한국   대만   중국   일본 
Cameria - Wikipedia Jump to content

Cameria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Harta qe tregon rajonin e Camerise dhe rajonet ne Greqi te banuara nga shqiptaret ne fillim te shekullit xx.

Cameria eshte nje krahine ne Epir . Ky emertim eshte i lidhur me camet , popullsia autoktone dhe qe perbente shumicen e popullsise se Camerise. Cameria perben nje brez tokesor i cili shtrihet gjate anedetit lindor te detit Jon nga Butrinti e Bistrica deri ne Gjirin e Prevezes . Ne periudhen moderne, Cameria i referohet shpesh te gjithe zones etnike shqiptare ne Greqi, konkretisht rajonit te Epirit dhe nje pjese te Maqedonise Perendimore .

Historia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Cameria ishte pjese e Epirit dhe si e tille ishte deri pas riorganizimit administrativ te territoreve te pushtuara ne Ballkan nga romaket . Sipas ketij riorganizimi provinca e Epirit, ndahet ne dy njesi administrative, ate jugore dhe veriore. Pjesa veriore e njohur nga vendasit si Cameria pas kesaj ndarje fillon te hyje ne literaturen romake si Epiri veriore.

Mirepo kjo ndarje administrative per te foluren popullore nuk ka lene gjurme, keshtu qe edhe ne ditet tona ne gjuhet dhe literaturen ballkanike perdoren termat autoktone per popullsine (edhe ne greqisht ) dhe per njesine administrative.

Gjate kohes se dyndjeve sllave, Cameria ishte nder anet me te pa prekura nga elementi sllav dhe kjo ane me vone, gjate ndarjes se popujve te Bizantit ne popuj sipas tradites fetare (greke) [1] , sipas tradites se gjakut (shqiptar) dhe ardhacakeve sllavo-turk (bullgare), dallohej per traditen fisnore. Gjate kesaj kohe zhvillohen luftera te ashpra ne mes te priresve te ketyre tre popujve per marrjen e keshtjellave ne keto ane. Fundamentalistet fetare qe kishin zene pozita ne perandorine e bizantin, bene masakrimin e popullsise vendase. Ne keto rrethana, popullit, qe anonte nga vija e gjakut, i erdhen ne ndihme familje nga pjesa perendimore e Ballkanit . Keshtu qe me vone, Skenderbeu , nga te krishteret pranohet si princ i Albanise dhe Epirit .

Pas lufterave ne Ballkanin lindor kunder bizantineve dhe sllaveve te krishtere, Cameria, me 1449 , bie nen sundimin e osmaneve . Nen sundimin osman formohet njesia administrative me qender ne Janine, e njohur ne histori si nje nder kater vilajetet shqiptare. Gjate kesaj kohe ne pushtet vjen Ali Pashe Tepelena , qe ne histori eshte i njohur per tentimin e tij te organizimit te popullit te kesaj ane ne nje shtet shqiptar. [2]

Etimologjia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Sipas disa studiuesve, emertimi Cameri vjen nga lumi Thyamis qe gjarperon ne kete krahine, lume i cili eshte shenuar qe me pare ne literaturen e grekeve te lashte dhe te romakeve.Ky lum njihet ndryshe edhe si Glyks apo Kalamas. Nen sundimin osman tingulli "Th" u pershtat me tingullin "C", qe te turqit eshte shume i zakonshem. Turqishtja nuk e ka tingullin Th ne alfabet, dhe si rrjedhoje duhej kjo pershtatje.

Studiuesi grek Georgion Nikokles thote se “Cam” dmth pishe dhe “Cameri” vend me pisha. Ai thote se shqiptaret kane qene ngulitur fillimisht ne Danub dhe ne epoken e eres sone kane zbritur ne vendbanimin e ri ilirik. Ky studiues mbron tezen e autoktonise se pjesshme te shqiptareve.

Xhamia ne Parge (1907)

Gjeografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Fshatrat [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]


Veprimtare [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shih edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Lidhje te jashtme [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Burime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  • | B. Bajrami [ lidhje e vdekur ]
  • Konrad Clewing: Camen. In: Lexikon zur Geschichte Sudosteuropas. hrsg. v. Edgar Hosch u. a. Wien & Koln 2004. S. 162.
  • Doris Stockmann, Wilfried Fiedler, Erich Stockmann: Albanische Volksmusik, Band 1: Gesange der Camen." Berlin: Akademie-Verlag, 1965. 302 Seiten.
  • | B.Bajrami
  1. ^ Popullsi e perzier qe kishte humbur rrenjet dhe jetonte sipas tradites fetare lindore
  2. ^ The Eclectic Magazine of Foreign Literature, Science, and Art