한국   대만   중국   일본 
Donna Leon - Wikipedia Jump to content

Donna Leon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Donna Leon
Donna Leon, Warsaw (Poland), September 27, 2005
U lind me 29 shtator 1942
Montclair , New Jersey , ShBA
Kombesia Amerikane
Gjinite letrare Drama / Fiksion / Krim

Donna Leon ( 29 shtator 1942 ne Montclair, New Jersey , ShBA ) eshte nje shkrimtare amerikane. Eshte autore e nje seri te krimi-romaneve.

Jeton qe me shume se 20 vite ne Venedik . Punoi nje kohe te gjate si lektore e letersise angleze ne universitetin: University of Maryland University College - Europe (UMUC-Europe) ne Itali dhe me vone si profesoreshe dhe shkrimtare. Para pak vitesh Donna Leon perfundoi punen e saj si profesoreshe dhe ju perkushtua plotesisht shkrimit dhe aktiviteteve tjera kulturore ne fushen e muzikes (sidomos muzikes barok).

Opera eshte “hobby” i saj, sidomos veprat e Georg Friedrich Handel .

Romanet e saj te gjithe i dedikohen Venedikut apo rrethit te tij. Ato jane te shkruara ne gjuhen angleze dhe u perkthyen ne shume gjuhe boterore, mirepo ende jo edhe ne ate italiane, pasi qe kete autorja nuk e deshiron.

Mbi shkrimet e saj [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Heroi i romaneve te saj eshte komisari fiktiv Commissario Guido Brunetti. Polici melankolik Brunetti vuan nen faktin qe nuk mundet te zhduk te keqen nga bota. Gruaja e tij Paola, vajze e nje konteshe nga nje familje nder me te vjetrat ne Itali, punon si profesoreshe e letersise angleze dhe eshte e inspiruar nga fryma e levizjes se `68 - es. Femijet e tyre Raffael dhe Chiara krijojne dita dites entuziazem te madh per dashamiresine ndaj njerezve ( filantropia ), gje qe eshte ne kontrast te plote me boten e vrazhdet dhe te korruptuar te krimit. Si figure komike e romaneve figuron shefi injorante dhe i paafte i policise Vice-Questore Patta, perderisa i zellshmi Sergente Vianello dhe e gjithedijshmja Signorina Elettra, prej romanit te trete sekretaresha e Pattas, e ndihmojne Brunettin ne punen e tij.

Kritika [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Kritiket thone se Donna Leon ne romanet e saj ka krijuar nje pamje klishe te Italise. Ata po ashtu kritikojne zmadhimin melodramatik te ngjarjeve, ne te cilat pershkrimet e jetes se perditshme familjare - si ushqimi, pijet, edukimi i femijeve, etj - e vejne ne rang te dyte zgjedhjen e krimit ne roman. Mirepo nga kontrasti ne mes te familjes, e cila i mbron vlerat e sjelljes se mire dhe te civilizuar, dhe shtetit, te cilin ai e prezanton, nga ky kontrast ushqehet edhe melankolia e Brunettit: shteti e perkrah dhe ndihmon kriminalitetin e njerezve ne fuqi, nen te cilen shtypje hapesira e terheqjes ne sigurine e familjes shume e me shume zvogelohet.

Tekstet e Leon ankohen ne te njejtat permasa mbi renien dhe mosperdorimin e tregimit tradicional (si p.sh menyra e te shkruarit sipas Henry James ? it), si dhe mbi shkaterrimin e vlerave tradicionale.

Nderkohe u filmua nje numer i madh i romaneve te saj.

Veprat [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • Death at La Fenice ( 1992 )
  • Death in a Strange Country ( 1993 )
  • The Anonymous Venetian, titulli amerikan: Dressed for Death. ( 1994 )
  • A Venetian Reckoning, titulli amerikan: Death and Judgment. ( 1995 )
  • Acqua Alta, titulli amerikan: Death in High Water ( 1996 )
  • The Death of Faith, titulli amerikan: Quietly in Their Sleep. ( 1997 )
  • A Noble Radiance ( 1998 )
  • Fatal Remedies ( 1999 )
  • Friends in High Places ( 2000 )
  • A Sea of Troubles ( 2001 )
  • Wilful Behaviour ( 2002 )
  • Uniform Justice ( 2003 )
  • Doctored Evidence ( 2004 )
  • Blood from a Stone ( 2005 )
  • Through a Glass Darkly ( 2006 )