한국   대만   중국   일본 
Padrejtesia nxit kryengritjen ne Afganistan - Wikilajme Jump to content

Padrejtesia nxit kryengritjen ne Afganistan

Nga Wikilajme, burimi i lire i lajmeve qe ju mund te shkruani!
Statusi: E mbaruar 18:01, 16 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos beni asnje ndryshim thelbesor. Keni ndonje opinion per kete lajm? Postojeni!

Harta e Afganistanit
Flamuri


N je raport per gjendjen e drejtesise ne Afganistan sugjeron se deshtimet ne kete fushe po nxisin kryengritjen.

Raporti i institutit londinez te kerkimeve, Chatham House, thote se sistemi afgan i drejtesise eshte i korruptuar, plot pabarazi dhe shume pak transparent. Nje sistem i tille, thuhet ne raport, i ka ftohur marredheniet e qytetareve me qeverine dhe ka bere qe shume prej tyre t'u bashkohen talibaneve apo t'i perkrahin ata.

Alex Strick van Linschoten, nje nga autoret e raportit ka jetuar ne Kandahar gjate dy vjeteve te fundit. Ai i tha BBC-se se nje nga rruget e permiresimit te gjendjes mund te jete permes negociatave me talibanet. "Duket se rruga per te parandaluar zgjerimin e nje konflikti edhe me te pergjakshem ne Afganistan, e ndoshta edhe ne vende te tjera fqinj, eshte ajo e negociatave, perpjekja per te nxitur nje qasje te pergjegjshme politike nga pala e kryengritesve dhe e krahut te tyre politik. Keshtu mund te ecet perpara", tha zoti van Linschoten.

Burimet [ redakto ]