한국   대만   중국   일본 
Emil Zatopek - Wikipedia Jump to content

Emil Zatopek

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Emil Zatopek (19 shtator 1922 - 22 nentor 2000) ishte nje vrapues cekosllovak, i njohur me se shumti per tri medalje te arta te fituara ne Olimpiaden Verore te vitit 1952 ne Helsinki. Fitoi medaljen e arte ne 5.000 metra dhe 10.000 metra, por medalja e tij perfundimtare erdhi kur ne momentin e fundit vendosi te garonte ne maratonen e pare te jetes se tij. Ai u quajt "lokomotiva ceke". Ne vitin 1954, Zatopek ishte vrapuesi i pare qe theu rekordin 29 minutash ne 10.000 metra. Tri vite me pare, ne vitin 1951, kishte thyer rekordin nje oresh per vrapim 20 km. Ai ishte nje nga vrapuesit me te medhenj te shekullit te 20-te dhe ishte gjithashtu i njohur per metodat e tij te trajnimit brutalisht te veshtira. Ishte krijuesi i trajnimit te intervalit dhe trajnimit te hipoventilimit. Ne shkurt te vitit 2013, redaktoret ne Runner's World Magazine e zgjodhen ate si vrapuesin me te madh te te gjitha koherave. Ai eshte i vetmi person qe fitoi 5.000 metra, 10.000 metra dhe maratonen ne Olimpiaden e njejte.


Vitet e hershme

Zatopek ishte femija i shtate ne nje familje modeste. Ne moshen 16 vjecare, filloi te punonte ne fabriken e kepuceve Ba?a ne Zlin. Zatopek thoshte: "Nje dite, trajneri i sportit te fabrikes, i cili ishte shume i rrepte, zgjodhi kater djem, duke perfshire edhe mua, dhe na urdheroi qe te garonim ne nje gare. Une protestova se isha i dobet dhe nuk isha i afte per te marre pjese, por trajneri me dergoi per nje ekzaminim fizik, dhe mjeku tha se isha krejtesisht mire, keshtu qe me duhej te vrapoja dhe kur fillova, ndjeva se doja te fitoja, por dola i dyti. Keshtu gjithcka filloi." Zatopek doli i dyti nga 100 garues. Pas kesaj, ai filloi te interesohej me seriozisht per vrapim. U bashkua me klubin lokal te atletikes, ku zhvilloi programin e tij te trajnimit, modeluar ne ate qe kishte lexuar ne lidhje me olimpikun e madh finlandez Paavo Nurmi. Vetem kater vite me vone, ne vitin 1944, Zatopek theu rekordet e Cekosllovakise per 2.000, 3.000 dhe 5.000 metra. Ne fund te luftes, u bashkua me Ushtrine Cekosllovake, ku iu dha gradualisht me shume kohe per regjimin e tij te sterholluar te stervitjes.


Garat

Zatopek u perzgjodh per ekipin kombetar te Cekosllovakise per Kampionatin Europian te vitit 1946 ne Oslo dhe perfundoi i pesti ne 5.000 m ne 14:25.8, duke thyer rekordin cekosllovak 14:50.2. Ne Olimpiaden Verore te 1948-s ne Londer, Zatopek fitoi ne 10.000 m dhe perfundoi i dyti pas Gaston Reiff nga Belgjika ne 5.000 m. Vitin pasues Zatopek theu rekordin boteror ne 10.000 m dy here, dhe vazhdoi te permiresoje rekordin e tij tri here gjate kater sezoneve te ardhshme. Ai gjithashtu vendosi rekorde ne 5.000 m (1954), 20.000 m (dy here ne 1951), nje ore vrapim (dy here ne 1951), 25.000 m (1952 dhe 1955) dhe 30.000 m (1952). Ai fitoi ne 5.000 m dhe 10,000 m ne Kampionatin Europian 1950 dhe 10.000 m ne Kampionatin e ardhshem Evropian, para Jozsef Kovacs dhe Frank Sando. Ne Olimpiaden Verore te vitit 1952 ne Helsinki, Zatopek fitoi medaljen e arte ne 5.000 m, 10.000 m dhe maratone, duke thyer rekordet olimpike ne cdo disipline. Zatopek eshte personi i vetem qe fitoi keto tri disiplina ne distance te larget ne te njejtat lojera olimpike. Fitorja e tij ne 5.000 m erdhi pas nje xhiroje te eger te fundit ne 57,5 sekonda, gjate se ciles ai shkoi nga vendi i katert ne te parin ne finale, duke kaluar se pari Alain Mimoun nga Franca, pastaj Herbert Schade nga Gjermania Perendimore dhe ne fund Chris Chataway nga Britania e Madhe. Medalja e fundit e Zatopek-ut erdhi kur ne momentin e fundit vendosi te garonte ne maratone per here te pare ne jeten e tij. Strategjia e tij per maratonen ishte e thjeshte. Garoi se bashku me Jim Peters-in, mbajtesin boteror te rekordeve britanike. Zatopek fitoi garen dhe vendosi nje rekord olimpik. Zatopek u perpoq te mbroje medaljen e arte te maratones se vitit 1956, megjithate ai pesoi nje lendim te rende gjate trajnimit dhe u shtrua ne spital per gjashte jave. Ai rifilloi trajnimin nje dite pas largimit nga spitali, por kurre nuk e rimori formen e tij. Ai perfundoi i gjashti ne maratonen qe u fitua nga rivali i tij i vjeter dhe miku Alain Mimoun. Zatopek u terhoq nga garat ne vitin 1957. Stili i vrapimit te Zatopek-ut ishte i vecante dhe shume ne kundershtim me ate qe konsiderohej si stil efikas ne ate kohe. Koka e tij shpesh rrokullisej, fytyra i shtremberohej nga mundimi, ndersa trupi i tij luhatej nga njera ane ne tjetren. Ai shfrynte ne menyre te zhurmshme gjate kohes qe vraponte, gje qe i dha atij pseudonimet e "Emili i tmerrshem" ose "Lokomotiva Ceke". Kur e pyeten per shprehjet e tij te fytyres, Zatopek iu pergjigj: "Nuk eshte gjimnastike apo patinazh artistik, ju e dini". Pervec kesaj, ai stervitej ne cdo mot, duke perfshire edhe boren, dhe shpesh mbathte cizme te renda te punes, ne vend te kepuceve te vecanta te vrapimit. Ai ishte gjithmone i gatshem t´u jepte keshilla vrapuesve te tjere. Per shembull, per te qene te qete gjate vrapimit, u keshillonte te bashkonin majen e gishtit te madh me majen e gishtit tregues apo te mesem. Vetem ne kete menyre krahet dhe shpatullat mbeteshin te relaksuara.


Jeta personale

Gruaja e tij Dana Zatopkova (e lindur ne te njejten dite dhe vit si burri i saj) fitoi nje medalje te arte ne hedhjen e shtizes ne Lojerat Olimpike te 1952, vetem pak caste pas fitores se Emilit ne 5.000 m. Perfundoi e dyta ne Olimpiaden e vitit 1960. Zatopek ishte i njohur per personalitetin e tij miqesor dhe te shoqerueshem dhe per aftesine e tij per te folur gjashte gjuhe. Ai u vizitua rregullisht ne shtepine e tij ne Prage nga atletet nderkombetare qe kishte takuar neper gara. Nje hero ne vendin e tij te lindjes, Zatopek ishte nje figure me ndikim ne Partine Komuniste. Megjithate, mbeshteti krahun demokratik te partise dhe pas Pranveres se Prages me 1968, ai u hoq nga radhet e saj dhe u debua nga ushtria. U largua nga te gjitha pozitat e rendesishme dhe u detyrua te punonte ne nje miniere uraniumi. Me 9 mars 1990, Zatopek u rehabilitua nga Vaclav Havel. Zatopek vdiq ne Prage me 22 nentor 2000 ne moshen 78 vjec, nga nderlikimet e nje sulmi ne tru. Funerali i tij ne Teatrin Kombetar te Prages ishte i mbushur me figura drejtuese nga bota sportive dhe nderkombetare. Ai u shperblye me cmimin Pierre de Coubertin ne vitin 1975. Ne vitin 2012, u emerua midis dymbedhjete atleteve te pare qe do te futeshin ne Hall of Fame te IAAF. Nje statuje prej bronzi me madhesine e trupit te njeriut kushtuar Zatopekut u zbulua ne Stadiumin e Rinise ne Zlin ne shtator te vitit 2014.