한국   대만   중국   일본 
Gottlieb Daimler - Wikipedia Jump to content

Gottlieb Daimler

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Gottlieb Daimler

Gottlieb (Wilhelm) Daimler (saktesisht: Daumler), lindi me 17 mars 1834 ne Shorndorf , Gjermani , vdiq me 6 mars 1900 ne Kanshtat , ( gjerm. Cannstatt) , afer Shtutgarti -t. Daimler ishte nje Inxhinier, Konstruktues dhe Industrialist. Si sukses i tij i pare ne kete drejtim, ishte shpikja e nje Motori te shpejte me Benzin e dhe nje mjeti te pare katerrrotesh me djegie motorike.

Jeta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Daimler lindi me 17 mars 1834 ne Shorndorf, Gjermani, ishte biri dyte i nje pronari Restoranti dhe Bukepjekesi i quajtur Johannes Daumler dhe bashkeshortes Frederika. Ne vendlindjen e tij, sot, afer Godines se Komunes nje perkujtimore e rrenjosur enkas per birin e ketij qyteti, perkujton kete shipkes te madh. Pasi kreu Gjimnazin e Pergjithshem me 1848 , ai filloi nje profesion pak sa te cuditshem, por, jo edhe te panjohur ne ate kohe, armepunues gjuetie.

Me 1853, ai filloi marredhenjen e punes ne nje Makineri, prone e Ferdinand von Steinbeis, kater vite me vone, ai u largua nga kjo Ndermarrje dhe nisi studimet ne shkollen Politeknike ne Shtutgart, dega Makineri. Pas studimeve me sukses dhe disa udhetimeve jashte shtetit, ai filloi punen ne nje Ndermarrje per perpunimin e metalit ne Geislingen an der Steige .

Me 1865 i'u besua udheheqja e Fabrikes se Metaleve ne Reutlingen , ku ai per here te pare takoi Vilhelm majbach ( gjerm. Wilhelm Maybach) .

Me 1867 ai lidhi martese me Ema Kurz (Emma Kurc), me te cilen kishte pese femije, nje nder ata ishte edhe Paul Daimler . Me 1869 Daimler mori mbi vete menxhimin e nje Punishte Makinash, prone e Korporates Karlsruhe, per ndertim Makinash. Pas nje kohe te shkurter Korporates i'u bashkangjit edhe Vilhelm majbah, si Vizatues Teknik.

Tre vite me vone, Daimler kaloje tek Korporata "Dutz", korporate kjo per perpunimin e Motoreve me Gaz, ku atij i'u barte udheheqja e kesaj Korporate nga Nikolaus Otto , edhe majbach kaloje tek Korporata "Dutz", i cili, nen patronazhin e Daimler, solli ne treg Ottomotorin serik.

Nen udheheqjen e Daimler-it, kjo Korporate u zhvillua, nga nje Puneshte e vogel ne ate kohe, ne nje Korporate me permasa boterore.

Pas nje grindjeje ne mes te Daimler dhe majbah, ky i pari u largua nga Korporata "Dutz" dhe u rivendose ne Kanshtat, ku hapi nje Punishte te voge eksperimentuese. Qellimi i Daimler ishte shpikja e nje Motori me djegie gazi, i cili mund t'i vente ne levizje apsulute te gjitha makinat ne ate kohe, mbi uje dhe toke.

Pas nje viti Daimler realizoje idene ku solli ne jete motorin me djegie te Benzines duke kombinuar metoden e djegies "Benzine-Ajer", motori 60 kilogramesh, me nje vellim 264 cm³ kishte ne vete 1 FK (force kali) 1 FK = 735,498 W, me shume i njohur si "PS" ( gjerm. Pferdestarke) .

Ky motor dallohej nga rritja e rrotullimit, fuqia dhe kursimi, pervec asaje, ky Motor ishte i pavarur nga vendperdorimi i tij. Me 3 prill 1885 Daimler mori Patenten Shteterore me nr. 43926 mbi Makinen e tij, si Motori i pare njehesore ne Histori .

Nje zbulim tjeter, qe pasoje nga Daimler dhe majbah ishte Motocikleta me djegie te benzines, mandej pason montimi i Ottomotorit ne nje Barke, me kete themi se u zbulua Lundruesja Motorike. Pastaj vazhdon montimi i Motorit ne nje Karroce Kuajesh e cila klasifikohet si Makina e pare karerrroteshe.

Me 1886 deri 1889 Daimler ne bashkepunim me majbah, konstruktuan nje Makine Motorike, e cila u ekspozua ne Panairin e Parisit.

Me 1887 Daimler ne Fabriken e tij ne Kanshtat, pajisi me motor Koshin e nje Balloni me Gaz, keshtu lindi njeri nga Vaporet e pare ajerore.

Me 1890 Korporata e Daimler ishte zhytur ne nje krize te thelle, ne pamundesi per shitjen e mjaftueshme te Makinave te veta. Per te kaluar kete krize, Daimler formoje Shoqerine e Motereve "Daimler", ku u inkuadruan edhe Maks Duttenhofer Dhe Vilhelm Lorenc. Shkaku i nje grindjeje ne mes te Lorenz-it dhe Daimler-it, Daimler u largua nga Shoqeria e Motoreve "Daimler". Njekohesisht ai, se bashku me majbah, kishte konstruktuar Motorin Dycilindersh.

Pas vdekjes se bashkeshortes se pare, me 1889 ai u martua me Lina Shvend (Lina Schwend), nga ajo martese pasuan dy femije.

Me mbeshtetjen e Industrialistit anglez Frederik R. Sims , i cili vetem nese Daimler kthehet do t'i blinte te drejtat mbi Shoqerine "Motoret Fenix" (Phonix Motoren), Daimler erdhi ne krye te udheheqesise dhe pervetesoje pjese aksionare te Shoqerise.

Me 1899, ai kerkoje nga majbah qe te prodhoje nje Makine Garash, e cila do te pagezohej me emrin "Mercedes" (Emer ky, te ciline mbante, e bija e Ambasadorit dhe Tregetarit austriak Emil Jellinek )

Me 6 mars 1900 , ne Kanshtat vdiq Gottlieb Daimler, ai u varrose ne varrezat Uff-Kirchhof . Pas vdekjes se tij , ai kishte lene familjes se vete pjese te kapitalit aksionare te Shoqerise "Motoret Daimler". Daimler kishte pervetesuar tatime licencore nga France, me kete Lorenz kerkonte nga Familja e tij te mos tentojne pjesemarrje ne udheheqjen e metejme te Shoqerise qe ata kishin krijuar bashke, i cili kete tentim e quante si Skandal te paraprogramuar. Pas pak kohesh, kapitali i Familjes se Daimler ishte ngritur nga nje kompromis dypalesh dhe pjesemarrja e metutjeshme ne Shoqerine "Motoret Daimler" ishte zmbrapsur.

Me 1926 Shoqeria "Motoret Daimler" ishte shkrire ne nje Shoqeri tjeter, e quajtur "Daimler-Benz", pronare i se ciles ishte Carl Friedrich Benz .