Bajram Fevziu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Bajram Fevziu
Ministri i 13-te i Puneve te Brendshme te Shqiperise
Ne detyre
18 tetor 1921 ? 5 dhjetor 1921
Paraprire nga Sulejman Delvina
Pasuar nga Luigj Gurakuqi
Shefi i 4-te i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Shqiptare
Ne detyre
gusht 1923 ? 24 dhjetor 1924
Paraprire nga Xhavid Leskoviku
Pasuar nga Gustav von Myrdacz
Te dhena vetjake
U lind me 1884
Vodene, Kolonje , Shqiperia Osmane
Vdiq me 1928
Vjene , Austri
Marredheniet Refik Toptani (vjeherr)
Blendi Fevziu (nip)

Bajram Fevziu ose Fejzi (1884?1928) ishte nje oficer dhe politikan i ushtrise shqiptare qe sherbeu si Shefi i 4-te i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Shqiptare dhe si Minister i Puneve te Brendshme ne Qeverine e Bashkimit te Shenjte te Pandeli Evangjelit . [1]

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Bajram Fevziu lindi ne mars te vitit 1884 ne Vodene, Kolonje e sotme. Shkollen e mesme e kreu ne Selanik dhe ne vitin 1906 u diplomua ne Akademine e Larte Ushtarake ne Stamboll . Ne vitin 1908, ai perfundoi studimet dyvjecare ne Vjene dhe u dergua ne Kolegjin e Shtabit Ushtarak ne Paris , ku qendroi edhe per dy vjet te tjera. Ai u kthye ne Shqiperi ne vitin 1914 dhe u bashkua me organizaten "Krahu Kombetar". Ne vitin 1919 sherbeu si nenprefekt i Peqinit . Me 18 mars 1920, Fevziu u be keshilltar i kryebashkiakut te atehershem te Shkodres , Musa Juka . Me 14 nentor 1920 emerohet nenprefekt ne Korce . Ne vitin 1921 emerohet Minister i Puneve te Brendshme ne Qeverine e Bashkimit te Shenjte te Pandeli Evangjelit . Gjate periudhes 1921-1923 sherbeu si deputet duke perfaqesuar Partine Popullore ne Keshillin Kombetar . Ne vitin 1922 u emerua prefekt i Vlores . Nga viti 1922 deri ne vitin 1923, ai sherbeu si kryetar i komisionit ushtarak shqiptar prane Komisionit Nderkombetar te Kufijve per percaktimin e kufijve te Shqiperise. Nga gushti 1923 deri ne dhjetor 1924, Fevziu sherbeu si shef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise. Ne vitin 1928 ai u semur rende dhe u dergua ne nje spital ne Vjene per mjekim, ku perfundimisht vdiq. [2]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar ne 100 vjet . Tirane: Shtepia Botuese "55". fq. 122. ISBN   9994356224 .
  2. ^ Krasniqi, Afrim. Sistemet Politike ne Shqiperi (1912?2008) (bot. 2nd). Tirane: Shtypshkronja "EMAL". ISBN   978-99956-19-36-7 .