Energjia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Energjia perkufizohet si aftesia e trupit per te kryer pune . Burime te energjise jane ushqimet, dielli, uji dhe lendet djegese si qymyri , druri , nafta , etj. Fjala energji vjen nga Greqishtja energos, qe do te thote aktivitet . Ne fizike , eshte aftesia e nderveprimit te nje sistemi me nje tjeter. Energjia eshte nje madhesi e konservuar- ligji i ruajtjes se energjise pohon se energjia mund te ndryshoje forme por as te krijohet dhe as te shkaterrohet.

Ka shume lloje te energjise: energji kimike nga fosilet djegese, energji elektrike nga shfrytezimi i fuqise se ujit, energji potenciale , energji diellore , energjia e eres , energji termale , dhe energji berthamore nga ndarja e atomit .Kemi dhe energjine potenciale gravitacionale dhe energjine potenciale te elasticitetit te cilat ne i hasim ne jeten e perditshme. Njesia e energjise eshte xhauli shenohet me shenjen " J ", per nder te Xhejms Xhaulit . Meqene se xhauli ose [J] eshte njesi shume e vogel, ne jeten e perditeshme perdorim kiloxhaulin qe shenohet [kJ].

Per shkak te njevlershmerise mase-energji , cdo objekt qe ka mase kur eshte i palevizshem (i quajtur mase pushimi ) gjithashtu ka nje sasi te njevlereshme energjie, forma e se ciles quhet energji e prehjes , dhe cdo energji shtese (te cdo forme) te marre nga objekti mbi ate energji prehje do te rrise masen totale te objektit ashtu sic rrit energjine e tij totale.

Qyteterimi njerezor kerkon energji per te funksionuar, te cilen e merr nga burimet energjetike si lendet djegese fosile , karburantet berthamore ose energjia e riperteritshme . Proceset e klimes dhe ekosistemeve te Tokes drejtohen nga energjia qe planeti merr nga Dielli (edhe pse nje sasi e vogel i faturohet edhe energjise gjeotermale ).

Format e energjise [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Energjia totale e nje sistemi mund te ndahet dhe klasifikohet ne energji potenciale, energji kinetike ose kombinime te te dyjave ne menyra te ndryshme. Energjia kinetike percaktohet nga levizja e nje objekti - ose levizja e perbere e perberesve te nje objekti - dhe energjia potenciale pasqyron potencialin e nje objekti per te pasur levizje, dhe ne pergjithesi eshte nje funksion i vendndodhjes se nje objekti brenda nje fushe ose mund te ruhet ne vete fushen.

Energjia kinetike [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Objektet qe levizin kane energji kinetike, qe do te thote eshte energji e levizjes. Sa me shpejt te levize dicka, aq me shume energji kinetike ka. Ndersa kur e ul shpejtesine, ajo humbet energji kinetike. Ne jeten e perditshme, hasim shume shpesh ne raste qe kane te bejne me energjine kinetike. Per njehsimin e energjise kinetike perdorim formulen:

Energjia potenciale [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Energjia potenciale gravitacionale
  • Energjia kimike
  • Energjia diellore
  • Energjia zanore etj
Eshte trajte e energjise mekanike e kushtezuar prej pozites reciproke te trupave ose te molekulave te njejtit tip. Energji potenciale kane trupat te cilet jane te afte te kryejne pune per shkak te pozites, p.sh. Teli i lakuar, tjegullat ne kulm, librat ne rafte etj.

Shnderrimi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Energjia nuk mund te krijohet apo shkaterrohet. Kjo do te thote se sasia e energjise ne Gjithesi eshte gjithnje e njejte. Sa here qe ndodh ndonje gje, energjia thjesht shnderrohet ne nje forme tjeter. Kjo gje ndodh, per shembull, kur bimet perdorin energji nga drita e diellit per te krijuar ushqim, qe pastaj e hane kafshet.

Shnderrime te energjise ka kudo ne jeten tone. Marrim nje makine me rrota dhe e lidhim me nje trup me nje rrotull te palevizshme. Trupi i varur ka nje lloj lartesie nga toka. Kjo i jep atij energji potenciale ose te lartesise. Kur ne do ta leshojme trupin energjia e tij e lartesise do te shnderrohet ne energjine e levizjes se karroces me rrota. Ka shume forma energjie. Disa prej llojeve te energjise jane energjia mekanike, e lartesise, e levizjes, energjia kimike, e ushqimit qe percillet ne muskuj, energjia berthamore qe perdoret per energjine elektrike, energjia termike kur molekulat dhe atomet ne levizje clirojne nxehtesi. Dielli eshte nje burim energjie termike dhe dritore.

Ligji i ruajtjes se energjise [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ligji i ruajtjes se energjise thote qe: Energjia as nuk mund te krijohet as nuk shkaterrohet, por mund te transformohet nga nje forme ne nje tjeter. Shpejtesia e ndryshimit te energjise (e brendshme dhe mekanike) te nje vellimi material eshte e barabarte me fuqine e forcave te jashtme masore dhe siperfaqesore si dhe me shpejtesine e prurjes ose te largimit te nxehtesise se atij vellimi.

Thenie mbi energjine [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shiko edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]