한국   대만   중국   일본 
Final Fantasy XIII - Wikipedia Jump to content

Final Fantasy XIII

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Final Fantasy XIII
Logo e Final Fantasy XIII.
Titulli
Final Fantasy XIII
Titulli Alternativ
Fantazia e Fundit 13
Zhvilluesi
Publikuesi
Platforma / Konzola
Lloji i lojes
JRPG
Publikuar
Lojtaret
1
Serite

Asocuar gjithashtu me:

  • FFXIII
  • FF13 Versus
  • Fabula Nova Crystallis
Per moshen
  • CERO: B
  • ESRB: T
  • OFLC: M
  • PEGI: +16 [4]
Formati
1 disk Blue-ray Disk per PS3 / 4 DVD per XB
Ekrani
720p
Kontrolli
1 Joystick
Sistemi
PAL dhe NTSC


Final Fantasy XIII (Fantazia e Fundit 13 -ファイナルファンタジ?XIII Fainaru Fantaj? S?t?n) eshte instalimi i 13 i lojerave seri Final Fantasy . Loja eshte prodhuar nga Square Enix , dhe ka dale ne shitje ne tregun e territoreve NTSC (ne Ameriken Veriore dhe territore te tjera qe perdorin kete sistem) dhe ne territoret PAL (qe perfshin Evropen dhe territore te tjera qe perdorin kete sistem) me 9 mars 2010 .

Loja doli ne tregjet japoneze ne vitin 2009 dhe do te jete loja e pare e titujve Final Fantasy per konzolen PlayStation 3 si edhe titulli i pare Final Fantasy per Xbox 360 . Ne tregjet japoneze loja kushton rreth 70 dollare dhe Square Enix shpreson te shese rreth 5 600 000 kopje ne te gjithe boten duke ndihmuar keshtu te ndihmoje ne rimekembjen e konzoles PlayStation 3 [1]. Cmimi ne ShBA eshte rreth 60 dollare (ne disa raste 59.99) [12] ndersa ne Evrope cmimi varjon nga njeri vend ne tjetrin. Megjithate Square Enix, vendosi te publikonte lojen edhe per Xbox 360.

Loja doli pas lojes tjeter te prodhuar po nga Square Enix, Star Ocean. Kjo u cilesua si loja e nentembedhjete me e mire nga PC World duke permendur se para se Square Enix te fut te gjitha shpresat me titullin Final Fantasy XIII, kjo kompani ka ende gjasa edhe me Star Ocean: The Last Hope. [ref. 16] Ne nje nga bloget zyrtare te Eurogamer, artikulli kritikonte rende versionin per XBox 360 dhe lavderonte versionin PS 3 duke u shprehur se te dy versionet jane te pakrahasueshme. [8]


Loja [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Pamje nga loja.

Ndryshe nga titujt e tjere, lojtaret qe komandohen nuk kane nje sistem te mirefillte niveli. Nivelimi menaxhohet nepermjet nje sistemi te ri te quajtur Crystarium, nje zinxhir i mire organizuar qe lejon lojtarin te fitoje magji, HP, ose te permiresoje armen momentale.

Lojtari komandon vetem nje personazh ndersa personazhet e tjere i caktohen komanda nepermjet slote-ve te shumta (krahasuar edhe me Gambit te Final Fantasy XII ). Ky sistem eshte quajtur Paradigm Shift (The) .

Personazhet mund te zgjedhin nje nga gjashte klasat dhe te zhvillohen sipas asaj klase. Personazhet i pergjigjen nje klase te caktuar ne menyre te ndryshme dhe te pavarur. Ato jane:


  • Komando ? luftetar me qellimin e vetem sulmin e vazhdueshem per te marre sa me shume Hit Point.
  • Ravager ? perdorues i shpejte magjish ofensive (te njohura edhe si Black Mege ose Red Mage ne titujt e meparshem).
  • Sabotator ? shkakton statuse te ndryshme si Poison, Regen etj.
  • Synergist ? ndihmon ne ngritjen e statusit te anetareve te skuadres si per shembull Atc. Up. ose Def. Dwn.
  • Sentinel (Roja) ? terheq te gjitha sulmet mbi vete dhe ka nje mbrojtje te mire.
  • Medic (Sherues) ? magji me veti sheruese si per shembull Cure, Curaga. Ne titujt e tjere kjo klase njihet edhe si White Mage. [14]

Beteja zhvillohet ne nje skene tjeter nga harta e qyteteve ndryshe nga seria paraardhese ku beteja zhvillohej ne cast. Mbas betejave lojtaret rikthehen ne gjendjen normale te tyre (HP rigjenerohet dhe statuset e keqija eliminohen automatikisht). Lojtari ka pak mundesi te menjanoje armiqte qe zhvilluesit e lojes i hedhin perpara. [2] Sipas nje deklarate ne Twitter te arkitektit te sistemit te betejes se lojes, Yoshinori Kitase i ishte ankuar atij se betejat ishin shume te veshtira per tu perfunduar me sukses.

Lojtari mund te therrase ne ndihme te tij gjate betejes, Elidon-et (ekuivalenti i GF nga Final Fantasy VIII , Elidon-eve ne Final Fantasy IX , Aeon-ve ne Final Fantasy X etj). Nder me te njohurit prej tyre jane Shiva, Odin, Bahamut, Aleksander etj. Nje lojtar mund te therrase vetem nje te tille. Zakonisht Elidon-et kane dy forma te ndryshme ne kete titull te trembedhjete. Ashtu si edhe ne Final Fantasy XII, lojtari mbetet i vecuar nga skuadra vetem me Elidonin qe ka thirrur kundra armiqve.

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Parapamje [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Historia e Final Fantasy XIII, perfshin nje histori shume lineare dhe te drejtperdrejte. Qyteti utopik Cocoon (Kokun) edhe pse shume i pasur, drejtohet nga despote. Kokon qendron pezull ne ajer dhe distancohet nga pjesa tjeter e botes e quajtur Pulse, nje bote e cila frikeson shumicen e banoreve te Cocoon. Personat te cilet bien ne kontakt me boten e Pulse, internohen jashte Cocoon. Ekziston gjithashtu edhe frika dhe gjurmimi ndaj personave te ashtu njohur si l’Cie. L’Cie konsiderohen si persona te rrezikshem per sigurine e te gjitheve. Ata perndiqen dhe trajtohen jo si qenie njerezore, nga Sanctum, organizata teokratike qe drejton Cocoon. Me shume per historine paraqitet edhe ne Final Fantasy XIII: Episode Zero . Ne te shpjegohen ngjarjet pararendese qe ndodhin ne universin e titullit te trembedhjete. [6] Epizode Zero eshte publikuar ne gjuhen japoneze por eshte perkthyer nga amatore te shumte. [7]

Fal’Cie dhe l’Cie [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Fal’Cie jane krijesa hyjnore qe mbizoterojne ne universin e Final Fantasy XIII, ku nder me te njohurit Anima dhe Orphan (krijuesi i Cocoon). Fal’Cie perzgjedhin persona te thjeshte duke i dhene emerimin l’Cie per te zbatuar objektiva te ndryshem. Cdo i zgjedhur ka nje fokus te caktuar qe duhet ta plotesoje. Si pasoje e mosplotesimit, l’Cie qe ka kundershtuar shendrrohet ne nje bishe te rrezikshme pa ndergjegje, por shperblimi per permbushjen e objektivit nuk eshte me i mire. Me realizimin e fokusit (objektivit) l’Cie shnderrohet ne kristal te perhershem. Qellimi i Sares eshte te dergoje sa me shume persona ne shpellen e Anima, e cila kerkon rekrute per qellimet e saj kundra Cocoon.

Ngjarjet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ngjarjet zhvillohen kryesisht ne Cocoon me disa kalime te ndryshme ne boten e Pulse. Personazhi kryesor, Lightning kryeson skuadren e vete-formuar prej saj NORA kundra Sanctum. Dikur si pjese e armates se Sanctum, Lightning doli kundra metodave brutale qe ata perdornin kundra atyre qe kishin rene ne kontakt me boten e Pulse dhe l’Cie-ve. Motra e saj Sara zgjidhet nga Anima per te terhequr njerez te tjere ne kurthin e saj. Si nje l’Cie ajo perndiqet nga PSICOM. Sara arrin ta permbushe qellimin e saj dhe te gjithe personazhet (me perjashtim te Vaniles) kthehen ne l’Cie nga Anima per te permbushur qellimin e saj, shkaterrimin e Cocoon. Sara sa kaq transformohet ne nje kristal. Gjate lojes ajo shfaqet ne kujtimet e lojtareve te tjere.

Personazhet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Loja paraqet nje kast te gjere personazhesh te luajtshem, antagonistesh dhe personazhe mbeshtetes te ideuar dhe dizenjuar nga Tetsuja Nomura. Me poshte paraqitet pershkrimi zyrtar i personazheve nga vete Square Enix. Shenime te tjera jane bere ne baze pershkrimit dhe vleresimeve nga site te ndryshme.

Kryesoret [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Personazhet kryesore te lojes. Nga e majta ne te djathte Sazh Katzroy , Snou Villers , Hope Estheim , Lightning (Farron) , Oerba Yun Fang dhe Oerba Dia Vanille .
  • Lightning (Claire Farron) (Vetetima) ? Lightning eshte personazhi kryesor i Final Fantasy XIII. Ajo preferon te qendroje vetem zakonisht dhe tregon shume pak per veten e saj; madje edhe emri i saj eshte nje mister. Te gjithe e njohin ate si “Vetetima.”
? Me vone, ne filmimin zyrtar te leshuar nga Square Enix, shpjegohet se ajo e ka ndryshuar vete emrin e saj, me shpresen qe te ndryshonte edhe vete, por pa sukses.
? Presupozohet se mbiemri i saj eshte Farron.
? Presupozohet nga siti “Eyes on Final Fantasy” (nje sit amator) se dizanji i saj eshte marre nga modeli i Cloud Strife nga Final Fantasy VII . [9]
  • Snou Villers ? Si person i pamposhtur, Snou eshte i pari qe i del rrezikut perpara duke perdorur asgje tjeter pervec se fizikut te tij te fuqishem si arme. Snou e lejon veten te kapet lehte nga emocionet, duke pasur prirje te flase gjithmone ne menyre te vrazhde dhe veprimet e tij jane gjithashtu te rrembyeshme. Megjithate, ai fiton simpatine e te tjereve ne saj te natyres se tij optimiste dhe karakterit te tij te hapur.
? Ne Final Fantasy XIII ai eshte i fejuari i Sares.
  • Oerba Dia Vanille ? Vanila eshte vajze e re me sjellje feminore me nje sjellje te gezueshme shumicen e kohes. Personaliteti i saj i shkelqyer nuk le te kuptohet fare sekreti i erret qe jeton me te.
? Sipas GameSpot, Vanila ishte karakteri me acaruese e te gjithe kastit te lojes: “ Ju do te takoni shume personazhe ne boten e Final Fantasy XIII dhe fatkeqesisht edhe Vanilen.”
? IGN goditi kryesisht kete personazh: “Do te jete bezdia e atyre qe nuk jane mesuar me kete lloj personazhi femeror.”
  • Sazh Katzroy ? Sazh eshte nje tip miqesor dhe i gezueshem. Ai udheton gjithmone me miqte e tij: nje zogth Chocobo-je dhe dy pistoletat e tij. I pelqejne shume shakate, por gjithmone i shikon gjerat ne nje kendveshtrim te matur. Ngjarje te pa varura prej tij e kane detyruar ate te kaloje ne rrugen e Lightning, Snou, Vanilles dhe te tjereve, por qellimi i tij e detyron ate per te vazhduar ate shteg me qellimin shpetimin e djalit te tij qe eshte nje l’Cie.
  • Hope Estheim ? Hope (me kuptimin e “shpreses”) e kaloi rinine e tij ne qetesi duke shijuar te mirat e Cocoon. Jeta e tij ndryshon krejt papritur duke u shkaterruar teresisht nga Mesymja e Sanctum (organizata teokratike qe drejton Cocoon).
  • Oerba Yun Fang ? Yun eshte nje grua e mistershme qe bashkepunon me armaten e Sanctum pavaresisht se eshte edhe vete nje l’Cie. Ajo ka nje personalitet solid dhe nje mendje te kthjellet dhe nuk e shqetesojne shume hollesirat. Ajo ka arsyen e saj per te bashkepunuar edhe me Sanctum edhe me grupin e Lightning, arsye te cilat tregohen gjate lojes ne vazhdim.

Te tjere [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Skeda:Vlcsnap-305988.jpg
Sarah Farron dhe Snou Villers nga sekuencat e lojes. Pare per here te pare ne TGS 2009 reklamim i Final Fantasy XIII.
  • Serah Farron (Sara Farron) ? Sara eshte motra e vogel e Lightining dhe e fejuara e Snou. Duke u shqetesuar gjithnje per motren e saj me te madhe, ajo eshte e forte ne vetvete, gje qe e lejon ate te marre vendime te rendesishme per veten pa qene e varur nga motra e saj.
? Sara nuk eshte nje personazh i luajtshem ne Final Fantasy XIII.
? Ajo kristalizohet ne fillimet e lojes dhe del ne skene shpesh ne kujtimet e personazheve te ndryshem.
  • Maqui ? Nje djale qe iu bashkua njesise NORA ne saj te admirimit qe kishte per Snou. Maqui ka probleme ne kontrollin e nervave. Fluturimi nuk eshte pika e tij me e forte.
  • Gadot ? ka qene shoku me i afert i Snou qe nga femijeria. Pa ndrojtje dhe frike, ai eshte i pari qe hidhet drejt e ne vijen e pare te betejes.
  • Lebreau ? Ashtu si edhe Gadot, ajo eshte njohur me Snou qe femi. Edhe pse ngjan e ftohte ne pamje te pare, ajo kujdeset per te tjeret dhe ka nje zemer te bute.
  • Kapiteni Rygdea ? Rygdea eshte nje oficer ne “Kaloresine” e Cid Raines. Pamje e tij prej te fortit eshte jo karakteristike per nje ushtarak, megjithate brenda tij ka nje zemer qe nuk i nenshtrohet asnje autoriteti. Ai eshte dora e djathte e Cidit dhe gjithashtu merr persiper nje ser misionesh.

Antagonistet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Cid Raines ? Gjenerali i Pare i Flotes Ajrore te Sanctum (njohur edhe si “kaloresia”). Edhe pse ai ka kompetence ne nje hapesire te gjere, Cid ka fituar nje reputacion si “i pari ne vendin e ngjarjes.”
? Cid eshte nje emer qe shfaqet ne te gjithe lojerat e titullit Final Fantasy.
  • Yaag Rosch (Jag Rosh) ? Eshte drejtuesi i divizionit elitar PSICOM. Ne menyre qe te siguroje paqe ne Cocoon, ai gjurmon kemba kembes Lightning dhe te gjithe ata / ato qe jane bere l’Cie. Sidoqofte, eshte pikerisht ndjenja e tij e forte e drejtesise qe e ben ate te filloje te dyshoje ndaj politikave te padiskutueshme te Sanctum ne lidhje me Spastrimin e l’Cie.
  • Jihl Nabaat ? Nje oficere ne rangjet elitare te divizionit ushtarak te Sanctus PSICOM. Mbrapa fytyres se saj te bukur fshihet nje karakter i pameshirshem dhe vrastar. L’Cie nuk jane njerez ne syte e saj, dhe ajo beson se Spastrimi eshte i justifikuar ne se Cocoon-it i kursehet shkaterrimi ne fund.
  • Galenth Dysley ? Futyra e vertete e Sanctum dhe autoriteti me i larte qeveritar ne Cocoon. Ai qendron perpara miliona qytetare te Cocoon duke u kujdesur per punes e shtetit.

Zerat (dubluesit) [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Personazhi Origjinali ( seiy? ) Dubluesit Anglisht
Lightning Maaya Sakamoto Ali Hillis
Snou Villiers Daisuke Ono Troy Baker
Oerba Dia Vanille Yukari Fukui Georgia van Cuylenburg
Sazh Katzroy Masashi Ebara Reno Wilson
Hope Estheim Y?ki Kaji Vincent Martella
Oerba Yun Fang Mabuki Andou Rachel Robinson
Serah Farron Minako Kotobuki Laura Bailey
Yuj Wataru Hatano Jeff Fischer
Gadot Biichi Sat? Zack Hanks
Lebreau Y? Asakawa Anndi McAfee
Maqui Makoto Naruse
Nora Estheim Komina Matsuhita Mary Elizabeth McGlynn
Bartholomew Estheim Masaki Aizawa Andre Sogliuzzo
Dajh Katzroy Sh?tar? Uzawa
Yaag Rosch Hiroki T?chi Jon Curry
Jihl Nabaat Mie Sonozaki Paula Tiso
Rygdea Yasuyuki Kase Josh Robert Thompson
Cid Raines Y?ichi Nakamura Erik Davies
Galenth Dysley Masaru Shinozuka S. Scott Bullock
Orphan Hiro Shimono Michael Sinterniklaas

Ndryshimet / Ngjashmerite e Versioneve [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Xbox 360 [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Tre DVD standarde 4.7 GB
  • Nuk ka nevoje per instalim; mund te luhet direkt nga disqet por edhe mund te instalohet edhe pse sipas Matt Peckham nga PC World, instalimi nuk ka shume avantazhe.
  • Rezolucioni 576p [3]
  • Eshte perdorur Warmity per t’i dhene efekt skenave te ndryshme. GameSpot dhe IGN shprehen se ky nuk eshte ndonje ndryshim i madh.
  • Kolona sonore nuk ndryshon nga versioni tjeter.
  • Nuk ka material ekstra per kete konzole. [13]
  • Cmimi 60 $
  • Ka opsione per ta marre lojen se bashku me nje Xbox me cmim te konsiderueshem.

PS 3 [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Nje disk Blue-ray Disk 30 GB
  • Nuk ka nevoje per instalim; luhet direkt nga disku.
  • Rezolucioni 720p [14] ose me shume.
  • Sekuencat filmike jane me te qarta dhe kane shume detaje. Eurogamer (blog) dhe GameSpy keshilluan versionin per PS 3. Kuote nga Eurogamer: " - Versioni PS 3 eshte padyshim me superior." [3]
  • Kolona sonore nuk ndryshon nga versioni tjeter.
  • Nuk ka material ekstra per kete konzole. [13]
  • Cmimi 60 $
  • Nuk ka promocione me aq sa dihet qe nga dalja e lojes.

Muzika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Zakonisht kolona sonore e titujve Final Fantasy perbehet nga pjese muzikore te ndryshme simfonike. Zyrtarisht jane hedhur ne shitje kater disqe muzikore. Kenga baze eshte "My Hands" nga Leona Lewis (marre nga albumi i saj Echo). Ne versionin origjinal kenga kryesore eshte kenduar nga Sayuri Sugawara me titull "Kimi ga Iru kara."

Albumet kane tituj te ndryshem si "Prelude to Final Fantasy XIII" nga CD 1, "Blinded By Light" nga CD 2, "Can't Catch A Break" nga CD 3 dhe "Fang's Theme" nga CD 4. Kompozitoret qe ndihmuan ne realizimin e muzikes jane emra te asocuar prej kohesh me Square Enix si Masashi Hamauzu, Yoshihisa Hirano, etj. [ref. 17]

Vleresimet / Kritika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Loja mori pergjithesisht kritika pozitive. Loja u godit zakonisht ne linearitetin e saj dhe mos dhenies shume liri lojtarit per te menaxhuar historine. Skenat e shumta qe nderpresin luftimet ne te dendur u kritikuan gjithashtu.

  • GameSpot ? 8.5/10

“Loja me e bukur Final Fantasy deri tani, megjithate ajo akoma eshte nje sage inperfekte por mbreselenese qe do te godase zemren tuaj.”

Pjesa e mire:

? Loje me nje diversitet dhe kast te shkelqyer. ? Ne nje bote e mrekullueshme origjinale, e shoqeruar bukur me nje histori te rrjedhshme. ? Sistemi argetues i luftimit do t’iu mbaje ne ankth gjate te gjithe kohes.

Pjesa e keqe:

? Nje eksplorim shume, shume linear dhe i tille eshte edhe zhvillimi i personazheve. ? Vanila do iu ngreje nervat gjate te gjithe rruges. [2]

  • Eurogamer ? 8/10

Sipas Eurogamer, kthimi mbrapa ne sistemin e angazhimit ne luftime me armiqte ishte nje hap konservator i mbrapshte i JRPG nga Final Fantasy XII.

  • Edge ishte kritiku me i rrepte qe e vleresoi lojen me 5/10. [14]
  • 1UP.com: A-
  • Famitsu ? 9.25/10
  • GameSpy ? 4.5/5
  • IGN ? 8.9/10
? Prezantimi 9.5
? Grafika 9.0
? Zeri 9.0
? Menyra e lojes 8.5
? Kohezgjatja 8.5 ? rreth 60 ore. Loja nuk permban asnje mini-game por paraqiten nje ser misionesh shtese si kompensim.

Te gjitha sekuencat filmike jane modifikuar per tu pershtatur me gjuhen angleze si per shembull levizja e buzeve, ndryshe nga titujt e tjere Final Fantasy ku sekuencat thjeshte dubloheshin me kujdes. Ambientet rrethuese jane mbreselenese. [11]

  • GamesRadar: 10/10
  • Game Trailers: 8.6/10
  • Play Magazine: 7.9/10
  • VideoGamer.com: 7/10
  • X-Play: 4/5
  • Giant Bomb: 3/5

"E tej zgjatur dhe shume determinuese (lineare) per te miren e vet lojes... sidoqofte Final Fantasy XIII prap dhuron nje aventure te mahnitshme." [ref. 18]

  • GameRankings ? 82.92% per PS 3 / 79.14 per Xbox
  • Metacritic 83/100 per PS 3 / 83/100 per Xbox

Referimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Rishikimi i lojes .
Krahasimi i versioneve.

http://dilly-shilly.blogspot.com/

  • Ref. 8: Eurogamer ? Xbox 360 vs. PS 3. Face-Off: Final Fantasy XIII, 5 mars, 2010.

http://www.eurogamer.net/articles/digitalfoundry-final-fantasy-xiii-face-off

http://www.pcworld.com/article/190985/the_final_fantasy_xiii_buyers_guide.html Arkivuar 11 mars 2010 tek Wayback Machine Krejtesisht lineare dhe mungesa e qyteteve.

Jo materiale shtese pasi eshte 100% e plote. http://www.pcworld.com/article/189550/no_final_fantasy_xiii_dlc_because_its_already_100_massive.html Arkivuar 24 mars 2010 tek Wayback Machine

Characters can be one of six classes: a Commando, damage-dealing; a Ravager, quickfire user of offensive magic; a Saboteur, inflicting status…

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]


Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]