한국   대만   중국   일본 
Giacomo Bonaventura - Wikipedia Jump to content

Giacomo Bonaventura

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Giacomo Bonaventura

Bonaventura me Milanin ne Superkupen Italiane 2016 .
Te dhenat vetjake
Emri i plote Giacomo Bonaventura
Datelindja ( 1989-08-22 ) 22 gusht 1989 (34 vjec)
Vendlindja San Severino Marche , Itali
Gjatesia 1.80 m (5 ft 11 in)
Pozicioni Mesfushor
Te dhenat e klubit
Klubi aktual
Fiorentina
Karriera me te rinjte
2006?2007 Atalanta
Karriera me klube*
Vitet Klubi Ndeshje ( Golat )
2007?2014 Atalanta 104 (17)
2009 Pergocrema (huazim) 4 (1)
2010 Padova (huazim) 15 (0)
2014?2020 Milan 155 (30)
2020? Fiorentina 0 (0)
Karriera nderkombetare
2008 Italia U19 4 (1)
2009?2010 Italia U20 12 (2)
2013?2018 Italia 14 (0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetem per ligen vendase ? redaktuar me 1 gusht 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombetar te redaktuar me 10 tetor 2018

Giacomo "Jack" Bonaventura [1] (lindur me 22 gusht 1989) eshte nje futbollist profesionist italian i cili luan si mesfushor per klubin italian Fiorentina .

Bonaventura e nisi karrieren e tij te Atalanta ne vitin 2007. Ne vitet 2009 dhe 2010 ai u huazua respektivisht te Pergocrema dhe Padova . Ne sezonin e tij te pare pas rikthimit ai ndihmoi Atalanten te fitonte titullin e Serie B dhe te rikthehej ne elite. Ne sezonet e ardhshme, ai u be protagonist dhe nje nga lojtaret me te rendesishem te ekipit. Ne gusht 2014, Bonaventura u transferua te Milani per 7 milion €.

Bonaventura beri debutimin e tij me kombetaren italiane ne vitin 2013 dhe qe nga ajo kohe ka luajtur edhe 13 ndeshje te tjera.

Karriera me klube [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Atalanta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

2008?2010: Debutimi ne Serie A dhe huazimet te Pergocrema dhe Padova [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pasi luajti me ekipin e te rinjeve te San Francesco 93', Bonaventura u transferua te Tolentino ku u dallua nga nje zbulues talentesh i Atalantes, Antonio Bongiorni. Bonaventura beri debutimin e tij me Atalanten me 4 maj 2008 ne ndeshjen e Serie A kunder Livornos . Kjo ishte ndeshja e vetme qe ai luajti ne sezonin 2007?08. Ai luajti ndeshjen e dyte me nentor, kete here kunder Fiorentines .

Me 13 janar 2009, Atalanta njoftoi se Bonaventura kishte kaluar te Pergocrema ne forme huazim per pjesen e mbetur te sezonit 2008?09. [2] Pese dite me vone, ai beri debutimin me klubin e tij te ri, duke shenuar kunder Sambenedettese . Ai luajti edhe tre ndeshje te tjera para se te rikthehej te Atalanta.

Bonaventura u rikthye te Atalanta por priti janarin e vitit 2010 per te luajtur ndeshjen e trete ne Serie A, kete here kunder Palermos . Me 1 shkurt 2010, ai u huazua te Padova ne Serie B deri ne perfundim te sezonit. [3] Ai debutoi me 20 shkurt ne takimin kunder Triestines .

Ne qershor 2010, Padova vendosi te mos e blinte kartonin e lojtarit, [4] duke bere qe Bonaventura te rikthehej te Atalanta, ku rinovoi kontraten deri ne vitin 2015. [5]

2010?2014: Rikthimi te Atalanta dhe vitet si protagonist [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me 9 nentor 2010, Bonaventura regjistroi golin e pare me Atalanten ne nje ndeshje kunder Modenes . Ai ishte nje lojtar i rendesishem i ekipit gjate sezonit 2010?11 ne Serie B, duke shenoi nente gola. Atalanta u shpall kampione dhe u rikthye ne elite pas vetem nje sezoni.

Me 11 prill 2012, Bonaventura shenoi golin e pare ne Serie A kunder Napolit , para se te shenonte serisht kunder Fiorentines po ne ate muaj. Me 3 mars 2013, ai shenoi dopieten e pare si profesionist ne fitoren 2?0 kunder Sienes ne shtepi. [6]

Milan [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

2014?2016: Transferimi dhe fitimi i Supercoppa Italiana [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Bonaventura ne aksion me Milanin gjate nje ndeshje miqesore para-sezonale kunder Bayern Munchen ne korrik 2016.

Ne fund te muajit gusht 2014, Hellas Verona sipas raportimeve kishte arritur marreveshjen per blerjen e lojtarit, dhe se ish drejtori sportiv i klubit Sogliano kishte folur me Bonaventuren. [7] Megjithate, me 1 shtator, Milani njoftoi transferimin e mesfushorit nga Atalanta per rreth 7 milion € pasi Kuqezinjte kishin deshtuar te merrnin francezin Jonathan Biabiany . [8] [9] Agjenti i tij zbluoi se Bonaventura kishte qare pasi kishte firmosur kontraten. [10] Ai mori fanellen me numrin 28, e cila se fundmi ishte mbajtur nga Urby Emanuelson .

Bonaventura beri debutimin e tij me Milanin me 14 shtator ne transferte kunder Parmes , duke shenuar nje nga golat e fitores 5?4 te Kuqezinjeve . [11] Goli i tij i dyte erdhi me 29 tetor kunder Cagliarit ku ai u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Me 12 dhjetor, ai shenoi dhe asistoi ne fitoren 2?0 kunder Napolit , duke u shpallur lojtari i ndeshjes. Ai u shpall lojtari me i mire edhe ne ndeshjen e rradhes kunder Romes . Ne disfaten 3?2 ne transferte Sassuolos me 17 maj 2015, Bonaventura u perjashtua per here te pare ne karriere pas dy kartoneve te verdhe te marre. Me 30 maj, ai shenoi nje dopiete ne fitoren 3?1 kunder ish klubit te tij Atalanta. Bonaventura e mbylli sezonin e pare ne Milano me 7 gola dhe 4 asiste ne 34 ndeshje, perfshire 33 ne kampionat dhe 1 ne kupe.

Bonaventura e nisi sezonin 2015?16 me 23 gusht duke luajtur ne humbjen 2?0 ndaj Fiorentines ne javen hapese te kampionatit. [12] Ne ndeshjen e rradhes kunder Empolit , ai u aktivizua si zevendesues ne minuten e 55te dhe asistoi golin e fitores te shenuar nga Luiz Adriano me nje goditje kendi. [13] Ai vazhdoi formen pozitive ne fillimin e sezonit duke asistuar golin e Carlos Bacces dhe duke shenuar vete me goditje denimi ne fitoren 3?2 kunder Palermos. Me 1 dhjetor, Bonaventura regjistroi golin e pare ne Kupen e Italise per Milanin, duke shenuar me goditje denimi ne nje fitore 3?1 kunder Crotones . Me 21 maj 2016, ai luajti 120 minuta te plota ne finalen e Kupes se Italise kunder Juventusit , ku Milani u mposht 1?0 ne kohen shtese. [14] Ai e perfundoi sezonin e dyte me 7 gola dhe 8 asiste ne 39 ndeshje midis kampionatit dhe kupes.

Ne fillim te sezonit 2016?17, Bonaventura nderroi numrin e fanelles nga 28 ne 5. Ai ishte progatonist ne ndeshjen e pare te sezonit ne Serie A kunder Torinos . Ne pjesen e dyte, ai fitoi nje penallti pas nje nderhyrje te gabuar nga Joel Obi , e cila u shenua nga Carlos Bacca per te plotesuar permbysjen e Milanit 3?2. [15] Ai regjistroi golin e pare te sezonit me 2 tetor ne ne nje fitore me permbysje 4?3 te Milanit kunder Sassuolos . [16] Me 23 dhjetor, Bonaventura luajti ne ndeshjen e Superkupes se Italise kunder Juventusit ; ai e nisi ndeshjen si titullar dhe ne minuten e 38te shenoi golin e barazimit per ekipin e tij. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllen ne barazim 1?1, duke bere qe ndeshja te shkonte te gjuajtjet e penalltive. Milani fitoi 4?3 me Bonaventuren qe shenoi tentativen e dyte te ekipit te tij, duke regjistuar edhe trofeun e pare me Kuqezinjte . [17] [18]

2017?2020: Ndeshja e 100te, demtimet e vazhdueshme dhe largimi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me 17 janar 2017, Bonaventura firmosi nje kontrate te re me Milanin deri ne qershor 2020. [19] Dymbedhjete dite me pas, gjate humbjes 2?1 kunder Udineses ku ai shenoi edhe golin e vetem te ekipit te tij, Bonaventura pesoi nje demtim te rende ne kofshe, duke u operuar. [20] Mediat italiane rapotuan se ai do te humbiste pjesen e mbetur te sezonit. [21] Pavaresisht kesaj, Bonaventura u rikthye ne ekip per ndeshjen e fundit te sezonit kunder Cagliarit me 28 maj, por nuk u aktivizua me Milanin qe u mposht 2?1. Ai e mbylli sezonin e trete ne Milano me vetem 22 ndeshje dhe 5 gola ne te gjitha kompeticionet.

Bonaventura u rikthye ne askion pas me shume se gjashte muajsh ne fitoren minimale 1?0 kunder Universitatea Craioves ne ndeshjen e pare te raundit te trete kualifikues te Liges se Evropes me 27 korrik. Ne ndeshjen e kthimit nje jave me pas, ai shenoi ne minuten e 9te dhe ndihmoi ekipin te fitonte 2?0. Ky ishte goli i tij i pare ne kompeticionet evropian si dhe u shpall edhe lojtari me i mire i ndeshjes. Me 14 shtator, Bonaventura luajti ndeshjen e tij te 100te me Milanin ne te gjitha kompeticionet ne nje fitore 5?1 ne transferte kunder Austria Wien ne ndeshjen e pare te fazes se grupeve te Liges se Evropes. Ai shenoi golin e pare ne Serie A per sezonin 2017?18 me 3 dhjetor ne barazimin 2?2 ne transferte kunder Beneventos ; per vendasit kjo ishte pika e pare ne Serie A ne historine e tyre pas 14 humbjesh ne po kaq jave. [22] Nje jave me pas, ai regjistroi nje dopiete ne fitoren 2?1 kunder Bolonjes .

Bonaventura e nisi vitin 2018 me dy arritje personale; me 6 janar ai luajti ndeshjen e 100te me Milanin ne Serie A ne nje fitore 1?0 kunder Crotones , [23] kurse me 21 janar luajti ndeshjen e 200te ne Serie A ne nje fitore 2?1 kunder Cagliarit. [24] Ne tetor, ai pesoi nje demtim serioz ne gju qe e mbajti jashte fushave te lojes per nente muaj. [25] Kjo beri qe ai te luante vetem 8 ndeshje gjate sezonit 2018?19, duke regjistruar 3 gola. Pas plot 11 muajve, Bonaventura u rikthye ne aksion me 26 shtator 2019 ne ndeshjen e javes se peste te Serie A ku Milan u mposht nga Torino 2?1 ne Stadio Olimpico Grande Torino . [26] [27]

Ne qershor 2020, klubi konfirmoi se Bonaventura do te largohej ne perfundim te sezonit 2019?20 pas skadimit te kontrates. [28] Ai luajti ndeshjen e tij te fundit me Milanin me 1 gusht ne fitoren 3?0 kunder Cagliarit ne javen e fundit te kampionatit, duke u aktivizuar si zevendesues ne minuten e 38te ne vend te Rafael Leao . [29]

Fiorentina [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Me 10 shtator 2020, Bonaventura u transferua te Fiorentina me parametra zero. [30]

Karriera nderkombetare [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Bonaventura me kombetaren italiane para nisjes se ndeshjes miqesore kunder Portugalise , 16 qershor 2015.

Bonaventura fillimisht e nisi karrieren e tij nderkombetare me ekipet e moshave, fillimisht duke luajtur me ekipin nen-19 ne vitin 2008 dhe me pas me ekipin nen-20 ne periudhen 2009?10.

Me 31 maj 2013, Bonaventura luajti ndeshjen e tij te pare me ekipin e pare ne nje miqesore te fituar 4?0 kunder San Marinos ne Bolonja, pasi mori nje ftese nga trajneri Cesare Prandelli . [31] Ndeshja e tij e dyte erdhi 16 muaj me pas, ne nje tjeter ndeshje miqesore, kete here kunder Shqiperise , ku ai asistoi golin e vetem te ndeshjes te shenuar nga Stefano Okaka . [32] Ne maj 2016, ai ishte ne listen paraprake me 30 lojtare te zgjedhur nga Antonio Conte per te luajtur ne UEFA Euro 2016 ne France . [33] Megjithate, ai ishte nje nga shtate lojtaret e hequr per listen finale me 23 lojtare per turnamentin. [34]

Stili i lojes [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Bonaventura eshte nje mesfushor sulmues i shkathet, puntor dhe krijues, i cili zoteron vizion te mire, pasime te sakta dhe teknike. [35] Fale qendruesherise dhe shkathtesise se tij, ai mund te luaje ne disa pozicione ne mesfushe. [36] [37] Pavaresisht se pozicioni i tij i preferuar eshte ai i rolit te organizatorit mbrapa sulmuesve , ai eshte aktivizuar edhe si mesfushor qendor dhe anesor i majte, me kete te fundit eshte aktivizuar ne formacionin 4?3?3. [36]

Bonaventura ne disa raste ka luajtur ne rolin e mefushorit te gjithaneshem, i cili mbulon praktikisht te gjithe mesfushen. [36] Ai e ka quajtur kete rol tuttocampista (nje lojtar i cili mbulon te gjithe fushen). Ai shquhet per ruajtjen e zoterimit te topit, kjo fale driblimeve. [38] Bonaventura gjithashtu dallohet per krijimin e hapsirave per shoket e ekipit me levizjet e tij. [39] Pervec aftesive ne asistimin e golave, ai gjithashtu njihet edhe si nje golashenues, kjo fale gjuajtjeve te tij te sakta dhe te forta nga distanca me te dyja kembet, pavaresisht se kemba e tij e preferuar eshte e djathta. [40] Bonaventura gjithashtu dallohet per levizjet e tij sulmuese, gjuajtjet me koke dhe goditjet e lira. [41]

Bonaventura gjithashtu shquhet per cilesite si udheheqes, karakterin, pjekurine si futbollist dhe intensitetin e punes kur eshte pa top. [42] Fale ketyre aftesive ai eshte dalluar per ndjekjen dhe presionin qe i ben kundershtareve per te rikuperuar topin si per detyrat mbrojtese per ekipin, duke mbuluar zonat e lena bosh nga shoket e ekipit. [43] Per shkak te efektivitetit te tij ne loje, Bonaventura ka fituar pseudonimin "Jack" (nga karta e pokerit, e cila eshte gjithashtu nje shkurtim i versionit anglisht i emrit te tij) ne media; kjo pasi karta bie ne fushe, ashtu si Bonaventura, prania e saj nuk kalon asnjehere pa u vene re. [44]

Statistikat e karrieres [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Klube [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Redaktuar me 1 gusht 2020 [45] [46]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni League Kupa Europa Tjeter Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Atalanta 2007?08 Serie A 1 0 0 0 ? ? 1 0
2008?09 1 0 0 0 ? ? 1 0
2009?10 1 0 0 0 ? ? 1 0
2010?11 Serie B 31 9 2 0 ? ? 33 9
2011?12 Serie A 29 2 1 0 ? ? 30 2
2012?13 35 7 1 1 ? ? 36 8
2013?14 31 5 0 0 ? ? 31 5
2014?15 1 0 1 0 ? ? 2 0
Gjithsej 130 23 5 1 ? ? 135 24
Pergocrema (huazim) 2008?09 Lega Pro 3 1 0 0 ? ? 3 1
Padova (huazim) 2009?10 Serie B 16 0 0 0 ? 2 [a] 1 18 1
Milan 2014?15 Serie A 33 7 1 0 ? ? 34 7
2015?16 33 6 6 1 ? ? 39 7
2016?17 19 3 2 1 ? 1 [b] 1 22 5
2017?18 33 8 5 0 9 [c] 1 ? 47 9
2018?19 8 3 0 0 2 [c] 0 ? 10 3
2019?20 29 3 3 1 ? ? 32 4
Gjithsej 155 30 17 3 11 1 1 1 184 35
Gjithsej karriera 304 54 22 4 11 1 3 2 340 61
  1. ^ Te gjitha ndeshjet ne fazen play-off te renjes ne Serie B
  2. ^ Ndeshje ne Supercoppa Italiana
  3. ^ a b Te gjitha ndeshjet ne UEFA Ligen e Evropes

Kombetarja [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Redaktuar me 10 tetor 2018 [47]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombetar dhe vitit
Ekipi kombetar Viti Ndsh Gola
Italia 2013 1 0
2014 1 0
2016 6 0
2018 6 0
Gjithsej 14 0

Trofe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Bonaventura duke festuar titullin e Serie B ne sezonin 2010?11.

Klube [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Atalanta [45]
Milan [45]

Kombetarja [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Italia nen-20

Personale [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Premio Gentleman: 2016 [49]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ "Jack Bonaventura a Tuttosport: "A Bergamo l'affetto della gente e incredibile, ma il mio futuro..." " [Jack Bonaventura ne Tuttosport: "Ne Bergamo dashuria e njerezve eshte e pabesueshme, por e ardhmja ime..."] (ne italisht). Tutto Atalanta. 6 mars 2013 . Marre me 27 mars 2013 .
  2. ^ "BONAVENTURA AL PERGOCREMA" [Bonaventura te Pergocrema] (ne italisht). Atalanta B.C . Marre me 13 janar 2009 . [ lidhje e vdekur ]
  3. ^ "Ufficiale: Padova, presto in prestito Bonaventura" [Zyrtare: Padova, vjen ne huazim Bonaventura] (ne italisht). Calcio News. 1 shkurt 2010 . Marre me 24 qershor 2020 .
  4. ^ "Calciomercato" (ne italisht). Calcio Padova. 23 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali me 26 shtator 2011 . Marre me 24 qershor 2010 .
  5. ^ "Atalanta, rinnova Bonaventura fino al 2015" [Atalanta, Bonaventura rinovon deri ne vitin 2015] (ne italisht). Tutto Mercato Web . Marre me 16 korrik 2010 .
  6. ^ "GIACOMO BONAVENTURA: scheda, video, gol e stipendio" (ne italisht). Pianeta Milan . Marre me 5 maj 2020 .
  7. ^ "SOGLIANO AL VERONA: "AVEVO PRESO BELOTTI E GOMEZ" " [Sogliano te Verona: "Kam marr Belottin dhe Gomezin] (ne italisht). Goal.com . Marre me 24 qershor 2020 .
  8. ^ "Official: AC Milan sign Giacomo Bonaventura from Atalanta" [Zyrtare: AC Milan firmos me Giacomo Bonaventuren nga Atalanta] (ne anglisht). Goal.com. 1 shtator 2014 . Marre me 24 qershor 2020 .
  9. ^ "Galliani explains Milan chaos" [Galliani shpjegon kaosin e Milanit] (ne anglisht). Football Italia. 1 shtator 2014 . Marre me 24 qershor 2020 .
  10. ^ " 'Bonaventura cried when he signed' " [‘Bonaventura qau kur ai firmosi’] (ne anglisht). Football Italia. 2 shtator 2014.
  11. ^ "Shperthen Interi, spektakel i Milanit" . Gazeta Panorama. 15 shtator 2014 . Marre me 24 qershor 2020 .
  12. ^ "Fiorentina mposht Milanin" . Klan Kosova. 23 gusht 2015 . Marre me 24 qershor 2020 .
  13. ^ "Milan arrin fitoren e pare ne Serie A" . TV Klan. 29 gusht 2015 . Marre me 24 qershor 2020 .
  14. ^ "Milan 0?1 Juventus" (ne anglisht). BBC Sport. 22 maj 2016 . Marre me 24 maj 2016 .
  15. ^ "Milan 3-2 Torino: Bacca hits hat-trick at San Siro" [Milan 3-2 Torino: Bacca shenon triplete ne San Siro] (ne anglisht). Goal.com . Marre me 21 gusht 2016 .
  16. ^ "Permbysje dhe ripermbysje, Milani mund Sasuolon" . Top-Channel.tv. 2 tetor 2016 . Marre me 2 korrik 2020 .
  17. ^ "Milani fiton Superkupen e Italise" . Opinion.al. 23 dhjetor 2016 . Marre me 2 korrik 2020 .
  18. ^ "Milani fiton Superkupen e Italise, mposht Juventusin (VIDEO)" . Lajmi.net. 23 dhjetor 2016 . Marre me 2 korrik 2020 .
  19. ^ "Bonaventura rinovon deri ne 2020-n me Milanin" . Botasot.info. 18 janar 2017 . Marre me 2 korrik 2020 .
  20. ^ "Milani, demtohen De Sciglio dhe Bonaventura" . Rilindja Demokratike. 30 janar 2017. Arkivuar nga origjinali me 2 korrik 2020 . Marre me 2 korrik 2020 .
  21. ^ "Milan: Bonaventura mbyll sezonin" . Rilindja Demokratike. 2 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali me 2 korrik 2020 . Marre me 2 korrik 2020 .
  22. ^ "Portieri i siguron Beneventos piken e pare ne Serie A" . Koha.net. 4 dhjetor 2017 . Marre me 4 dhjetor 2017 .
  23. ^ "Milan, Bonaventura col Crotone raggiungera le 100 presenze: che feeling con Gattuso!" [Milan, Bonaventura me Crononen do te arrij 100 paraqitje: cfare ndjesie me Gattuson!] (ne anglisht). 90min.com. 6 janar 2018 . Marre me 11 janar 2018 .
  24. ^ "Cagliari 1 AC Milan 2: Kessie at the double in comeback win" [Cagliari 1 AC Milan 2: Kessie dopiete ne fitoren me permbysje] (ne anglisht). Sport Star Live. 21 janar 2018 . Marre me 21 shkurt 2018 .
  25. ^ "Zyrtare: Bonaventura nente muaj jashte fushave" . Gazeta Express. 27 nentor 2018. Arkivuar nga origjinali me 2 korrik 2020 . Marre me 2 korrik 2020 .
  26. ^ "Torino e permbys ne 4 minuta, Milan zhytet ne vend te 13" . a2news.com . 26 shtator 2019 . Marre me 2 korrik 2020 .
  27. ^ "VIDEO/ Milani zhgenjen serish, Belotti i permbys per 4 minuta" . Newsport.al . 26 shtator 2019 . Marre me 2 korrik 2020 .
  28. ^ "Fundi i nje "dashurie"! Ne fund te sezonit Giacomo Bonaventura largohet perfundimisht nga Milani" . Sport Ekspres. 8 qershor 2020 . Marre me 3 gusht 2020 .
  29. ^ "VIDEO/ Mezi largohet nga "San Siro", futbollisti i Milanit i deshperuar pas lamtumires me "Djallin" " . Panorama Sport. 2 gusht 2020 . Marre me 3 gusht 2020 .
  30. ^ "Bonaventura behet me skuader te re, transferohet te Fiorentina" . Klan Kosova. 10 shtator 2020 . Marre me 13 shtator 2020 .
  31. ^ "Italy comfortably beats San Marino 4?0 in friendly" [Italia mposht ne menyre komode San Marinon 4?0 ne miqesore] (ne anglisht). Sports Illustrated. 31 maj 2013. Arkivuar nga origjinali me 21 qershor 2013 . Marre me 2 korrik 2020 .
  32. ^ "Italia me shume fat, fiton ne fund" . portalb.mk . 18 nentor 2014 . Marre me 2 korrik 2020 .
  33. ^ "Italy name provisional 30-man Euro 2016 squad" [Italia emeron ekipin paraprak me 30 lojtare per Euro 2016] (ne anglisht). Marca. 23 maj 2016 . Marre me 2 korrik 2020 .
  34. ^ "Eder included in Italy squad as Jorginho misses out" [Eder perfshihet ne ekipin e Italise, Jorginho e humbet] (ne anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali me 2 qershor 2016 . Marre me 31 maj 2016 .
  35. ^ Marco Pasotto (5 maj 2020). "L'addio silenzioso di Jack. Il Milan perde il 2° bomber dell'ultimo decennio..." [Lamtumira e heshtur e Jack. Milani humbet bomberin e 2te te dekades se fundit...] (ne italisht). La Gazzetta dello Sport . Marre me 5 maj 2020 .
  36. ^ a b c Enrico Cerruti (13 nentor 2016). "Piu jolly che Jack: tutti i ruoli di Bonaventura" [Me shume xhol se Jack: te gjitha rolet e Bonaventures] (ne italisht). Sky Sport. Arkivuar nga origjinali me 3 korrik 2020 . Marre me 5 maj 2020 .
  37. ^ Richard Hall (2 qershor 2016). "Underestimating Bonaventura" [Duke nenvleresuar Bonaventuren] (ne anglisht). Football Italia . Marre me 3 qershor 2016 .
  38. ^ "Milan, Bonaventura: 'Ruolo? Do il massimo ovunque' " [Milan, Bonaventura: 'Roli? Bej maksimumin kudo'] (ne italisht). Calcio Mercato. 29 shtator 2015 . Marre me 24 dhjetor 2016 .
  39. ^ Dario Ghiringhelli (24 maj 2014). "Il mercato alternativo ? Giacomo Jack Bonaventura" [Merkatoja alternative ? Giacomo Jack Bonaventura] (ne italisht). Spazio Juve. Arkivuar nga origjinali me 24 shtator 2015 . Marre me 4 gusht 2015 .
  40. ^ Sam Lopresti (11 nentor 2015). "Which AC Milan Formation Is Best Suited to the Talents of Giacomo Bonaventura?" [Cili formacion i AC Milanit eshte me i pershtatshem per talentin e Giacomo Bonaventures?] (ne anglisht). Bleacher Report . Marre me 5 maj 2020 .
  41. ^ "Top 10: I migliori gol rossoneri su punizione" [Top 10: Golat me te mire kuqezi nga goditjet e lira]. acmilan.com (ne italisht). A.C. Milan. 30 gusht 2017 . Marre me 23 mars 2020 .
  42. ^ Daniele Castagna (12 gusht 2014). "Mercato: i motivi che allontanano Bonaventura dal Milan" [Tregu: arsyet qe e largojne Bonaventura larg Milanit] (ne italisht). Milan News . Marre me 4 gusht 2015 .
  43. ^ Federico Albrizio (2 shtator 2014). "PROFILING ? GIACOMO BONAVENTURA: L'INCUBO DELL'INTER FA SOGNARE IL MILAN" [Profiling ? Giacomo Bonaventura: Makthi i Interit, ben te enderroj Milanin] (ne italisht). Pianeta Milan . Marre me 23 mars 2020 .
  44. ^ "Average goals, Bonaventura in the top 4 of Milan's history" [Mesatarja e golave, Bonaventura ne top 4 te historise se Milanit] (ne anglisht). Sempre Milan. 4 maj 2020 . Marre me 2 korrik 2020 .
  45. ^ a b c "Giacomo Bonaventura" (ne anglisht). Soccerway . Marre me 5 korrik 2020 .
  46. ^ "Giacomo Bonaventura" (ne anglisht). World Football . Marre me 5 korrik 2020 .
  47. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Giacomo Bonaventura" (ne anglisht). National Football Teams . Marre me 5 korrik 2020 .
  48. ^ "ITA ? ESP 1:2 (0:0)" (PDF) (ne italisht). Pescara 2009. 4 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) me 15 shkurt 2012 . Marre me 10 prill 2014 .
  49. ^ "Bonaventura vince il Premio Gentleman 2016" [Bonaventura fiton Premio Gentleman 2016] (ne italisht). Sport Mediaset. 3 maj 2016 . Marre me 23 maj 2017 .

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]