한국   대만   중국   일본 
Abetarja - Wikipedia Jump to content

Abetarja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Abetare franceze shtypur ne vitin 1861
Faqja e pare e abetares finlandeze Abckiria , e shkruar nga Mikael Agricola ne vitin 1543.

Abetarja ( anglisht : Alphabet book , Liber alfabeti) eshte nje liber i hartuar kryesisht per mesimin e shkrimit dhe leximit nga ana e femijeve te vegjel . Abetarja paraqet shkronjat e alfabetit te shoqeruara me fjale dhe/ose imazhe perkatese.

Permbledhje [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shumica e abetareve permbajne forma te shkronjave te medha dhe shkronjave te vogla, te shkrimit dhe te shtypit, fjale kyce qe fillojne me shkronja te vecanta ose ilustrime te fjaleve kyce. Abetaret (Librat e alfabetit) mund te perbehen nga fjali , paragrafe ose faqe te tera qe theksojne shkronja dhe fjale kyce perkatese ne nje larmi formatesh krijuese dhe imagjinative. [1]

Libri i pare dhe me i vjeter i alfabetit eshte abetarja me titull, "The BAC Bothe in Latyn and in Englysshe" nga viti 1538, pergatitur nga Thomas Pety ne gjuhet: Latyn dhe ne Englysshe. Libri i pare i alfabetit i shoqeruar me fotografi eshte abetarja me titull, "A Methode; or, Comfortable Beginning for All Unlearned ( Nje Metode;Fillim i rehatshem per te gjithe te pa mesuarit" botuar ne vitin 1570 nga John Hart. [2] Ne gjuhen shqipe abetarja e pare konsiderohet Evetari i shkruar nga Naum Veqilharxhi .

Sot ka shume lloje te ndryshme te abetareve (librave te alfabetit) te cilet magjepsin interesin e nje lexuesi fillestare permes aliterimit, onomatopese, rrefimeve krijuese, poezive te te gjitha llojeve, iluzioneve te ndryshme tredimensionale, humorit dhe kuriozitetit. Tashme ne treg jane edhe librat elektronike te alfabetit te cilat dallohen me animacione dhe vecori te ndryshme audio-vizuale. Megjithate, edukatoret dhe pedagoget kane kritikuar disa nga librat bashkekohore te alfabetit per fokusimin ne mesimin e emrave te shkronjave, te cilet shpesh tingellojne ndryshe nga tingujt qe prodhojne ne realitet, e gjithashtu edhe si nderhyres ne procesin e mesimit te leximit dhe shkrimit ( shkim-leximit ). [2]

Nje dimension tjeter mjaft te rendesishem te abetareve (librave te alfabetit) paraqet edhe aparatura didaktike, metodike, profesionale dhe shkencore e saj. [1]

Qellimet [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Librat e alfabetit prezantojne tingujt dhe shkronjat e alfabetit te renditur. Keta libra ofrojne nje zhaner jo kercenues, ne te cilin femijet perfshihen ne nje sere tekstesh artistike dhe jotrilluese. Librat e alfabetit ofrojne mundesi per:

  1. Zhvillimi i bisedave dhe aftesive ne gjuhen e folur
  2. Rritjen e vetedijes fonemike
  3. Mesimi i fonikes
  4. Krijimi i lidhjeve te tekstit (Aktivizimi i njohurive paraprake)
  5. Parashikimi (Bisede me tekst)
  6. Ndertimi i fjalorit
  7. Perfundimi / nxjerrja e perfundimeve
  8. Sekuencat
  9. Identifikimi i elementeve te struktures se tregimit
  10. Njohja e kendveshtrimit
  11. Vizualizimi i cilesimit (Koha, vendi dhe atmosfera)
  12. Shfaqja e dialogut (Shfaqjet dhe Teatri i Lexuesve)
  13. Rileximi per rrjedhshmeria
  14. Ritregimi per kontrollet e te kuptuarit
  15. Angazhimi i inteligjencave te shumefishta permes shkrimit, muzikes, artit, vallezimit [3]

Shih edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ a b Bunyan, John. (1686) A Book for Boys and Girls, or Country Rhymes for Children. , London, Printed for N. P. [Nathaniel Ponder].
  2. ^ a b "ABC Books or Alphabet Books" . Oxford Reference (ne anglisht). doi : 10.1093/acref/9780195146561.001.0001/acref-9780195146561-e-0005 . Marre me 2018-07-10 .
  3. ^ What is an alphabet book at sil.org accessed 9 September 2007

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]