Joan Gojartin se bashku konsiderohen si mbrojtesit e Arsimit.

Shen Grigori nderohet edhe me fjalime, me sherbesa himnologjike, me kisha, me ikona dhe emrat e besimtareve (Grigor, Gregori).

Himnologjia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Eterit dhe himnografet e Kishes kane hartuar nje sherbese ne nderim te shen Grigor Theologut, i cili festohet me 25 Janar dhe dhe 30 janar (Tre Hierarket) [16] , qe jane perfshire ne librat me sherbesat e te kremteve dhe te shenjtoreve te te gjithe vitit (nga 1 shtatori deri ne 31 gusht), qe quhen “Minea” ose ne shqip “Mujoret”. Ne shqip, kjo sherbese eshte perkthyer nga Imzot Theofan Noli me titull "Kremtore e Kishes Orthodokse" e vitit 1956.

Perleshorja [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

"Me fyellin e theollogjise, o kryebari,

se studiove thellesit' e mejtimeve,

edhe gjete bukurit' e fjalimeve;

ndermjeto prane Krishtit Perendi, o Shen Grigor,

per ne, te shpetohen shpirtet tona" [17]


Lipsanet/ Reliket [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne Kishe shenjtori nderohet edhe nepermjet nderimit te lipsaneve/relikeve, ne te cilat besohet se vazhdon te jete i pranishem hiri i Shpirtit te Shenjte.

Lipsanet/reliket e shenjtorit jane te shperndara ne vende te ndryshme. Ne 27 nentor 2004 Papa Gjon Pali II i ka kthyer Patriarkut te Konstandinopojes, Bartolomeut I, nje pjese prej relikeve qe nderonin ne Vatikan [18] .

Ikonografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne Kishe shenjtori nderohet edhe nepermjet nderimit te ikonave,  imazhit te pikturuar, ne siperfaqe te ndryshme dhe ne forma te ndryshme. Ne Kishen Ortodokse ikona e shenjtit paraqitet vetem apo edhe me te tjere, ne vende te ndryshme, ne mur apo edhe ne ikonostas. Ne mur kryesisht ne absiden e altarit, prane Eterve te Medhenj te Kishes: Vasilit te Madh, Joan Gojartit, Grigor te Nises, Athanasit te Madh etj.

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Migne, Patrologiae Graecae [1]
  • Oρθ?δοξο? συναξαριστ?? (saints.gr) [2]
  • Philip Schaff: Gregory Nazianzien: [3]
  • Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise - Besimi Orthodhoks [4]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Migne, J.P. (General Editor). Cursus Completus Patrologiae Graecae. Volumes 35?38. Paris: 1857?66.
  • Hieromonak Makarios, Sinaksari - Jeta e Shenjtoreve te Kishes Orthodhokse, V.III Janar - Shkurt, bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise, Tirane 2016.
  • Ate Justini, Nga Thesari i Shenjtoreve, bot. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise, Tirane 2004.
  • McGuckin, John A. St. Gregory of Nazianzus: An Intellectual Biography. Crestwood, NY: 2001, St. Vladimir's Seminar Press. ISBN 0-88141-222-8
  • The Orthodox Church of America website article on St. Gregory the Theologian. Retrieved 2 May 2007. [5]
  • Nicon Patrinacos, A Dictionary of Greek Orthodoxy, Hellenic Heritage Publications, Pleasantville, NY, 10570, 1987.

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ McGuckin, John A. St. Gregory of Nazianzus: An Intellectual Biography. Crestwood, NY: 2001, St. Vladimir's Seminar Press. ISBN 0-88141-222-8
  2. ^ Hieromonak, Makarios (2016). Sinaksari, Jeta e Shenjtoreve te kishes Orthodhokse, V.III Janar - Shkurt . Tirane: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise. fq. 340. ISBN   978 - 9928 - 4377 - 3 0 .
  3. ^ Po aty, fq 342.
  4. ^ Nicon Patrinacos, A Dictionary of Greek Orthodoxy, fq.51.
  5. ^ Nga Thesari i Shenjtoreve, fq. 23
  6. ^ Hieromonak Makarios, Sinaksari - Jeta e Shenjtoreve te Kishes Orthodhokse, fq. 345-346.
  7. ^ Po aty, fq. 347.
  8. ^ "Oρθ?δοξο? συναξαριστ??, ?γιο? Γρηγ?ριο? ο Θεολ?γο?" (ne greqisht).
  9. ^ "Patrologia Graeca" (ne anglisht).
  10. ^ "Sources Chretiennes, Gregoire de Nazianze" (ne frengjisht).
  11. ^ "Padri della Chiesa, Gregorio Nazianzeno" (ne italisht).
  12. ^ Δημ?τριο? Τσ?μη?, Εκκλησιαστικ? Γραμματολογ?α, εκδ. Πουρναρ?, Θεσσαλον?κη, 1996, σελ.144-5.
  13. ^ Hieromonak, Makarios (2016). Sinaksari, Jeta e Shenjtoreve te kishes Orthodhokse, v.III Janar - Shkurt . Tirane: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise. fq. 419?423. ISBN   978-9928-4377-3-0 .
  14. ^ "Gregoeio Nazianzeno" (ne italisht).
  15. ^ "Saints of the week" (ne anglisht). Arkivuar nga origjinali me 16 maj 2019 . Marre me 15 maj 2020 .
  16. ^ "Kremtore - Janar" .
  17. ^ "Libri liturgjik "Kremtore e Kishes Orthodokse", perkthyer nga greqishtja ne shqip, nga Imzot Theofan Noli, Boston, Mass, 1947", 555-566
  18. ^ "Η επιστροφη των ιερων λειψανων των αγιων Γρηγορ?ου το? Θεολ?γου κα? ?ω?ννου το? Χρυσοστ?μου. (Kthimi i lipsaneve te shenjta te shen Grigor Theologut dhe Joan Gojartit)" (ne greqisht). Arkivuar nga origjinali me 26 janar 2020 . Marre me 15 maj 2020 .