한국   대만   중국   일본 
Kamza - Wikipedia

Kamza eshte nje qytet ne veriperendim te qytetit te Tiranes , me afersisht 90.000 banore (sipas regjistrimit te vitit 2009). Ne kete vend ne vitin 1952 u hap universiteti i pare shqiptar " Universiteti Bujqesor i Tiranes ".

Kamza
Popullsia
90.633
{{{postal_code_type}}}
1029-1030
Faqja zyrtare Bashkia e Kamzes
Kamza, pamja nga Dajti

Prejardhja e emrit

Redakto

Per prejardhjen e emrit "Kameza" ka dy teori:

  • Emri Kamez lindi rreth vitit 1430. Deshmite e arritura deri ne ditet tona pohojne se ne tokat e Kamzes kishte shume ullinj te eger. Rreth trungut mbinin filiza qe quheshin kameza ulliri dhe per kete arsye tokat midis lumit te Tiranes dhe Terkuzes u quajten Kamza.
  • Ne vitin 1431 del ne pah emri Kamez, e cila akoma nuk ka autoresine e saj, por sipas gojedhenave, kur nje grua e vjeter po tirrte lesh, kalimtare te rastit e pyesin: “Cfare po ben moj nene?” gruaja u pergjigjet: “Po thur ne kamez”. Keshtu mendohet se i ngeli ai emer, qe edhe sot nuk ka ndryshuar, por ka marre permasa te tjera.

Gjeografia

Redakto

Vetem 7 kilometra nga kryeqyteti te shfaqet nje gjigant vilash e investimesh pafund qe mban emrin Kamez, sa e re dhe bashkekohore aq edhe e rendesishme per vete pozicionin strategjik prane kryeqytetit, aeroportit te Rinasit dhe portit te Durresit. Nje nder qytetet me te reja te Shqiperise, Bashkia Kamez e dyta me e madhe ne qarkun e Tiranes, dhe e gjashta ne Shqiperi .

KUFIZIMET
Ne veri Komuna Nikel
Ne jug Njesia Bashkiake nr. 11 Tirane
Ne juglindje Komuna Paskuqan
Ne lindje Lumi i Terkuzes dhe Komuna Zall-Herr
Ne perendim Lumi i Tiranes
Ne veriperendim Aeroporti i Rinasit
Temperatura mesatare vjetore 16?°C
Sasia mesatare e reshjeve 1297 mm
Lartesia mesatare mbi nivelin e detit 57 m

Popullsia

Redakto

1946-1991

Redakto

Popullsia e Kamzes e rritja e numrit te saj ka ardhur si pasoje e migrimit, e kryesisht ne vitet 1946-1991 ka dy momente kur popullsia ka kryer levizjet e medha, periudha 1946-1975, dhe nga 1975-1991. Ne periudhen e pare kemi nje popullsi te ardhur kryesisht nga Skrapari dhe Burreli. Ne kete kohe ne Kamez, numri i popullsise nuk i kalonte 6000 banore. Periudha e dyte perkon me hapjen e minieres se Valiasit, keshtu qe u krijua mundesia e ardhjes se nje fluksi te ri qytetaresh nga te gjithe rrethet e vendit dhe binomi Skrapar- Burrel filloi te zbehej. Ne keto kushte u zhvillua me shpejtesi dhe infrastruktura e strehimit. Kjo periudhe zgjati per rreth 15 vjet deri ne vitin 1990, vit qe perkon me levizjen studentore, te ciles ju bashkengjit dhe levizja e minatoreve te minieres se qymyrgurit te Valiasit. Ne vitin 1991, vit qe shenon dhe momentin historik te levizjes se lire te qytetareve, beri qe numri i popullsise ne Kamez te arrije 12 500 banore.

1991-tani

Redakto

Ndryshimet demokratike lejuan nje imigrim te pakontrolluar te qytetareve nga i gjithe vendi drejt qyteteve kryesore. Ky fenomen ndodhi edhe me Kamzen, ku shume banore nga veriu dhe verilindja e Shqiperise u zhvendosen drejt zones se Kamzes.

  • 1991-1992 brenda nje viti numri i popullsise u rrit nga 12,500 ne 20,000 banore.
  • 1992-1996 numri i popullsise arriti ne 45,000 banore.

Kjo rritje pati nje ndikim shume te madh ne ekonomine e ketij komuniteti. Ne vitin 1997-2002 numri i popullsise arriti ne 53 027 banore kurse sot ne territorin e Bashkise Kamez jetojne mbi 90 000 banore.

  • Mosha per pune ze 60-65?% te popullsise.
  • Mosha e trete ze 8?%.
  • Numri familjeve ne Kamez arrin afersisht 19 531 familje.
  • Raporti lindje-vdekje eshte 6:1.
  • Jane te pranishme te gjitha besimet fetare; kisha dhe xhami .

Shendetesia

Redakto

Ne territorin e Bashkise Kamez ekzistojne dy qendra shendetesore te vendosura ne qender te Kamzes dhe Bathore .

  • Qendra shendetesore Kamez ka ne juridiksion dhe ambulancat e fshatrave Laknas, Valias, Valias i Ri, Frutikulture, Zall-Mner .
  • Qendra shendetesore Bathore ka ne juridiksion ambulancat e lagjeve 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 Bathore si dhe ambulancen e fshatit Bulcesh .

Kryetaret e bashkise

Redakto

Qendra e Kamzes ndodhet 7 km larg kryeqytetit, Tiranes, ne veriperendim te saj. Kufizohet nga veriu me Krujen , nga jugu me Tiranen , nga lindja me Zall-Herrin dhe nga perendimi me Berxullen . Terreni ne pergjithesi eshte i sheshte, me nje pjerresi te lehte drejt veriperendimit. Zona ndodhet ne nje kuote qe varion nga 80-90 m mbi nivelin e detit ne pjesen jugore, qe zbret ne 45 m mbi nivelin e detit, prane aeroportit te Rinasit ne pjesen veriore. Pershkohet nga rruga kombetare qe lidh kryeqytetin me veriun e vendit. Kameza ndodhet ne trekendeshin strategjik: kryeqyteti Tirane - aeroporti i Rinasit - porti i Durresit, gje qe ofron mundesi te medha per zhvillim.

Shiko dhe kete

Redakto

Burimet

Redakto

Burime

Redakto