한국   대만   중국   일본 
Aeronautika - Wikipedia Jump to content

Aeronautika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Aeronautika (nga Greqishtja aero- ajer dhe nautis- lundertar ) eshte shkenca qe merret me studimin, projektimin, ndertimin dhe/apo perdorimin e mjeteve ose makinave te afta per te fluturuar. Emri (lundertar i qiellit) i eshte vene duke qene se fillimisht kjo shkence merrej vetem me perdorimin dhe manovrimin e avionit . Me vone, me zhvillimin e jashtezakonshem qe pati kjo fushe, Aeronautika u shnderrua ne nje shkence qe merret me te gjitha fenomenet e lidhura me proceset industriale dhe aplikative te nevojshme. Nje nga deget e saj me te rendesishme eshte Aerodinamika , e cila studion levizjen dhe bashkeveprimin e ajrit me objekte te ngurta te "zhytura" ne te.

Nje aeroplan B-2 SPIRIT i USAF-it ne fluturim

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Skifter ne fluturim
Daedalus and Icarus, autori Frederick, Lord Leighton, viti 1869

Deshira per te fluturuar lindi natyrshem bashke me njeriun, ndoshta qe heren e pare qe njeriu pa nje zog qe fluturonte. Mposhtja e kufijve qe natyra i ka vendosur ka qene historikisht shtysa qe ka cuar njerezimin gjithmone e me perpara, deri ne ditet e sotme. Sot mjetet fluturuese qe prodhohen dhe perdoren ne bote tejkalojne dukshem qellimin fillestar te tyre. Ne te vertete aeroplanet moderne jo vetem jane te afte te veprojne ne kushte te pamundura per zogjte, por jane bere pjese e domosdoshme e jetes sone. Le te hyjme pak ne historine qe qendron pas arritjeve qe na kane dhuruar keto mjete te jashtezakonshme.

Perpjekje te lashta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne te vertete perpjekjet me te hershme se paku per te kuptuar mekanizmin fizik qe qendron pas aftesise se zogjve per te fluturuar gjejne vend ne histori shume me pare nga cmund te mendohet. Shume me pare edhe krahasuar me legjenden greke nje pikture e se ciles paraqitet djathtas. Arkeologe te ndryshem kane zbuluar se egjiptianet e lashte kane kryer studime te hollesishme ne kete aspekt, duke arritur te kuptojne ne thelb fluturimin e zogjve. Disa arkeologe eksperimentues kane hedhur hipotezen qe ndoshta rezultatet e atyre studimeve u kane dhene mundesine egjiptianeve te perdornin forcen e eres me nje sistem te nderlikuar balonash dhe rrotullash per levizjen e objekteve te medha te perdorura per ndertimin e veprave te tyre kolosale si piramidat e Egjiptit . Dihet gjithashtu se ne lindjen e larget kinezet kane qene te afte te ndertojne balona qe fluturonin mijera vjet p.e.s., ndoshta me pare se Faraonet e Egjiptit. Mbeshtetes te arkeologjise fantastike ose pseudoarkeologjise , per sa mund te konsiderohen te verteta apo spekulime pohimet e tyre,mbeshtesin mundesine qe qyteterime te lashta kane arritur me tej ne kete fushe, ndoshta me tej se ne, por keto konsiderime mbeshteten kryesisht mbi te dhena te diskutueshme, ose vizatime qe se largu mund te konsiderohen se kane te bejne me kete fushe.

Vizatimi i nje mjeti fluturues nga mjeshtri Leonardo da Vinci (1488). Ky mjet ishte nje ornithopter , me krahe qe perplaseshin si te zogjve, u paraqit per here te pare ne Codex mbi Fluturimin e Zogjve ne 1505.

Mesjeta [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ndonese mesjeta eshte me siguri periudha me e erret ne histori per zhvillimin e shkences ne pergjithesi, aty u hodhen hapat e pare qe i paraprine aeronautikes moderne si e njohim sot. Ne mesjeten e hershme ne lindjen e afert u kryen studime te rendesishme mbi fluturimin e zogjve,qe i paraprine shkencetarit Ibn Firnas , nje nga europianet e pare moderne qe krahas studimeve te kryera, zhvilloi dhe nje sere eksperimentesh te lidhura me rezultatet qe arriti. Me vone mund te permenden Leonardo da Vinci ose vellezerit Montgolfier , i pari qe projektoi nje lloj ornitopteri , nje mjet fluturues i ngjashem me nje zog, te dytet qe projektuan, zbatuan dhe treguan ne publik nje balone me ajer te ngrohte qe fluturoi por pa pilot, prej tyre marin emrin balonat me ajer te ngrohte moderne. Puna e ketyre pioniereve te fluturimit, edhe pse nuk arriten te ndertonin mjete te afta te transportonin njerez, i hapen rrugen zbulimeve qe do vinin me pas.

Flutirimi i pare i Wright Flyer I, 17 dhjetor 1903. Fluturimi i pare i nje mjeti i pilotuar nga nje njeri dhe i shtyre nga nje motorr.
LZ 127 Graf Zeppelin, zeppelin-i me i famshem

Revolucioni industrial [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Perpjekje te vazhdueshme zgjaten gjate Rilindjes. Megjithate nderin e shkrimit te historise do ta fitonin Vellezerit Wright ne SHBA. Pas shume provash te suksesshme me mjete fluturuese pa motor, me 17 dhjetor 1903 me modelin e radhes Wright Flyer I te treguar ne figure, ata bene te mundur fluturimin e pare te pilotuar me motor ne histori, duke hapur nje faqe te re te zhvillimit industrial boteror. Edhe pse garen e fluturimit te pare e fituan vellezerit Wright, perpjekjet e shkencetareve qe nderkohe ishin munduar t'i kalonin bene te mundur nje zhvillim te jashtezakonshem te aeronautikes. Ne vitet qe pasuan u zhvilluan si aeroplane, ashtu dhe zeppelin (balona te ngurta gjigante te treguara ne figure me poshte) ne kohe rekord.

Nje Sopwith F-1 Camel, model ushtarak anglez i Luftes se Pare Boterore
Nje McDonnell Douglas DC-3, nje nga aeroplanet te transportit civil me te famshem te te gjitha koherave me mbi 13000 ekzemplare te ndertuar. Fluturoi per here te pare ne vitet '30, megjithate sherben akoma ne shume vende te botes.

Lufta e Pare Boterore [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shperthimi i Luftes se Pare Boterore, edhe pse ne rrethana te gabuara, beri te kuptohej rendesia e aeronautikes. Avantazhi ushtarak qe ofronte beri superfuqite te investonin pa kursim ne studimin dhe ndertimin e mjeteve fluturuese. U ndertuan me mijera biplane (aeroplane me dy pale krahe), u zhvilluan triplane (me tre pale krahe) dhe zeppelin-e. U investua gjithashtu edhe ne studimet aeronautike, aq sa profilet e kraheve te perdorura edhe sot u studiuan qysh atehere. Gjate luftes ne nje fare menyre filloi formimi dhe karakterizimi i aeronautikes si disipline me vete. Gjithashtu u formua dhe nje figure e re profesionale, ajo e pilotit, qe me pare ishte nje detyre qe mbulohej pergjithesisht nga te njejtit persona qe projektonin mjetet. Njekohesisht linden dhe legjendat e para te aviacionit, si Baroni i Kuq ose avione si Sopwith Camel i treguar ne figure.

Nje P-38 pjesemarres ne fushaten e Normandise, USAF Aviacioni Ushtarak i Shteteve te Bashkuara te Amerikes
Horten HO IX, krah fluturues gjerman i Luftes se Dyte Boterore

Lufta e Dyte Boterore [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lufta e Dyte Boterore shenoi fundin e ndertimin masiv te zeppelin-eve. Kjo sepse nderkohe ishin zhvilluar aeroplane me krahe tek, me nje pale krahe, me strukture dhe veshje metalike, me motore me te fuqishem. Keta modele te rinj jo vetem tejkalonin zeppelin-et ne ato situata ku keta te fundit kishin qene historikisht me te afte, po njekohesisht shnderronin zeppelin-et ne objektiva te lehte per t'u goditur. Kjo vuri ne hije zhvillimin dhe ndertimin e zeppelin-eve edhe per qellime civile. Por sakaq aviacioni ne pergjithesi gjeti nje rilindje te re, nje zhvillim te tejskajshem, aq sa zhvillimi i mjeteve qe perdorni motorre xhet filloi qysh nga mesi i luftes, per te nxjerre ne drite modelet e para funksionuese ndersa lufta ende nuk kishte perfunduar. Ky zhvillim zhduku komplet nevojen e zeppelin-eve duke qene se aeroplanet mund te perdoreshin tashme edhe per fluturime nderkontinentale, gje qe me pare vetem zeppelin-et mund te benin. Por ndersa zeppelin-et vdisnin, lindte nje specie e re mjetesh, helikopteret . Edhe pse studimi i tyre kishte filluar decada me pare, ishte gjate luftes qe modelet e para funksionale filluan te ndertoheshin dhe perdoreshin efektivisht. Ne ndertimin e aeroplaneve gjeten vend koncepte te reja ndertuese, si ai i krahut fluturues, qe me pas do te sillnin zhvillimin e aeroplaneve si B-2 Spirit, i ilustruar ne fillim te ketij artikulli.

Nje SR-71 Blackbird ne fluturim
Alouette II, Helikopteri i pare i prodhuar ne mase me motorr turbine. I projektuar ne France, fluturimi i pare u krye me 1955, ndersa prodhimi filloi me 1957 me mbi 1300 ekzemplare te prodhuar

Lufta e Ftohte [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lufta e ftohte filloi me dy premisa te rendesishme per aeronautiken : motoret xhet dhe turboxhet per aeroplanet nga njera ane dhe motoret turbine per helikopteret nga tjetra. Keshtu aeroplanet filluan te beheshin gjithmone e me te shpejte, gjithmone e me te medhenj, pertej kufijve te vendosur me pare nga paaftesia teknike e helikave, helikopteret filluan te prodhoheshin ne mase fale motoreve te rinj te perdorur per here te pare me 1951, qe pakesonin ne menyre te konsiderueshme peshen e mjeteve. Studimet e metejshme mbi strukturat metalike dhe qarqet elektronike per kontrollin e qendrueshmerise ne ajer lejuan thyerjen e Shpejtesise se Zerit, kufi me pare i menduar i pakalueshem. Aviacioni hyri ne prioritetet e planeve si ekonomike dhe ushtarake te mbare botes. Ndersa ne pikepamjen civile transporti ajror i pasagjereve fitoi shpejt rendesine qe ka sot, dhe aeroplanet moren shpejt formen strukturale dhe funksionale aktuale, ne aspektin ushtarak u arriten rekorde qe kalonin Macch 3 (3 here shpejtesia e zerit, ose mbi 3600 km/h), si aeroplani spiun Blackbird amerikan. Ne te vertete shpejtesia e zerit u kalua edhe nga modele civile, si Concorde , por kostot e larta te ketij te fundit bene qe ky aspekt i aviacionit civil te mos zhvillohej me tej. Gara midis superfuqive per armatim dhe teknologji vuri edhe nje here ne dispozicion te aeronautikes boterore fonde te pakufizuara. Eshte ne kete periudhe qe u studiuan per here te pare modele Stealth si B-2 Spirit, ne figure, apo F-117 Night Hawk. Nderkohe aviacioni civil njohu nje profilizim te larte te modeleve ne baze te karakteristikave te kerkuara nga tregu, duke filluar nga modelet fare te vogla, te pershtatshme per private, te xhetet e lluxit, per te kaluar te aeroplanet e linjave te klasifikuar ne te vegjel, per linja te shkurtra, te mesem per linja mesatare, dhe te medhenjte interkontinental si Boeing 747 , pa harruar helikopteret qe u bene mjet i domosdoshem per mjekesine, zjarrfikesit, mediat, policine, VIP-at etj. Gara drejt teknologjise ne luften e ftohte shpejt u shnderrua edhe ne nje gare drejt hapesires, me projekte te pershtatshme si per hapesiren dhe per atmosferen si Shuttle -i amerikan. Kjo periudhe historike, nje nga me te artat ne historine e aeronautikes, i dha nje ide mbare njerezimit per perspektivat e zhvillimit te kesaj fushe dhe rendesise se saj.

Aeronautika moderne [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

X45-A arriti shpejtesine Mach 9,68
Nje X-45A ne fluturim. Ky eshte nje model UCAV ( ang. =Unmanned Combat Air Vehicle) mjet fluturues luftarak pa pilot. Frut i fantashkences te se kaluares, tashme shnderruar ne realitet.

Me perfundimin e luftes se ftohte investimet ne fushen e aeronautikes u ulen ndjeshem, kjo per fat te mire nuk ndikoi ndjeshem ne nivelet e kerkimit duke pasur parasysh se strukturat industriale dhe akademike te lidhura tashme ishin zhvilluar dhe profilizuar ne ate pike sa mund te mbijetonin edhe fale vetem fondeve nga ndermarrjet e interesuara dhe te ardhurave te tregut. Krahas permiresimeve te modeleve te transportit civil per te permiresuar sigurine ne fluturim dhe komoditetin e pasagjereve, vemendja e kerkuesve tashme eshte zhvendosur mbi probleme qe per here te pare ne histori po vleresohen seriozisht per pasojat qe sjellin, si ndotja e mjedisit. Ne fushen ushtarake modelet e gjuajtesve-bombardues shumerolesh te rinj, qe sapo kane hyre ne sherbim ose do te hyjne se shpejti, nder keta F-22 Raptor ose F-35 Lightning II, gezojne te gjithe aftesi Stealth . Sakaq po vleresohen koncepte te reja aerodinamike dhe teknologjike, mund te permenden UAV-et ( ang. = Unmanned Air Vehicle-Mjet Fluturues pa Pilot) dhe ne vecanti UCAV-et ( ang. = Unmanned Combat Air Vehicle- ne figure) qe pervec perdorimit te qarte ushtarak per te evituar humbje pilotesh ofrojne premisa per perdorime te transportit civil te mallrave; mund te permenden eksperimente te bere mbi fluturimet hiper-sonike (shume me larte shpejtesise se zerit) si rasti i X-45A i leshuara nga NASA (National Air and Space Administration) Amerikane, qe arriti shpejtesi rekord me motorrin e tij ram-xhet duke iu afruar Mach 10 ne vitin 2004. Keto eksperimente, te kryera kryesisht vitet e fundit, po vertetojne se fantashkenca e te kaluares po behet realitet me ritme te papritura.

Objektiva per te ardhmen [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne fushen ushtarake tashme eshte e qarte qe e ardhmja permban vetem mjete fluturuese pa pilot. Modelet ekzistuese te ketyre mjeteve kane vene ne dukje perparesite qe gezojne ne krahasim me homologet e pilotuar : nje mjet fluturues pa pilot nuk ve ne rrezik jete njerezish, te pakten te pales qe e perdor; nje mjet fluturues pa pilot nuk nevojit persona shume te kualifikuar qofte dhe per komandimin ne distance (nuk eshte nevoja per nje stervitje te mirefillte fluturimi, ashtu sikunder se nuk eshte nevoja per standarde rezistence dhe perqendrimi nga ana e pilotit). Me gjithe keqardhjen e te apasionuarve te fushes, te piloteve dhe te kujtimit te heronjve te ajrit, figura e pilotit ushtarak, e ajkes se te gjithe forcave te armatosura te cfaredolloj shteti ne bote, ne te ardhmen do te zbehet duke u transformuar thjesht ne nje aftesi ekstra te cfare do pjesetari te forcave ushtarake, duke u zhdukur perfundimisht nga skena si figure profesionale e tejet-stervitur dhe pergatitur per punen qe kryen .

Per sa i perket aviacionit civil, do mbete ashtu sic e njohim sot vetem per linjat e shkurtra dhe te mesme, me mjete qe gjithmone e me teper do te projektohen per te pasur nje eficence sa me te larte me pasoja sa me te paperfillshme per ambientin. Per sa i perket fluturimeve te gjata interkontinentale, dhe avioneve te famshem si Boeing 747 , shume shejt do te zevendesohen me mjete te afta per fluturim suborbitale, qe do te ofrojne udhetime me te shpejta me kosto me te ulet. Kjo fale rikthimit te interesit boteror, dhe investimeve boterore, mbi astronautiken dhe pasojave qe ajo do t'i sjelle se shpejti shoqerise dhe menyres sone te jeteses.

Ky zhvillim do te sjelle formimin e nje figure profesionale qe, ndonese ne nivele te larta profesionalizmi, deri me sot mbetet akoma nje figure pionieristike : Astronauti . Ne te ardhmen me teper persona do kene mundesine te ndermarrin kete karriere qe do te zgjerohet e perkufizohet gjithmone e me teper. Ky profesion, pervec te qenurit endrra e kujtdo te apasionuari ndaj filmave fantastiko-shkencore, do te jete me siguri pasardhesi i denje i piloteve ushtarake qe deri me sot sfidojne ligjet e fizikes pertej shpejtesise se zerit.

Kuriozitete [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shih edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Projekte [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Bibliografi [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]