한국   대만   중국   일본 
Pandeli Sotiri - Wikipedia Jump to content

Pandeli Sotiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lire
Pandeli Sotiri
Pedagog, Publicist, Mesues
U lind me 1843 ? ose 1852 ?
Selcka , Vilajeti i Janines , Perandoria Osmane
Vdiq me 1890
Selanik , Perandoria Osmane
Kombesia shqiptar

Pandeli Sotiri ( Selcke , 1843 - Selanik , 1892 ) ka qene themeluesi i Mesonjetores se Korces dhe nje nder rilindesit shqiptare qe kontribuan ne perhapjen dhe mesimin e gjuhes shqipe. [1]

Biografia [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

U lind me 1843 ne Selcke te krahines se Lunxherise , Gjirokaster , Shqiperi. Vilajetin e Janines (sot Njesia administrative Pogon ). Se bashku me Petro Nini Luarasin mori mesimet e para ne Qestorat nga Koto Hoxhi . [2]

Sotiri qe anetar i Komitetit Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqiptare te krijuar ne Stamboll me 1877 dhe degezimin e tij Shoqerine e te shtypurit shkronja shqip . [3] Ne korrik te vitit 1881 u organizua ne Bukuresht nje mbledhje e atdhetareve shqiptare te asaj kolonie, te cilet formuan Shoqerine “Deg’ e Shoqerise se Stambollit”. Pas krijimit te kesaj Shoqerie, shkuan ne Bukuresht Jani Vretoja e Pandeli Sotiri, te derguar nga Shoqeria e Stambollit .

Me 1884 mori persiper botimin e te perkohshmes se pare qe shkruhej krejtesisht ne gjuhen shqipe, "Drita", qe u botua se pari nga Petro Poga . Sidoqofte, Sotirit iu desht te nxirrte nje leje te re dhe ta riemertonte, duke e quajtur "Dituria". [4]

Me 1887 Sotirit iu mundesua leja nga vellezerit Frasheri qe te hapte shkollen e njohur si Mesonjetorja e Korces, e cila u hap ne shtepine e Mandi Terpos . [5] [6] Iu desht te ikte ne Greqi te njejtin vit, duke ia lene drejtimin shkolles zevendesit te tij, Thanas Sines . [7]

Sotiri vdiq me 1892, i hedhur nga kati i trete nga grekomanet ne Selanik, organizuar nga e shoqja dhe kunati i tij. [8]

Pas vrasjes se prinderve, detyrohet te largohet ne Austri se bashku me vellain e tij Koto Sotirin. Studimet e larta i kreu ne Vjene,ku u diplomua per mjekesi. Gjate shkollimit ne Austri, Pandeliu mesoi shume nga kultura gjermane duke e zoteruar mire ate, gjuhen frenge si dhe pa harruar dhe gjuhen shqipe. Gjithashtu edhe mesimet e marra ne Qestorat nga Koto Hoxhi dhe mesues te tjere, ne shqip dhe greqisht e pajisen ate me njohuri dhe kulture te gjuheve te huaja. Tere veprimtarine e tij, Pandeliu ia kushtoi Levizjes per Clirimin Kombetar dhe ndonese studioi per mjekesi, ai u lidh me arsimin, shkollen, publicistiken, ne sherbim te asaj levizjeje. Kudo qe shkoi ne Turqi, Rumani, Egjipt, u shqua per aftesi organizative ne krijimin e shoqerive te revistave qe kontribuan ne zhvillimin e arsimit kombetar dhe ne edukimin e vetedijes kombetare. Qe nje nga 27 anetaret e grupit qe themeluan Shoqerine e Stambollit. Se bashku me Jani Vreton shkoi ne Bukuresht si perfaqesues i kesaj shoqerie per te ndihmuar shoqerine e atjeshme. Me gjithe kushtet e veshtira, Pandeli Sotiri punoi pa u lodhur ne fushen e botimeve shkollore. Ai dha nje kontribut te shquar ne themelimin e Shkolles se pare Kombetare Shqipe “Mesonjetorja e Korces” qe u hap me 7 Mars 1887 si drejtor i saj, duke krijuar keshtu nje tradite te mire sidomos ne drejtim te udheheqjes se shkolles dhe te administrimit te saj duke qene se ishte vete i pari qe dha ne kete shkolle mesimin e gjuhes shqipe.

Veprimtaria [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Rreth vitit 1870 , Pandeli Sotiri u zhvendos ne Stamboll ku nepermjet Koto Hoxhit bie ne kontakt dhe miqesi me vellezerit Frasheri, Jani Vreton, Kostadin Kristoforidhin etj. Stambolli qe kthyer ne nje qender te vertete pune, bashkepunimi e miqesie mes shqiptareve. Midis 27 patrioteve qe themeluan “ Shoqerine e Stambollit ” ne Bukuresht per te ndihmuar ne mbarevajtjen e Shoqerise ‘Drita’ ishte dhe ai i Pandeli Sotirit. Pas Bukureshtit kaluan ne Egjipt ku hodhen bazat e nje pune te mire per te ardhmen per t’u lidhur me nje shoqeri te vetme ‘Bukuresht-Stamboll-Egjipt”. Me kthimin e tyre ne Stamboll, shoqeria e ngritur ne kete qytet 2 vjet me pare, filloi perpjekjet per aktivitetin per shkollen qe do te hapej ne Korce. I perfshire teresisht ne levizjen atdhetare dhe me nje perspektive te qarte per te ardhmen, me gjithe kushtet e veshtira te punes ne ate kohe, punoi pa u lodhur sebashku me te tjere ne fushen e botimeve shkollore dhe iu pervesh punes pergatitore per themelimin e revistave brenda perandorise turke. Nepermjet nje veprimtarie intensive kulturore, Pandeliu formon shoqerine ‘Vellazeria Shqiptare”, e cila me nje pamje kulturore qe kishte nxorri revisten “Prometeu”. Duke mos pasur dot lejen per botimin e nje reviste shqip, se bashku me Petro Pogen qe e drejtoi kete reviste nga 22 qershor 1883 e deri me 15 maj 1884 , munden te punonin rreth kesaj te perkohshmeje duke nxjerre 12 numra, qe u kthye ne nje tribune per lartesimin kulturor te atdhetareve te shoqerise e te tjereve duke botuar lende historike, studime per fiziken, biologjine, shkrime per autore te njohur si Viktor Hygo , Emil Zola , Moxart etj.

Ne vend te “Prometeut” qe u ndalua me 10 gusht te vitit 1884 nisi te botohej revista “Drita-Dituria” qe ndihmoi ne perhapjen e idese kombetare dhe te njohurive shkencore ne gjuhen amtare. Kjo reviste u be organi i dyte shqip pas ‘Fiamuri i Arbrit” qe Jeronim De Rada e botonte 1 vit me pare ne Kalabri . Pas terheqjes se Petro Poges drejtimin e revistes e mori Pandeliu i cili u dallua per shkrimet e tij “ Statistikat Boterore” pjese nga romani “Te ngjarat e Telemakut” me kushtin e domosdoshem qe permbajtja e lendes se cdo numri te revistes te dergohej ne Ministrine e Arsimit te Perandorise para se te dergohej ne shtyp dhe me kete rast Pandeliu ia nderron emrin nga ‘Drita’ ne ‘Dituria’. Vec ketyre hartoi dhe shkrimet anti-klerikale. Kjo reviste kulturore mujore e perbere nga 16 faqe, e shprehte misionin e vet si ne titull ashtu dhe ne permbajtje, misionin e madh atdhetar, iluminist,ne perhapjen e diturise te shqiptaret, te zgjimit e rritjes se ndjenjave atdhetare, te ndricimit te mendjes se shqiptareve me njohuri nga historia e letersise, nga shkencat e tjera shoqerore e natyrore sidomos nga matematika elementare e dituri natyre. Qe ne kryeartikullin e pare te saj, theksohet dashuria per nenen, babain, motren, vellain, familjen, miqte, te afermit qe cojne ne dashurine per Atdheun. Nje peshe te madhe zene ne kete reviste shkrime te Naim dhe Sami Frasherit dhe Jani Vretos. ‘Dituria’ u be e njohur ne Shqiperi, ne Itali tek arbereshet dhe me gjere duke ngjallur nje interesim mjaft te madh. Duke lexuar numrat e revistes arrijme ne perfundimin se: Se pari: Pandeli Sotiri eshte nje personalitet i shquar i kultures shqiptare dhe i mbare ceshtjes kombetare. Organi qe ai drejtoi pershkohet i tere nga deshira per t’iu treguar shqiptareve se c’jane dhe cila eshte historia e tyre. Se dyti: Vellezerit Frasheri, Jani Vreto dhe Pandeli Sotiri mbajne peshen kryesore te shkrimeve. Ata kane gjetur tek Pandeliu atdhetarin e afte qe kryen me kompetence e kulture drejtimin e atij organi qe i perfaqeson edhe ata, e krijimtarine e studimet e tyre. Se treti: Shkrimet e tij ishin ne funksion te drejtperdrejte te lartesimit kulturor, te shqiptareve dhe te evidentimit te tipareve e vlerave te medha letrare. Se katerti: Ne kete reviste trajtoheshin problemet shoqerore, ato te moralit, ku zgjerohen konceptet mbi nevojen e njeriut per dituri, per te njohur natyren, punet e mira dhe te dobishme. Edhe edukata e punes ze nje vend te rendesishem. Se pesti: Trajton problemet e arsimit, shkolles, mendimit pedagogjik letrar, karakterin edukativ te mesuarit, trajtimin didaktik te lendes dhe duke marre ne konsiderate vecorite e moshave mbeshtetur ne baza psikiko-pedagogjike.

Bazat Historike te Rilindjes [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Rilindja Shqiptare me te perbashketat por edhe me ato vecorite e veta nga Rilindja Evropiane si nje rryme fillimisht e “abetareve” do te fuqizohej dalengadale ne ditet e ngjeshura me veprimtari te shekullit XIX derisa te behej nje rryme e fuqishme mbareshqiptare, politike, gjuhesore, letrare, arsimore, shkencore, fetare, sociale, me nje theks teper te vecante atdhetar, me shqetesimin e perpjekjet e medha konkrete per ringjalljen e afrimin e kombit shqiptar. Rilindja shqiptare nepermjet duarve te mesuesve, kalon nga caku i abetareve qe hyne pa miratimin e askujt ne shoqeri vellezerish shqiptar, ne drejtim organesh politike, ne hartime platformash shteterore per autonomine e perparimin e Shqiperise. Pasi fuqizoi masat, Rilindja Shqiptare drejtoi Lidhjen e fuqishme te shqiptareve te Prizrenit, dhe pergatiti strukturat e mbrojtjes. Keto i beri njekohesisht edhe duke qene se ishte nje rryme e fuqishme iluministe dhe revolucionare. Rilindja me dallgezimet e veta nuk mund te bente perpara pa nje gjuhe e letersi shqiptare, pa abetaret e Veqilharxhit, pa librat e Naimit. Qe ne vitet ’40-te shekullit te XIX, Naum Veqilharxhi vleresonte lart mesimin dhe diturine. “Me te miren gje qe njohu njeriu-shkruante ai,- ish te mesuarit”, prandaj kerkonte qe populli shqiptar te merrte si shembull kombet e perparuara te botes me qellim qe edhe ai nje dite te vihej ne radhen e kombeve te qyteteruara. Ndersa Sami Frasheri shkruante: “Ne ka nje gje, per te cilen shqiptaret duhet te kujdesen me teper, ajo padyshim eshte Diturija”. Porosia e Naim Frasherit me karakter sa pedagogjik dhe patriotik: “Mesojeni femijen tuaj te dije me shume se ju, se ata jane per nje kohe me tej nga koha juaj”, mbeti dhe mbetet gjithnje aktuale. Duke e konsideruar shkollen si porten e natyrshme te arsimit kombetar, rilindasit vleresonin lart edhe rolin e familjes e vecanerisht te nenes ne edukimin e femijeve. Platformen e pare te shkolles kombetare e perpunuan Rilindasit tane. Te dhenat e para te se ciles i dha Naum Veqilharxhi, me pas u plotesuan nga Kostandin Kristoforidhi , Hasan Tahsini , Pashko Vasa , Jani Vreto e deri tek Platforma e njohur e Naim dhe Sami Frasherit duke u nisur nga teza se: Pa emancipim kulturor nuk mund te kemi emancipim politiko-shoqeror.

Pandeli Sotiri do te linte mjekesine per te drejtuar shoqerine shqiptare, organin letraro-pedagogjik shqiptar “Drita-Dituria” per te organizuar e drejtuar nje shkolle model, nje shkolle kombetare shqipe nga gjuha, iluministe nga permbajtja dhe laike e masive te perbashket per tere besimet fetare.Vetem shqiptaret ishin perjashtuar nga gjuha amtare sipas Dekretit te Gjylhanese kur ky Dekret i vitit 1839 i garantonte te gjithe kombesise lirine e arsimit ne gjuhen amtare. Preteksti ishte ndarja fetare: myslimanet si pjesetare te kombesise osmane dhe shqiptaret ortodokse si pjesetare te kombesise greke. Kostandin Kristoforidhi me shqiperimet e veta apo Jani Vreto e vellezerit Frasheri e deri tek Daut Borici autor i abetares, inspektor i arsimit e drejtues i Lidhjes se Shqiptareve te Prizrenit per Shkodren, nga De Rada apo Hoxha Hasan Tahsini “Mesues te popullit” tashme te ligjeruar na cojne ne perfundimin paraprak se Rilindja e mesuesit nuk ndahen, se mesuesit e Rilindjes jane ne balle te atij mendimi e veprimi politiko-shoqeror shqiptar. Kjo lufte per shkollen e pare kombetare mori qe ne fillim karakter te mprehte politik.Lufta e mesuesve dhe e masave per shkollen, letersine dhe alfabetin ishin dege te levizjes kulturore rilindase dhe u bene kolona kryesore per krijimin e shtetit shqiptar. Me gjithe presionet e shumta te armiqve te kombit, mesuesit nuk u terhoqen, ata u bashkuan ne shoqeri duke terhequr pas vetes arsimtare te tjere arsimdashes qe te krijonin alfabetin e shqipes, te zhvillonin letersine shkollore, te kthenin shkollat e huaja ne shkolla shqipe.

Kesaj veprimtarie i paraprine: Naum Veqilharxhi , Kostandin Kristoforidhi , Stefan Konomi, Daut Borici, duke u ndihmuar edhe nga punonjesit e letersise artistike si: Thimi Mitko, Zef Jubani, Preng Doci, Ndue Bytyci etj. Rilindasit tane i perballuan me dinjitet problemet e shumta teorike dhe praktike qe u dolen perpara duke u hapur horizonte mbaresie arsimit dhe shkolles sone te asaj kohe. Pandeli Sotiri, Naim e Sami Frasheri, Jani Vreto, Kostandin Kristoforidhi e deri tek Aleksander Xhuvani u frymezuan nga mendimi pedagogjik evropian, tek i cili njohen mendimin shoqeror, te rejat e shkencave shoqerore e shkencore. Ne kushtet e Shqiperise se roberuar, mesuesit dhe atdhetaret e tjere nuk mund te zgjidhnin ceshtjen e shkolles kombetare jashte kerkesave e luftes politike per te fituar autonomine sic e kerkonte dhe synonte Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Prandaj u moren edhe disa masa si caktimi i alfabetit unik te shqipes, botimi i Abetares dhe themelimi me 12 tetor 1879 i Shoqerise se Shkronjave Shqipe, e cila merrte persiper te organizonte ne Shqiperi, sistemin arsimor kombetar, te botonte tekstet shkollore dhe te siguronte botime te tjera. Pas shtypjes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, mori hov edhe veprimtaria shoviniste. Ne Korce kishte tre shkolla turke, kater shkolla greke dhe asnje shkolle shqipe ndonese popullsia ishte krejt shqiptare. Edhe ne qender te shoqerise ku punohej ne kushte me te veshtira deri ne gjendje ilegaliteti, Samiu si kryetar i Shoqerise qendronte perkrah Naim Frasherit , Koto Hoxhit, Jani Vretos e Pandeli Sotrit.

Ne Rumani funksiononte edhe Shoqeria Drita e cila ishte formuar ne Bukuresht me 1881, si dege e Stambollit por qe dalengadale do te punonte si e pavarur. Ne ate dege mjaft mesues gjeten fushe veprimtarie dhe si mesimdhenes edhe ne pergatitjen e disa teksteve shkollore e ne shtypjen e tyre. Mendimi pedagogjik i Rilindjes trajtoi probleme themelore e parimore te shkolles te teorise se mesimit dhe edukates. Disa nga tiparet e pergjithshme te saj jane: Se pari: Ne tere veprimtarine e tyre gjate periudhes se Rilindjes, mesuesit u ndalen ne ceshtjen e kombit, te zhvillimit, te perparimit, per fatet e popullit dhe te bashkimit te tij duke perdorur gjithe rruget e mundshme. Se dyti: Ata vleresuan gjuhen shqipe si nje lende e fushe me rendesi jetike, per vete ekzistencen e kombit me bindjen se pa gjuhe nuk ka komb dhe se pa gjuhe te njesuar nuk ka komb te njesuar dhe se asimilimi i gjuhes eshte asimilimi i kombit. Se treti: Ata kishin si tipar te perbashket se jo vetem ishin mesues por edhe mesimdhenes e njekohesisht edhe autore tekstesh. Se katerti: Zhvillon mesimin sipas programeve mesimore me kahje te Evropes. Kjo Levizje Kombetare permbushte interesat mbare kombetare te te gjithe popullit shqiptar.

Shoqeria e te Shtypurit Shkronja Shqip [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ceshtja shqiptare ishte bere prezent ne menyre kembengulese ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit . Pikerisht ne kete kohe, Rilindasit e shquar formuan shoqaten patriotike-kulturore, arsimore me qender ne Stamboll duke afirmuar edhe rrugen iluministe drejt realizimit te strategjise se perbashket per te gjithe shqiptaret dhe arsimimin e popullit. Kjo shoqeri e formuar me 12 tetor 1879 pas nje pergatitje paraprake nga “Komiteti Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqiptare” te kryesuar nga Sami Frasheri, pati per drejtues Abdyl Frasherin , Pashko Vasen , Jani Vreton , Koto Hoxhin , Hasan Tahsini dhe Pandeli Sotirin. Nder emrat e pare qe nenshkruan ‘Platformen e Shoqerise e te Shtypurit Shkronja Shqip’ ishte dhe ai i Pandeli Sotirit. Keshtu fillon nje pune e organizuar per te mesuarit e ndritur te kombit, te ngjallurit e gjuhes shqipe e te bashkuarit te dialekteve te saj. U miratua dhe alfabeti i perbashket i gjuhes shqipe sipas projektit te Sami Frasherit, ‘Alfabeti i Stambollit’ me ane te cilit u botua “Alfabetare e Gjuhes Shqipe”. Me botimin e saj u krijua mundesia e librave shkollore. Pandeliu u mor me krijimin e vatrave per botimin e librave duke njohur domosdoshmerine e tyre per arsimin e popullit, per sqarimin politik dhe social si dhe per zhvillimin dhe emancipimin e njerezve. Prandaj ngriti e mbeshteti idene per te krijuar ‘Shoqerine e Stambollit per Vivlla Shqipe’. Ne Stamboll kishte veshtiresi te ndryshme sidomos nga mos miratimi i shtypjes se tyre dhe faktore te tjere censurore. Per kete arsye Pandeli Sotiri bashke me Jani Vreton dergohen ne Bukuresht ku ishte nje koloni e njohur shqiptaresh. Me veprimtarine e Rumanise u krijua lidhja nga Sami Frasheri ne te cilen u mblodhen 1700 franga per te shtypur libra shqip. Dergimi i Pandeli Sotirit dhe Jani Vretos i dha nje shtytje forcimit te deges qe me 24 dhjetor 1884 do te pagezohej me emrin “Drita”. Keshtu u mblodhen 15.000 franga dhe u krijua vatra e pergatitjes se librave dhe e grumbullimit te doreshkrimeve dhe porositjen e shkronjave ne Vjene. Dhe keshtu u themelua Shtypshkronja shqipe qe mori emrin ku u ngrit “ Shtypshkronja e Bukureshtit”.

Perpjekja per te Hapur Shkollen e Pare Shqipe Kombetare [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Shoqeria “Drita” e Bukureshtit ne marreveshje me patriotet ne Stamboll dhe Egjipt, ne bashkerendim me atdhetare te tjere ne Shqiperi, filluan perpjekjet per te hapur shkollen e pare kombetare shqipe. Perpjekjet e tyre u harmonizuan ne disa drejtime per t’u organizuar por puna e tyre hasi ne disa pengesa. Lufta per arsimin shqip po zhvillohej ne nje kohe kur qeveria turke mundohej te mos lejonte bashkimin tone kombetar. Megjithate patriotet tane u bashkuan dhe luftuan per hapjen e shkolles. Per te drejtuar “Mesonjetoren”e pare u thirr Pandeli Sotiri per te punuar se bashku me mesues dhe patriot te tjere dhe me vellain e tij Koto Sotirin. Drejtori i ri i shkolles arriti ne Korce me 150 abetaret e para. Patrioti Efthim Marko per celjen e Mesonjetores shkruante: Mesojme se shkolla u cel, se pema qe u mboll dy vjet me pare, sot lulezoi dhe dha fruta t’embla…

Mesonjetorja Shqipe Kombetare e Korces, 7 mars 1887 [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Ne hapesiren shqiptare po shtoheshin pa reshtur shkolla te huaja sidomos ato greke si dhe shkolla fetare te ndryshme. Dergimi i Pandeli Sotirit ne Korce ishte nje mision i rendesishem historik, jo vetem thjeshte nje emerim mesuesi apo drejtori. Misioni Pandeliut ishte te drejtonte e te zhvillonte vete punen e mesuesit te gjuhes shqipe. Kjo shkolle do te ishte kombetare ne te gjitha pikepamjet dhe laike njekohesisht, do te ishte shkolla e te gjitheve. Do te organizonte shoqerine te sherbente per te ruajtur dhe zhvilluar gjuhen shqipe. Rrethi i Korces po tregonte nje interes te theksuar.

Pandeliu la punen e tij dhe largohet nga Stambolli per ne Korce duke sjelle me vete 150 abetare. Shkolla mbahej me ndihmen e shoqerive te mergimit e te qytetareve vendas e administruar prej nje Keshilli te fshehte te perbere nga Thimi Mitko , Orhan Pojani, Vani Kosturi. Praktika demokratike e trajtimit te nxenesve duke u dhene femijeve te varfer libra e fletore e pena pa pagese, flet per nje organizim paraprak te Komitetit te shkolles. Pandeli Sotirit iu caktuan 10 lira turke ne muaj sebashku me Thanas Sinen ndersa Hafiz Aliu, personalitet kulturor, mesues i gjuhes turke do te zhvillonte mesimin pa pagese.

Dita e pare e shkolles, me 7 mars 1887 ishte kthyer ne nje feste te vertete popullore per te gjithe qytetin. Ate dite u paraqiten 35 nxenes me vone arriti ne 60 nxenes, e vitin e dyte ne 200 nxenes. Perpara nxenesve, prinderve e atdhetareve te tjere qe erdhen ne kete ngjarje te shenuar jo vetem per Korcen por per mbare vendin, mbajti fjalim Pandeli Sotiri i cili foli ne menyre te vecante per interesimin e femijeve, per shkollen e gjuhen shqipe. Ai ishte jo vetem nje mesues i dashur por edhe frymezuesi i tyre. Te nesermen me 8 mars 1887 , Thimi Marko i shkruante shqiptareve te Bukureshtit: Deshira jone u mbarua, shkolla shqipe u hap… Hapja e kesaj shkolle perbente nje ngjarje te vecante ne historine e arsimit shqiptar sepse ishte nje kurorezim i perpjekjeve te perbashketa te shoqerive atdhetare te mergimit. Kjo shkolle fillonte realizimin e programeve te organizmave te brendshme e te jashtme per ruajtjen e kultivimin e gjuhes shqipe. Kjo kerkese ishte parashikuar ne Programin e Komitetit te Stambollit ( shtator 1879 ) ne Programin e Shoqerise se Prizrenit ( nentor 1878 ) dhe ne programin e Shoqerise se te Stypurit Shkronja Shqip ( tetor 1878 ). Pervec gjuhes amtare, ne shkolle mesohej shkrim, kendim, gramatike, histori, gjeografi, aritmetike, mesim natyre, gjuhe turke, greqisht, frengjisht. Shkolla u be nje qender e femijeve te klasave te ndryshme. Po ne ate vit u hapen edhe shkolla te tjera ne Pogradec , Kolonje , Berat , Vlore , Gjirokaster . Pandeliu arriti te siguronte botimet “Abetarja” dhe “Shkronjetorja” (gramatika) qe Sami Frasheri kishte botuar me pare, “Numratore” dhe ‘Mirevetia’ te Jani Vretos, “Kendonjetorja”; ‘Historia e Pergjithshme’; ‘Vjersha per mesonjetoret e para’; Bazat e Bujqesise si dhe ‘Abetarja” e Gasper Benusit. Ai hodhi bazat per nje pune pasionante didaktike te kufizuar.

Me Mesonjetoren e pare shqipe te Korces, filloi te zhvillohej nje veprimtari intensive ne fushen shoqerore dhe kulturore. Pandeliu pervec veprimtarive ne fushen pedagogjike shkencore dhe organizative, e zgjeron me tej kete veprimtari me formimin e ‘Shoqerise se mesimit shqip’. Kjo Shoqeri u krijua mbi baza te shendosha sepse ne 160 antaret e saj merrnin pjese qytetare te besimeve te ndryshme. Se bashku me Pandeli Sotirin edhe Jovan Nasimi, Orhan Pojani, Spiro Jovan Kosturi dhane ndihmesen e tyre, te cilet e kthyen kete shoqeri ne nje qender kryesore brenda vendit per organizimin e drejtimit te arsimit tone kombetar per te mbajtur dhe mbrojtur shkollat shqipe ekzistuese dhe per perhapjen e metejshme te shkollave shqipe ne vise te tjera. Mesonjetorja e pare e Korces dhe te tjerat qe u ngriten nen shembullin e saj mbeshteteshin mbi nje baze te re pedagogjike, u ndertuan mbi nje konceptim kombetar, kishin strukture bashkekohore dhe i pergjigjeshin nevojave patriotike. Rilindasit tane te shquar hoqen dore nga huazimi qe ne emertimin e kesaj shkolle te re. Ata nuk e quajten krijesen e tyre te pare as skoli, as mejtep, as kolegj. Ata i dhane emrin “Mesonjetore” qe perfaqesonte vendin ku mesohej dhe ku edukohet. Ndonese per hapjen e saj moren leje nga pushtuesit osman, pergatitja e Mesonjetores qe ngriten nuk i perngjante shkollave turke. Ajo nuk i perngjau as shkollave te tipit sevarian, as shkollave greke as provasllave. E ngriten mbi bazen e nje program iluminist, kombetar, e pajisen me tekste ne gjuhe amtare, e drejtuan me mesues shqiptare, e mbajten ne kembe me ndihmen materiale te popullit. Bazen teorike-pedagogjike te saj e perpunoi Naimi, Samiu, Jani Vretoja , me tekstet qe hartuan. Ndersa ecurine metodike dhe ate praktike te punes se perditshme shkollore e realizuan pervec Pandeli Sotirit edhe Thanas Sina, Petro Nini Luarasi , Nuci Naci. Me vone sfondin teorik dhe praktik te didaktikes shkollore e pasuruan Mati Logoreci , Sevasti e Parashqevi Qiriazi , Lazer Lumezi , Koto Sotiri etj. Kur hemoragjia klerikale mbi arsimin dhe shkollen ishte mbizoteruese, ata jo vetem e perjashtuan udheheqjen e saj, por edhe mesimin e fese, ndonese nuk e mohonin nuk e perfshinin ne planin mesimor. E mohuan parimin osmanist te fese mbi kombin dhe ne te kundert te tij vendosen parimin e kombesise. Femije te besimeve te ndryshme u ulen bashkarisht ne bankat e ketyre mesonjetoreve. Keshtu shkollat kombetare shqiptare e filluan rrugen e vet me nje vizionomi dhe nje permbajtje te re. Ndaj ato sherbyen si shembull per shkollat qe u ngriten me vone, gje per te cilen u luftuan prej armiqve, keshtu qe mbrojtja ose lufta kunder tyre u be gure prove per qendrimin pro shqiptar apo anti shqiptar. Duke ecur ne kete rruge, ato u bene shkollat e popullit. Asnje mesues i huaj nuk jepte mesim ne te. Gjuhe te huaj jepeshin por gjuhe mesimi mbetej shqipja. Shkolla shqiptare hyri ne rrugen e vet dhe u afirmua si shkolle kombetare. Shkolla zgjati e hapur disa vite deri sa u mbyll me 1903.

Vdekja e Pandeli Sotirit [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Veprimtaria shumeanshme atdhetare e Pandeli Sotirit po i shtonte urrejtje te medha shovinisteve. Lufta midis shqipes dhe greqishtes jo vetem qe nuk ishte nderprere por ajo vazhdonte te behej cdo dite e me shume nje lufte e acaruar deri sa Shqiperia te shpallej nje shtet i lire. Profesor Dhimiter Shuteriqi shkruan: kjo lufte u zhvillua permes kercenimesh e viktimash sidomos pas krijimit te Shoqerise se Stambollit dhe celjes se shkollave shqipe.Pandeli Sotiri mbeti i pari ne kete lufte pas Naum Veqilharxhit e me pas edhe Petro Nini Luarasi . I martuar me nje grua, e bija e nje dhespoti grek me te cilen nuk kishte lindur femije, ajo sebashku me te atin e saj kurdisen aksidentin e renies se Pandeliut nga kati i trete i shtepise ne Stamboll. Gruaja e tij e spiunoi ne nje nga ditet kur ai kish qene ne shtepine e tij ne Stamboll ( Beshiktash ), te gjitha materialet e punes se tij per abetaren shqipe. Ne kohen qe njerez nga kisha greke shkuan per te vepruar me dhune kunder tij, rrembyer dhe shkaterruar doreshkrimet, ai i pikasi, dogji materialet dhe per te mos rene ne dore te tyre, si dhe per te evituar torturat, per te cilat ishte i sigurte qe do t'i ndodhnin, u hodh nga kati i trete i nderteses ku banonte, duke gjetur ne kete menyre vdekjen me 1890 . Kjo eshte edhe arsyeja perse shteti shqiptar asnjehere nuk mundi te gjente dot eshtrat e ketij patrioti, sepse ai nuk u lejua te varrosej ne varrezen e krishtere si te gjithe te tjeret, ngaqe kreu vetevrasje, te cilen feja e krishtere nuk e pranon dhe e quan nje mekat.

Ne te gjitha burimet qe nga ato te shekullit te kaluar e deri me vone flitet per organizimin e vrasjes aksidentale te Pandeli Sotirit me 1891 nga armiqte e shkolles, gjuhes shqipe e te Kombit Shqiptar. Petro Nini ka pohuar se Pandeliu u vra me dhune prej armiqve. Humbja tragjike dhe e parakohshme e tij, e kurdisur nga armiqte e kombit shqiptar, shkaktoi hidherim te te gjithe shqiptaret. Synimi ishte qe bashke me mesuesin martir do te zhdukej edhe leja e dhene per shkollen shqipe te Korces por planet e tyre nuk u realizuan sepse shkolla vazhdoi te qendronte e hapur edhe per disa vite te tjera.

Burime familjare te Pandeli Sotirit kane lene pas se ai eshte "kercyer i vdekur nga dritarja e shtepise se tyre ne Stamboll ne 1892 (mbi dyqanin e tyre - kur i shkuan per kontroll per libra Shqip nga Turqit)." Gjithashtu te njejtat burime familjare theksojne se vete Ismail Qemali , u interesua "se kush ndodhej nga kjo familje" pas vdekjes se Pandeli Sotirit. Nena e Artistit Andon Pano ishte mbese e Pandeli dhe Koco Sotirit e cila ka jetuar ne Stamboll ne te njejten kohe si vellezerit Sotiri.

Keshtu u shua nje nga patriotet me te medhenj te Shqiperise , i cili hapi shkollen e pare shqipe ne Korce, se bashku me vellain e tij, Koco Sotirin , qe e hapi ne Pogradec , ne pamundesi per ta hapur ne vendlindjen ne Selcke te Lunxherise .

Pandeli Sotiri si atdhetar i shquar ze vendin e nderuar ne plejaden e martireve te kombit shqiptar ne radhet e para te deshmoreve tane qe sakrifikuan jeten e tyre per arsimin e kulturen shqiptare, per kombin, pavaresine, lirine e emancipimin shoqeror.

Shih edhe [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

Referime [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]

  1. ^ Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtepia Botuese Bacchus, Tirane, 2011, fq. 854
  2. ^ Ozdalga, Elisabeth (2005). Late Ottoman society: the intellectual legacy . RoutledgeCourzon. fq. 264, 267. ISBN   978-0415665445 . Marre me 2010-06-18 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  3. ^ Elsie, Robert (2005). Albanian literature: a short history . IB Tauris. fq. 75?76. ISBN   1-84511-031-5 . Marre me 2010-06-18 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  4. ^ Kondo, Ahmet (1970). "Studime Historike (Historical Studies)" . Studime Historike . State University of Tirana, Institute of History and Philosophy (Universiteti Shteteror i Tiranes, Instituti i Historise dhe Filozofise). 7 : 144?146 . Marre me 2013-08-29 . {{ cite journal }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  5. ^ "Historia e Shqiperise" . 1984. {{ cite web }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  6. ^ Jacques, Edwin (1994). The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present . McFarland & Company. fq. 291?292. ISBN   0-89950-932-0 . Marre me 2010-06-18 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  7. ^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening, 1878-1912 . Princeton University Press. fq. 135 . Marre me 2010-06-18 . {{ cite book }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )
  8. ^ Nuci Naci (1927-03-01), "Shkolla shqipe ne Korce" [Albanian school in Korce] (PDF) , Diturija , Tirana: Librarija Lumo Skendo: 167, arkivuar nga origjinali (PDF) me 16 dhjetor 2014 , marre me 7 mars 2018 , E kishin flakur nga penxheret e shtepise ku rinte, tre katesh; thone se kete vdekje te tmeruare j'a pregatiti e shoqja edhe vjehri. {{ citation }} : Mungon ose eshte bosh parametri |language= ( Ndihme! )

Lidhje te jashtme == [ Redakto | Redakto nepermjet kodit ]