Ky eshte perkthim i nje faqeje anglisht ne origjinal.

Fjale Qe Duhen Shmangur (ose Perdorur me Kujdes) Ngaqe Jane Me Spec, ose Ngaterruese

Ka nje numer fjalesh dhe togfjaleshash qe keshillojme te shmangen, ose te shmangen ne disa kontekste te caktuara dhe per perdorime te caktuara. Disa jane te dykuptimta ose qorrollisese; te tjera vijne prej kendveshtrimesh me te cilet nuk pajtohemi dhe shpresojme qe te mos pajtoheni as ju.

akses ” | alternativ ” | Altoparlant i mencur ” | asete ” | bllokues reklamash ” | cloud computing ” | content ” | Digital Rights Management ” | dryna dixhitale ” | ekosistem ” | falas ” | FLOSS ” | FOSS ” | freeware ” | Google ” | haker ” | i hapet ” | i mbyllur ” | industri software ” | Inteligjence Artificiale ” | Internet Gjerash ” | i passhem lirisht ” | komercial ” | kompensim ” | konsumator ” | konsumo ” | krijues ” | Freemium ” | Free-to-play ” | licencuar sipas Creative Commons ” | Lojtare (thene per biznese) “ | mallra dixhitale ” | mbrojtje ” | model burimi ” | modern ” | monetizoni ” | MP3 player ” | ndarje me te tjeret (te dhenash personale) ” | ne stil BSD-je ” | PC ” | Photoshop ” | pirateri ” | PowerPoint ” | Produkt ” | Pronar te Drejtash Kopjimi ” | pronesi intelektuale ” | RAND ” | SaaS ” | sharing economy ” | shisni software ” | sistem LAMP ” | sistem Linux ” | Skype ” | software give away ” | treg ” | Tregtues trusted computing ” | vjedhje ” | Zgjidhni lenien jashte ” |



“Akses”

Eshte nje keqkuptim i rendomte te mendohet se software i lire do te thote qe publiku te kete “akses” te nje program. S'eshte kjo ajo qe do te thote software i lire.

Kriteri i te qenit software i lire nuk eshte se cili ka “akses” te programi; kater lirite thelbesore lidhen me ate se cfare i lejohet te beje me programin, nje perdoruesi qe ka nje kopje te tij. Per shembull, liria 2 thote se perdoruesi eshte i lire te beje nje kopje tjeter dhe t’jua jape ose t’jua shese. Por asnje perdorues s’e ka detyrim ta beje kete per ju; s’keni ndonje te drejte t’i kerkoni cilitdo perdorues nje kopje te atij programi.

Vecanerisht, nese shkruani vete nje program dhe nuk ofroni kurre nje kopje te tij per dike tjeter, ai program eshte software i lire, edhe pse ne menyre triviale, ngaqe cdo perdorues qe ka nje kopje gezon kater lirite thelbesore (meqe i vetmi perdorues i tille jeni ju).

Ne praktike, kur kopje te nje programi kane shume perdorues, eshte e sigurt qe dikush do ta postoje ne internet, duke e bere te passhem per kedo. Ne mendojme se njerezit duhet ta bejne kete, nese programi eshte i dobishem. Por kjo s’eshte domosdoshmeri software-i te lire.

Ka nje pike specifike per te cilen ceshtja e pasjes se aksesit eshte drejtpersedrejti e lidhur me software-in e lire: licenca GNU GPL lejon t’i jepet nje perdoruesi te dhene akses per shkarkimin e kodit burim te nje programi, si zevendesim te dhenies atij perdoruesi nje kopje materiale te burimit. Kjo vlen per rastin e vecante ne te cilin perdoruesi e ka tashme nje kopje te programit ne nje forme jo burim.

Ne vend se me software-in e lire, publiku ka akses te programi , ne themi, me software-in e lire, perdoruesi gezon lirite themelore dhe se me software-in e lire, perdoruesit kane kontroll mbi cka programi ben per ta .

“Alternativ”

S’e pershkruajme software-in e lire si nje “alternative” ndaj pronesorit, ngaqe kjo fjale le te nenkuptohet se krejt “alternativat” jane legjitime dhe se cdo e tille e re, qe shtohet, e ben me te mire gjendjen per perdoruesit. Ne te vertete, ajo nenkupton se software-it te lire i bie te bashkekzistoje me software qe s’respekton lirine e perdoruesve.

Ne besojme se shperndarja si software i lire eshte e vetmja rruge etike per ta bere software-in te passhem per perdorim nga te tjeret. Metodat e tjera, software jo i lire dhe Sherbim si Zevendesim Software-i i kthejne perdoruesit e tyre ne vasale. Nuk mendojme se eshte mire t’u ofrohen perdoruesve keto “alternativa” kundrejt software-it te lire.

Rrethana speciale mund t’i shpien perdoruesit drejt xhirimit te nje programi te vecante, per nje pune te vecante. Per shembull, kur nje faqe dergon te shfletuesi i perdoruesit kod JavaScript, kjo i shpie perdoruesit drejt xhirimit te atij programi klient specifik, ne vend se cilitdo tjeter te mundshem. Ne rast te tille, ka nje arsye per ta pershkruar si alternativ cfaredo kodi tjeter per ate pune.

“Altoparlant i mencur”

Ky term eshte teresisht absurd. U referohet produkteve qe degjojne dhe kuptojne urdhra zanore; kane gjithashtu nje altoparlant per te thene perfundime te ketyre urdhrave. Funksioni i tyre paresor eshte te degjojne per urdhra. Le t’i quajme “degjues urdhrash zanore”.

“Asete”

T’u referohesh veprave te botuara si “asete”, ose “asete dixhitale”, eshte edhe me keq se sa t’i quash “content” — keshtu shperfillet vlera e tyre per shoqerine, tej vleres komerciale.

“Bllokues reklamash”

Kur qellimi i nje programi eshte te bllokoje reklama, “bllokues reklamash” eshte nje term i mire per te. Por shfletuesi GNU IceCat, te themi, bllokon reklama qe ndjekin perdoruesin, si pasoje masash me te gjera per parandalim survejimi nga sajtet. Ky nuk eshte “bllokues reklamash”, eshte mbrojtje nga survejimi .

“BSD-style”

Shprehja “licence ne stil BSD” shpie ne konfuzion, ngaqe trajtohen njesoj licenca qe kane dallime te rendesishme . Per shembull, licenca origjinale BSD me klauzolen per reklama eshte e paperputhshme me GNU General Public License, por licenca BSD e rishikuar eshte.

Per te shmangur konfuzionin, me e mira eshte te emertohet licenca specifike per te cilen behet fjale dhe te shmanget termi i vagullt “BSD-style”.

“Cloud Computing”

Termi “cloud computing” 1 (ose thjesht “cloud” ne kontekstin e punimit me kompjuter) eshte nje fjale ne mode, marketingu, pa ndonje domethenie koherente. Perdoret per nje game veprimtarish te ndryshme nga njera-tjetra, karakteristika e vetme e perbashket e te cilave eshte se perdorin Internetin per dicka me shume se shperngulje kartelash. Prandaj, termi perhap konfuzion. Nese te menduarit tuaj e bazoni ne te, ky do te jete konfuz (ose, mund te thoshim, “cloudy” 2 ?).

Kur e sillni ne mend, ose i pergjigjeni nje pohimi qe dikush tjeter ka bere duke perdorur kete term, hapi i pare eshte te sqarohet tema. Per cilet skenare eshte pohimi? Cili term eshte i pershtatshem, i qeruar per ate skenar? Pasi te jete formuluar qarte tema, atehere behet i mundur te menduarit koherent rreth tij.

Nje nga shume kuptimet e “cloud computing” eshte depozitimi dhe ruajtja e te dhenave tuaja te sherbime internetore. Ne shumicen e skenareve, kjo eshte marrezi, ngaqe ju ekspozon ndaj survejimit .

Nje tjeter kuptim (qe pritet me te, por pa qene e njejta gje) eshte Service as a Software Substitute 3 , cka ju mohon kontrollin mbi kompjuterin tuaj. S’duhet te perdorni kurre SaaSS.

Nje tjeter kuptim eshte dhenia me qira e nje sherbyesi fizik te larget, ose sherbyesi virtual. Keto praktika, ne disa rrethana te dhena, jane ne rregull.

Nje tjeter kuptim eshte hyrja ne sherbyesin tuaj prej pajisjes tuaj celulare. Ketu nuk dalin ceshtje te vecanta etike.

Perkufizimi i NIST-it per “cloud computing” permend tre skenare qe ngrene ceshtje te ndryshme etike: Software-i si Sherbim, Platforma si Sherbim dhe Infrastruktura si Sherbim. Por ai perkufizim s’perputhet me perdorimin e zakonshem te termit “cloud computing”, ngaqe nuk perfshin depozitimin e te dhenave ne sherbime internetore. Software-i si Sherbim, ashtu sic perkufizohet nga NIST, mbivendoset ne menyre te konsiderueshme me Sherbimin si Zevendesim Software-i, i cili abuzon me perdoruesit, por dy konceptet nuk jane te barasvlershem.

Keto praktika punimi ne kompjuter, te ndryshme nga njera-tjetra, as qe hyjne ne te njejtin diskutim. Menyra me e mire per te shmangur konfuzionin qe termi “cloud computing” perhap, eshte te mos perdoret termi “cloud” kur behet fjale per punim me kompjuter. Flisni per skenarin qe keni ne mendje dhe quajeni me nje term specifik.

Ia vlen te shenohet qe edhe Larry Ellison, nje zhvillues programesh pronesore, vuri re zbrazetine e termit “cloud computing” . Ai vendosi ta perdore termin, sido qofte, ngaqe, si zhvillues software-i pronesor, s’eshte i motivuar prej te njejtash ideale si ne.

“Digital Rights Management”

“Digital Rights Management” 4 (shkurtuar si “DRM”) i referohet mekanizmave teknike te konceptuar per te imponuar kufizime mbi perdoruesit e kompjuterave. Perdorimi i fjales “rights” (te drejta) ne kete term eshte propagande, e konceptuar t’ju shpjere pa e pasur mendjen drejt parjes se ceshtjes nga kendveshtrimi i atyre pakeve qe imponojne kufizimet dhe shperfilljes se atij te publikut te pergjithshem mbi te cilin imponohen keto kufizime.

Nder alternativa te mira perfshihen “Digital Restrictions Management” 5 dhe “pranga dixhitale”.

Ju lutemi, regjistrohuni qe te perkrahni fushaten tone per shfuqizimin e DRM-se .

“Dryna Dixhitale”

“Dryna dixhitale” perdoret per t’iu referuar Administrimit Dixhital te Kufizimeve, nga dikush qe e kritikon. Problemi me kete term eshte se ai nuk arrin te shpalose te keqen e DRM-se. Personat qe e adoptuan termin, nuk e vrane dhe aq mendjen.

Drynat s’jane doemos shtypes apo te keqij. Ka gjasa qe te keni ne zoterim disa dryna, si dhe celesat apo kodet per ta; mund t’i shihni si te dobishem ose te bezdisshem, por nuk ju shtypin, sepse mund t’i hapni ose mbyllni si doni. Ne menyre te ngjashme, fshehtezimin e shohim te pacmueshem per mbrojtjen e kartelave tona dixhitale. Ky, po ashtu, eshte nje lloj dryni dixhital kontrollin e te cilit e keni ju.

DRM-ja eshte si nje dry i vendosur mbi ju nga dikush tjeter, qe refuzon t’ju jape celesin — me fjale te tjera, njesoj si pranga . Ndaj, metafora e duhur per DRM-ne eshte “pranga dixhitale”, jo “dry dixhital”.

Nje numer fushatash kundershtimi kane zgjedhur termin e pamend “bllokime dixhitale”; qe t’i veme gjerat ne vije, duhet te kembengulim pa lekundje per ndreqjen e ketij gabimi. FSF-ja mund ta perkrahe nje fushate qe i kundervihet “drynave dixhitale” nese pajtohemi per thelbin; megjithate, kur deklarojme perkrahjen tone, e zevendesojme haptazi termin me “pranga dixhitale” dhe e themi pse.

“Ekosistem”

Eshte e pakeshillueshme te pershkruash bashkesine e software-it te lire, ose cfaredo bashkesie njerezish, si nje “ekosistem”, ngaqe fjala nenkupton mungesen e gjykimit etik.

Termi “ekosistem” sugjeron ne menyre te nenkuptuar nje qendrim vezhgues pa gjykim: mos pyet si, pse, cfare, duhet te ndodhe , thjesht studio dhe kupto cfare ndodh . Ne nje ekosistem, disa organizma konsumojne organizma te tjere. Ne ekologji nuk pyetet nese eshte e drejte qe nje buf te haje nje mi apo qe nje mi te haje nje fare, thjesht vezhgojme se e bejne kete. Popullatat e specieve shtohen ose mpaken sipas kushteve; kjo as eshte mire, as eshte gabim, eshte thjesht nje dukuri ekologjike, madje edhe kur shkon deri ne zhdukjen e specieve.

Perkundrazi, qeniet qe bejne te vetin nje qendrim etik kundrejt asaj qe i rrethon, mund te vendosin te ruajne gjera qe, pa nderhyrjen e tyre, mund te zhduken — bie fjala, shoqeria civile, demokracia, te drejtat e njeriut, paqja, shendeti publik, nje klime e qendrueshme, ajer dhe uje i paster, specie te rrezikuara, arte tradicionale… dhe liri te perdoruesve te kompjuterit.

“Falas”

Nese doni te thoni se nje program eshte software i lire, ju lutemi, mos thoni se mund te kihet “falas”. Ai term do te thote pikerisht “kundrejt nje cmimi zero”. Software-i i lire eshte pune lirie, jo cmimi.

Kopje software-i te lire shpesh mund te kihen falas — per shembull, duke i shkarkuar permes FTP-se. Por software i lire mund te kihet edhe kundrejt nje cmimi, ne CD-ROM; me ane tjeter, kopje software-i pronesor ka raste qe jepen falas neper promocione dhe disa paketa pronesore jepen normalisht pa pagese per disa perdorues.

Per te shmangur konfuzionin, mund te thoni se programi mund te kihet si “software i lire”.

“FLOSS”

Termi “FLOSS”, qe do te thote “Free/Libre and Open Source Software”, u sajua si nje rruge per te qene asnjanes mes software-it te lire dhe burimit te hapet . Nese synimi juaj eshte asnjanesia, “FLOSS” eshte rruga me e mire per te qene asnjanes. Por nese doni te shpalosni se i dilni ne krah lirise, mos perdorni nje term asnjanes.

“FOSS”

Termi “FOSS”, qe do te thote “Free and Open Source Software”, u sajua si nje rruge per te qene asnjanes mes software-it te lire dhe burimit te hapet , por nuk ia arrin vertet kesaj. Nese synimi juaj eshte asnjanesia, “FLOSS” eshte me mire. Por nese doni te shpalosni se i dilni ne krah lirise, mos perdorni nje term asnjanes.

Ne vend se FOSS , ne themi, software i lire ose software i lire (libre) .

“Freemium”

Termi i ngaterruar “freemium” perdoret ne marketing per te pershkruar software nonfree versioni standard i te cilit eshte falas, me shtesa jo te lira , me pagese.

Perdorimi i ketij termi punon kunder levizjes se software-it te lire, ngaqe i shpie njerezit ta mendojne “i lire” si te thoshte “cmim zero”.

“Free-to-play”

Termi ngaterrues “free-to-play” (shkurtuar si “F2P”) perdoret ne marketing per te pershkruar lojera jo te lira qe nuk duan ndonje pagese, para se nje perdorues ze e luan. Ne shume nga keto lojera, dalja mire ne loje kerkon doemos pagim me vone, ndaj termi “falas-per-t’ia-filluar” eshte nje pershkrim me i perpikte.

Perdorimi i ketij termi punon kunder levizjes se software-it te lire, ngaqe i shpie njerezit ta mendojne “i lire” si te thoshte “cmim zero”.

“Freeware” 6

Ju lutemi, mos e perdorni termin “freeware” si nje sinonim per “software i lire”. Termi “freeware” perdorej shpesh gjate viteve ’80 per programe te hedhur ne qarkullim vetem ne formen e te ekzekutueshmit, pa mundesi per konsultim te kodit burim. Sot, per te, nuk ka ndonje perkufizim te vecante te pranuar.

Kur perdorni gjuhe te tjera nga anglishtja, ju lutemi, shmangeni huazimin e termave te anglishtes, te tille si “software i lire” ose “freeware”. Eshte me mire te perkthehet termi “software i lire” ne gjuhen tuaj .

Duke perdorur nje fjale ne gjuhen tuaj , tregoni se po i referoheni vertet lirise dhe jo thjesht te beni papagallin per nje koncept te huaj, misterioz, marketingu. Ne fillim, bashkekombesve tuaj mundet t’u duket i huaj ose shqetesues referimi ndaj lirise, por sapo te shohin se nenkupton pikerisht ate qe shpreh, ata do ta kuptojne vertet se si eshte puna.

“Google”

Ju lutemi, shmangeni perdorimin e termit “google” si folje, ne kuptimin e kerkimit per dicka ne internet. “Google” eshte thjesht emri i njerit prej shume motoreve per kerkime. Keshillojme te perdorni termin “kerko ne web” ose (ne ca kontekste te tjera) thjesht “kerko”. Perpiquni te perdorni nje motor kerkimesh qe respekton privatesine tuaj; per shembull, DuckDuckGo pretendon se nuk i gjurmon perdoruesit e vet. (Nuk ka ndonje menyre per dike jashte te verifikoje pretendime te ketij lloji.)

“Hacker”

Nje hacker eshte dikush te cilit i shijon zgjuarsia lojcake — jo doemos me kompjuterat. Programuesit ne bashkesine e dikurshme MIT te software-it te lire ne vitet ’60 dhe ’70 i referoheshin njeri-tjetrit si hackers . Aty nga 1980, gazetaret qe zbuluan bashkesine e hacker-ave, gabimisht e moren termin si te thoshte “thyes sigurie”.

Ju lutemi, mos e perhapni kete gabim. Personat qe cajne sigurine jane “crackers”.

“I hapet”

Ju lutemi, shmangeni perdorimin e termit “i hapet” ose “burim i hapet” si zevendesim per “software i lire”. Keto terma i referohen nje pozicioni te ndryshem te bazuar ne vlera te tjera. Levizja e software-it te lire lufton per lirine tuaj ne punimin me kompjuter, si ceshtje drejtesie. Jo-levizja e burimit te hapet nuk lufton per ndonje gje ne kete menyre.

Kur u referoheni pikepamjeve te burimit te hapet, eshte e sakte te perdoret ai emer, por, ju lutemi, mos e perdorni ate term kur flisni rreth nesh, software-it tone, apo pikepamjeve tona — kjo i shpie njerezit te supozojne se pikepamjet tona jane te ngjashme me te tyret.

Ne vend te me burim te hapet , ne themi, software i lire ose software i lire (libre) .

“I mbyllur”

Pershkrimi i software-it jo te lire si “i mbyllur” i referohet qartazi termit “burim i hapet”. Ne levizjen e software-it te lire, nuk duam te na ngaterrojne me kampin e burimit te hapet , ndaj jemi te kujdesshem qe t’i shmangemi thenies se gjerave qe do t’i nxisnin njerezit te na fusin ne nje thes me ta. Per shembull, e shmangim pershkrimin e software-it jo te lire si “i mbyllur”. E quajme “jo i lire” ose “pronesor” .

“Industri Software-i”

Termi “industri software-i” i nxit njerezit te perfytyrojne se software-i zhvillohet gjithmone nga njefare fabrike dhe mandej u shperndahet “konsumatoreve”. Bashkesia e software-it te lire deshmon se nuk eshte keshtu. Ekzistojne biznese software-i dhe nje numer biznesesh zhvillojne software te lire dhe/ose jo te lire, por ato qe zhvillojne software te lire nuk funksionojne si fabrika.

Termi “industri” perdoret si propagande nga mbrojtesit e patentave mbi software-in. Keta e quajne zhvillimin e software-it “industri” dhe mandej rreken te argumentojne se kjo do te thote qe ajo duhet t’u nenshtrohet monopoleve te patentave. Parlamenti Europian, duke hedhur poshte patentat mbi software-in me 2003, votoi per perkufizimin e “industrise” si “prodhim i automatizuar te mirash materiale” .

“Inteligjence Artificiale”

Paniku moral rreth ChatGPT-se ka shpene ne turbullim, ngaqe njerezit shpesh flasin per te si “inteligjence artificiale”. A eshte ChatGPT-ja e pershkruar sakte me inteligjence artificiale? A duhet ta quajme keshtu? Profesori Sussman i Laboratorit te Inteligjences Artificiale ne MIT argumenton ne menyre bindese se nuk duhet.

Zakonisht, “inteligjence” do te thote pasje dijeje dhe te kuptuari, te pakten rreth disa llojesh te gjerave. Nje inteligjence artificiale e vertete duhet te kete ca dije dhe te kuptuar. Inteligjenca e pergjithshme artificiale do te ishte ne gjendje te dinte dhe te kuptonte krejt llojet e gjerave; ajo nuk ekziston, por kemi sisteme me inteligjence artificiale te kufizuar, te cilet mund te dine dhe te kuptojne gjera ne disa fusha te kufizuara.

By contrast, ChatGPT knows nothing and understands nothing. Its output is merely smooth babbling. Anything it states or implies about reality is fabrication (unless “fabrication” implies more knowledge than that system really has). Seeing a correct answer to any real question in ChatGPT output is folly, as many have learned to their dismay. Ne kontrast me kete, ChatGPT-ja s’di asgje dhe s’kupton asgje. Ato qe jep s’jane gje tjeter vec derdellitje te rrjedhshme. Cfaredo qe pohon, apo nenkupton rreth realitetit, eshte fabrikim (vec nese “fabrikim” nenkuptofte me teper dije se sa ka sistemi ne te vertete). Kerkimi i pergjigjeve te sakta per cfaredo pyetje te njemendte ne ate cka prodhon ChatGPT eshte marrezi, si e kane zbuluar mjaft vete.

Ja se si rekomandojme terminologji te perdorur per sisteme te bazuar ne rrjete neurale te stervitur.

  • “Inteligjence artificiale” eshte nje term i pershtatshem per sisteme qe kuptojne dhe arsyetojne brenda njefare fushe, e vogel apo e madhe.
  • “Gjeneratore Brockullash” eshte nje term i pershtatshem per sisteme si ChatGPT qe prodhojne llafe te embla qe duket se pohojne gjera rreth botes, pa e kuptuar nga ana semantike ate cka japin.
  • “Sisteme gjenerative” eshte nje term i pershtatshem per sisteme qe prodhojne me imagjinate vepra per te cila s’jane te aplikueshme cilesi si “e verteta” dhe “e rremja”.
  • “Rrjete neurale” eshte nje term i pershtatshem per sisteme qe stervitin dhe perdorin nje rrjet neural. Disa nga keto sisteme jane inteligjence artificiale, teksa te tjere jane gjeneratore brockullash, ose sisteme gjenerative.

    Sistemet e sotme qe shpesh quhen “inteligjence artificiale” jane sisteme rrjetesh neurale, por ne te ardhmen mund te sendertohen ne rruge te ndryshme.

  • “Sisteme te nxeni nga makina” eshte ne thelb i barasvlershem me “sisteme rrjetesh neurale” nen teknologjine e sotme.

Mund t’i referohemi ChatGPT-se dhe te ngjashmeve si sisteme rrjetesh neurale prodhues, sepse kjo eshte menyra me te cilen funksionojne. Ata stervitin rrjete neurale te njohin rregullsi dhe mandej prodhojne dicka duke ndjekur keto rregullsi.

Ka sisteme qe perdorin rrjete neurale per te mesuar te dallojne rregullsi specifike te rendesishme ne te dhena. Cka prodhojne mund te pasqyroje dije te njemendte—per shembull, nese nje pamje e nje indi shfaq gjendje te caktuar mjekesore. Shkencetaret vleresojne cka prodhohet, duke e krahasuar gjykimin e sistemit me prova eksperimentale. Kjo e perligj referimin ketyre sistemeve si “inteligjence artificiale”. Po njesoj me sistemet qe media joshoqerore perdorin per te vendosur c’t’i shfaqet apo t’i rekomandohet nje perdoruesi, ngaqe shoqerite vleresojne nese kjo “ben pune”, ne kuptimin e shtimit te “angazhimit te perdoruesit”, edhe pse ky manipulim i perdoruesve mund te jete i demshem per ta dhe shoqerine ne teresi .

Bizneset dhe qeverite perdorin sisteme te ngjashme per te vleresuar si te merren me kliente potenciale, apo persona te akuzuar per gjera te ndryshme. Keto perfundime vleresimi shpesh flasin per vleresim te pakujdesshem dhe perfundimi mund te jete padrejtesi e ardhur nga keto sisteme. Por, meqe qellimi eshte te kuptoje, mund te merret te pakten si perpjekje per inteligjence artificiale.

Sic e shfaqin shembujt, inteligjenca artificiale mund te jete e prishur, ose sistematikisht e njeanshme, ose te funksionoje keq, po ashtu si me inteligjencen natyrore. Ketu na intereson nese ai term ka vend per instanca specifike apo jo, jo me nese ben a jo mire.

“Internet Gjerash”

Kur kompanite vendosen te prodhojne pajisje elektro-shtepiake te kompjuterizuara te cilat permes internetit do te mund te lidheshin me sherbyesin e prodhuesit dhe keshtu mund te spiunoheshin lehte perdoruesit e tyre, e kuptuan se kjo s’do te dukej edhe aq mire. Ndaj sajuan nje emer te bukur, terheqes: “Internet Gjerash”.

Pervoja tregon se keto produkte shpesh spiunojne perdoruesit e tyre . Jane edhe te bera enkas per t’u dhene njerezve keshilla te njeanshme . Vec kesaj, prodhuesi mund ta sabotoje produktin duke fikur sherbyesin nga i cili varet pajisja.

E quajme “Internet Thumbash”.

“I passhem lirisht”

Mos e perdorni “software i passhem lirisht” si nje sinonim per “software i lire”. Termat nuk jane te barasvlershem. Software-i eshte “i passhem lirisht” nese cilido mund te marre lehte nje kopje. “Software i lire” perkufizohet permes termave te lirise se perdoruesve qe kane nje kopje te tij. Keto jane pergjigje per pyetje te ndryshme nga njera-tjetra.

“Komerciale”

Ju lutemi, mos e perdorni fjalen “komerciale” si nje sinonim per “jo i lire”. Keshtu ngaterrohen dy ceshtje teresisht te ndryshme.

Nje program eshte komercial nese eshte zhvilluar si veprimtari biznesi. Nje program komercial mund te jete i lire ose jo, varet nga menyra e shperndarjes se tij. Po njesoj, nje program i zhvilluar nga nje shkolle ose nje individ mund te jete i lire ose jo, varet nga menyra e shperndarjes se tij. Dy pyetjet — c’lloj njesie e zhvilloi programin dhe c’liri gezojne perdoruesit e tij — jane te pavarura nga njera-tjetra.

Ne dhjetevjecarin e pare te levizjes se software-it te lire, paketat e software-it te lire qene thuajse perhere jokomerciale; perberesit e sistemit operativ GNU/Linux qene ndertuar nga individe ose ente jofitimprures, te tille si FSF-ja dhe universitete. Me vone, ne vitet ’90, filloi te dukej software i lire komercial.

Software-i komercial i lire eshte nje ndihmese per bashkesine tone, ndaj do te duhej ta nxitnim. Por, njerezit qe mendojne se “komercial” do te thote “jo i lire”, do te priren te mendojne se nderthurja “komercial i lire” eshte vete-kontradiktore dhe ta hedhin tej si mundesi. Le te bejme kujdes te mos e perdorim fjalen “komercial” ne ate menyre.

“Kompensim”

Te flasesh per “kompensim te autoreve”, kur behet fjale per te drejta kopjimi, bart supozimin qe (1) te drejtat e kopjimit ekzistojne per hater te autoreve dhe (2) kurdo qe lexojme dicka, hyjme ne borxh te autori, te cilin duhet mandej ta ripaguajme. Supozimi i pare eshte thjesht i rreme dhe i dyti eshte i moralisht i papranueshem.

“Kompensimi i zoteruesve te te drejtave” shton nje rrjepje te metejshme: nga ju pritet te perfytyroni se kjo do te thote te paguhen autoret dhe, me raste, kjo ndodh, por shumicen e kohes kjo do te thote subvencion per te njejtat shoqeri botimesh qe po na vene nen ligje te padrejta.

“Konsumator”

Termi “konsumator”, kur perdoret per t’iu referuar perdoruesve te kompjuter,it eshte i ngarkuar me supozime qe duhet t’i hedhim tej. Disa vijne prej idese qe perdorimi i nje programi do te thote “konsum” i programit (shihni zerin e meparshem ), qe i shpie njerezit te imponojne mbi vepra dixhitale te kopjueshme perfundimet ekonomike te nxjerra lidhur me produkte materiale te pakopjueshme.

Per me teper, t’i pershkruash perdoruesit e software-it si “konsumatore” i referohet nje kornizimi ne te cilin njerezit jane te kufizuar me perzgjedhjen prej cfaredo “produktesh” qe jane te gatshme ne “treg”. Ne kete kornizim nuk ka vend per idene qe perdoruesit munden te ushtrojne drejtpersedrejti kontrollin e tyre mbi ate qe ben nje program .

Per pershkrimin e personave qe s’kufizohen me perdorimin pasiv te veprave, keshillojme terma te tille si “individe” dhe “shtetas”, ne vend se “konsumatore”.

Problemi me fjalen “konsumator” eshte vene ne dukje me pare .

“Konsumo”

“Konsumo” i referohet asaj qe bejme me ushqimin: e tretim dhe pas kesaj ushqimi nuk ekziston me si i tille. Per analogji, perdorim te njejten fjale per produkte te tjera, perdorimi i te cilave i harxhon . Perdorimi i termit per te mira jo kaq te perkohshme, te tilla si veshje apo aparatura, e shtyn ca larg konceptin. Perdorimi i tij per vepra te botuara (programe, incizime ne nje disk apo ne nje kartele, libra ne leter ose dixhitale), natyra e te cileve eshte rrojtja pafundesisht dhe qe mund te xhirohen, degjohen apo lexohen cfaredo numri heresh, do te thote ta tendosesh fjalen aq shume, sa kriset. Degjimi i nje disku, apo xhirimi i nje programi, nuk e konsumon ate.

Ata qe perdorin “konsumo” ne kete kontekst, do te thone se nuk duhet marre fjale per fjale. Atehere, c’do te thote konsumo? Do te thote te shihen kopjet e software-it dhe vepra te tjera nga pikepamja e ngushte ekonomike. “Konsumo” i pershoqerohet ekonomise se mallrave materiale te tregut, te tilla si karburantet apo energjia elektrike qe konsumon nje automjet. Nafta eshte mall tregu, po njesoj edhe energjia elektrike. Mallrat e tregut jane te zevendesueshem : nje pike nafte qe digjni sot, s’ka asgje te vecante nga nje pike tjeter qe dogjet javen e kaluar.

C’do te thote te perceptohen vepra autoresie si mall tregu, duke marre te mireqene se s’ka asgje te vecante ne cilendo histori, artikull, program, apo kenge? Kjo eshte pikepamja e shtremberuar e pronarit apo llogaritarit te nje shoqerie botimesh, dikush qe nuk i cmon veprat e bera publike si te tilla. S’eshte per t’u cuditur pse kampi i software-it pronesor do te donte ta shihnit perdorimin e software-it si nje mall tregu. Pikepamja e tyre e shtremberuar duket qarte ne kete artikull , i cili u referohet gjithashtu botimeve si “ content ”.

Te menduarit ngushte, pershoqeruar me idene se ne “konsumojme lende” shtron rrugen per ligje te tille si DMCA-ja, qe u ndalon perdoruesve te zhbllokojne mekanizma Digital Restrictions Management (DRM) ne pajisje dixhitale. Nese perdoruesit e mendojne ate qe bejne me keto pajisje si te qe “konsum”, keto kufizime mund t’u duken te natyrshme.

Kjo nxit gjithashtu pranimin e sherbimeve “streaming” 7 , te cilat perdorin DRM-ne per te kufizuar ne menyre te mbrapshte degjimin e muzikes, ose parjen e videove, per t’i rrudhur keto veprimtari qe te plotesojne parakushtet e fjales “konsumo”.

Pse po perhapet ky perdorim i mbrapshte? Disave mund t’u duket se termi tingellon i sofistikuar, por hedhja e tij poshte me arsyetim te qeruar mund te duket edhe me e sofistikuar. Disa duan te bejne pergjithesime mbi te gjitha llojet e mediave, por foljet e rendomta te anglishtes (“lexo,” “degjo,” “shih”) nuk e kryejne kete. Te tjere mund te jene duke vepruar nga interesa biznesi (te tyret, ose te punedhenesit te tyre). Perdorimi prej tyre i termit ne forume prestigjioze jep pershtypjen se eshte termi i “sakte”.

Te flasesh per “konsum” te muzikes, filmave, apo cfaredo vepre tjeter artistike, do te thote t’i trajtosh si mall tregu, ne vend se si art. Duam t’i konsiderojme sipas kesaj menyre veprat e botuara? Duam ta nxisim publikun te beje po keshtu?

Ata qe pergjigje me “jo”, ju lutem, behuni tok me mua ne shmangien e termit “konsumo” per kete.

Cfare te perdoret? Mund te perdorni folje specifike, te tilla si “lexoni,” “degjoni,” “shihni” ose “shikojeni,”, ngaqe ato ndihmojne te frenohet prirja per pergjithesime te tepruara.

Nese ngulni kembe ne pergjithesim, mund te perdorni shprehjen “ndjek,” qe lyp me pak sforcim se sa “konsumo”. Per nje veper te menduar per perdorim praktik, “perdor” eshte me e mira.

Shihni edhe zerin vijues.

“Krijues”

Termi “krijues”, i zbatuar mbi autore, i krahason keta ne menyre te heshtur me nje hyjni (“krijuesi”). Termi perdoret nga botuesit per ta ngritur pozicionin moral te autoreve mbi ate te njerezve te rendomte, me qellim qe te perligjet dhenia atyre fuqie me te madhe te drejtash kopjimi, te cilen mandej botuesit mund ta ushtrojne ne emer te tyre. Ne keshillojme te thuhet “autor”. Sidoqofte, ne shume raste ajo qe nenkuptoni faktikisht eshte “zoterues te drejtash kopjimi”. Keto dy terma s’jane te barasvlershem: shpesh zoteruesi i te drejtave te kopjimit s’eshte autori.

“Lende”

Nese doni te pershkruani nje ndjenje rehatie dhe kenaqesie, thoni pa problem se jeni “content”, por perdorimi i fjales si nje emer per te pershkruar vepra dhe komunikime permes te cilave njerezit kane shprehur veten, ju ben te adoptoni nje qendrim qe me mire mund te donit ta shmangnit: i trajton ato si nje mall, qellimi i te cilave eshte te mbushin nje kuti dhe te sherbejne per te nxjerre para prej tyre. Ne fakt, percmon vete veprat, duke e pasur mendjen te kutia plot. Per te shmangur kete qendrim, mund t’i quani “punime”, “publikime”, “mesazhe”, “komunikime”, si dhe me fjale te tjera qe jane me specifike.

Ata qe perdorin termin “content” shpesh jane botuesit qe ushtrojne trysni per fuqi me te medha te drejtash kopjimi ne emer te autoreve (“krijuesve”, sic thone ata) te veprave. Termi “content” zbulon qendrimin e tyre te njemendte kundrejt ketyre veprave dhe ketyre autoreve.

E njejta fjale, “content”, ka nje tjeter perdorim, i cili eshte mjaftueshem i ndryshem ne kuptim, saqe nuk e nxjerr kete problem. Shfaqet ne shprehjen “technical content”. Perdorim i kesaj shprehje pergjithesisht lidhet me nje dokument specifik , ose botim dhe i referohet “informacionit” ne ate ”. Ky perdorim s’mbart ndonje qendrim ndaj botimeve dhe komunikimeve ne pergjithesi.

Ne menyre te ngjashme, fjala “contents” nuk e nxjerr kete problem. Eshte nje forme e fjales “content”, por e perdorur me tjeter kuptim. Te flasesh mbi “permbajtjen” (“contents”) e nje kartele apo “tryezen e lendes” (“table of contents”) te nje libri nuk nenkupton gjykim mbi kartelat ne pergjithesi, apo librat ne pergjithesi, ndaj nuk ka problemin per te cilin po flasim ketu.

Kete perdorim te termit “content” e denuam se pari me 2002-shin. Prej atehere, Tom Chatfield pranoi te njejten pikepamje ne The Guardian :

Vete lenda s’hyn hic ketu — sic sugjeron vete perdorimi i fjaleve te tilla, si “lende”. Nga casti qe vini etiketen “lende”, mbi cdo shkrim ne bote, keni pranuar heshtazi ndershkembyeshmerine e tij: qe qellimi i tij paresor eshte ushqimi i blojes se kuantifikimit.

Me fjale te tjera, termi “content” i redukton botimet dhe shkrimet ne nje lloj corbe, e pershtatshme per t’u matur dhe rrjedhur neper “tubat” e internetit.

Me vone, e vuri re edhe Peter Bradshaw.

Kjo eshte ajo qe ndodh kur studiot e filmit i trajtojne filmat si “content” korporate, te paster, pa dallime, nje tubacion Gazpromi corbe superheronjsh qe mund te mbyllet, kur llogaritaret thone se ka kuptim te behet kjo.

Martin Scorsese denoi konsiderimin e filmave si “content” .

Qendrimi i nenkuptuar me termin “content” ilustrohet ashiqare ne kete pershkrim kritik te shtegut te zhvillimit te platformave te mbajtura ne pune nga njerez qe e bazojne te menduarit e tyre ne ate koncept .

Artikulli e perdor kete fjale pa u lodhur, tok me “konsum” dhe “krijues”. Mbase kjo eshte menduar te ilustroje menyren se si u pelqen te mendojne ketyre njerezve.

Shihni edhe letren e hapur te Courtney Love-it per Steve Case-in dhe kerkoni ne ate faqe per “content provider”. Per fat te keq, Ms. Love s’e di qe termi “pronesi intelektuale” eshte gjithashtu i anshem dhe ngaterrues .

Sidoqofte, per sa kohe qe persona te tjere perdorin termin “content provider”, disidentet politike mund ta quajne vetveten “malcontent providers”. 9

Cmimin e pare te te qenit i zbrazet e merr termi “content management”. 10 “Content” do te thote “njefare informacioni” dhe “management” ne kete kontekst do te thote “te besh dicka me te”. Keshtu, nje “content management system” eshte nje sistem per te bere dicka mbi njefare informacioni. Kete pershkrim e permbushin thuajse krejt programet.

Ne shumicen e rasteve, ai term faktikisht i referohet nje sistemi per perditesim faqesh ne nje sajt. Per kete, ne keshillojme termin “sistem rishikimesh sajti” (WRS).

“Licencuar sipas Creative Commons”

Karakteristika me e rendesishme e licencimeve eshte: eshte apo jo e lire vepra. Creative Commons boton shtate licenca; tre jane te lira (CC BY, CC BY-SA dhe CC0) dhe te tjerat s’jane te lira. Ndaj, duke e pershkruar nje veper si “te licencuar nen Creative Commons” nuk thuhet gje nese eshte e lire apo jo dhe lihet te mendohet qe pyetja s’eshte e rendesishme. Pershkrimi mund te jete i sakte, por harrimi i pjeses tjeter eshte i demshem.

Qe njerezit te nxiten ta kene mendjen te dallimi me i rendesishem, specifikoni perhere cila licence Creative Commons eshte perdorur, fjala vjen, “licencuar sipas CC BY-SA”. Nese nuk e dini se cilen licence perdor nje veper e caktuar, gjejeni dhe mandej beni pohimin tuaj.

“Lojtare” (thene per biznese)

Te pershkruhen bizneset si “lojetare” merr paraprakisht te mireqene se jane te motivuar vetem dhe thjesht “per te fituar” ate cka e trajtojne si nje loje te thuash pokeri—duke ia nenshtruar gjithcka tjeter fitimit, si efekt. Shpesh bizneset (dhe drejtuesit e tyre) veprojne ne ate menyre, por jo perhere dhe ne shpesh ushtrojme trysni mbi ta qe te respektojne po ashtu edhe vlera te tjera.

Cinizmi moral i termit “lojetare” eshte ne rezonance me nje denim te pergjithshem te biznesit, te cilin deri diku biznesi, ne pergjithesi, e ka hak; ne te njejten kohe, ai priret te largoje perpjekjen per t’i gjykuar veprimet apo praktikat e cfaredo biznesi sipas pikepamjesh morale. Qofte edhe ngritja e ceshtjes se nese nje biznes i caktuar i trajton njerezit ne menyre te padrejte shkurajohet nga mermeritja e metafores se “lojetareve”, ne sfond, “E c’na duhet te pyesim?”; le ta shmangim ate metafore.

“Mallra Dixhitale”

Termi “mallra dixhitale”, i zbatuar mbi kopje veprash me autoresi, i sheh ato ne menyre identike me te mira materiale — te cilat nuk mund te kopjohen, ndaj per t’i shitur, duhet te prodhohen ne sasi. Kjo metafore i nxit njerezit t’i gjykojne ceshtjet e software-it apo veprash te tjera dixhitale bazuar ne idete dhe intuiten rreth te mirave materiale. I vendos gjithashtu problemet ne rrafshin e ekonomise, vlerat e ceketa dhe te kufizuara te se ciles nuk perfshijne lirine dhe bashkesine.

“Mbrojtje”

Avokatet e botuesve e kane fort per zemer perdorimin e termit “mbrojtje”, kur pershkruhen te drejtat e kopjimit. Kjo fjale bart nenkuptimin e parandalimit te shkaterrimeve dhe vuajtjeve; keshtu qe, i nxit njerezit te identifikohen me zoteruesin e te drejtave te kopjimit dhe botuesin qe perfiton prej ketyre te drejtave, ne vend se me perdoruesit qe ato kufizojne.

Eshte e lehte te shmanget termi “mbrojtje” dhe ne vend te tij te perdoren terma asnjanes. Per shembull, ne vend se te thuhet, “Mbrojtja me te drejta kopjimi zgjat per nje kohe te gjate”, mund te thoni, “Te drejtat e kopjimit zgjatin per nje kohe te gjate”.

Ne menyre te ngjashme, ne vend se te thoni, “e mbrojtur me te drejta kopjimi”, mund te thoni, “e mbuluar nga te drejta kopjimi” ose thjesht “nen te drejta kopjimi”.

Nese doni t’i kritikoni te drejtat e kopjimit, ne vend se te jeni asnjanes, mund te perdorni termin “kufizime nga te drejta kopjimi”. Keshtu, mund te thoni, “Kufizimet nga te drejta kopjimi zgjasin per nje kohe shume te gjate”.

Termi “mbrojtje” perdoret gjithashtu per te pershkruar vecori te mbrapshta. Per shembull, “mbrojtje nga kopjimi” eshte nje vecori qe pengon kopjimin. Nga pikepamja e perdoruesit, kjo perben pengese. Ndaj kete vecori te mbrapshte mund ta quanim “pengim kopjimi”. Me shpesh quhet Administrim Dixhital Kufizimesh (DRM) — shihni fushaten Defective by Design .

“Model burimi”

Wikipedia e perdor termin “model burimi” ne nje menyre te turbullt dhe te dykuptimte. Ne dukje, i referohet menyres se si jepet burimi i nje programi, por teksti e ngaterron kete me metodologjine e zhvillimit. E ben dallimin mes “burim i hapet” dhe ”burim i ndare me te tjere”, por keto mbivendosen — Microsoft-i te dyten e perdor si nje term marketingu per te mbuluar nje game te gjere praktikash, disa prej te cilave jane “burim i hapet”. Keshtu pra, ky term vertet qe nuk percjell informacion koherent, por jep nje mundesi per te thene “burim i hapet” ne faqe qe pershkruajne programe software-i te lire.

“Modern”

Termi “modern” ka kuptim nga nje kendveshtrim pershkrues — per shembull, vetem per te dalluar periudha dhe menyra me te reja prej te vjetrash.

Problemet fillojne kur bart supozimin se menyrat e dikurshme jane “te modes se vjetruar”; domethene, te supozuara se jane me te keqija. Ne fusha teknologjie, ku vendimet i merr biznesi dhe i imponon ato mbi perdoruesit, e kunderta eshte shpesh e vertete.

“Monetizoni”

Perkufizimi i duhur i “monetizo” eshte “te perdoresh dicka si monedhe”. Per shembull, shoqerite njerezore kane monetizuar arin, argjendin, bakrin, letren e shtypur, lloje te ndryshme guaskash dhe gure te medhenj. Por tani shohim nje prirje per ta perdorur fjalen ne nje menyre tjeter, qe do te thote “te perdoresh dicka si baze per fitime”.

Ky perdorim ve ne plan te pare fitimin dhe ne plan dytesor gjene e perdorur per te siguruar fitime. Ky qendrim, i zbatuar mbi nje projekt software-i eshte i papranueshem, sepse do te sillte qe zhvilluesit ta bejne programin pronesor, nese dalin ne perfundimin se berja e tij i lire s’eshte edhe aq me fitim.

Nje biznes produktiv dhe etik mund te fitoje para, por nese gjithcka ia nenshtron fitimit, ka gjasa te mos mbetet etik.

“MP3 Player”

Ne fund te viteve ’90 u be e mundur te krijoheshin lojtes audioje dixhitale portative. Shumica mbulonin kodekun e patentuar MP3 dhe ende keshtu eshte. Disa mbulonin kodeke te lire nga patenta per audio, Ogg Vorbis dhe FLAC dhe pak prej tyre s’luanin dot fare kartela te koduara me MP3, ngaqe zhvilluesve te tyre u duhej te mbronin veten nga patenta mbi formatin MP3.

Perdorimi i termit “lojtes MP3” ne pergjithesi per lojtes audiosh ka si efekt promovimin e formatit MP3 dhe shkurajimin e perdorimit te formateve te tjere (disa prej te cileve jane teknikisht edhe me siper). Edhe pse patentat mbi MP3 kane skaduar, ende eshte e padeshiruar te behet keshtu.

Sugjerojme termin “lojtes audioje dixhitale,” ose thjesht “lojtes audio”, kur kaq eshte mjaftueshem e qarte, ne vend se te “lojtes MP3.”

“Ndarje me te tjeret (te dhenash personale)”

Kur kompanite manipulojne ose joshin njerezit per te zbuluar te dhena personale, duke hequr keshtu dore nga privatesia e tyre, ju lutemi, mos iu referoni kesaj si “ndarje me te tjeret”. Termin “ndarje me te tjere” e perdorim per t’iu referuar bashkepunimit jokomercial, perfshi rishperndarje jokomerciale kopjesh te perpikta veprash te botuara dhe themi kjo eshte mire . Ju lutemi, mos e aplikoni kete fjale per nje praktike qe eshte e demshme dhe e rrezikshme.

Kur nje shoqeri i jep nje shoqerie tjeter te dhena personale te grumbulluara, kjo meriton edhe me pak termin “ndarje me te tjere”.

“PC”

S’ka problem te perdoret shkurtimi “PC” per t’iu referuar nje lloji te caktuar hardware-i kompjuteri, por ju lutemi, mos e perdorni ate me implikimin qe kompjuteri po xhiron Microsoft Windows. Nese instaloni GNU/Linux ne te njejtin kompjuter, prape PC eshte.

Termi “WC” eshte sugjeruar per kompjuter qe xhiron Windows.

“Photoshop”

Ju lutemi, shmangeni perdorimin e termit “fotoshop” si nje folje, per te nenkuptuar cfaredo manipulimi fotosh apo perpunime figurash ne pergjithesi. Photoshop eshte thjesht emri i nje programi te caktuar per perpunim figurash, qe duhet shmangur, sa kohe qe programi eshte pronesor. Ka plot programe te lira per perpunim figurash, fjala vjen, GIMP .

“Pirateri”

Botuesit shpesh i referohen si “pirateri” kopjimit qe ata s’e miratojne. Ne kete menyre, nenkuptojne se nga pikepamja etike eshte i barasvlershem me sulmim anijesh ne det te hapur, rrembim dhe vrasje personash ne to. Duke u bazuar mbi nje propagande te tille, ata kane siguruar ne shumicen e botes ligje qe pengojne kopjimin ne shumicen (ose ndonjehere ne krejt) e rrethanave. (Ende ushtrojne presion per t’i bere keto ndalime edhe me te plota.)

Nese nuk besoni se kopjimi i pamiratuar nga botuesi eshte njesoj me pengmarrjen dhe vrasjen, mund te parapelqenit te mos e perdornit fjalen “pirateri” per pershkrimin e tij. Mund te perdoren me mire terma asnjanes te tille si “kopjim i paautorizuar” (ose “kopjim i ndaluar”, per rastet kur eshte i paligjshem). Disa nga ne mundet madje te parapelqejne te perdorin nje term pozitiv te tille si “ndarje informacioni me fqinjin tuaj”.

Nje gjykates ne ShBA, gjate drejtimit te nje gjyqi kunder cenimesh te drejtash kopjimi, pranoi se “pirateri” dhe “vjedhje” jane fjale njollosese.

“PowerPoint”

Ju lutemi, shmangeni perdorimin e termit “PowerPoint” ne cfaredo kuptimi te lidhur me shfaqje diapozitivash. “PowerPoint” eshte thjesht emri i nje programi te vecante pronesor per krijim paraqitjesh. Per hir te lirise suaj, do te duhej te perdornit vetem software te lire per krijim te paraqitjeve tuaja—cka do te thote, jo PowerPoint . Nder mundesite e keshilluara hyjne klasa beamer e LaTeX-it dhe LibreOffice Impress.

“Produkt”

Nese flisni rreth nje produkti, quajeni pa problem keshtu. Sidoqofte, kur i referoheni nje sherbimi, ju lutemi, mos e quani “produkt”. Nese furnizuesi i nje sherbimi e quan sherbimin “produkt,”, ju lutemi, kembengulni pa lekundje ne quajtjen e tij “sherbim”. Nese furnizuesi i nje sherbimi e quan ujdine per nje pakete “produkt,” ju lutemi, kembengulni pa lekundje ne quajtjen e saj “ujdi.”

“Pronar te Drejtash Kopjimi”

Te drejtat e kopjimit jane nje privilegj artificial, dhene nga shteti per te permbushur nje interes publik dhe qe zgjat nje fare kohe — jo nje e drejte natyrore, si zoterimi i nje shtepie, apo nje setre. Juristet e pranonin kete duke iu referuar marresit te ketij privilegji si nje “mbajtes te drejtash kopjimi”.

Pak dhjetevjecare me pare, mbajtesit e te drejtave te kopjimit filluan te rreken ta ulin ndergjegjesimin lidhur me kete pike. Vec permendjes se shpeshte te konceptit te rrejshem te “prones intelektuale,” ata filluan edhe ta quajne veten “pronare te drejtash kopjimi”. Ju lutemi, bashkojuni perpjekjeve tona per kundervenie, duke perdorur ne vend te kesaj termin tradicional “mbajtes te drejtash kopjimi”.

“Pronesi intelektuale”

Botuesve dhe avokateve u pelqen t’i pershkruajne te drejtat e kopjimit si “pronesi intelektuale” — nje term qe zbatohet edhe mbi patentat, shenjat tregtare dhe fusha te tjera edhe me te erreta te ligjit. Keto ligje kane kaq pak gjera te perbashketa dhe ndryshojne kaq shume nga njeri-tjetri, saqe eshte e pavend te behen pergjithesime rreth tyre. Me e mira eshte te flitet qartazi per “te drejta kopjimi”, ose mbi “patenta”, ose mbi “shenja tregtare”.

Termi “pronesi intelektuale” bart nje supozim te fshehur — qe menyra e te menduarit mbi tere keto ceshtje krejt te ndryshme njera nga tjetra bazohet ne nje analogji me objekte materiale dhe ne konceptimin e tyre prej nesh si pronesi fizike.

Kur vjen puna te kopjimi, kjo analogji shperfill dallimin kyc mes objekteve materiale dhe informacionit: informacioni mund te kopjohet dhe ndahet me te tjeret thuajse pa mundim, nderkohe qe objektet materiale jo.

Qe te shmanget perhapja e anesive dhe konfuzionit, me e mira eshte te adoptohet nje rregull i patundur per te mos folur apo madje menduar me terma te “pronesise intelektuale” .

Hipokrizia e quajtjes se ketyre fuqive “te drejta” ka filluar te vere ne siklet World “Intellectual Property” Organization .

“RAND (Reasonable and Non-Discriminatory)” 11

Entet e standardeve, qe perhapin standarde te kufizuar nga patenta te cilat ndalojne software-in e lire, zakonisht kane nje rregull adoptimi licenca patentash qe lypin nje cmim te caktuar per cdo kopje te programit mbi te cilin aplikohet patenta. Ata shpesh u referohen ketyre patentave me termin “RAND”, qe eshte shkurtim i “reasonable and non-discriminatory”.

Ky term sherben per te bojatisur nje klase licencash patentash qe normalisht as te arsyeshme jane, as jodiskriminuese. Eshte e vertete qe keto licenca nuk diskriminojne ndonje person te vecante, por ato diskriminojne bashkesine e software-it te lire dhe kjo i ben ato te paarsyeshme. Pra, gjysma e termit “RAND” eshte e rrejshme dhe gjysma tjeter eshte e paragjykuar.

Entet e standardeve do te duhej te pranonin qe keto licenca jane diskriminuese dhe te reshtin perdorimin e termit “te arsyeshme dhe jo-diskriminuese”, ose “RAND” per pershkrimin e tyre. Deri sa ta bejne kete, shkruesit qe s’duan te behen pjese e bojatisjes, do te benin mire ta hidhnin tej ate term. Ta pranosh dhe ta perdoresh ate, thjesht pse kompanite qe vringellijne patenta e kane bere te perhapur, do te thote t’i lesh keto kompani te diktojne pikepamjet qe shprehni.

Si zevendesim, sugjerojme termin “uniform fee only”, ose shkurt “UFO”. Eshte i sakte, sepse kushti i vetem ne keto licenca eshte nje cmim i njetrajtshem pagese kundrejt shfrytezimit te patentes.

“SaaS” ose “Software as a Service” 12

Dikur thonim se SaaS (shkurtim per “Software as a Service”) eshte padrejtesi, por mandej pame se kish shume larmi ne ate se c’kuptonin njerezit si veprimtari SaaS. Ndaj kaluam ne nje term te ri, “Service as a Software Substitute” 3 ose “SaaSS”. Ky term ka dy perparesi: s’ka qene perdorur me pare, keshtu qe perkufizimi yne eshte i vetmi per te dhe shpjegon se ku qendron padrejtesia.

Per diskutim te kesaj ceshtjeje, shihni Kujt i Sherben Ne te Vertete Ai Sherbyes? .

Ne spanjisht vazhdojme te perdorim termin “software como servicio” ngaqe qyfyri “software como ser vicio” (“software i te qenit i demshem”) eshte shume i bukur per te hequr dore prej tij.

“Sharing economy”

Termi “sharing economy” s’eshte menyre e mire per t’iu referuar sherbimeve te tilla si Uber dhe Airbnb qe trajtojne transaksione biznesi mes njerezve. Ne e perdorim termin “sharing” per t’iu referuar bashkepunimit jokomercial, perfshi rishperndarjen jokomerciale te kopjeve te perpikta te veprave te botuara. Sforcimi i fjales “sharing” qe te perfshije keto transaksione, ia dobeson kuptimin, ndaj s’e perdorim ne kete kontekst.

Nje term me i pershtatshem per biznese te tille si Uber eshte “ekonomi sherbimesh pune me cope” ose “gig economy”.

“Shitni software”

Termi “shitni software” eshte i dykuptimte. Po ta shohim strikt, shkembimi i nje kopjeje te nje programi te lire me nje shume parash eshte shitje e nje programi dhe s’ka asgje gabim ne te. Por njerezit zakonisht e pershoqerojne termin “shitje software-i” me kufizimet e atij pronesor mbi perdorimin qe i behet ne vijim software-it te shitur. Konfuzionin mund ta pastroni dhe parandaloni, duke thene ose “shperndarje kopjesh te nje programi kundrejt nje cmimi” ose “imponim kufizimesh pronesore mbi perdorimin e nje programi”.

Per diskutim te metejshem te kesaj ceshtjeje shihni Shitje Software te Lire .

“Sistem LAMP”

“LAMP” eshte shkurtim per “Linux, Apache, MySQL dhe PHP” — nje nderthurje e rendomte software-i per t’u perdorur ne nje sherbyes web, hiq faktin qe “Linux” ne kete kontekst i referohet ne fakt sistemit GNU/Linux. Ndaj ne vend te “LAMP” do te duhej te qe “GLAMP”: “GNU, Linux, Apache, MySQL dhe PHP”.

“Sistem Linux”

Linux eshte emri i kernelit qe Linus Torvalds zhvilloi duke filluar me 1991. Sistemi operativ ne te cilin perdoret Linux-i eshte ne thelb GNU me Linux-in te shtuar. Te quash krejt sistemin “Linux” eshte edhe jo e drejte, edhe ngaterruese. Ju lutemi, quajeni sistemin e plote GNU/Linux , qofte per t’i dhene haken Projektit GNU, qofte edhe per ta dalluar sistemin ne teresi nga kerneli me vete.

“Skype”

Ju lutemi, shmangeni perdorimin e termit “skype” si folje, per te nenkuptuar cfaredo lloj komunikimi me video apo telefoni neper Internet ne pergjithesi. “Skype” eshte thjesht emri i nje programi te dhene pronesor, nje i cili i spiunon perdoruesit e tij . Nese doni te beni thirrje me video dhe ze ne Internet ne nje menyre qe respekton si lirine, ashtu edhe privatesine tuaj, provoni nje nga zevendesimet e shumta te lira per Skype-in .

“Software give away” 13

Te perdoresh termin “give away” per te nenkuptuar “shperndajeni nje program si software te lire”, eshte corientuese. Ky lokucion ka te njejtin problem si “falas”: nenkupton qe thelbi eshte cmimi, jo liria. Nje menyre per te shmangur konfuzionin eshte te thuhet “hidheni ne qarkullim si software te lire”.

“Treg”

Te pershkruhen perdoruesit e software-it te lire, ose perdoruesit e software-it ne pergjithesi, si “treg”, eshte corientuese.

Jo per te thene qe ne bashkesine e software-it te lire s’ka vend per tregjet. Nese keni nje biznes asistence software-i te lire, do te thote qe keni kliente dhe se jepni e merrni ne fryme tregtie me ta. Per sa kohe qe respektoni lirine e tyre, i urojme tregut tuaj suksese.

Por levizja per software te lire eshte nje levizje shoqerore, jo biznes dhe suksesi te cilin synon, s’eshte sukses tregu. Po perpiqemi t’i sherbejme publikut duke i dhene liri — jo duke konkurruar per t’i hequr biznes nje rivali. Qe ta barazosh kete fushate per liri me perpjekjet e nje biznesi per sukses dhe aq, do te thote te mohosh rendesine e lirise dhe te legjitimosh software-in pronesor.

“Tregtues”

Ju lutemi, mos e perdorni termin “tregtues” per t’iu referuar peje edhe disa paketa software i lire. Megjithate, mjaft programe zhvillohen nga vullnetare ose entet qe nuk synojne shitje kopjesh. Keta programues nuk jane tregtues. Po njesoj, vetem disa paketues shperndarjesh GNU/Linux jane tregtues. Keshillojme me mire termin e pergjithshem “furnizues”.

“Trusted Computing” 14

“Trusted computing” eshte emri qe i kane vene perkrahesit e saj nje skeme per t’i rikonceptuar kompjuterat ne menyre te tille qe zhvilluesit e aplikacioneve te mund t’i besojne kompjuterit se do t’u bindet atyre, ne vend se t’ju bindet juve. Sipas kendveshtrimit te tyre, eshte i “besuar”; nga kendveshtrimi juaj, eshte “hileqar”.

“Vjedhje”

Perkrahesit e formave shume strikte, represive te drejtash kopjimi, shpesh perdorin fjale te tilla si “vjedhur” dhe “vjedhje”, per t’iu referuar shkeljeve te te drejtave te kopjimit. Ky eshte shtremberim, por do te donin ta merrnit per te vertete objektive.

Sipas sistemit ligjor te ShBA-ve, shkelja e te drejtave te kopjimit s’eshte vjedhje. Ligjet mbi vjedhjen nuk jane te zbatueshme mbi shkeljen e te drejtave te kopjimit . Perkrahesit e te drejtave represive te kopjimit me kete perpiqen te joshin autoritetet — dhe keqinterpretojne ato cka thone autoritetet.

Per te mos i pranuar, mund t’i drejtoni te ky shembull i njemendte qe tregon se cfare mund te pershkruhet sakte si “vjedhje te drejtash kopjimi”.

Kopjimi i paautorizuar ndalohet nga ligjet e te drejtave te kopjimit ne mjaft rrethana (jo te gjitha!), por ndalimi nuk e ben te gabuar. Pergjithesisht, ligjet nuk perkufizojne te drejten dhe te gabuaren. Ligjet, ne rastin me te mire, rreken te japin drejtesi. Nese ligjet (sendertimi i tyre) nuk puqet me idete tona te se drejtes dhe te gabuares (specifikimet), ato qe duhen ndryshuar jane ligjet.

Nje gjykates ne ShBA, gjate drejtimit te nje gjyqi kunder cenimesh te drejtash kopjimi, pranoi se “pirateria” dhe “vjedhja” jane fjale njollosese .

“Zgjidhni lenien jashte”

Kur aplikohet per cfaredo forme keqtrajtimi kompjuterik, “zgjedhja e lenies jashte” nenkupton se zgjedhja eshte gje e vockel leverdie. Ne rekomandojme “hidheni poshte”, “shmangeni”. ose “hiqeni qafe”;


Shenime perkthimi

  1. Fjale per fjale do te thote “punim kompjuterik ne re”. Term i perdorur per te pershkruar punimin ne kompjuter me programe dhe te dhena te ruajtura jo ne kompjuterin e perdoruesit, por ne sherbyes te larget sherbimesh.
  2. i zene nga rete, jo transparent. Nje loje fjalesh me termin cloud .
  3. Sherbim si Zevendesim Software-i - term per te treguar perdorimin e nje programi jo duke e pasur te instaluar ne kompjuterin tuaj, por duke ndervepruar me nje instalim te tij diku gjetke, ne sherbyesit e atij qe ofron sherbimin perkates.
  4. Administrim Dixhital te Drejtash
  5. Administrim Dixhital Kufizimesh, nje parodi e Digital Rights Management
  6. Program kompjuteri qe mund ta kopjoni pa u dashur te paguani.
  7. Metode transmetimi dhe marrjeje te dhenash (vecanerisht material video dhe audio) permes nje rrjeti kompjuterik, si nje fluks i qendrueshem, i vazhdueshem, qe lejon te shihet teksa te dhenat shkarkohen ne vazhdim.
  8. “Content” ne anglisht ka dy kuptime, ate te te qenit te kenaqur dhe ate te lendes, permbajtjes, se dickaje.
  9. Ironi e bazuar ne kuptimin e content si gjendje kenaqesie, te kunderten e saj, malcontent - pakenaqesise dhe ne provider - furnizues.
  10. Administrim lende, nese do te pranohej perkthimi i content si lende
  11. I arsyeshem dhe Jodiskriminues
  12. Software si nje Sherbim
  13. Give away - ang. te japesh dicka pa kerkuar gje si kembim
  14. Punim i Besueshem Ne Kompjuter, qe s’ka probleme ne pikepamjen e sigurise se te dhenave.