Baleti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Baleti eshte ajo gjini artistike e cila i shpreh ndjesite e saj permes levizjeve te shoqeruara me muzike,shfaqje skeniko-muzikore e trupes vallezuese. Kjo shfaqje percillet me skenografi dhe me kostume adekuate. Baza dramaturgjike eshte libretoja ne baze te se ciles edhe kompozohet percjellja muzikore e cila ne raste te rralla ka kendim apo fjale te folura. [1]

Baleti eshte nje nga artet dramatike. Baleti e ka vallezimin dhe levizjet skenike si forme shprehese te krijimit.

Baleti ne Shqiperi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne Shqiperi per sa i perket baletit perpjekjet e para u bene me tablote koreografike dhe duke vene ne skene pjese te huaja klasike. Me 1956, trupa e baletit u perforcua me profesioniste dhe nisen te vihen ne skene balete te zhanreve te ndryshme duke ngritur nivelin artistik. Ne reporterin e Teatrit te Operas dhe te Baletit u vune ne skene balete te zhanrit klasik: “Romeo dhe Zhuljeta”, “Paganini” etj. Nje etape e re nisi me krijimin dhe venien ne skene te veprave nga autore shqiptare. Keshtu lindi baleti kombetar me vepra si “Halili dhe Hajria”, “Shote Azem Galica”, “Delina” etj. Shkolla shqiptare e baletit ka nxjerre gjate viteve nxenes qe kane spikatur jashte vendit edhe pas viteve ‘90.

Baleti ne Kosove [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Baleti ne Kosove eshte formuar ne vitin 1972 ne Prishtine, ne Teatrin Kombetar te Kosoves. Njezet e shtate balerinet e pare te Trupes se Baletit te Kosoves mbaruan shkollen e baletit ne Shkup, Maqedoni. Qe nga viti 1972 deri ne vitin 1990 ata me sukses u prezantuan para publikut deri ne largimin nga forcat serbe ne vitin 1990. Pas luftes ne Kosove, dhe pas afro dhjete vitesh te mosfunksionimit te Trupes se Baletit ne Kosove, hapet shkolla e pare e Baletit, ne vitin 2000. Iniciativa per hapjen e kesaj shkolle u more nga Ahmet Brahimaj, ish balerin ne Trupen e Baletit te Kosoves dhe njekohesisht drejtor i kesaj trupe. Kjo shkolle nxorri gjeneratat e para te balerineve te cilet tani me sukses arrine te performojne para publikut ne Kosove dhe ne rajon.

  • Abi Nokshiqi
  • Angjelin Prelocaj nder baletanet tjere jane edhe Panajot Kanaqi, Agron Alia dhe te tjere, kurse baletin e pare ne Shqiperi e ka kompozuar Tish Daia, Halili dhe Hajria kurse ne Kosove Akil Koci,Sokoli e Mirusha.

Balerinet me te mire shqipetare te viteve 1955?1995 jane Agron Aliaj (gjithashtu koreograf), Zoica Haxho, Ganimet Vendresha, Petrit Vorpsi (gjithashtu koreograf), Mukades Erabara, Pellumb Agalliu, Miltiadh Papa, Hajdar Shtuni, Tatjana Sulejmani, Ilir Kerni, Ludmill Cakalli, Lindita Ahmataj, Leonard Xhokaxhiu.

Shiko edhe kete [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ LIGJIN PER FILARMONINE,OPEREN DHE BALETIN E KOSOVES Ne amezen assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine