한국   대만   중국   일본 
Baki Ymeri - Wikipedia Jump to content

Baki Ymeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire


Baki Ymeri ( Shipkovice , 1 gusht 1949 ) eshte poet, perkthyes, eseist dhe publicist shqiptar. [1]

U lind ne Shipkovice, nga babai shqiptar Ajvaz Voka ish-veprimtar i kolonise shqiptare te Bukureshtit , dhe nga nje nene rumune Ajshe (Aurelia) Ymeri, qe e pervetesoi gjuhen shqipe. Baki Ymeri kreu Gjuhen dhe Letersine shqipe ne kuadrin e Fakultetit Filozofik te Universitetit te Kosoves ne Prishtine (1969-73). Duke qene i ndjekur nga pushteti komunist i ish-Jugosllavise, arratiset ne Rumani (1973), vazhdon studimet e specializimit ne Vjene (1974) dhe Bukuresht (1975). Nderkohe shkruan, perkthen dhe boton artikuj e studime mbi shqiptaret, perhap literature shqipe ne relacionin Bukuresht-Shipkovice-Prishtine. Gjate aktiviteteve te tij ne sherbim te lirise dhe te paqes ne Kosove e ne rajon, ai akuzohet, ndiqet, arrestohet (1975) dhe denohet nga Gjykata komuniste e Qarkut te Shkupit, me gjashte vjet burg te rende (1976). Akuza e procesit te montuar politik ishte: "bashkepunim per veprimtari armiqesore kunder bashkesise socialiste jugosllave".

1971-1990 : bashkepunon me shtypin shqiptar te Kosoves dhe Maqedonise; perkthen letersine shqipe ne gjuhen rumune dhe anasjelltas. Jep kontribute publicistike, edhe per letersite e popujve tjere te Ballkanit. 1990-2003: Paralelisht me mbrojtjen e provimeve te doktorates ne Universitetin e Bukureshtit, afirmon dhe mbron me guxim publicistik, ceshtjen e shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise, ne shtypin rumun dhe ate shqiptar. Merr pjese aktive ne simpoziume nderkombetare per mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Eshte veprimtar i dalluar i Bashkesise Kulturore te Shqiptareve te Rumanise, iniciator per themelimin e Shoqates se Miqesise Rumuno-Shqiptare, redaktor dhe sekretar i redaksise se revistes Shqiptari ne Bukuresht, te gjitha aktivitetet duke i kryer vullnetarisht, pa kurrfare te ardhurash. Eshte autor i tete librave origjinale e te perkthyer (poezi dhe monografi mbi diasporen shqiptare), njohes i nje numri te konsideruar gjuhesh te huaja, autor i mbi dy mije artikujve te botuar, zbulues i dokumenteve origjinale te shoqerise “Drita”, anetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Rumanise, laureat mirenjohjesh te ndryshme, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan : “Njeriu i Vitit 2001”.

Profil i shkurter per Baki Ymerin Shume shqiptare ne kohera te ndryshme kane pasur rastin te vizitojne Bukureshtin e bukur. Ata gjithmone kane gjetur atje mikpritjen e perzemert nga rumunet bujare, gje qe flet per nje miqesi te vjeter ndermjet Rumanise dhe Shqiperise. Por, pervec mikpritjes se vendit, cdo vizitor shqiptar ka gjetur ne ate vend edhe mikpritjen e vellezerve tane, te cilet jetojne ne ate vend prej me shume se nje shekulli, si emigrante. Emigrante nder te cilet jane integruar edhe emigrantet me te rinj qe kane shkuar ne ate vend mbas luftes se dyte boterore e ne vazhdim. Emigrantet shqiptare ne Rumani e kryesisht te vendosur ne qendren me te madhe institucionele e kulturore te vendit, ne Bukuresht, kohe mbas kohe kane vepruar ne sherbim te ceshtjes shqiptare, duke krijuar ne Bukuresht nje nder vatrat me te zjarrta te aktiviteteve te Rilindjes Kombetare Shqiptare. Baki Ymeri per ceshtjen e Kosoves ka punuar dhe punon edhe sot e kesaj dite. Ate tradite te bukur qe e krijuan Rilindasit tane, te cilet vepruan ne Bukuresht per rilindjen e kombit shqiptar si dhe per paqen e mirekuptimin e vendeve te Ballkanit, e ruajne edhe sot bashkatdhetaret tane qe jetojne si emigrante ne Rumani, kryesisht ne Bukuresht. Shqiptaret e Bukureshtit veprojne te organizuar ne gjirin e disa shoqatave, sidomos per kultivimin e gjuhes shqipe dhe freskimin e vlerave tona kulturore shqiptare. Nje nder me e njohura nga ato shoqata eshte : Bashkesia Kulturore e Shqiptareve te Rumanise, me qender ne Bukuresht, e cila eshte drejtuar disa dekada nga Xhelku Maksuti, nje historian, studiues dhe shkrimtar i njohur me prejardhje rumuno-shqiptare. Baki Ymeri - Libreze e te persekutuarit politik, por dhe nje nder me te dalluarit ne ato veprimtari atdhetare shqiptare, ne ruajtjen dhe trashegimine e gjuhes shqipe tek emigrantet shqiptare ne ate vend, eshte dhe Bakiu. Ai eshte i njohur si krijues, poet, publicist, perkthyes, shkrimtar,gazetar dhe eseist. Ai eshte autor i shume krijimeve e librave te botuara ne gjuhen shqipe dhe ate rumune, si dhe ne gjuhe te tjera. Ne angazhimet e tij te gjithanshme, emrin e tij e hasim edhe si nje nder krijuesit e brezit te ri shqiptar, brez te cilit i ra si detyre e kohes qe te ballafaqohet me ngjarjet tragjike qe e tronditen Ballkanin si pasoje e qellimeve te erreta te shovinizmit serbo-sllav, qe tentonte te shfarose popullin shqiptar ne Ballkan, kryesisht kosovaret, me qellim per t'ua marre trojet etnike. Ne ate kohe te veshtire, Baki Ymeri mban qendrime te rrepta kunder dhunes, duke bere thirrje permes fjales se tij krijuese, gazetareske, publicistike, per paqe e vellazerim, per drejtesi, liri dhe pavaresi, sidomos per clirimin e shqiptareve te shtypur nga kolonializmi pansllavist serb. Baki Ymeri ka perkthyer librin Lumina Dardaniei - Drita e Dardanise.

Qe nga viti 1971 perkthen letersine shqipe ne gjuhen rumune dhe anasjelltas, jep provimet e doktorates ne Universitetin e Bukureshtit, polemizon, afirmon dhe mbron ceshtjen shqiptare te Kosoves ne shtypin rumun dhe ate shqiptar. Merr pjese ne simpoziume nderkombetare per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, mbeshtet dhe bashkepunon me emigracionin shqiptar kudo ne bote. Bashkepunon me nje varg revistash e gazetash ne vendlindje dhe jashte, vepron ne kuadrin e Keshillit Udheheqes te Bashkesise Kulturore te Shqiptareve te Rumanise, themelon Shoqaten e Miqesise Rumuno-Shqiptare, afirmon dhe perkrah bijte dhe bijat e rilindesve tane, te gjitha aktivitetet duke i kryer vullnetarisht. Bakiu, Xhelku Maksuti, Avni Spahiu dhe Kristia Maksuti Neper vite ka botuar ne revista te ndryshme mijera vargje nga vepra e dhjetera shkrimtareve rumune klasike e bashkekohore, ne gjuhen shqipe, maqedone dhe sllovene, si dhe disa vellime qe u perkasin poeteve qe pasojne:

Nikita Stenesku (Ekspozite e te palindurve, Prishtine, 1986);

Angjel Dumbreveanu (Kenga e mullibardhes, Shkup, 1986) ;

Sllavko Almezhan (Xhuxhmaxhuxhet harruan te rriten, Prishtine, 1989) ;

Marin Sorescu (Eja te ta them nje fjale, Prishtine, 1990),

Halil Haxhosaj (Umbra cuvintelor/Hija e endrrave), Bukuresht, 2004),

Karolina Ilika (Duke dashur ne fshehtesi, Pogradec, 2004),

Sali Bashota (Exilul sufletului/Ekzili i shpirtit, Bukuresht, 2004),

Ibrahim Kadriu, N-a ramas timp pentru sarbatori (S'mbet kohe per kremte), Bukuresht, 2005).

Bibliografi lirike: "Kaltrina" (botuar ne shqip-rumanisht, Bukuresht, 1994) ;

Dardania (botim bilingv, Bukuresht, 1999; Zjarr i Shenjte (Tetove 2001) ;

Lumina Dardaniei/Drita e Dardanise (Muzeu i Leterises Rumune, Bukuresht, 2004):

Drumul Iadului spre Rai (Rruga e Ferrit per ne Parajse), Bukuresht, 2005.

Per poezine e tij kane shkruar: Marin Soresku, Oktavian Soviany, Luan Topciu, Radu Voinesku, Xhelku Maksuti etj.

Baki Ymeri eshte ko-autor i disa monografive mbi shqiptaret e Rumanise , njohes i nje numri te konsideruar gjuhesh te huaja, autor i qindra artikujve mbi diasporen shqiptare, zbulues thesaresh te shoqerise Drita, anetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Rumanise, i vleresuar me lavderimin e "Mirenjohjes" ne disa raste. I vleresuar nga Instituti biografik Amerikan ne listen e vleresimeve te atij instituti per vitin 2001, si: Njeriu i vitit 2001. Jeton dhe krijon ne Bukuresht, ku jep kontribut per afirmimin e vlerave letrare te Kosoves ne gjuhen rumune, boton, udheheq dhe shperndan revisten Shqiptari/Albanezul. Duke e mbyllur kete profil per Baki Ymerin, po theksojme se Bakiu ka bere vazhdimisht perpjekje qe me punen e tij si krijues dhe si nje aktivist atdhetar shqiptare ne Rumani, te jape kontributin e tij ne krijimtarine letrare shqiptare si dhe te kontribuoje edhe ne ceshtjen shqiptare ne Ballkan, pune e cila i bashkengjitet veprimtarise atdhetare te mijera krijuesve te tjere, dhe intelektualeve shqiptare nga Kosova, Shqiperia si dhe emigracioni shqiptar, per te sjelle nje paqe stabile ne Ballkan, duke punuar per realizimin dhe harmonizimin e kulturave te vendeve te Ballkanit drejt nje mirekuptimi e paqe te perjteshme. Bakiu i bashkohet me krijimet e tij edhe nje libri te ri mjaft modest qe po krijojme sebashku me disa autore shqiptare, poete e prozatore qe gjenden ne emigracion.

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (ne rumanisht). Arkivuar nga origjinali me 8 qershor 2018 . Marre me 1 shtator 2017 . {{ cite web }} : Mirembajtja CS1: Archived copy si titull ( lidhja )

Lidhje e jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]