한국   대만   중국   일본 
Adriani - Wikipedia Jump to content

Adriani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire

Perandori i madh i Romes, Adriani , i shkelqyer, aktiv dhe i zgjuar, i njohur ne latinisht si Publius Aelius Hadrianus, sundoi ne Perandorine e fuqishme Romake per 21 vjet me radhe (117-138 e.s). Adriani u lind ne nje familje gjysme italiane e gjysme spanjolle me 24 janar te vitit 76 dhe vdiq me 10 korrik te vitit 138. Babai i tij ishte i grades senatoriale dhe ishte nje kusheri i pare i perandorit Trajan. Ai u martua me mbesen e Trajanit Vibia Sabina heret ne karrieren e tij, perpara se Trajani te behej perandor. [1]

Perandori Adrian dhe Antinous. Muzeu Britanik

Ushtria dhe Senati i Romes miratuan pasimin e Adrianit si perandor. Me sundimin e tij Adriani preferoi te investoje ne zhvillimin e kufijve te qendrueshem, te mbrojtur dhe bashkimin e popujve te ndryshem te perandorise. Adriani ndiqte me energji idealet e veta perandorake dhe interesat personale. Ai vizitoi pothuajse cdo krahine te perandorise, shoqeruar nga nje shpure perandorake specialistesh dhe administratoresh. Ai inkurajoi gatishmerine dhe disiplinen ushtarake dhe nxiti, dizenjoi, ose subvencionoi personalisht institucione te ndryshme civile dhe fetare dhe ndertimin e projekteve. Ne Rome vete, ai rindertoi Panteonin dhe ndertoi tempullin e gjere te Venusit dhe Romes. Ne Egjipt, ai mund te kete rindertuar Serapeumin e Aleksandrise. Ai ishte nje admirues i flakte i Greqise dhe u perpoq ta bente Athinen kryeqytet kulturor te Perandorise se tij, keshtu qe ai urdheroi ndertimin e shume tempujve te pasur atje. Marredhenia e tij e forte me djaloshin e bukur grek Antinous dhe vdekja e parakohshme e ketij djali beri qe Adriani te deshperohej thelle e te krijonte kultin me te ri romak per nder te tij. Ai shtypi revolten e Bar Kokhba-s ne Judea, por mbreterimi i tij nga ana tjeter ishte paqesor.

Sipas ‘Historia Augusta’, Adriani kishte nje interes te madh per astrologjine e per parashikimet dhe i ishte parashikuar se do te behej perandor nga nje xhaxha i tij, i cili ishte edhe vete nje astrolog i afte.

Perandori Adrian ? adhuruesi me i madh i kultures helene

Perandori romak Adriani ishte adhuruesi me i madh i kultures se lashte greke. Gjate viteve te sundimit te tij, ai veproi sipas dashurise se tij per Athinen, duke e pajisur ate me projekte te rendesishme qe transformuan strukturen e saj urbane. Projektet e tij jane: Biblioteka e Adrianit, Ujesjellesi Adrianik, perfundimi i tempullit te Zeusit Olimpik, ura monumentale mbi Kefisin Eleusinian, Harku i Adrianit, Panteoni, i cili ishte ndoshta tempulli me i larte i Greqise se lashte dhe te tjere.

Dashuria e Adrianit per Athinen lindi qe ne adoleshencen e tij, gjate se ciles ai iu perkushtua me shume pasion arsimit grek saqe njerezit e quanin Graeculus , qe perkthehet greku i vogel. Athina, te cilen ai e projektoi si djep te intelektit, ia ktheu dashurine dhe miresite e tij. Statujat e Adrianit ne Akropol dhe ne Agora tregojne se ai adhurohej se bashku me hyjneshen Athene dhe Zeus Eleutherion, dhe nderohej si Dionisi i Ri. Me rastin e 1900 vjetorit nga ngritja e tij ne fron, Athina moderne e nderoi perandorin filohelen me ekspoziten "Adriani, Shpetimtar dhe Themelues". [2]

Perpara se te emerohej pasardhesi i Trajanit si perandor romak, Adriani kaloi nje periudhe kohe ne Athine, me shume mundesi nga fundi i konsullimit ne 108 deri sa u caktua gjeneral (legatus) ne 117 e.s. ne provincen siriane.

Vitet e Adrianit ne Athine ndikuan ne qasjen e tij administrative dhe kulturore ndaj Greqise ne pergjithesi dhe Athines ne vecanti kur ai ishte perandor. Ai e kaloi pjesen me te madhe te sundimit te tij duke vizituar krahinat, duke i kushtuar shume kohe Greqise dhe krahinave te tjera lindore. Ne Athine, Adriani sponsorizoi perfundimin e Tempullit e Zeusit Olimpian, nje nga me te medhenjte e kohes se tij. Ne vitin 129 ai mori titullin ‘Olympius’, dhe ne 131/132 Athina e nderoi ate me monumentin ‘Harku i Adrianit’, ne te cilen ata mbishkruan emrin e tij se bashku me Tezeun si themelues te qytetit. Rreth asaj kohe Adriani krijoi Panhelenionin, nje federate qytetesh greke me Athinen si qender. Te gjithe anetaret perfaqesoheshin ne menyre te barabarte ne syte e shtetit romak.

Portreti i Adrianit eshte nje deshmi e qendrueshme e filohelenizmit te tij. Portreti i Adrianit perfshin atletizmin rinor dhe ngjyren e pacenuar tipike te idealizmit grek. Ky stil artistik perqendrohet ne bukurine e njeriut te perafert me ate te hyjnive. Si rezultat, lloji i portretit te Adrianit eshte gjithnje rinor dhe pa te meta. Ai huazon me tej nga tradita greke me tiparet e tij me dalluese: floke te gjate kacurrela dhe mjeker te ngushte. Mjekra ne vecanti ishte nje simbol grek i burrerise, dhe ai ishte perandori i pare qe kishte e shfaqte kete, duke qene se shumica e perandoreve romak nuk e kishin zakon te mbanin mjeker.

Adriani pasoi Trajanin, te cilin e ndoqi pothuajse gjithmone ne fushatat e tij larg Romes. Nga ai mori ne dorezim Perandorine Romake ne madhesine e saj me te madhe territoriale ne historine e saj. Ai i sherbeu asaj ne menyren me te mire te mundshme: organizoi administraten ne menyre me efikase, ai ishte i prirur per te promovuar zgjidhjen diplomatike ne dallim me luften, themeloi qytete dhe punoi drejt koherences se perandorise. Ne te njejten kohe, ai perdori teknologji inovative dhe krijoi standarte ne dizajnin arkitektonik ne menyre qe te transformonte strukturen urbane te Romes dhe qyteteve te tjera. Qytetet greqishtfolese te provincave lindore deshmuan nje periudhe te re prosperiteti nen sundimin e Adrianit, e cila rigjalleroi ekonomine dhe perforcoi revolucionin e madh kulturor te shek. II e.s.. Duke njohur mbreterimin e tij te ndritur, krahinat lindore te Perandorise Romake e nderuan ate me titullin "Olympius" - nje titull qe i eshte dhene vetem Zeusit dhe Perikliut.

Pamje nga Biblioteka (Libraria) e Adrianit ne Athine

Perandori filohelen e vizitoi Athinen tre here gjate jetes se tij dhe qendroi ketu me gjate sesa kishte qendruar ne cdo qytet tjeter, pervec Romes. Ne viziten e tij te pare, rreth vitit 112 e.s, ai u zgjodh Arkon Eponim (sundues i larte). Ne vitin 124, si perandor tani, Adriani u be pjese e Mistereve Eleusiane, reformoi regjimin e Athines duke rivendosur numrin e anetareve te Parlamentit te Kleisthenit ne 500 dhe zgjidhi ceshtjet e taksave. Ai udhetoi ne Peloponez, themeloi dhe restauroi monumente, dhe vitin pasardhes u kthye ne Athine, ku peruroi programin e tij ambicioz te ndertimit. Ne udhetimin e tij te radhes (128-129 e.s) ai vizitoi Sparten ku u zgjodh "patronom" dhe siguroi pelqimin e familjeve te shquara te Athines dhe Spartes per krijimin e Koinonit (Lidhjes) se qyteteve greke, nje vizion i Perikliut qe nga viti 450 pr.e.s

Si nje entuziast i kultures greke, ne 131/132 Adriani themeloi Panhelenionin dhe krijoi Lojerat Panhelenia. Institucioni ishte nje organ federal ne te cilin benin pjese te pakten 30 qytete nga 3 kontinente qe mund te provonin rrenjet e tyre greke. Selia e Panhelenionit ishte Athina, nje fakt qe mbeshteti rolin e saj si qendra e botes greke. Vizioni i Adrianit per te bere Athinen, qendren e provincave lindore u materializua gjithashtu nga ndertesat dhe infrastruktura qe qyteti zhvilloi gjate mbreterimit te tij.

Fillojme nga Tempulli i Zeusit Olimpik, nje monument pike referimi ne zemren e Athines se sotme. Themelet e tij ishin vendosur nga Peisistratidet ne shekullin VI pr.e.s, ndersa perpjekjet me te rendesishme per perfundimin e tij jane ato te Lykurgut ne shekullin IV pr.e.s, si dhe mbreti i Sirise, Antioku IV Epifan, rreth vitit 175 p.e.s. Tempulli perfundoi perfundimisht nga Adriani, i cili e peruroi ate ne 131 pas Krishtit. Tempulli Adrianik ishte nje nga me te medhenjte ne boten e lashte dhe vetem per kolonat e tij u perdoren 15.500 ton mermer pentelik, kater here sa sasia e perdorur per kolonat e Partenonit ne Akropoli.

Biblioteka e Adrianit, nje strukture madheshtore qe u perfundua ne 131/132 e.s, deshmon per vleresimin e larte qe perandori kishte per qytetin e Athines, se ai e ndertoi atje dhe jo ne Rome nje ndertese te tille. Panteoni Athinas, mbetjet e te cilit ruhen ne lindje te Bibliotekes, ndoshta kombinonte adhurimin e perendive dhe Adrianin e hyjnizuar. Mbetjet e Gjimnazit qe Adriani themeloi ne Athine ruhen gjithashtu.

I madh ishte interesimi i Adrianit per festimin brilant te festes se Dionisise ne Shenjteroren e Dionisit Eleuthereus, ne hyrjen jugore te Akropolit. Duke pasur deshiren per ta lidhur veten me shkelqimin e festivalit dhe trashegimine intelektuale te qytetit, Adriani organizoi Lojerat Dionisiane dy here, qe do te thote se ai mbulonte shpenzimet e kesaj feste te madhe. Fasada e skenes dykateshe dhe rrugicat e teatrit u zbukuruan me statuja, ndersa pati edhe disa ndryshime ne amfiteatro.

Ujesjellesi Adrianik nuk eshte vetem nje projekt i madh infrastrukturor, por edhe nje deshmi e vullnetit te perandorit per te permiresuar cilesine e jetes ne Athine. Me nje gjatesi prej 25 km, ai konsiderohet si nje nga tunelet me te gjate te botes romake dhe nje arritje teknike ne mekaniken nentokesore. Ndertimi filloi ne vitin 125 dhe perfundoi ne 140 e.s nen sundimin e Antoninus Pius, pasardhesi i Adrianit, sic ishte shkruar ne nje mbishkrim ne arkitrafin e fasades monumentale te Rezervuarit te lashte.

Duke qene i inicuar ne Misteret Eleusiniane, Adriani urdheroi te ndertohej nje ure mbi lumin Kephisos, ende e dukshme sot, ne menyre qe te lehtesonte shtegun e Procesionit te Shenjte. Ura u ndertua ne nje pike rreth nje kilometer ne verilindje nga propiloni i Faltores se Demetres dhe Kores ne nje zone te rrezikshme ku lumi vershonte shpesh. Sa i perket harkut te Adrianit, te njohur per ne, ai u ngrit nga Athinasit per te nderuar Adrianin. Perfundoi ne 131/132 pas Krishtit dhe perandori supozohet te kete hyre permes tij per te peruruar tempullin e Zeusit Olimpik.

Muri i Adrianit

Muri i Adrianit (Britani e Madhe)

Muri i Adrianit, i quajtur gjithashtu edhe Muri Romak apo Vallum Aelius Hadriani ne latinisht, ishte nje fortifikim mbrojtes ne krahinen romake te Britanise, i filluar ne vitin 122 ne mbreterimin e perandorit Adrian. Ai shtrihet nga brigjet e lumit Tyne afer Detit te Veriut deri ne Grykederdhjen e lumit Solway ne Detin Irlandez, dhe ishte kufiri verior i Perandorise Romake, menjehere ne veri te te cilit ishin tokat e Britanikeve te Lashte veriore, perfshire Piktet. [3]

Kishte nje baze guri dhe ishte nje mur guri. Pergjate murit kishte fortesa te vogla me dy frengji ne mes. Kishte nga nje keshtjelle rreth cdo pese milje romake. Nga veriu ne jug, muri perbehej nga nje hendek, mur, rruge ushtarake dhe nje stom, nje tjeter hendek ngritur me gure. Mendohet se fortesat e vogla ishin te pajisur me garnizone statike, ndersa fortesat e medha (keshtjellat) kishin garnizone luftarake te kembesorise dhe kaloresise.

Nje pjese e konsiderueshme e murit ende qendron dhe mund te ndiqet ne kembe pergjate Rruges se bashkuar te Adrianit. Εlementi me i madh arkeologjik romak ne Britani, muri shkon gjithsej 73 milje (117.5 kilometra) ne veri te Anglise. Konsideruar si nje ikone kulturore britanike, Muri i Adrianit eshte nje nga atraksionet kryesore te lashta turistike te Britanise. Eshte caktuar si nje sit i trashegimise boterore te UNESCO-s ne 1987.


Referime

  1. ^ "Hadrian" (ne anglisht).
  2. ^ "Hadrian, the emperor who worshiped Athens" (ne anglisht).
  3. ^ "Hadrian's wall" (ne anglisht).