한국   대만   중국   일본 
Destiny's Child - Wikipedia Jump to content

Destiny's Child

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Destiny's Child
Nga e majta: Beyoncé, Kelly Rowland, Michelle Williams
Nga e majta: Beyonce, Kelly Rowland, Michelle Williams
Background information
Emri i lindjes Beyonce Knowles
Origjina Houston, Texas U.S.A Shtetet e Bashkuara të Amerikës Houston , Texas , ShBA
Zhanret R&B Pop
Labeli Columbia
Sony Urban Music
Anetaret e kaluar Beyonce (1990-2005)
Kelly Rowland (1992-2005)
Michelle Williams (2000 - 2005)
Latavia Roberson (1990 - 2000)
Letoya Luckett (1993 - 2000)
Farrah Franklin (2000)

Destiny's Child eshte nje grup amerikan i vajzave R&B dhe pop. Fillimisht nje kuartet, ai perfundimisht u be nje treshe, i perbere nga Beyonce , Kelly Rowland dhe Michelle Williams. Grupi ka leshuar kater albume ne studio, qe permbajne hite nderkombetare numer nje. Sipas RIAA, Destiny's Child kane shitur 100 milione kopje ne mbare boten, duke i bere ata grupin me te suksesshem te vajzave te te gjitha koherave. Revista Billboard e quajti grupin nje nga triot me te mira te te gjitha koherave. [1] [2]

Te formuar ne vitin 1990 ne Houston , Teksas , Destiny's Child filluan karrieren e tyre muzikore si adoleshente. Pas vitesh perpjekjesh per t'u vene re, ato nenshkruan nje kontrate me Columbia Records. Publikimi i albumit te tyre debutues, The Writing's On The Wall , u publikua ne vitin 1999. Gjate kulmit te tyre komercial, grupi kaloi nje periudhe qe perfshinte shume padi, qe perfundimisht kulminoi ne largimin e dy anetareve nga grupi. Megjithate, kjo u konsiderua si nje levizje per te shtyre anetaret e mbetur drejt arritjeve me te medha; ata regjistruan albumin e tyre te trete ne studio, te titulluar Survivor , i cili arriti sukses te madh komercial. Ne vitin 2002, Destiny's Child njoftoi nje nderprerje dyvjecare per shkak te karrieres solo; pushimi i ndihmoi ato te fitonin sukses edhe ne nivel individual. Ato u ribashkuan per te regjistruar albumin e fundit, Destiny Fulfilled dhe me pas u ndane.

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]