Esteban Matias Cambiasso Deleau
(lindur me
18 gusht
1980
) eshte nje futbollist
argjentinas
qe aktualisht luan me skuadren angleze
Leicester City
ne
Premier League
. Cambiasso luan si mesfushor mbrojtes dhe ka pseudonimin
Cuchu
.
Gjate karriere se tij profesioniste, Cambiasso ka fituar 23 tituj zyrtare (deri ne fund te vitit 2011), duke u bere lojtari argjentinas me me shume trofe, 2 me shume se
Alfredo Di Stefano
.
[2]
Me
Interin
, Cambiasso u bashkua ne vitin 2004, e deri ne ate vit ka fituar 15 trofe, gjithashtu me
kombetaren argjentinase
ka arritur nje here ne finalen e Kupes se Konfederatave ne vitin 2005 dhe ne finalen e Kupes se Amerikes ne vitin 2007.
Nje lojtar i rregullt i kombetares nga viti 2000 e deri ne vitin 2011, Cambiasso ka luajtur 52 here me kombetaren, dhe ka perfaqsuar vendin e tij ne
Kupen e Botes 2006
dhe ne
Copa America
te edicioneve
2007
dhe
2011
.
Cambiasso filloi karreren e tij profesioniste ne vitin 1995 tek skuadra e Argentinos Juniors, dhe u transferua tek
Real Madridi
ne vitin 1996. Ne vitin 1998, Cambiasso u rikthye ne
Argjentine
, ku luajti 3 vite tek skuadra e Independientes dhe 1 vit tek skuadra e River Plates. Me Independienten, Cambiasso luajti 98 Ndeshje dhe arriti qe te shenonte 14 Gola, kurse tek River Plate, luajti 37 Ndeshje dhe shenoi 12 Gola.
Ne korrik 2004, Cambiasso firmosi me klubin italian te
Serie A
,
Inter
, pasi kontrata e tij me
Real Madridin
mbaroi. Cambiasso ndihmoi skuadren e tij te fitonte
Kupen e Italise
ne sezonin e tij te pare, duke luajtur si mesfushor mbrojtes, dhe duke qene partner ne mesfushe me bashkekombasin e tij
Juan Sebastian Veron
. Ne
Itali
, ai njihej si nje nga mesfushoret me te mire, sebashku me
Kakan
qe luan me klubin rival te
Milanos
,
Milan
.
Gjate ndeshjes se kthimit te Kupes Italiane, Cambiasso, ne ndeshjen e pare, shenoi nje gol fantastik, per t'i dhene Interit fitoi me rezultatin 3?1 kunder
Romes
. Me 9 shtator 2006, Cambiasso shenoi dy gola ne ndeshjen hapese te sezonit 2006?07 kunder
Fiorentines
, ku ekipi fitoi me rezultatin 3?2. Me 7 nentor 2007, Cambiasso sebashku me
Zlatan Ibrahimovi?
shenuan nga dy gola per t'i dhene Interit fitoren me rezultatin 4?2 kunder ruseve te
CSKA Moskes
ne
Ligen e Kampioneve
. Me 23 mars 2009, Cambiasso lajmeroi se ai dhe klubi firmosen nje kontrate te re qe do te skadonte deri ne qershor 2014.
Cambiasso ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem te Interit ne sezonin 2009?10 ku klubi fitoi tre trofete e sezonit duke kompletur Tripleten. Ai ishte nje nga protagonistet kryesore ne
Ligen e Kampioneve
, trofe te cilen ekipi e fitoi pas 45 vitesh. Cambiasso shenoi nje gol ne fitoren 2?1 te
Zikalterve
ne
San Siro
ne ndeshjen e pare te cerek-finales ndaj
Celsit
.
Cambiasso mori kartonin e tij te pare te kuq me Interin me 30 mars 2013, ku goditi ne menyre brutale lojtarin e
Juventusit
Sebastian Giovinco
ne minuten e fundit te ndeshjes.
[3]
Cambiasso ka luajtur me nivelet e moshave te
Kombetarja Argjentinase
, sebashku me
Juan Roman Riquelme
,
Pablo Aimar
,
Walter Samuel
dhe te tjeret. Cambiasso ka qene pjese e Kombetares U20 ne Boterorin U20 qe u zhvillua ne
Malajzi
. Cambiasso ndimoi kombetaren e tij te arrinte deri ne finale ku vete Cambiasso shenoi ne finale, ku kombetarja e tij fitoi me rezultatin 2-1 kunder Uruguajit. Ne kete Boteror, Cambiasso ishte lojtari me i ri ne skuader. Ne Boterorin 1999, Cambiasso ishte
Kapiten
i skuadres.
Cambiasso beri debutimin e tij ne skuadren e pare te Argjentine ne vitin 2000. Me 15 maj 2006, Cambiasso ishte nje nga 23 lojtaret e thirrur per te luajtur ne
Boterorin 2006
, dhe me 16 qershor, pas nje aksioni me 24 pasime, Cambiasso shenoi nje gol kunder Serbise dhe Malit te Zi, ku
Argjentina
fitoi me rezultatin 6?0. Ne cerek-finale, ne gjuajtjet e penalltive kunder
Gjermanise
, Cambiasso humbi penalltine e tij, e cila u prit nga portieri
Jens Lehmann
,
Argjentina
humbi me rezultatin 4?2.
Qekur
Diego Maradona
u be trajner i
Argjentines
, Cambiasso luajti vetem nje ndeshje miqesore kunder
Spanjes
. Cambiasso gjithashtu nuk u grrumbullua nga
Maradona
per te luajtur ne
Boterorin 2010
, pavaresisht se ishte nje nga lojtare me te rendesishem te
Interit
dhe nje nga mesfushoret qendror me te mire ne bote.
Me 20 gusht 2010, trajneri i ri Sergio Batista e riktheu serisht Cambiasson qe te luante nje ndeshje miqesore kunder
Spanjes
.
Argjentina
e mundi
Spanjen
ne Monumental Stadium te
Buenos Aires
me rezultatin 4?1, duke i shkaktuar
Spanjes
humbjen e pare qe kur u bene kampion bote.
[4]
Cambiasso gjithashtu ishte pjese e lojtareve te thirrur nga trajneri Sergio Batista per te luajtur ne Copa America 2011.
Redaktuar me 26 mars 2011