한국   대만   중국   일본 
Kampi i perqendrimit i Aushvicit - Wikipedia

Kampi i perqendrimit i Aushvicit

(Percjelle nga Auschwitz )

Kampi i Auschwitz-Birkenau i njohur gjeresisht si Kampi i Aushvicit, eshte nje nga kampet e perqendrimit me famekeq gjate Luftes se Dyte Boterore .

Kampi Auschwitz-Birkenau

I ndertuar nga nazistet si kamp perqendrimi dhe vdekjeje, Aushvici ishte kampi me i madh i nazisteve dhe qendra me e madhe e vrasjeve masive e krijuar ndonjehere. Gjate ekzistences se tij, ne Aushvic u vrane 1.1 milione njerez, kryesisht hebrenj. Fillimisht qe nje kamp perqendrimi per 10 mije persona, por Aushvici u shnderrua gjate luftes ne nje uzine shfarosjeje masive dhe u shtri deri ne tre kilometra, duke u pajisur me dhoma shtese gazi te lidhura me krematoriume.

Aushvici eshte bere simbol i vdekjes, holokaustit dhe shkaterrimit te hebrenjve evropiane. [1]

Historia

Redakto

Ne vitin 1933, Partia Kombetare Socialiste e Punes mori pushtetin ne Gjermani, me diktatorin Adolf Hitlerin si lider i saj.

Pas pushtimit te Polonise nga Gjermania Naziste, forcat pushtuese gjermane vendosen te nisin punen per ndertimin e kampit Aushvic-Birkenau ne jug te qytetit polak te Osviecim , rreth 70 km nga qyteti i dyte me i madh i Polonise, Krakova .

Aushvici ishte kampi i pare qe u ndertua maj te 1940-es ne ish kazermat e vjetra ushtarake te Polonise. Aushvic II apo i njohur ndryshe si Birkenau, u hap nje vit me pas ne tetor te vitit 1941, dhe me pas 4 dhoma te tjera gazi iu shtuan kampit per 3 muaj, gjer ne janar te vitit 1942. [2] Qe nga viti 1942, trupat SS filluan te deportojne hebrejte nga e gjithe Evropa ne Aushvic. [3]

Struktura e shfarrosjes masive u dizajnua nga zyrtaret naziste, ne fund te vitit 1941, e quajtur ndryshe si Zgjidhja Perfundimtare e Ceshtjes se Hebrenjve . Vendimi per te vrare e ekzekutuar te burgosurit hebrenj u mor gjate Konferences Wannsee, qe u mbajt prane Berlinit ne janar te vitit 1942. U vendos qe te burgosurit te vriten me gaz, ne dhomat e ndertuara enkas per kete qellim e te pajisura me gaz-vdekjeprures Zyklon B.

Viktima e pare ne kete kamp u regjistrua disa muaj para dakordesimit te Zgjidhjes Perfundimtare,ne shtator te 1941-shit, ku nje i burgosur u vra ne nje nga dhomat e gazit.

Te dhenat

Redakto

Njerezit shtypeshin me njeri-tjetrin, qanin, luteshin dhe bertisnin… kemi udhetuar per disa dite, te pakten tri. Buburreca, parazite dhe minj qe na kafshonin… Ishim te detyruar t'i perplasnim ne mur per te shpetuar prej tyre. Degjoheshin vetem te qara dhe te bertitura. [4]

Mes viktimave te kampit Aushvic-Birkenau kishte pa dallim burra, gra edhe femije. Shumica e tyre ishin hebrenj, por kishte dhe mjaft rome, ruse dhe polake te mbledhur nga qytetet e pushtuara prej nazisteve ne te gjithe Evropen. Ne te, vrasja u ngrit ne nivelin e nje industrie te mirfillte, ndersa eksperimentet pseudo-mjeksore ndaj te burgosurve nga mjeket naziste, shenuan perjetesisht emrin e ketij kampi ne kapitujt e erret te historise se njerezimit. [4] Shume vdiqen ne dhomat e gazit, por edhe nga uria. Hebrenjte, romet, homoseksualet, personat e konsideruar si asociale, kriminelet dhe te burgosurit e politike transportoheshin me trena bagetish drejt Aushvicit. Kur trenat ndalonin ne Aushvic II: Birkenau, te sapoardhurve iu urdherohej te linin te gjitha gjerat e tyre ne bord dhe me pas mblidheshin ne platformen hekurudhore, ku fillonte seleksionimi i tyre. Familjet, qe kishin zbritur se bashku, ndaheshin shpejt dhe brutalisht nga oficeret e kampit dhe me pas nje mjek nazist, urdheronte secilin individ ne nje nga dy rreshtat. Shumica e grave, femijeve, burrave te moshuar dhe atyre qe dukeshin te papershtatshem ose jo te shendetshem per pune ne kamp dergoheshin ne te majte dhe drejt ekzekutimit; ndersa shumica e te rinjve dhe te tjereve qe dukeshin mjaft te forte per te bere pune te renda ne te djathte. [1]

Nje mjek dhe nje komandant prisnin ardhjen e transporteve te reja dhe para syve tane behej seleksionimi. Kjo do te thote: te sapoardhurit pyeteshin per moshen dhe shendetin. Shume te sapoardhur nuk dinin dhe tregonin per ndonje semundje nga e cila vuanin. Keshtu ata e vulosnin vet denimin me vdekje. Rendesi e vecante i kushtohej moshes, pleqve dhe femijeve. Djathtas, majtas, djathtas majtas. Djathtas do te thoshte vazhdim i jetes, majtas do te thoshte ne furren e djegies. - Anita Lasker, e mbijetuar e kampit. [3]

Me 2 gusht 1944 u vrane ne dhomen e gazit 4.300 rome, te fundit qe ende jetonin nga i ashtuquajturi ?kampi i ciganeve" ne kampin e perqendrimit dhe shfarosjes Auzhvic-Birkenau. Trupat SS shkaterruan kampin e familjeve dhe cuan drejt vdekjes 4.300 njerez, qe ulerinin dhe qanin. [5]

Nga viti 1940 deri ne 1945 te pakten 1,1 milion persona kane vdekur ne Auschwitz-Birkenau, 960.000 prej te cileve burra , gra dhe femije hebrenj te shperngulur nga vendet e Evropes se pushtuar nga nazistet. 75 mije polake, 21 mije rome dhe 15 mije sovjetike u vrane gjithashtu ne kete kamp.

Jetesa ne kamp

Redakto

Ata qe ishin derguar djathtas gjate procesit te perzgjedhjes kalonin ne nje proces cnjerezor qe i ktheu ne te burgosur kampi. Atyre u merreshin te gjitha rrobat dhe cdo send personal te mbetur, dhe me pas u priteshin floket. Te burgosurve u jepeshin veshje burgu me vija dhe nje pale kepuce, te cilat zakonisht ishin te permasave te gabuara. Me pas ata regjistroheshin, i nenshtroheshin kontrolleve mjekesore dhe me pas u caktohej nje numer i burgosir, i cili u behej tatuazh ne krah. Te burgosurit ishin te denuar me pune te detyruar. [1]

Clirimi

Redakto

Me 27 janar te vitit 1945 , ushtaret e armates se kuqe hyne ne kampin me te madh te vdekjes, Aushvic-Birkenau. Sovjetiket zbuluan rreth 7 mije persona ende te gjalle ne kamp, ne kushte shume te veshtira. Gjate operacionit per clirimin e kampit humben jeten 231 ushtare sovjetike.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "Kampi i perqendrimit dhe i vdekjes ne Aushvic" . Greenlane . 30 mars 2018. Arkivuar nga origjinali me 15 gusht 2022 . Marre me 15 gusht 2022 .
  2. ^ "Historia e nje krimi qe ndryshoi pergjithmone boten" . A2News . 1 shkurt 2020. Arkivuar nga origjinali me 15 gusht 2022 . Marre me 15 gusht 2022 .
  3. ^ a b "Fundi i tmerrit - Kur Ushtria e Kuqe cliroi Aushvicin" . DW Fokus . 27 janar 2013. Arkivuar nga origjinali me 15 gusht 2022 . Marre me 15 gusht 2022 .
  4. ^ a b "Horroret e Aushvicit, e mbijetuara tregon jeten ne kampin e vdekjes" . OraNews . 23 janar 2015. Arkivuar nga origjinali me 15 gusht 2022 . Marre me 15 gusht 2022 .
  5. ^ (www.dw.com), Deutsche Welle. " "Gjenocidi nazist kunder sintive dhe romeve: femijet ?asgjesohen" | DW | 02.08.2021" . DW.COM . Marre me 2022-08-15 .