한국   대만   중국   일본 
Evlija - Wikipedia Jump to content

Evlija

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Nje miniature perse qe pasqyron evlijane dhe mistikun mesjetar Ahmed Gazalin (vd. 1123), vellai i te famshmit Ebu Hamid el-Gazalit (vd. 1111), duke i folur nje dishepulli, nga Takimet e te Dashuruarve (1552)

Evlija (njejesi arabisht : ??? wal?y , shumesi ?????? ?awliy?? ) eshte nje fjale shqipe me prejardhje arabe kuptimi i fjaleperfjalte i se ciles perfshin "kujdestar", "mbrojtesi", "ndihmes", dhe "mik". [1] Ne Shqiperine e Mesme, me metateze, elvija . Ne shqip ka hyre permes turqishtes , duke qene si ne arabisht si ne turqisht shumesi i singularizuar i veliut ( Veli , emer i pervecem). [2]

Ne gjuhen e folur, perdoret zakonisht nga myslimanet per te shenjuar nje shenjtor mysliman, i quajtur ndryshe "mik i Perendise" ne kuptimin e fjaleperfjalshem. [3] [4] [5] Ne kuptimesine tradicionale islame te shenjtoreve, evlijau portretizohet si njeri i "shenjuar nga hir/ bereqet ... dhe shenjteri e posacme hyjnore", dhe qe eshte "zgjedhur dhe pajisur me dhurata te jashtezakonshme nga Perendia, te tilla si aftesite per te kryer mrekulli". [6] Doktrina e shenjtoreve eshte artikuluar nga dijetaret myslimane shume heret ne historine myslimane , [7] [8] [9] dhe ajete te vecanta te Kur'anit dhe disa hadithe jane interpretuar nga mendimtaret e hershem myslimane si "deshmi te dokumentuara" te ekzistences te evlijave.

Qe kur u shkruan hagiografite e para myslimane gjate periudhes kur Sufizmi filloi perhapjen e shpejte, shume nga figurat qe me vone u cmuan si evlijate kryesore te Sunizmit qene mistiket e hershem sufi, si Hasani nga Basra (vd. 728), Farkad Sabakhi (vd. 729), Davudi Tai (vd. 777-781), Rabi'a al-'Adavija (d. 801), Maruf Karkhi (d. 815), dhe Xhunajdi i Bagdadit (vd. 910). Nga shekulli i dymbedhjete ne shekullin e katermbedhjete, "nderimi i pergjithshem i shenjtoreve, mes popullit dhe sunduesve, arriti formen perfundimtare me organizimin e Sufizmit... nder tarikate dhe vellazeri". [10] Ne shprehine e zakonshme te devotshmerise islame, evlijau kuptohej si "nje sodites, gjendja perfekte shpirterore e te cilit... [gjente] shprehi ne mesimdhenien qe u trashegonte dishepujve te tij". Ne shume bindje (aqeedah) te shquara Sunite te kohes, si te famshmit ne Bindjet e Tahauiut (c. 900) dhe Bindjet e Nasafiut (c. 1000), besimi ne ekzistencen dhe mrekullite e evlijave paraqitej si "nje kerkese" per te qene mysliman besimdrejte. [11] [12]

Pervec sufive, ne devotshmerine tradicionale myslimane evlijate parake jane Sahabet e Muhammedit , Pasardhesit e tyre dhe gjenerata e trete pas Pejgamberit, shpesh te quajtur "Pasardhesit e te Pasardhesve" . [13] Per me teper, profetet e Islamit besohet gjithashtu te jete shenjtore nga perkufizimi, ndonese rralle u drejtohen si te tille, ne menyre qe te parandalohet ngaterrimi mes tyre dhe evlijave te zakonshem; sic nderohen nga myslimanet profetet si me te medhenjt e njerezimit, eshte besojme Sunite qe nje profet i vetem eshte me i madh se krejt evlijate te vene se bashku. [14] Shkurt, besohet se "cdo profet eshte evlija, por jo cdo evlija eshte profet". [15]

Edhe pse ka disa ngjashmeri midis konceptit tradicional Islam dhe atij apostolik te Krishter mbi shenjterit, ka edhe dallime te rendesishme. Per shembull, Islami nuk ka proces kanonizimi, keshtu qe shenjterit nderohen nga kremtimi popullor ne vend te nje kongregate per ceshtjet e shenjtoreve. Ne kete hulli, nderimi mysliman i evlijave ka me shume ngjashmeri me pernderimin e krishter te shekujve te pare te Krishterimit, kur shenjterit nderoheshin nga kremtimi popullor ne vend te deklaratave zyrtare ekleziastike.

Ne boten moderne, idete tradicionale te Suniteve dhe Shiiteve rreth shenjtoreve eshte sfiduar nga levizjet si Selefizmi , Vehabizmi , dhe modernizmi Islam, te tre keto, ne nje shkalle me te larte ose me te vogel, "formuan nje front kunder nderimit dhe teorise se evlijave", ne nje menyre te ngjashme me reagimin e Reformimit Protestant kunder praktikave te ngjashme ne Kishen Katolike . Sic ka vene ne dukje nga studiues, zhvillimi i ketyre levizjeve ka cuar terthorazi ne qendrimin e disa myslimaneve mainstream "per te mos pranuar ekzistencen e evlijave te gjithe se bashku ose... [t'ua shohin] pranine dhe pernderimin si devianca te papranueshme". [16] Megjithate, pavaresisht pranise se ketyre rrymave te perkunderta te mendimit, doktrina klasike e nderimit te evlijave vazhdon te lulezoje ne shume pjese te botes Islame sot, duke luajtur nje rol jetik ne shprehine e perditshme te devotshmerise ne mesin e shtresave te gjera te popullsise myslimane ne vende myslimane si Pakistani , Egjipti , Turqia , Senegali , Iraku , Irani , Algjeria , Tunizia , Indonezi , Malajzi , Marok , si dhe ne vende me prani te konsiderueshme myslimane si ne Indi , Kine , Rusi dhe Ballkan .

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Hans Wehr, p. 1289
  2. ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave ne gjuhen shqipe . Tirane: AIITC. fq. 259.
  3. ^ John Renard, Friends of God: Islamic Images of Piety, Commitment, and Servanthood (Berkeley: University of California Press, 2008); Idem., Tales of God Friends: Islamic Hagiography in Translation (Berkeley: University of California Press, 2009), et passim.
  4. ^ Radtke, B., Lory, P., Zarcone, Th., DeWeese, D., Gaborieau, M., F. M. Denny, Francoise Aubin, J. O. Hunwick and N. Mchugh, "Wal?", in: Encyclopaedia of Islam, Second Edition , Edited by: P. Bearman, Th. Bianquis, C. E. Bosworth, E. van Donzel, W. P. Heinrichs.
  5. ^ Robert S. Kramer; Richard A. Lobban Jr.; Carolyn Fluehr-Lobban (2013). Historical Dictionary of the Sudan . Historical Dictionaries of Africa (bot. 4). Lanham, Maryland, USA: Scarecrow Press, an imprint of Rowman & Littlefield. fq. 361. ISBN   978-0-8108-6180-0 . Marre me 2 maj 2015 . QUBBA. The Arabic name for the tomb of a holy man ... A qubba is usually erected over the grave of a holy man identified variously as wali (saint), faki, or shaykh since, according to folk Islam, this is where his baraka [blessings] is believed to be strongest ... {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  6. ^ Radtke, B., "Saint", in: Encyclopaedia of the Qur??n , General Editor: Jane Dammen McAuliffe, Georgetown University, Washington, D.C..
  7. ^ J. van Ess, Theologie und Gesellschaft im 2. und 3. Jahrhundert Hidschra. Eine Geschichte des religiosen Denkens im fruhen Islam , II (Berlin-New York, 1992), pp. 89?90
  8. ^ B. Radtke and J. O’Kane, The Concept of Sainthood in Early Islamic Mysticism (London, 1996), pp. 109?110
  9. ^ B. Radtke, Drei Schriften des Theosophen von Tirmid? , ii (Beirut-Stuttgart, 1996), pp. 68?69
  10. ^ Titus Burckhardt, Art of Islam: Language and Meaning (Bloomington: World Wisdom, 2009), p. 99
  11. ^ Jonathan A. C. Brown, "Faithful Dissenters: Sunni Skepticism about the Miracles of Saints", Journal of Sufi Studies 1 (2012), p. 123
  12. ^ Christopher Taylor, In the Vicinity of the Righteous (Leiden: Brill, 1999), pp. 5?6
  13. ^ Martin Lings, What is Sufism? (Lahore: Suhail Academy, 2005; first imp. 1983, second imp. 1999), pp. 36?37, 45, 102, etc.
  14. ^ See Al-?a??w? , Al-?Aq?dah a?-?a??wiyya XCVIII-IX
  15. ^ Reza Shah-Kazemi, "The Metaphysics of Interfaith Dialogue", in Paths to the Heart: Sufism and the Christian East , ed. James Cutsinger (Bloomington: World Wisdom, 2002), p. 167
  16. ^ Christopher Taylor, In the Vicinity of the Righteous (Leiden: Brill, 1999), pp. 5-6