한국   대만   중국   일본 
Doroti Malone - Wikipedia Jump to content

Doroti Malone

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Dorothy Malone
U lind ne 30 janar 1924
Kombesia amerikane
Titulli Fato nga nje Studio publike e Dorothy Malone nga Written on the Wind , ne vitin 1956

Doroti Malone ( 30 janar 1924 - Chicago, Illinois , SHBA ), aktore amerikane e filmit dhe televizionit.

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lindi ne Cikago por prinderit e saj ishin shperngulur ne Dallas ku ishte interesuar ta fillonte nje jete te re e cila do t’i shendrrohej ne suksese te shumta filmore. Me aktrim kishte filluar te merrej ne shkolle, per te debituar ne vitin 1946 ne filmin "Gjumi i thelle" me te cilin arriti shume shpejt qe te behej e kerkuar nga regjisore te ndryshem. Ne fillim nuk kishte ndonje rol te madh deri ne filmin "Artistet dhe modelet" ne te cilin aktron me aktoret e shquar : Din Martin , Xheri Luis dhe Shirli Mek Lejn.

Doroti Malone

Ne vitin 1956 mori cmimin oskar per rolin sekondar ne filmin e regjisorit Daglas Sirk "Eshte shkruar ne ere", ne te cilin aktroi bashke me aktoret Rok Hadson dhe Lorin Bekol. Me Rok Hadsonin dhe Kirk Dagllasin realizoi edhe filmin "Muzgu i fundit" (1961) ne te cilin e luajti nje rol te fuqishem dhe te paharruar. Filmi ishte vestern dhe dukej se asaj i pershtateshin edhe rolet e ketij lloji me c’rast dy vite me pare kishte aktruar ne vesternin "Varllok" (Njeriu me revole te arta) perballe koloseve filmore : Henri Fonda, Ricard Vidmark dhe Entoni Kuin.

Ajo ishte partnere e Xhejms Kegnit ne filmin "Njeriu me njemije fytyra", por popullaritetin me te madh ia solli seriali : "Qyteza Pejton" nga viti 1964 - 1968 ne te cilin shkelqen ne rolin e Konstanca Mekenzit. Ne ate serial laujne edhe disa aktore te njohur si : Rajan O Nil, Xhek Karson, Mia Farou etj.

Edhe Doroti Melon aktroi me emra te shquar si : Keri Grant, Antoni Kuin, Ricard Vidmark, Henri Fonda, Rok Hadson, Kirk Dagllas, Xhejms Kegni, Hemfri Bogart, Elisha Kuk, Xhek Karson, Denis Morgan, Virxhinia Mejo, Xhoekl Mek Krea, Randolf Skot, Glen Ford, Broderik Krauford, Ricard Egan Kameron Micel, Xhejms Vitmor, Ronald Regan etj.

Ajo bashkepunoi edhe me regjisore te famshem si : Vinsent Sherman, Hauard Houks, majkell Kurtis, Delmer Dejvis, Dejvid Batler, Raul Volsh, Henri Levin, Gordon Dagllas, etj.

Filmografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Film [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Njeriu qe nuk donte te vdiste (1942),
  • Lart e me lart (1943),
  • Shou biznesi (1944),
  • Nje nate misterioze (1944),
  • Shume i ri per te ditur (1945),
  • Xhejni deshiron te martohet (1946),
  • Nata dhe dita (1946),
  • Per ngadhnjyesin (1946),
  • Dy djelmosha nga Teksasi (1948),
  • Nje te diel pasdite (1948),
  • Fleksi Martini (1949),
  • Ne jug te Sent Luisit (1949),
  • Teritori i Kolorados (1949),
  • Njeriu nga Nevada (1950),
  • Vrasesi qe e tmerroi Nju Jorkun (1950),
  • Ligji dhe rendi (1953),
  • Tensionet ne Tejbell Rok (1956) etj.

Televizion [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]