Dialogu Kosove-Serbi ende i bllokuar, ndersa vihen re ceshtje me te medha

Nga Wikilajme, burimi i lire i lajmeve qe ju mund te shkruani!

E marte, 14 shkurt 2012

Ka me shume se dy muaj qe kur negociatoret nga Serbia e Kosova u ulen perballe ne tryezen e diskutimeve per te diskutuar mbi ceshtje teknike. Ceshtje me te medha, duke perfshire probleme teper te ngarkuara, si personat e humbur, mbeten te patrajtuara.

Bajram Cerkini nga Mitrovica humbi djalin e tij 19 vjec me 1999 dhe 13 vjet me pas nuk ka ende asnje informacion se cfare ndodhi me te.

Ai eshte i hidheruar se duke mare pjese ne bisedimet nis e lere te ndermjetesuara nga BE me Kosoven, Serbia mund te vije prane pranimit ne BE pa trajtuar ceshtje te tilla si reparacionet e luftes e personat e humbur.

" Brukseli nuk eshte serioz per kete. Po te ishte, kjo ceshtje mund te ishte vendosur si nje parakusht per cdo perparim te metejshem te Serbise drejt BE-se. Te gjitha shenjat deri tani jane se Brukseli nuk e ka marre kete ceshtje seriozisht deri tani sepse do te thote gjithashtu se disa njerez duhet te perballen me drejtesine, te shkojne perpara gjykates," tha Cerkini per SETimes.

Keto ceshtje me te medha nuk jane ende thelbi i bisedimeve ne vazhdim mes Kosoves e Serbise.

Dialogu, qe filloi ne mars 2011, shkon perpara ngadale, duke u perqendruar ne vend te kesaj ne ceshtje teknike, megjithse ka patur disa perparime te rendesishme. Zgjidhjet e kompromisit, per shembull, u gjeten lidhur me administrimin e integruar te kufirit. Por ceshtje te tjera teknike si energjia, telekomunikacionet e perfaqesimi rajonal i Kosoves, jane ende larg prej zgjidhjes dhe data per rifilimin e bisedimeve mbetet e pavendosur. Seanca e fundit ishte me 2 dhjetor.

"Nuk mund te konfirmoj daten e raundit te ardhshem ... ne kete cast. Jemi te prirur te shohim dialogun qe te vazhdoje e te dyja palet te mbeten te angazhuara," thote per SETimes Maja Kocijancic, zedhenese e BE-se.

Ajo qe e nderlikon te gjithe gjendjen jane dy veprime te reja nga partite opozitare te Kosoves. Kryesorja, Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) beri thirrje me 7 shkurt per nje nderprerje zyrtare te dialogut. Udheheqesi i saj, Isa Mustafa, qe eshte gjithashtu kryebashkiaku i Prishtines, i tha per Transmetuesin Publik te Kosoves RTK se ndersa komuniteti nderkombetar duhet te sigurohet se Kosova nuk eshte kunder bisedimeve me Serbine, "eshte absurde ... te hysh ne dialog me dike qe ka hyre ne territorin (e Kosoves) me forca kriminale, forca te krimit te organizuar, qe ka bllokuar nje pjese te vendit dhe nepermjet asaj pjese krijon evazion fiskal e shkel sovranitetin territorial te vendit, [ndersa] vazhdojme dialogun e sillemi sikur nuk shohim kurrgje."

Partia tjeter e opozites, Vetevendosje, provoi nje taktike te ndryshme diten qe pasoi, duke i kerkuar Gjykates Kushtetuese te vendose nese marreveshjet e arritura deri tani, te konsideruara marreveshje nderkombetare, kerkojne ratifikim nga parlamenti. Partia organizoi gjithashtu dy protesta muajin e kaluar, qe kishin per qellim te detyronin qeverine te zbatonte reciprocitetin me Serbine ne kufi.

Edita Tahiri , kreu i ekipit te bisedimeve te Kosoves, tha se reparacionet e luftes e shenimi i kufirit do te trajtohen kete vit. Rendi i dites, shtoi ajo, eshte mbeshtetur ne ate qe eshte konsideruar nje perparesi nga te treja palet: Kosova, Serbia e BE.

Sa per reparacionet e luftes, "Serbia duhet te ndermarre detyrimet qe rrjedhin nga pergjegjesia e saj per luften ne Kosove", tha ajo per SETimes.

Beogradi ka nje pikepamje krejtesisht tjeter. Borko Stefanovic, kreu i ekipit te bisedimeve te Serbise, thote per SETimes "Reparacioni nuk mund t'i paguhet dikujt qe jeton ne te njejtin shtet. Kjo eshte gjeja e pare."

Marko Milanovic, profesor i te drejtes nderkombetare ne Universitetin e Notinghamit te Britanise, eshte dakort, duke thene per SETimes se eshte shume e veshtire per Kosoven te pretendoje reparacione lufte nga Serbia, kryesisht sepse gjate konfliktit ne Kosove, ajo nuk ishte nje shtet i pavarur.

"Me fjale te tjera, Serbia kishte shkelur atehere te drejtat e shtetasve te saj, jo ligjin e nje shteti tjeter," thote Milanovici.

Avokati kosovar Adil Fetahu thote per SETimes se Serbia duhet te kompensoje per miliardat ne deme materiale e jo materiale qe i shkaktoi Kosoves dhe se Prishtina duhet te vazhdoje t'a kerkoje ate. "Kjo eshte ... nje pune mjaft e madhe, qe mund te zvarritet per vite e dekada," perfundon Fetahu, duke shtuar: "Nuk ka shans te arrihet nje marreveshje mes Kosoves e Serbise ne ceshtjet e reparacioneve te luftes dhe kompensimit ... arbitrazhi nderkombetar duhet te vendose per kete."

Fetahu beson se shenimi i kufirit me Serbine eshte gjithashtu nje ceshtje politike e nderlikuar dhe "pa asnje shans" qe te zgjidhet ne te ardhmen e afert".

Ai ve ne dukje, megjithate, kerkesen se "asnje shtet nuk mund te behet nje anetar i BE-se pa zgjidhur kundershtimet kufitare me fqinjet. Cdo shtet duhet t'i pergjigjet me korrektesi e saktesi pyetesorit te BE-se per ate se kush eshte kufiri i tij me secilin nga vendet fqinje."

Sa per kontrollin e kalimeve kufitare, Dushan Janjic, studjues ne Institutin e Shkencave Shoqerore te Beogradit, vlereson marreveshjen e arritur gjate veres ne kete menyre: "Ne zbatimin e kesaj marreveshje, do te kemi nje gjendje absurde ku gjerat do te duken me mire ne leter e mes negociatoreve sesa ne terren," thote ai per SETimes. photo

Personeli i KFOR-it poi luan nje rol udheheqes ne kalimin e trazuar te Bernjakut. [Reuters]

Ai pershkruan nje gjendje "te dyfishte" tani me dialogun teknik, qe per Beogradin "behet pa miratim politik e mbeshtetje ne terren". Komuniteti nderkombetar e autoritetet e Kosoves, thote ai, po perpiqen te marrin "sa me shume qe te jete e mundur nga Beogradi, per te qene ne gjendje qe t'a zbatojne ate ne nje moment me te pershtatshem".

Anetaret e publikut vrasin mendjen se kur do te trajtohen ceshtjet e medha. Banorja e Prishtines Besnike Salihu thote per SETimes: "Marreveshjet e arritura deri tani jane arritur me veshtiresi. Ka probleme me zbatimin e tyre gjithashtu. Nuk mendoj [se shenimi i kufirit] do te jete fare ne rendin e dites per kete periudhe kohe."

Sasha Denic, nje serb i Kosoves nga Gjilani, ne Kosoven lindore, as qe e konsideron ceshtjen e reparacioneve te luftes. "Nje pjese e Kosoves duhet t'i paguaje pjeses tjeter te Kosoves apo ata qe qendruan duhet t'u paguajne atyre qe lane Kosoven?" thote ai per SETimes.

Te gjithe duket se bien dakort, megjithate, se ceshtja e personave te humbur duhet te trajtohet se shpejti. Komisioni Nderkombetar i Personave te Humbur thote se eshtrat e 2,370 personave te humbur jane percaktuar e identifikuar. Shefja e Komisionit Kathrine Bomberger thote se ka afersisht 1,800 vete ende te njoftuar si te humbur nga konflikti i Kosoves dhe "nje renie e qendrueshme gjate viteve ne gjetjen e personave te humbur".


Stefanovici i Beogradit thote se palet nuk kane qene ne gjendje te gjejne nje mekanizem qe do te mundesoje gjetjen me te efektshme te te humburve. "Dhe kjo eshte ajo per te cilen kembengulim," thote ai.

Gordana Gjukanovic, nga Shoqata serbe e Familjeve te Personave te Rrembyer e te Vrare ne Kosove, thote per SETimes se ka 512 serbe e jo-shqiptare ne listen e personave te humbur nga Kosova.

"Perpara sesa te fillonin bisedimet mes Beogradit e Prishtines patem nje takim me Z. Stefanovic kur na tha se ne rendin e dites te ceshtjeve kjo do te diskutohet," thote Gjukanovici per SETimes, duke shtuar se ishin te habitur kur ceshtja nuk ishte permendur fare.

"Shpresoj se autoritetet e Beogradit e autoritetet ne Prishtine do te bien dakort, me te vertete e me sinqeritet, qe te nisin te gjejne e te shvarrosin varret per te cilat kemi dhene harta e deshmitare te gjalle dhe se fundi, gjithashtu, te nisin identifikimin, me qellim qe familjet te gjejne fatin e te humburve te tyre," thote ajo.


Burimet