한국   대만   중국   일본 
Evita Peron - Wikipedia Jump to content

Evita Peron

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Evita Peron lindi me 7 maj 1919 - Vdiq ne moshen 33 vjecare (26 korrik 1952) si pasoje e kancerit.


Evita Peron ( Maria Eva Duarte de Peron ose e njohur edhe si thjeshte Evita - Eva e Vogel) lindi me 7 maj 1919 dhe ishte gruaja e dyte e presidentit argjentinas Huan Peron ( Juan Domingo Peron ). Lindur ne nje nga zonat rurale te Argjentines , Evita do te zhvendosej ne Buenos Aires me 1934 . Gjate kesaj periudhe kohe, karriera e saj konsistoi kryesisht ne aktrimin teatror dhe kinematografik. Ajo punoi gjithashtu per nje periudhe relativisht te gjate ne nje nga radiot e Buenos Aires ku kishte emisionin e saj personal.

Evita do te takohej me Juan Domingo Peron ne vitin 1944, gjate mbajtjes se nje koncerti bamiresie per viktimat e termetit shkaterrues te ndodhur ne San Juan ku ishin te ftuar aktore, kengetare dhe persona te tjere te rendesishem te Argjentines. Me 1945 Evita Duarte martohet me Huan Peronin duke u bere keshtu Evita Peron. Me 1946 Huan Peroni nga kolonel i ushtrise se Argjentines, zgjidhet si presidenti i vendit; Evita shpallet si rrjedhoje zonja e pare e Argjentines.

Nga viti 1946 deri me 1952, Eva u mor me pune te ndryshme partiake dhe qeveritare. Keshtu ajo u aktivizua ne fondacionin e saj Eva Peron, mbajti fjalime te shumta mbi te drejtat e punetoreve dhe mbrojtjen e grave nga dhuna dhe diskriminimi. Ne nivel partiak ajo formoi Partine Peroniste Femerore.

Me 1951 Evita Peron pranoi nominimin e saj per tu zgjedhur zevendese presidente e shtetit te Argjentines. Nominimi dhe pranimi nga ana e saj e kandidatures, coi ne debate te shumta nder rangjet e larta te ushtrise dhe klases se pasur argjentinase. Gjendja e saj shendetesore u rendua ndjeshem perpara se te zbulohej se ajo vuante nga kanceri, semundje e cila i mori jeten me 26 korrik 1952 . Pak me vone, po ate vit Parlamenti argjentinas do i akordonte asaj titullin “Lider Shpirteror e Kombit Argjentinas.”

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Evita (Filmi)

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]