한국   대만   중국   일본 
histori - Wiktionary Jump to content

histori

Nga Wiktionary

HISTORI f.

  • 1. vet. nj. Bota, jeta, realiteti ne zhvillimin e tyre te panderprere. Ligjet e historise. Rrota e historise. Revolucionet jane lokomotivat e historise.
  • 2. Teresia e fakteve e ngjarjeve dhe e dukurive te rendesishme e te lidhura ndermjet tyre, qe i perkasin se kaluares se nje populli, te nje grupi shoqeror a te gjithe njerezimit; shkenca qe studion lindjen e zhvillimin e shoqerise njerezore, te nje populli etj. Historia e pergjithshme. Historia e vjeter (e mesjetes, e kohes se re, e sotme). Historia e Shqiperise. Historia politike (shoqerore, ekonomike) e nje populli. Historia shumeshekullore (mijeravjecare). Historia e popujve (e njerezimit). Pervoja e historise.
  • 3. Lende mesimore qe jep njohurite e nevojshme te kesaj shkence ne shkolle; bised. teksti qe permban keto njohuri. Mesuesi i historise. Dha provim ne histori. Mori dhjete ne histori. Ora e historise.
  • 4. Rruga e lindjes dhe e zhvillimit te panderprere te nje fushe te caktuar ose te nje dukurie te botes, te shkences a te kultures; shkenca qe studion kete rruge zhvillimi. Historia gjeologjike e tokes. Historia e zhvillimit shoqeror. Historia e materializmit (e mendimit perparimtar). Historia e artit (e muzikes). Historia e filozofise (e pedagogjise). Historia e gjuhes shqipe. Historia e letersise shqiptare (boterore). Historia e marredhenieve nderkombetare.
  • 5. Periudhe e zhvillimit te shoqerise njerezore, qe perfshin kohen qe kur kjo shoqeri njihet e deshmohet me dokumente dhe deri ne ditet tona (ne kundervenie me prehistorine). Historia dhe prehistoria e nje populli.
  • 6. Teresia e te dhenave dhe e ngjarjeve me rendesi, qe lidhen me dike a me dicka dhe qe e karakterizojne ate nga ana e jetes dhe e zhvillimit. Ka nje histori te gjate. Nuk e di historine e tij.
  • 7. bised. Dicka qe ndodh a perseritet njesoj ose afersisht si me pare; po ajo gje. E njejta (po kjo, po ajo) histori. Kjo eshte histori e vjeter (tjeter). E kemi degjuar kete histori.
  • 8. Tregim per dicka qe ka ndodhur, pershkrimi i ngjarjeve; tregim i shkurter me ndodhi a ngjarje te verteta ose te rreme; ndodhi e papelqyeshme. Histori gazmore. Histori e lashte (e mocme). Histori e hidhur (e papelqyeshme). Histori e ngaterruar (e koklavitur). Histori te ndryshme. Tregonte histori. Nisi nga historite.
  • U be histori dicka kryes. keq. u zgjat e u be terkuze dicka, duke e marre neper goje dhe duke e mesuar te gjithe; u perserit shume here. Historia hesht per dicka nuk ka asnje te dhene per nje ngjarje a figure historike, nuk dihet fare gje per te. Hyri ne histori edhe shak. u be i njohur; do te mbetet i paharruar. Nuk e njeh historia as eshte pare, as eshte degjuar gje per dike a per dicka.