Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
eBay
Inc. (
shqiptimi
: iBej) (
NASDAQ
:
EBAY
) eshte nje shoqeri
internetore
amerikane
qe drejton eBay.com, nje
ankand nder rrjetor
dhe nje
faqe rrjetore
ne te cilen njerezit dhe tregetaret blejne dhe shesin mallra dhe sherbimet e tyre ne mbare boten. Ne shtese te faqes rrjetore amerikane origjinale, iBej ka themeluar faqe rrjetore ne disa vende te tjera, si p.sh.
Gjermani
,
France
,
Itali
,
Spanje
etj. eBay Inc zoteron edhe
PayPal
,
Skype
e
firma
te tjera.
iBej bazohet ne parimin e
ankandit
te drejtperdrejte. Shitesit vendosin ne ankand nje mall apo sherbim; bleresit (te interesuarit) japin
ofertat
e tyre. Pjesemarrja ne iBej behet me ane te nje regjistrimi te detyrueshem falas ne faqen rrjetore te ankandit ne linje. Shitesi eshte i detyruar ta dergoje mallin e shitur tek bleresi me poste ne adresen e derguar nga bleresi me ane te postes elektronike.
iBej u themelua nga
Pierr Omidjar
, nje programues kompjuterik, ne
San Jose
, te
Kalifornise
me
3 shtator
1995
, dhe quhej ne fillim
Auctionweb
(ankandi rrjetor). Emri 'eBay' u vendos me vone kur ai duhej ta regjistronte firmen e tij ne pronesine e emrave nder rrjetore, por emri
EchoBay
i paramenduar nga Pierr Omidjari ishte i zene nga
echobay.com
, nje firme minierash argermuese, dhe keshtu ai e shkurtoi ate ne 'eBay'.
iBej hyri ne treg ne vitin 1998, dhe pronari i saj Omidjar se bashku me drejtorin e iBejit
Xhef Skoll
u bene menjehere miliardere. Shoqeria bleu me
14 tetor
2002 firmen nder rrjetore
PayPal
.