Berno
eshte nje qytet ne
Rajonin e Moravise Jugore
te
Republikes Ceke
. Qyteti shtrihet ne bashkimin e lumenjve
Svitava
dhe
Svratka
, Berno ka rreth 400,000 banore, duke e bere ate qytetin e dyte me te madh ne Republiken Ceke pas kryeqytetit,
Prages
, dhe
nje nga 100 qytetet me te medha te Bashkimit Evropian
.
[2]
[5]
Ne Berno ndodhen selite e autoritetit gjyqesor te Republikes Ceke. Atje eshte selia e
Gjykates Kushtetuese
,
Gjykates se Larte
,
Gjykates se Larte Administrative
, si dhe Zyra e Prokurorit te Larte Publik. Qyteti eshte gjithashtu nje qender e rendesishme administrative. Atje ndodhen zyrat e nje numri autoritetesh shteterore, duke perfshire edhe Avokatin e Popullit, dhe Zyra per Mbrojtjen e Konkurrences. Berno eshte gjithashtu nje qender e rendesishme e arsimit te larte, me 33 fakultete qe u perkasin 13 instituteve te arsimit te larte me rreth 89.000 studente.
Qendra e Ekspozitave te Bernos
renditet nder qendrat me te medha te ekspozitave ne Europe (e 23-ta ne bote). Kompleksi u hap ne vitin 1928 dhe themeloi traditen e ekspozitave te medha dhe panaireve te mbajtura ne Berno. Ne Berno zhvillohen garat e motocikletave dhe gara te tjera ne Pisten Masaryk, nje tradite e themeluar ne vitin 1930 ne te cilin Kampionati Boteror i Garave te Motocikletave eshte nje nga garat me prestigjioze. Nje tjeter tradite kulturore eshte nje konkurs nderkombetar i fishekzjarreve,
Ignis Brunensis
,
[6]
qe zakonisht terheq dhjetera mijera vizitore te perditshme.
Vendet me te vizituara te qytetit perfshijne
Kalaja ?pilberk
dhe keshtjella dhe
Katedralja e Shen Pjetrit dhe Palit
ne kodren Petrov, dy ndertesat mesjetare qe dominojne pamjen e qytetit dhe shpesh jane pershkruar si simbolet e tij tradicionale. Kala te tjera te medha te ruajtur ne afersi te qytetit eshte
Kalaja Veve?i
prane Diges se Liqenit Berno.
[7]
[8]
[9]
Kjo kala eshte vendi i nje numri legjendash, si shume vende te tjera ne Berno. Nje tjeter monument arkitektural i Berno eshte
Villa Tugendhat
me arkitekture funksionaliste, qe eshte perfshire ne listen e
Trashegimise Boterore
te
UNESCO
-s.
[10]
Nje nga pamjet natyrore afer eshte
Karstika moraviane
.
Etimologjia e emrit Brno eshte e diskutueshme. Kjo ndoshta vjen nga cekishtja e vjeter
brnie
(
me balte, mocalore
). Prejardhje te tjera mund te jene nga nje folje sllavike
brniti
(blindoj ose fortifikoj), ose nga gjuha kelte e folur ne zone para se ajo te merrej nga popujt gjermanike dhe me vone nga popujt sllave (kjo teori do ta bente te perafert me fjale te tjera kelte per fjalen koder, te tilla si fjala uellsiane
bryn
). Gjate gjithe historise se tij, vendasit ne Brno gjithashtu i referohet qytetit ne gjuhe te tjera, duke perfshire Brunn ne gjermanisht, ???? (Brin) ne jidish dhe Bruna ne latinisht.
Ultesira e Bernos ka qene e banuar qe nga kohet parahistorike, por paraardhesi i drejtperdrejte i qytetit ishte nje vendbanim i fortifikuar i Perandorise se Madhe te Moravise, te njohur si Stare Zamky, cila ishte e banuar nga Epoka neolitike deri ne fillim te shekullit te 11-te. Ne fillim te shekullit te 11-te Berno u themelua si nje keshtjelle e nje princi jo-qeveritar nga Dinastia e P?emyslideve, dhe Brno u be nje nga qendrat e Moravise se bashku me Olomouc dhe Znojmo. Berno eshte permendur se pari ne
Chronica Boemorum
te Cosmas ne vitin 1091, kur mbreti bohem Vratislav II rrethoi vellain e tij Conrad ne keshtjelle Berno.
Ne mesin e shekullit te 11-te, Moravia ishte e ndare ne tre territore te vecanta. Secili prej tyre kishte sundimtarin e vet, qe vinin nga dinastia P?emyslids, por ishin te pavarur nga dy te tjere, dhe ne vartesi vetem te sundimtarit bohem ne Prage. Selite e ketyre sundimtareve pra dhe "kryeqytetet" e ketyre territoreve ishin perkatesisht keshtjellat dhe qytetet Brno, Olomouc, dhe Znojmo. Ne fund te shekullit te 12-te, Moravia filloi te ribashkohej, duke formuar Margraviatin e Moravise. Qe atehere, deri ne mes te shekullit te 17, nuk ishte e qarte cili qytet duhet te ishte kryeqyteti i Moravise. Pushteti politik ishte pra "ne menyre te barabarte", i ndare midis Brno dhe Olomouc, por Znojmo gjithashtu ka luajtur nje rol te rendesishem. Megjithate, Berno ishte selia zyrtare e Margraveve Moraviane (kreret e Moravia), dhe me pas pozita e tij gjeografike afer Vjenes u be gjithashtu e rendesishme. Deri ne vitin 1642 Olomouc ishte me i madh se Brno per nga popullsia, dhe ishte selia dioqezes se vetme katolike ne Moravi.
Ne vitin 1243 Bernos iu dhane privilegjet e qyteteve te medha dhe te vogla nga mbreti dhe keshtu u njoh si nje qytet mbreteror. Ne vitin 1324 Mbreteresha Elisabeth Richeza e Polonise themeloi baziliken aktuale te Zonjes se Mire, e cila tani eshte vendi ku ndodhet varri i saj. Ne shekullin e 14-te, Berno u be nje nga qendrat per kuvendet moraviane rajonale, takimet e te cileve alternoheshin mes Berno dhe Olomouc. Keto kuvende moren vendime politike, juridike dhe financiare. Nga mesi i shekullit te 14-te deri ne fillim te shekullit te 15-te Kalaja ?pilberk kishte sherbyer si seli e perhershme e Margraveve te Moravise (sundimtaret Moraviane). Njeri prej tyre u zgjodh mbreti i romakeve. Ne shekullin e 15-te Berno mbeti i rrethuar ne vitin 1428 dhe perseri ne vitin 1430 nga Hussitet gjate lufterave Hussite. Te dyja perpjekjet per te pushtuar qytetin deshtuan.
Ne vitin 1641, ne mes te Luftes Tridhjetevjecare, perandori i Shenjte romak dhe margravi i Moravise Ferdinandi III urdheroi zhvendosjen e perhershme te institucioneve te Moravise nga Olomouc ne Berno, sepse Kolegji Nordik i Olomoukut e beri ate nje nga objektivat kryesore te sulmeve te trupave suedeze. Ne vitin 1642 Olomouc u dorezua tek ushtria suedeze e cila me pas qendroi atje per 8 vjet. Nderkohe, Berno, si i vetmi qytet Moravian i cili nen udheheqjen e Jean-Louis Raduit de Souches arriti te mbrohet nga suedezet nen Gjeneralin Lennart Torstenson, ka sherbyer si kryeqyteti i vetem i shtetit (Margraviati i Moravise). Pas perfundimit te Luftes Tridhjetevjecare (1648), Berno ruajti statusin e tij si kryeqytet i vetem. Kjo u konfirmua me vone nga ana e Perandorit te Shenjte Romak Joseph II ne vitin 1782, dhe perseri ne vitin 1849 nga kushtetuta Moraviane.
Gjate shekullit te 17-te Kalaja ?pilberk u rindertua si nje keshtjelle e madhe baroke. Ne shekullin e 18-te Berno u rrethua nga Prusianet ne vitin 1742 nen udheheqjen e Frederikut te Madh. Rrethimi ishte perfundimisht i pasuksesshem. Ne vitin 1777 u themelua peshkopata e Bernos. Mathias Franz Graf von Chorinsky Freiherr von Ledske ishte Peshkopi i pare.
Ne vitin 1839 treni i pare mberriti ne Berno nga Vjena, ky ishte fillimi i transportit hekurudhor ne ate qe tani eshte Republika Ceke. Ne vitet 1859-1864 fortifikimi qyteti u hoq pothuajse teresisht. Ne vitin 1869 nje sherbim karrocave me kuaj te udhetareve filloi te operoje ne Berno.
Ne dhjetor 1805 Beteja e Austerlitz-it u zhvillua ne afersi te qytetit; beteja njihet edhe si "Beteja e tre perandoreve". Vete Berno nuk ishte perfshire me betejen, por Perandori francez Napoleon Bonaparte kaloi disa nete ketu ne ate kohe dhe perseri ne 1809.
Brno ka nje Aeroport i quajtur Brno-Turany. Qyteti dhe zonat afer jane lidhur nga
trami
dhe linja autobuzash.