Shkollimin e mesem e kreu ne vendlindje, Durres, ndersa studimet e larta per drejtesi i kreu me 1995 dhe ne vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, prane Komandes se Doktrinave. Qe nga koha e studimeve fillon te punoje si gazetar ne Albania, Rilindja Demokratike, Agjencine Telegrafike Shqiptare dhe behet kryeredaktor i televizionit ATN, pastaj zgjidhet ne krye te Forumit Rinor te Partise Demokratike dhe, ne vitin 2001, zgjidhet deputet ne Parlament.
[1]
Ne vitin 2005 i ngarkohet detyra e Ministrit te Rendit, te cilen e dorezoi per t'u kandiduar ne postin e kryetarit te Bashkise Tirane me 2007. Pas "humbjes" se ketij kandidimi, nga viti 2007, mbajti postin e Ministrit te Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ne qeverine e Shqiperise.
Ne korrik te vitit 2013, pas humbjes se zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike dhe doreheqjes se
Sali Berishes
nga posti i kryetarit te partise, ai kandidon per kryetar partie, perballe Lulzim Bashes, ne zgjedhje te debatuara per moskorrektese, dhe nuk fiton.
Ka qene njohes i gjuhes angleze dhe italiane.
Me
20 nentor
2013
, Olldashi vdiq pas nje aksidenti te rende automobilistik ne
Krrabe
[2]
. Aksidenti ndodhi ne mbremje, shkak i aksidentit ka qene lageshtia dhe shpejtesia e larte me te cilen Olldashi ka udhetuar, makina e tij per shkak te shpejtesise se madhe dhe ktheses se pjerret humbi kontrollin, duke u rrezuar 20 metra poshte ne humnere, duke gjetur vdekjen e menjehereshme
[3]
[4]
.