한국   대만   중국   일본 
Dita Nderkombetare e ushqimit - Wikipedia Jump to content

Dita Nderkombetare e ushqimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Mbi 150 vende te botes po festojne sot me 16 tetor Diten Boterore te Ushqimit , e cila perkon me pervjetorin e themelimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara per Ushqimin dhe Bujqesine ne vitin 1945 .

Mbi 6 milion vete kane vdekur vetem kete vit nga uria dhe semundjet qe lidhen me mungesen e ushqimit. Me shume se 850 milion vete ne bote nuk kane ushqim te mjaftueshem. Organizata e Kombeve te Bashkuara per Ushqimin dhe Bujqesine, FAO, eshte perpjekur te permbushe objektivin e pakesimit ne masen 50 per qind brenda vitit 2015 te numrit te personave qe preken nga uria ne bote.

Organizata shenoi e Dites Boterore te Ushqimit me nje ceremoni te posacme te organizuar ne seline e saj ne Rome. Drejtori i FAO-s, Jacques Diouf thote se tema e zgjedhur per Diten e Sivjetshme te Ushqimit, e cila sot shenon 25-vjetorin, eshte “Bujqesia dhe dialogu nder-kulturor ? trashegimia jone e perbashket”. Ai thote se dialogu ndermjet kulturave te ndryshme ben te mundur perhapjen e njohurive. Dr. Diouf shtoi se bota sot ka burimet dhe teknologjine e nevojshme per te prodhuar ushqim te mjaftueshem qe te perballohen kerkesat dhe te eliminohet urija.

Dr. Diouf caktoi 3 ambasadore te vullnetit te mire nga FAO: Zonjen e Pare te Paraguait, Maria Gloria Penayo de Duarte, kampionen boterore te atletikes Beatrice Faumuina nga Zelanda e Re dhe kengetarin irlandez Ronan Keating. Zonja Penayo de Duarte, ambasadorja e pare e jashtezakonshme e Organizates per Ushqimin dhe Bujqesine, ka mbeshtetur nismat per sigurimin e ushqimit dhe ka luajtur nje rol aktiv ne programet per shendetin dhe zhvillimin e grave, shtresave te varfera dhe femijeve te pastrehe ne Paraguai.

Beatrice Faumuina ishte e para grua e mbare rajonit te Paqesorit Jugperendimor, e cila fitoi titullin e kampiones boterore. Ne vitin 1997 ajo mori medaljen e arte per hedhjen e diskut.

Ronan Keating doli per here te pare para publikut ne moshen 18-vjecare. Ne qershor 2004 ai beri nje udhetim qe i ndryshoi jeten. Ai vizitoi ferma dhe familje ne Gane si dhe vende te tjera ne zhvillim dhe u trondit nga varferia qe pa nga afer dhe nga ndikimi i rende qe kishin ligjet e padrejta te tregtise.

Qe nga viti 1999, ambasadoret e vullnetit te mire te Organizates per Ushqimin dhe Bujqesine kane ndihmuar ne permbushjen e misionit te kesaj agjencie te OKB-se duke sjelle vemendje publike mbi problemin e varferise boterore.

Shih edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]