한국   대만   중국   일본 
Elizabeta e Hungarise - Wikipedia Jump to content

Elizabeta e Hungarise

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Shena
" Shën Elizabeta e Hungarisë "
" Shen Elizabeta e Hungarise "

" Shen Elizabeta e Hungarise "
Lindi 7 korrik 1207 , Bratisllava , Sllovaki (ne ate kohe Pressburg pjese e Mbreterise se Hungarise)
Vdiq 17 nentor 1231 (vjec 24) Marburg , Perandoria e Shnjte Romake (sot Hesse , Gjermani )
Nderohet nga Kisha katolike romake
Shenjterimi 18 maj 1235 , Perugia , Itali nga Papa Gregori IX
Festa 17 nentor
Shenjat e saja trendafili, kurora, shporta ushqimore
Shenjte mbrojtese
spitale, infermieret, roberise, te pastrehet.

Elizabeta e Hungarise mbretereshe terciare franceskane (hungarisht: Arpad-hazi Szent Erzsebet; 7 korrik 1207 - 17 nentor 1231 ) ishte princeshe hungareze pati nje jete te shkurter, por te gjalle. Ajo ishte e bija e Andreas, mbretit te Hungarise dhe e Gertrudes, grua fisnike nga Merano. Shenjterine e arriti brenda njezet e kater vjetesh, ne rrjedhen e te cileve provoi gezime e dhimbje me shpirtin e njeriut qe i eshte gjithnje mirenjohes Hyjit. U fejua kur ishte vetem katervjecare; u martua ne moshen katermbedhjetevjecare; u be nene kur mbushi pesembedhjete vjec; dhe mbeti vejushe ne moshen njezetvjecare, kur i shoqi, Ludoviku IV i dukeve te Turingise, vdiq ne Otranto ne pritje per te hipur ne anije me Frederikun II per kryqezaten ne Token e Shenjte. Martesa e tyre ishte bere me shkuesi, sic ndodhte mes shtepive mbreterore te Evropes. Megjithate qe nje martese e lumtur ne cdo aspekt, aq sa nusja e re me gjithe sinqeritet tha: “Nese une dua kaq shume nje krijese te vdekshme, sa me shume duhet ta dua Zotin!” E deshi Hyjin me gjithe shpirt, e deshi ne te afermin duke dhene pasuri materiale e shpirterore per te lehtesuar fatkeqet.

Ne gjashte vjet jete bashkeshortore, ajo pati tre femije: Hermanin, Sofine dhe Gertruden. Pas vdekjes se te shoqit, Elizabeta u terhoq ne Ajsenah, pastaj ne keshtjellen e Potenstainit dhe se fundi zgjodhi si banese te sajen nje shtepi te thjeshte ne Marburg. Aty ngriti me shpenzimet e veta nje spital, duke perfunduar ne varferi. Shiti edhe pajen per ta perfunduar kete veper. Per te varfrit kishte gjithnje vend ne spital dhe Elizabeta rezervonte per vete sherbimet me te pervuajtura. Kunder saj filluan edhe pakenaqesite e kuneterve, te cilet nuk e duronin dot bujarine e saj ndaj te varferve. E privuan edhe nga femijet dhe ajo mundi te jetonte plotesisht idealin franceskan te varferise duke hyre ne Urdhrin e Trete, e degjueshme ndaj udhezimeve te nje rrefyesi te rrepte. Pas vdekjes, ajo u shpall shenjtereshe me thirrje te njezeshme nga populli, aq sa papa Gregori IX e vendosi zyrtarisht ne librin e arte te shenjterve ne vitin 1235, vetem kater vjet pas vdekjes. Me emrin e saj linden Kongregata te ndryshme. Ne Gjermani grate qe i kushtohen kujdesit per te semuret quhen (por jo lehtesisht) ≪Elizabeterine≫.

Me 17 nentor Kisha e perkujton Shen Elizabeten e Hungarise.

Burimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]