한국   대만   중국   일본 
Fadil Kujovska - Wikipedia

Fadil Kujovska

Fadil Kujovska ka lindur me ( 14 shkurt 1951 ) ne Tirane aktor i mirenjohur shqiptar.

Fadil Kujovska
U lind ne 14 shkurt 1951
Vdiq 30 tetor 2014
Kombesia shqiptar

Kreu studimet e larta per aktrim ne Institutin e Larte te Arteve dhe me 1974 filloi pune ne Televizionin Shqiptar, me pas me 1975 interpretoi ne Teatrin e Gjirokastres, ndersa nga viti 1978 ishte aktor ne Teatrin Kombetar. Spikati si aktor i planit komik e satirik. Kujovska u dallua vecanerisht per karakterizimin e figurave qe vinin nga shtresat e uleta shoqerore apo rangjet administrative. Me 1978 krijoi shembellimin e figures se njohur te Shvejkut ne komedine e Gjike Kurtiqit "Miq te paftuar", nxitur nga romani i mirenjohur i Hashekut "Ushtari i mire Shvejk". Plastika, gjestet dhe mimika, te perpunuara me shije, krijuan gjasa qe ky rol te veteshprehej si duhej ne epersite e mundshme te te dhenave natyrore te aktorit.

Po ne 1978 interpretoi rolin e Hoxhe Qitapit ne dramen "Besa e Madhe" te M. Markajt. Nje vit me pas luajti me vertetesi rolin e kinezit Shun ne dramen "Furrnalta" te R. Pulahes, me te cilin spikati per shfrytezimin me mprehtesi te dyplanesive, per plastiken shprehese, qendrimin talles dhe sensin humoristik. Me 1982 i dha jete njerit prej roleve te tij me te goditur, atij te Ser Tobit ne komedine "Nata e dymbedhjete" e Shekspirit, duke misheruar tipin e fisnikut pijanec, ithtar epikurian, rremujaxhi, qe i gezohet jetes dhe qejfit me tepri, sikunder qesh e shpotit hidhtas “viktimat” e rangjeve te tij.

Me interpretimin e doktor Adhamudhit ne komedine "Pas Vdekjes" te A. Z. Cajupit (1984) ai arriti te krijoje plot bukuri skenike tipin e pseudointelektualit dhe pseudopatriotit shqiptar, duke shfrytezuar me zgjuarsi elementet tjeteruese dhe kundershtite komike, plastiken shprehese, nje te folur prej megalomania qe e diskreditonte paq krenarine e tij “pseudo”-je. Origjinal dhe i vecante ka qene edhe ne interpretimin e rolit te Pocarit ne dramen "Monsetrati" te Roblese (1985), ate te prefektit Vehip ne komedine "Karnavalet e Korces" te S. Comores nga Teatri Kombetar (2003).

Fadil Kujovska luajti role me trill e fantazi; ishte intuitiv, spontan dhe kishte nur komik. Ka interpretuar edhe ne filma artistike si dhe ne disa filma televizive.Ndahet nga jeta ne Vitin 2014

Filmografia

Redakto

  Ky artikull ne lidhje me nje aktor eshte i cunguar . Ju mund te ndihmoni Wikipedine duke e permiresuar ate. Vdekje 2014