Alexandria Ocasio-Cortez

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Portreti zyrtar i Alexandria Ocasio-Cortez gjate mandatit te saj ne Kongres (2018)

Alexandria Ocasio-Cortez , e njohur ndryshe si AOC prej inicialeve te emrit te saj, eshte nje aktiviste, organizuese komuniteti dhe politikane e Shteteve te Bashkuara, e cila u zgjodh si anetare e Dhomes se Perfaqesuesve ne zgjedhjet afatmesme te nentorit 2018 ne SHBA. [1]

Perfaqesuese e Partise Demokratike ne Kongres, ajo perfaqeson distriktin e 14-te elektoral te qytetit te Nju Jorkut qe prej 3 Janarit 2019.

Me prejardhje nga Porto Riko dhe pjesetare e grupimit te social demokrateve te Shteteve te Bashkuara, Ocasio-Cortez ndjek nje politike progresive jo-tradicionale qe synon te arrije mbulim shendetesor per te gjithe amerikanet, leje lindjeje dhe familjare te garantuar dhe te paguar, tarifa zero per studentet e universiteteve publike dhe projekte infrastrukturore per energjine e rinovueshme. Nje nga propozimet e saj me te bujshme ne Kongres, synonte rritjen e takses progresive deri ne 70% te fitimit per individet me te ardhura mbi 10 milione dollare. [2]

Ajo ka perfunduar studimet per marredhenie nderkombetare dhe ekonomi ne Universitetin e Bostonit, duke u diplomuar me merita ne vitin 2011. Pas diplomimit ka punuar si kameriere dhe pastruese.

AOC ka deklaruar se angazhimin e saj politik e ka nxitur zgjedhja e Donald Trump-it per president te SHBA. Ne vitin 2016 ajo ishte pjese e fushates se Bernie Sanders ne Nju Jork. [3]

Sipas nje artikulli te revistes presitigjioze Time ne Mars te 2019-es, Ocasio-Cortez nga shume analiste si vizioni i se ardhmes se Partise Demokratike ne Shtetet e Bashkuara. Ne shkrim AOC cilesohet si nje fenomen politik e si politikanja me e ndjekur ne parti, qe nga prezntimi i figures se Barack Obames. [4]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ https://ocasio-cortez.house.gov/
  2. ^ https://www.kultplus.com/tag/alexandria-ocasio-cortez/
  3. ^ https://hashtag.al/index.php/2018/11/07/nga-kamariere-ne-anetare-e-kongresit-te-uashingtonit-kush-eshte-alexandria-ocasio-cortez/
  4. ^ "Fenomeni Alexandria Ocasio-Cortez ne kopertinen e Time: Nje vit me pare isha kameriere!" . Arkivuar nga origjinali me 11 prill 2019 . Marre me 11 prill 2019 .