한국   대만   중국   일본 
Dinastia Tang - Wikipedia Jump to content

Dinastia Tang

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Tang
618?907
Perandoria Tang (700 e.s.) duke përfshirë protektoratët perëndimor
Perandoria Tang (700 e.s.) duke perfshire protektoratet perendimor
Kryeqyteti Cang-an
Luoyang
Gjuhet zyrtare Kinezisht e Mesme
Besimi
Budizmi
Taoismi
Islami
Krishterimi
Qeveria
Lloji i qeverisjes Monarkia
Historia  
? Themeluar
618
? Shperbere
907
Siperfaqja
? Gjithsej
5,400,000 km 2 (2,100,000 sq mi)
Popullsia
? Perllogaritje
80 million (shekulli X)
Ekonomia
Monedha Qian Kineze
Te dhena te tjera
Paraprire nga
Pasuar nga
Dinastia Sui
Periudha e pese dinastive dhe e dhjete mbreterive
Sot pjese e Kina
Kazakistani
Kirgizistani
Vietnami


Dinastia Tang i madh ekzistoi 289 vjet, nga viti 618 deri ne vitin 907, vit kur ajo u permbys nga Zhu Wen. Dinastia Tang kaloi dy etapa, etapen e pare dhe etapen e fundit. Ngjarja e rebelimit te klikes ushtarake An-Shi ka qene vija e demarkacionit midis atyre dy etapave. Etapa e pare ishte etape e lulezimit dhe etapa e fundit ishte etape e renies.

Li Yuan e themeloi dinastine Tang dhe u shpall si perandori Tang-Gaozu, kurse biri i tij Li Shi Min, qe u be perandori Tang-Taizong, kreu bashkimin e gjithe vendit, duke komanduar forcat e armatosura dhe duke luftuar per 10 vjet me radhe. Li Shi Min u ngrit ne fronin perandorak pas incidentit te vellavrasjes tek porta Xuanwu te qytetit Cang-an, sot Xi-an. Ne saje te perpjekjeve te tij per fuqizimin e vendit, shoqeria feudale kineze pati nje lulezim te papare gjate kohes se dinastise Tang, u krijua nje gjendje e stabilitetit dhe paqes gjate viteve te perandorit Taizong (627-649) dhe perandoria Tang zuri pozite me perparesi ne bote ne fushat politike, ekonomike, kulturore dhe fusha te tjera.

Gjate viteve kur perandori Xuanzong ishte ne fuqi, u krijua nje gjendje e lulezimit qe u quajt “epoka e lulezuar e viteve Kaiyuan” (vitet 713-741). Ne ato vite, shteti kinez ishte i fuqishem dhe populli bente nje jete te pasur. Mirepo, pikerisht gjate viteve kur perandori Xuanzong ishte ne fuqi, ndodhi rebelimi i klikes se An Lushanit dhe Shi Simingut, qe u quajt shkurtimisht ne historiografi si “rebelimi An-Shi”, si pasoje, dinastia Tang mori rruge tatepjete drejt renies.

Gjate koheve te dinastive Sui dhe Tang, u arriten suksese te shumta ne fushen e legjislacionit. Per shembull, u krijuan sistemi i qeverise me tri ministri dhe i organit te pushtetit me gjashte seksione; sistemi i provimeve perandorake dhe kodi i taksave te dyllojeshme, e te tjera, te cilat ushtruan ndikime te thella edhe per brezat e mevonshem. Dinastite Sui dhe Tang zbatuan nje politike relativisht te hapur ne marredheniet me boten e jashtme, prandaj shkembimet ekonomike dhe kulturore midis Kines dhe vendeve te tjera kane qene te dendura ne ate kohe. Ne fushen e letersise, u arriten suksese shume te medha ne krijimtarine poetike, e cila u zhvillua ne kater faza: faza e viteve te para te dinastise Tang, me Cen Zi Ang si perfaqesues te shquar ; faza e viteve te lulezimit te dinastise Tang, me Li Po dhe Du Fu si perfaqesues te shquar; faza e viteve te mesme te dinastise Tang, me Bai Ju Yi dhe Yuan Zhen si perfaqesues te shquar dhe faza e viteve te vonshme te dinastise Tang, me Li Shang Yin dhe Du Mu si perfaqesues te shquar. Han Yu dhe Liu Zong Yuan iniciatuan levizjen e krijimtarise prozaike te stilit te periudhave para dinastive Cin dhe Han, gje qe ushtroi ndikime te thella per brezat e mevonshem. Jane ruajtur deri me sot edhe vepra kaligrafike te Yan Zhen Cinit, piktura te Yan Li Benit, Wu Dao Zit, Li Si Xunit dhe Wang Weit, vepra muzikore dhe koreografike me titull "Veshje me neon dhe me pupla", si dhe vepra te shumta artistike ne guva. Ne fushen tekniko-shkencore, u shpiken teknika e shtypshkrimit dhe baruti, dy nga kater shpikjet e medha kineze.

Ne vitet e fundit te dinastise Tang, dolen turbullira ne jeten politike. Qe nga lufta politike midis sekteve Li dhe Niu dhe deri ne uzurpimin e pushtetit nga eunuket, ndodhen pa nderprere kryengritje fshatare, vecanerisht kryengritja e udhehequr nga Huang Cao. Zhu Wen, nje nga udheheqesit e kryengritjeve, dikur kapitulloi para pales zyrtare te dinastise Tang, por me vone e zevendesoi perandorin e dinastise Tang dhe vete u ngrit ne fronin perandorak, duke krijuar dinastine “Liang i Vonshem”, qe ishte e para dinasti e periudhes se “pese dinastive ”, periudhe qe zgjati 53 vjet (907-960).