Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Bioteknologjia bujqesore
, e njohur gjithashtu edhe si
agritech
, eshte nje fushe e
shkences bujqesore
qe perfshin perdorimin e mjeteve dhe teknikave shkencore, duke perfshire
inxhinierine gjenetike
, shenjuesit molekulare, diagnostifikimin molekular,
vaksinat
dhe kulturen e indeve, per te modifikuar organizmat e gjalle: bimet, kafshet dhe
mikroorganizmat
.
Bioteknologjia bujqesore ngerthen ne vete edhe bioteknologjine e te korrave bujqesore e cila paraqet nje aspekt te konsiderueshem te bioteknologjise bujqesore, e zhvilluar sidomos shume ne kohet e fundit. Karakteristikat e deshiruara eksportohen nga nje specie e vecante ne nje specie krejtesisht te ndryshme. Keto kultura transgjene kane karakteristika te deshirueshme per sa i perket aromes, ngjyres se luleve, shkalles se rritjes, madhesise se produkteve te korrura dhe rezistences ndaj semundjeve dhe demtuesve te ndryshem.
Fermeret kane manipuluar bime dhe kafshe permes mbareshtimit selektiv pergjate qindra dhe mijera viteve ne menyre qe te krijojne tipare te deshiruara. Ne shekullin XX, nje rritje e teknologjise rezultoi ne nje rritje ne bioteknologjine bujqesore permes zgjedhjes se tipareve si prodhimi i rritur, rezistenca ndaj demtuesve, rezistenca ndaj thatesires dhe rezistenca ndaj herbicideve. Produkti i pare ushqimor i prodhuar permes
bioteknologjise
u shit ne vitin 1990 dhe deri ne vitin 2003, 7 milion fermere po shfrytezonin te korra bioteknologjike. Me shume se 85% e ketyre fermereve ndodheshin ne vendet ne zhvillim.
- "Agricultural Biotechnology"
(PDF)
.
cornell.edu
(ne anglisht). PBS, ABSP II, US Agency for International Development. 2004
. Marre me
1 dhj
2016
.
- "What is Agricultural Biotechnology?"
(PDF)
(ne anglisht). Cornell University
. Marre me
3 shkurt
2015
.
- Momoh James Osamede (2016). Crop Biotechnology in Nigeria. Procedure for Postgraduate workshop, UNIBEN, Nigeria 27 April 2016. BENIN CITY , Nigeria