한국   대만   중국   일본 
Interi ben “tris”, e pret bileten qe ne Islande

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2014 | 8:36

Interi ben “tris”, e pret bileten qe ne Islande

InteriPas nje jave do te luhen 90 minutat e kthimit, por nuk do te jete e nevojshme. Sepse Interi e ka siguruar bileten e kualifikimit per ne fazen e grupeve te Liges se Europes qe ne Islande. Nen driten e diellit, edhe pse ora e startit te ndeshjes ishte 23:00, ne Reikjavikun e larget, italianet nuk arrijne t’i trembin modestet e Stjarnanit. Ne testin e pare zyrtar te sezonit te ri, Valter Maxarri starton me dyshin Ikardi-Bota ne sulm, M’Vila ne qender te mesfushes, ndersa i riu Dodo spostohet ne korsine e majte. Dhe miqte tregojne supremacine e tyre duke dominuar. Por pas nje starti te shpejte, kuptojne se perballe ka Stjarnanin, trajneri i te cileve ka ndertuar nje mur te vertete. Maxarri kupton se vetem nga krahet mund t’i caje islandezet dhe taktika e tij i jep te drejte ne minuten e 41- te. Shfaqet Kovacic ne te majte, i cili fton Dodone: talenti brazilian katapulton nje top spektakolar qe finalizohet nga Mauro Ikardi. Kaq mjafton per te shkuar te qete ne dhomat e zhveshjes. Sepse ne 45 minutat e dyta, vendesit jane me fat qe nuk do udhetojne drejt Milanos me nje goleade ne disfavor. Stjarnani tenton te beje dicka ne sulm, por le shume hapesira pas qe i shfrytezon Interi. Kesaj radhe eshte Dodo ai qe ndeshkon: Ranokia mbeshtet Xhonatanin ne te djathte, dhe krosimi i brazilianit gjen patriotin e tij, i cili shenon me koke dhe feston golin e tij te pare me ngjyrat zikalter. Ishromanisti eshte lojtari me i mire i Interit ne fushe. Pak sekonda pas golit, Bota jep nje asist te mrekullueshem per Ikardin, por argjentinasi kesaj radhe me koke gabon shenjester, ashtu sic nuk do te koordinohet edhe pas nje skeme, edhe pse eshte i vetem perpara porte. Bota i le vendin Osvaldos, te cilit ia mohon golin vetem traversa kater minuta nga fundi. Por ate qe nuk ben Osvaldo, e ben D’Ambrozio me nje te majte spektakolare ne hyrje te zones. Nje gol qe i vlen thjesht statistikave, sepse ne “San Siro” islandezet do te vijne per turizem. Prova e pare sezonale e skuadres se Maxarrit kaloi me sukses.
Pergatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"

Panorama Sport