한국   대만   중국   일본 
Asaf Ajdonati - Wikipedia Jump to content

Asaf Ajdonati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Foto e Hasaf Ajdonatit

Asaf Meleq Emini i njohur si Hasaf Ajdonati ( Ajdonati , 1888 - Stamboll , 27 maj 1965 ) ka qene mjek kirurg, veprimtar i levizjes kombetare dhe mbrojtes i te drejtave te cameve ne shtetin grek .

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Mesimet e para i mori ne vendlindje, te mesmet ne idadijene eprore te Janines dhe te lartat per mjekesi ne Stamboll . Anetar i shoqerise se studenteve shqiptare dhe bashkepunetor i fletores Arnauti qe botonte Dervish Hima dhe ndihmembledhes per shkollen kombetare qe do te celej ne Filat per te gjithe Camerine dhe me tej. Ne vitin 1911 u dergua mjek ushtarak ne Gumenice . Gjate Luftes Ballkanike 1912 - 1913 luftoi ne mbrojtjen e Paramithise nga forcat pushtuese greke. Para hyrjed se ushtrise greke ne Cameri u terhoq bashke me disa bashke-luftetare te tjere drejte Vlores , me pas trasferohet ne Stamboll ku ngriti dhe kryesoi shoqerine "Mbrojta e Atdheut".

Ne vitin 1918 largohet nga Stambolli dhe kthehet ne atdhe duke u vendosur ne Konispol , ku ngriti te parin spital dhe te paren farmaci. Me nxitjen e Hasafit ne Konispol u ngrit shoqeria "Vllazeria Came", te cilen e drejtoi per 8 vjet rresht. Ne vitin 1919 shkoi ne Paris si perfaqesues i Camerise dhe ne letren derguar Konferences se Paqes vuri ne dukje perkatesine shqiptare te cameve dhe krahines se tyre Camerise. Ne 22 Qershor 1921 bashke me nje grup atdhetaresh arrin ne Gjeneve ku i dergon nje leter Lidhjes se Kombeve ne Paris ku denonconte persekutimin dhe sulmet e nenpunesve greke ndaj shqiptareve ne trevat shqiptare te cilat iu dhane Greqise ne 1913.

Perfaqesoi shoqerine "Vllazeria Came" ne kuvendin e mbledhur ne Vlore, 25 Prill - 3 Maj 1921 per bashkimin e shoqerive te ndryshme brend shtetit shqiptar dhe ngritjen e federates "Atdheu", ne kete kuvend u zgjodh dhe si pjese e komisionit me 10 anetar, komision i cili pergatiti rendin e dites dhe statutin. U zgjodh si kryetar i sesionit Cam ne shoqerine "Bashkimi". Ne vitet ne vijim i dergon nje numer te shumte letrash qe vinin ne dukje perndjekjet e qeverise greke ne Cameri nga viti 1920 deri ne vitin 1923 .

Ne vitin 1925 burgoset ne Gjirokaster e pas disa muajve ne Burrel dhe Peshkopi nga ku u arratis per ne Stamboll ku ushtroi profesionin e tij si mjek, nga viti 1940 dhe deri ne fund te jetes drejtoi shendetesine ne disa qytete turke . Vdiq ne Stamboll me 27 Maj 1965 .

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]